Materiale Studimore
Koncepti i tregtimit të letrave me vlerë është një fenomen i ri për tregun e biznesit në Shqipëri. Ky proces tregtimi kërkon parapërgatitje dhe njohje të thelluar të kritereve dhe procedurave të emetimit të letrave me vlerë. Këshillimi financiar synon t’u vijë në ndihmë si subjekteve qe do të realizojnë këtë ofertë fillestare publike, ashtu edhe publikut investues, të cilët duhet të jenë të informuar për të marrë pjesë në këtë proces investimi.
Dukeqenë se në Shqipëri informacioni mbi tregjet e letrave me vlerë është i vakët, në këtë dokument nisim me një përshkrim të procesit të ofertës publike, rëndësisë së metodave alternative te financimit për zgjerimin e aktivitetit, si dhe përshkrimit të partnerëve kryesorë. Në pjesën e parë të këtij publikimi synonet të ndihmohen bizneset në mënyrë që të krijojnë një tablo të përgjithshme mbi procesin e ofertës publike, hapave që duhet të ndjekin, kë duhet të konsiderojnë si palë mbështetese dhe përfitimeve që vijnë prej të qenit kompani e listuar.
Për të shuar pyetjet mbi gadishmërine e tregut, në pjesën e dytë të këtij publikimi, Deloitte me ekperiencën shumëvjecare lokale dhe ndërkombëtare në ofrimin e shërbimeve të këshillimit financiar, ka kryer një analizë empirike të gadishmërisë së kompanive shqiptare për këtë treg publik. Bazuar në modelet më të mira ndërkombëtare, janë evidentuar aspektet kryesore për vlerësimin e gadishmërisë dhe kriteret e lidhura me to.
Për të lexuar materialin e plotë klikoni në linkun më poshtë: