Kërkesat e Anëtarësimit

Lista e Dokumentacionit për Anëtarësim në Bursa Shqiptare e Titujve

  1. Marrëveshje anëtarësimi, duke përdorur marrëveshjen standard të miratuar nga ALSE. Neni 2201/1 (iii)
  2. Aplikim me shkrim, duke përdorur formularin standard të miratuar nga ALSE. Neni 2301/1 (i)
  3. Ekstrakt historik i përditësuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit; Neni 2301/1 (ii)
  4. Kopje e liçencës së lëshuar nga AMF që autorizon Aplikantin për të ushtruar aktivitetin në tregun e Titujve. Neni 2301/1 (iii)
  5. Kopje e liçencës së lëshuar nga AMF për Brokerin/at e Aplikantit. Neni 2301/1 (iv)
  6. Kopje e kontratës së lidhur ndërmjet Aplikantit dhe Brokerit të tij, duke përfshirë rezultatin e testit të vlerësimit të aftësive të Brokerit/ave për të vepruar si përdorues i Sistemit ETS në ALSE. Neni 2301/1 (v)
  7. Kopje e marrëveshjeve-tip (kur është e zbatueshme), që do të lidhen ndërmjet Aplikantit dhe klientëve të tij, për llogari të të cilëve do të tregtojë. Neni 2301/1 (vi)
  8. Kontrata e Aplikantit me anëtarin klerues dhe shlyerës (CSM), për klerimin dhe shlyerjen e Titujve sipas llojit në AFISAR/ALREG. Neni 4701/3,4
  9. Marrëveshje me AFISAR/ALREG për llogaritë në titujt e Aplikantit. Neni 4702/4
  10. Kopje e NUIS të Aplikantit.
  11. Kopje e vërtetimit që Aplikanti ka paguar detyrimet fiskale.
  12. Dokument që vërteton pagesën e detyrimeve financiare për anëtarësimin në ALSE. Neni 2401 (iii)
  13. Përmbush çdo kriter tjetër që ALSE mund të përcaktojë në lidhje me Anëtarësimin. Neni 2201/1 (v)

Kërkesat e Anëtarësimit