Yield-i i instrumenteve të borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare shënoi një minimum të ri historik në fund të muajit shtator.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar zbriti në nivelin 3.71%, nga 3.75% që kishte qenë në fund të tremujorit të dytë dhe 3.85% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Yield-mesatar ka rënë, megjithëse Ministria e Financave këtë vit i është kthyer zgjatjes së së maturitetit mesatar të huamarrjes.

Në fund të shtatorit, maturiteti mesatar i letrave të borxhit të emetuara në tregun e brendshëm (pa përfshirë Bankën e Shqipërisë, që blen vetëm instrumente afatshkurtër) arriti në 860 ditë, nga 843 ditë në fund të tremujorit të dytë dhe 845 ditë që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Pas vitit 2014, qeveria shqiptare nisi të rrisë maturitetin mesatar të instrumenteve të borxhit, me qëllim uljen e rrezikut të rifinancimit të shpeshtë. Aktualisht, instrumentet afatgjatë (me maturim mbi një vit) përbëjnë pothuajse 68% të stokut të borxhit të brendshëm të qeverisë qendore, nga 51% që zinin në vitin 2013.

Epoka e normave të ulëta të interesit dhe gjendja likuide e tregut të brendshëm e ka ulur ndjeshëm koston e huamarrjes së qeverisë shqiptare, duke zbutur pjesërisht barrën e borxhit të lartë publik, që pas vitit 2013 mori përmasa shqetësuese. Vitin e kaluar, interesat përbënin 3.16% të stokut të borxhit publik, nga 5.82% që zinin në vitin 2010.

Vitin e kaluar, borxhi publik sipas shifrave zyrtare ishte sa 66.25% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa interesat e borxhit të paguara nga qeveria shqiptare ishin sa 2.09% e PBB-së; ndërkohë, në vitin 2010, megjithëse borxhi ishte sa 57.71% e PBB-së, interesat ishin sa 3.36% e tij. Shifrat e mësipërme tregojnë qartë se në dekadën e fundit pesha e interesave ndaj borxhit total ka ardhur në rënie të ndjeshme.

Gjithashtu, rritja e huamarrjes së jashtme përmes emetimit të eurobondeve e ka ulur kërkesën për hua më tregun e brendshëm financiar, duke krijuar më shumë bollëk likuiditeti dhe më shumë konkurrencë mes investitorëve për të blerë letrat e borxhit të qeverisë. Tashmë borxhi i jashtëm përbën pothuajse 49% të stokut total, nga 43% që zinte në vitin 2010.

Interesat e borxhit publik kaluan me sukses edhe momentin e krizës që ekonomia pësoi pas goditjes së papritur të pandemisë së Covid-19. Falë injektimit të lartë të likuiditetit nga Banka e Shqipërisë dhe gjendjes së shëndetshme të sektorit bankar, yield-et e titujve të huamarrjes nuk refelektuan rreziqet nga tkurrja e ekonomisë dhe rritja e fortë e borxhit publik.

Pandemia i përmbysi planet e qeverisë për një ulje graduale të borxhit publik poshtë kufirit të 60%. Ministria e Financave e vlerësonte borxhin publik në fund të 9-mujorit në nivelin rekord prej 79.72% të PBB-së, ndërsa për vitin e ardhshëm parashikohet një ulje e lehtë me rreth një pikë përqindje./E.Shehu

Burimi: Ministria e Financave

Burimi: Revista Monitor

Gjatë datës 20.11.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 978,200 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 20.11.2020 klikoni këtu

Pas suksesit të tre fondeve të mëparshme, dy prej të cilave në Lekë dhe një në Euro, Raiffeisen “Miks” është fondi më i ri i investimit në Euro i ofruar nga Raiffeisen Invest për investitorin shqiptar.

Fondi Raiffeisen Miks është i pari me një natyrë të balancuar të portofolit të investimit, i cili do të përfshijë 3 kategori asetesh: tituj borxhi (obligacione), aksione dhe instrumente të tregut të parasë.

Qëllimi i investimit të Fondit është krijimi i të ardhurave të rregullta dhe një rritje e moderuar e kapitalit në një periudhë afatmesme. Fondi është dizenjuar për atë kategori investitorësh, të cilët kanë nevoja të ulëta likuiditeti dhe një horizont investimi të paktën 5 vjeçar, si dhe janë të gatshëm të marrin përsipër risqet e listuara në prospektin e fondit kundrejt potencialit të një kthimi të kënaqshëm nga investimi.

Të gjithë investitorët e interesuar për një portofol të diversifikuar, mund të drejtohen pranë degëve të Raiffeisen Bank për të investuar në fondin e ri, duke filluar nga data 16 Nëntor. Shuma minimale e investimit fillestar në Fond është 500 Euro dhe nuk aplikohet tarifë në hyrje apo dalje nga fondi.

