Titujt e Borxhit Privat

Në ALSE tregtohen të gjithë titujt e emetuar nga subjekte private (Sh.P.K dhe Sh.A) në formën e borxhit afatshkurtër (dëftesa tregtare 3, 6 dhe 9 mujore) dhe borxhit afatgjatë (obligacione korporate, obligacione bashkiake, obligacione hipotekore, obligacione të konvertueshme në aksione etj.). Fillimisht ato emetohen në tregun primar të organizuar nga një bankë e caktuar nga vetë emetuesi.

Në rastin e ofertës private, në bazë të Ligjit për Tregjet e Kapitalit, nuk kërkohet listim i detyrueshëm në një treg të rregulluar (përfshirë ALSE), por për t’u mudësuar investitorëve likuiditet në çdo kohë (kthim në cash të pozicionit të tyre), emetuesit mund të bëjnë kërkesë për pranim për listim pranë ALSE, vetëm pas plotësimit të kërkesave ligjore lidhur me publikimin e prospektit, ose çdo dokument tjetër siç përcaktohet në Ligjn për Tregjet e Kapitalit.

Më pas zotëruesit (investitorët) mund t’i ri-shesin ato para afatit të maturimit për të kthyer në likuid pozicionin e tyre në Bursën e Titujve ALSE.

Titujt e Borxhit Privat