Aksionerët

Aksionerët e ALSE janë:

Banka Credins sh.a

ABI Bank

AK – INVEST sh.a.

  • 1

    Banka Credins sh.a. — 45.59% të aksioneve (person juridik)

    Banka e tretë në sistemin financiar shqiptar për nga madhësia e portofolit të kredisë. Edhe pse një bankë relativisht e re në sistemin bankar shqiptar, Credins ka ditur të marshojë me shpejtësi drejt bankave më të mëdha në vend kryesisht për shkak të fleksibilitetit në kreditimin e biznesit dhe përqafimit të ideve novatore, të cilat kalojnë përtej bankingut konvencional duke përfshirë edhe shërbimet e bankingut universal dhe atij investues.

  • 2

    ABI Bank — 45.59% të aksioneve (person juridik)

    Banka Amerikane e Investimeve SHA (emri tregtar ABI Bank), është licensuar nga Banka e Shqipërisë në Tetor 2015 dhe është një filial i zotëruar tërësisht nga Tranzit SHPK, një institucion financiar jo-bankar shqiptar. E krijuar fillimisht në vitin 1998 si një degë e Bankës Tregtare të Greqisë (më pas e quajtur Banka Emporiki e Greqisë S.A.), në vitin 2012, iu shit IUB Holding 100% një shoqërie anonime Franceze 100% filial i drejtpërdrejtë i Credit Agricole S.A. Në Tetor 2015, IUB Holding shiti 100% te kapitalit aksionar të Banka Credit Agricole Shqipëri Sh.A, tek Tranzit Sh.p.k. Banka është e liçensuar për të kryer aktivitetet e kreditimit dhe depozitimit, shërbimet e pagesave në Shqipëri dhe jashtë saj si dhe aktivitetet e tjera bankare në përputhje me legjislacionin Shqiptar në fuqi.

  • 3

    AK – INVEST sh.a. — 8.82% të aksioneve (person juridik)

    AK-Invest sh.a, është një “Institucion Financiar Jo-Bankar” i licencuar nga Banka e Shqipërisë, që në vitin 2006 për të ofruar shërbimet e pagesave dhe arkëtimeve, shërbimet e transfertave monetare (përfaqësuesi i MoneyGram në Shqipëri), shërbimin e ndërmjetësimit për transaksionet monetare, shërbime si agjent apo këshilltar financiar, apo shërbimet e kredidhënies ndaj sipërmarrësve shqiptarë.

Aksionerët