Gjatë datës 11.02.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:
- U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
- Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
- Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
- U tregtuan gjithsej një numër prej 574 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
- Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 53,886,120 LEK;
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 11.02.2021 klikoni këtu




Në intervistën e dhënë me datë 04.02.2021 për televizionin kombëtar Top Channel, z. Artan Gjergji, Drejtor Ekzekutiv i Bursës Shqiptare ALSE bëri një analizë përmbledhëse të alternativave të mundshme të investimit që kanë investitorët në tregun vendas. Edhe pse një pjesë e konsiderueshme e investitoreve i kanë alokuar fondet e tyre të lira në pasuri të patundshme dhe depozita, tashmë në dhjetëvjecarin e fundit kanë filluar të lulëzojnë alternativa të tjera ku qytetarët mund të investojnë kursimet siç janë fondet e pensioneve vullnetare, fondet e investimeve, letrat me vlerë të borxhit të korporatave apo edhe alternativa të tjera më të strukturuara siç janë produktet e parasë digjitale dhe kriptovalutat. Preferenca e qytetarëve për pasuri të patundshme vjen kryesisht edhe nga mungesa prej shumë vitesh e një burse letrash me vlerë të zhvilluar. Nëse bursa do të kishte shumë kompani të listura ku qytetarët mund të investonin, atëherë ekspozimi i qytetarëve vetëm në pasuri të patundshme do kishte qenë më i vogël – tha z. Gjergji.
Individët investuan 6.9 miliardë lekë ose rreth 56 milionë euro në obligacionet e qeverisë shqiptare vitin e kaluar.

