Gjatë datës 26.02.2021 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:
- U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
- Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
- Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
- U tregtuan gjithsej një numër prej 46 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
- Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 4,498,380 LEK;
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 26.02.2021 klikoni këtu


Normat e interesit të borxhit të brendshëm prekën një minimum të ri historik në fund të vitit 2020.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Agjencia Kroate e Mbikëqyrjes së Shërbimeve Financiare (HANFA) kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, në kuadër të shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit mes dy rregullatorëve. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, z. Ervin Mete dhe Presidenti i Bordit të HANFA-s, z. Ante Žigman.

ove të thesarit shënuan një tjetër rritje të lehtë në ankandet e së martës. Sipas Bankës së Shqipërisë, për bonot me maturim 12-mujor, yield-i mesatar i ponderuar arriti në 2.14%, nga 1.99% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Ndërsa bonot me maturim 3-mujor u shitën me një yield mesatar të ponderuar prej 1.29%, nga 1.09% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.
“Pandemia e Covid-19 shkaktoi një goditje negative të paprecedentë dhe po kështu kërkoi një përgjigje të jashtëzakonshme nga autoritetet monetare e fiskale në të gjithë globin. Përballë kësaj goditjeje, bankat qendrore kanë dalë jashtë kornizave tradicionale, duke përvetësuar një politikë monetare ekspansioniste të bazuar në zgjerimin e bilancit të bankës qendrore”, pohoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z. Gent Sejko në Konferencën Shkencore “Pandemia dhe rimëkëmbja – strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë.







