Kriteret e Përgjithshme të Listimit në Bursen ALSE
Kriteret e Përgjithshme të listimit vlejnë për të gjithë klasat e titujve dhe kërkojnë që Emetuesi aplikant pranë Bursës ALSE të plotësojë kushtet e mëposhtme:
- Të jetë i regjistruar të paktën si Shoqëri me Pronësi të Kufizuar (SHPK) vetëm në rastin e emetimit të dëftesave tregtare ose si Shoqëri Aksionare (SHA) me ofertë private për emetimin e të gjithë Titujtve të tjerë në mënyrë që të kuotohet në Tregun Hyrës;
- Të jetë i regjistruar si Shoqëri Aksionare (SHA) me ofertë publike në mënyrë që të kuotohet si në Tregun Standard ashtu edhe në Tregun Kryesor;
- Të plotësojë kërkesat në lidhje me publikimin e prospektit apo të dokumenteve të tjera të ngjashme me të;
- Titujt që janë subjekt i aplikimit për listim duhet të jenë lirisht të pagueshme dhe të transferueshme;
- Të ketë procedura të përshtatshme për klerimin dhe shlyerjen e transaksioneve në lidhje me këto Tituj.
- Të publikojë në faqen zyrtare të internetit të Emetuesit informacion lidhur me:
(i) drejtimin e Emetuesit (drejtori i përgjithshëm; anëtarët e bordit; drejtuesit e tjerë të lartë),
(ii) cdo informacion tjetër që rrjedh nga detyrimet e Emetuesit në përputhje me Udhëzuesin e Listimin të ALSE për:
– raportim periodik në vazhdimësi,
– raportimin e informacionit të rëndësisë së vecantë;
Për informacion më të detajuar në lidhje me Hapat dhe Kriteret e Listimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE klikoni këtu