Sistemi Elektronik i Tregtimit në ALSE
Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka në përdorim sistemin elektronik të përdorur nga Bursa e Lubjanës (LJSE) për pothuaj 2 dekada. Ky sistem elektronik i quajtur QuickTrade është një sistem i testuar dhe në përdorim në 9 bursa të tjera në mbarë botën (në Europë, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe Afrikë), 4 prej të cilave në rajonin e Ballkanit.
QuickTrade
Quick Trade është sistem tregtimi i bazuar në Windows për tregjet e kapitalit me madhësi të vogël e të mesme. Kërkesat e tijj modeste për hardware, implementimi i lehtë dhe ndërfaqja standarde FIX 4.4 e bëjnë atë një zgjedhje të sigurt për shumë shtete. Shpejtësia e përpunimit të urdhrave është 250 urdhra në sekondë në nje server standard të bazuar në Intel. Sistemi është i testuar dhe i optimizuar për deri në 100.000 transaksione në ditë.
Sistemi i Informacionit dhe Sistemi i Tregtimit në Bursë (QuickTrade) aktualisht është i instaluar dhe funksional në bursat e mëposhtme:
- Bursa e Lubjanës (LJSE), Slloveni
- Bursa e Maqedonisë (MSE), Maqedoni
- Bursa e Sarajevës (SASE), Bosnje dhe Herzegovine
- Bursa e Banja Lukës (BLBERZA), Bosnjë dhe Herzegovine
- Bursa New Securities Exchange (NEX) Podgorica, Mali i Zi
- Bursa Ndërkombëtare e Titujve e Bahamasit (BISX)
- Bursa e Titujve e Damaskut (DSE), Siri
Bursa e Angoles (BVDA), Angola - Bursa Rajonale e Afrikës Perëndimore (BRRM), Bregu i Fildishtë
QuickTrade ofron transaksione në dy fusha kryesore funksionale. Së pari, aftësia për të ekzekutuar veprimet e një transaksioni, të definuar si sistem tregtimi dhe, së dyti, shërbimet që përdorin shkëmbimin e informacionit me qëllim rritjen e kredibilitetit dhe konkurrencën e tregut (bursës) në sistemin financiar.
Funksionimi operacional ndahet në transaksionet e bursës, terminali i tregtimit dhe kontrolli i tregut.
Software (aplikacioni) QuickTrade menaxhon transaksionet e bursës për shumë tregje dhe instrumenta financiarë duke integruar të gjithë aktivitetin duke filluar nga tregtimi, kontrolli i tregut dhe mbikëqyrja, dhe deri tek administrimi i treminaleve të tregtimit. Është zemra e QuickTrade.
- Aksione
- Garanci/Të drejta parablerjeje
- Instrumente me të Ardhura Fikse
- Instrumente të tregut të Parasë
- Fonde Investimi të Tregtueshme në Bursë (ETFs).
- Tregu i Vazhduar i udhëhequr nga Urdhri
- Ankandet me një Cmin të Fiksuar (një herë ose disa herë në ditë)
- Marrëveshjet e Negociuara
- Ankandet një me një (shitja e gjithë ofertë së titujve tek blerësi më i mirë)
- Ankandet një me shumë (shitja e gjithë ofertë së titujve tek shumë investitorë; e përdorur shumë në procesin e privatizimit në disa vende)
- Urdhrat Limit
- Kufizimet Kohore (urdhër i hapur, urdhër ditor, urdhër i vlefshëm deri në një datë të caktuar)
- Kufizimet në Ekzekutim (Të Gjithë ose Asnjë, Volumi Minimal, Ekzekuto ose Anulo të Gjithë Urdhrin etj.)
- Kufizimet Statike (të llogaritura në mëngjes për të gjithë seancën ditore të tregtimit)
- Ankandet e Luhatshme (kufizime të ri-llogaritura në mëngjes si dhe pas cdo ankandi të luhatshëm)
Terminali i tregtimit u ofron brokërve në mënyrë të përditësuar një përmbledhje apo informacion të detajuar të tregut, të statusit të urdhrave dhe mundësisë për të hedhur në sistem apo për të menaxhuar urdhra.
- Pamje e Përgjithshme e Tregut
- Informacion mbi aktivitetin e detajuar të një letre me vlerë (titulli) të vecantë
- Indekset dhe përmbledhje mbi aktivitetin e tregtimit në tituj
- Informacion mbi Thellësinë e Tregut (p.sh., tregu sipas urdhrave dhe cmimeve)
- Pamje të thjeshta dhe të detajuara të transaksioneve të ekzekutuara
- Informacion mbi Statusin dhe Menaxhimin e Urdhrave
- Menaxhimin e Marrëveshjeve të Negociuara.
Kontrolli i tregut dhe terminalet e mbikëqyrjes janë të ngjashëm me terminalet e tregtimit, përvec faktit që i ofrojnë bursës dhe rregullatorëve funksionet shtesë si vijon:
- Skedulim manual ose automatik të statusit të tregjeve;
- Menaxhim të simboleve të vecanta për titujt;
- Anulim ose de-aktivizim të urdhrave;
- Menaxhim të brokërve;
- Publikim të mesazheve për tregun ose për brokerët;
- Anulim transaksioni ose ri-hedhje në sistem të një urdhri;
- Rishikim pas në kohë (historik) të aktiviteteve të tregut; dhe
- Kërkim të detajuar nëpërmjet databazës së të dhënave të tregtimit.