ENTET RREGULLATORE
Entet rregullatore të industrisë së titujve në Republikën e Shqipërisë janë Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare. Banka e Shqipërisë është institucioni që liçenson, monitoron dhe mbikëqyr bankat e nivelit të dytë si dhe një grup të caktuar institucionesh financiare jo-banka. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare është institucion juridik publik, i pavarur që raporton në Kuvendin e Shqipërisë, misioni i të cilit është mbikëqyrja dhe rregullimi i sektorit financiar jo-bankar në Shqipëri.