Shërbimi i Listimit të Titujve
Ka të bëjë me regjistrimin në listën zyrtare të ALSE të emetuesve potencialë të cilët kryesisht dëshirojnë të rrisin kapitalin nëpërmjet ofertave private dhe/ose publike. Emetuesit aplikojnë për listim me qëllim kuotimin për tregtim të titujve të tyre në tregun sekondar të bursës duke u dhënë mundësi investitorëve potencialë të kthejnë në likuiditet (cash) pozicionet e tyre. Listimi në bursën ALSE mund të bëhet edhe me qëllim rritjen e prestigjit të emetuesit.