“Krijimi i fondit Raiffeisen Miks është provë e angazhimit të padiskutueshëm të Raiffeisen Invest në tregun financiar jo-bankar shqiptar dhe besimit që ne kemi në përmirësimin dhe zhvillimin e këtij tregu. Për herë të parë Raiffeisen Invest po i prezanton publikut shqiptar një fond i cili krijon mundësinë e diversifikimit të aseteve midis obligacioneve dhe aksioneve me një nivel të moderuar/mesatar të riskut. Me fondin Raiffeisen Miks synohet që investitorët të marrin më të mirën e kombinimit të këtyre dy tregjeve përgjatë gjithë ciklit ekonomik. Ne u rekomandojmë investitorëve një horizont të gjatë investimi për të përfituar maksimalisht nga politika e investimit afatgjate që ndjekin menaxherët e portofolit si dhe për të minimizuar ndikimet nga luhatjet afatshkurtra të tregjeve në momente të caktuara. Kështu, ne zgjerojmë gamën e produkteve të investimit Raiffeisen si dhe tregut në tërësi dhe jemi në linjë me misionin tonë për t’u ofruar klientëve një diapazon më të gjerë alternativash investimi si dhe një shërbim të shkëlqyer” tha Edlira Konini, Administratore e Përgjithshme e Raiffeisen Invest.

Fondi Raiffeisen Miks u licensua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendimin nr. 153, datë 23 Tetor 2020. Ky është një sipërmarrje investimesh kolektive me ofertë publike, e veçantë dhe me pjesëmarrje të hapur, i krijuar nga Raiffeisen Invest. Ky fond është me kohëzgjatje të papërcaktuar. Fond i hapur publik, i cili do të ofrohet/shpërndahet nëpërmjet rrjetit të degëve të Raiffeisen Bank duke filluar nga data 16 Nentor 2020.

Raiffeisen Bank sh.a zotëron 100% të aksioneve të Raiffeisen INVEST sh.a, e cila do të vazhdojë të menaxhojë Fondin e Pensionit Vullnetar Raiffeisen, krahas Fondi Raiffeisen Vizion, Fondit Raiffeisen Prestigj dhe Fondit Raiffeisen Invest Euro.

Rreth Raiffeisen Invest

Raiffeisen Invest sh.a (RIAL) eshte shoqëri e licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për Administrimin e Fondeve të Investimit dhe Fondeve të Pensionit Vullnetar.

Raiffeisen Invest sh.a është shoqëria që hodhi bazat e tregut të fondeve të investimit në Shqipëri dhe sot është udhëheqëse në këtë treg me më shumë se 518 milion euro asete nën administrim. Pas suksesit të Fondit Prestigj, Vizion dhe fondit Raiffeisen Invest Euro, Raiffeisen Invest i ofron investitorit shqiptar edhe një mundësi tjetër investimi në euro, me qëllim diversifikimin e portofolit financiar nëpërmjet investimeve në kategori të ndryshme asetesh.

Burimi: dritare.net

Gjatë datës 16.11.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Bono Thesari 12 Mujore në LEK dhe Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 180 njësi Bono Thesari 12 Mujore në LEK dhe 40 njësi Obligacion Thesari 2 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 1,767,420 LEK dhe në Obligacion Thesari 2 Vjecar ishte 3,991,600 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 16.11.2020 klikoni këtu

Gjatë datës 10.11.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjeçare në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Obligacion Thesari 7 Vjeçare në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjeçare në ishte 975,700 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 10.11.2020 klikoni

këtu

Gjatë datës 09.11.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK dhe Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 8 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK dhe 4 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 932,320 LEK dhe në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 422,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 09.11.2020 klikoni këtu

Bazuar në vendimin nr. 167 të datës 23.10.2020 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si dhe vendimit nr. 46 datë 29.10.2020 të miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bursës ALSE, Triumf Grup i është hequr anëtarësia si Shoqëri Komisionere dhe e drejta e operimit si Broker në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE.

Duke filluar nga data 30.10.2020, Bursa ALSE ka tre anëtarë. Për më shumë info rreth anëtarëve të Bursës klikoni këtu.

Gjatë datës 29.10.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjeçare në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 7 njësi Obligacion Thesari 5 Vjeçare në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjeçare në ishte 695,730 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 29.10.2020 klikoni

këtu

Banka e Shqipërisë është tërhequr nga disa ndryshime rregullatore, që mund të vështirësonin ndjeshëm investimin e individëve në obligacionet e bankave tregtare.

Projektrregullorja “Mbi kërkesën minimale për instrumentet e kapitalit rregullator dhe detyrimet e pranuara”, në versionin e përgatitur në fillim të këtij viti, përcaktonte se obligacionet e shitura te klientët joprofesionistë do t’iu njiheshin bankave si kapital rregullator i nivelit të dytë, vetëm në rast se vlera nominale e instrumentit do të ishte paktën pesë milionë lekë.

Sipas Bankës Qendrore, rregullorja, përfshi dispozitën në fjalë, reflektonte direktivën europiane Për Ndërhyrjen e Jashtëzakonshme në Banka (The Bank Recovery and Resolution Directive).

Me sa duket, një kufizim i tillë kishte qëllim të mbronte investitorët e vegjël, të paspecializuar, nga investimi në borxhin e varur të bankave.

Bankat kanë qenë promotorët kryesorë të instrumenteve të borxhit privat në Shqipëri, përmes obligacioneve me ofertë private. Në shumicën e rasteve, qëllimi i këtyre instrumenteve është përdorimi si kapital rregullator i nivelit të dytë, sipas kërkesave të rregullores përkatëse të Bankës së Shqipërisë.

Ndryshimet rregullatore që propozoi Banka e Shqipërisë e kufizonin mundësinë për të shitur obligacione tek individët. Nga njëra anë, kjo mund të vështirësonte praktikën e përdorimit të borxhit të varur si kapital rregullator për të mbështetur rritjen e bankave; nga ana tjetër, iu hiqte investitorëve të vegjël një alternativë relativisht fitimprurëse investimi dhe bëhej pengesë për zhvillimin e tregut të kapitaleve në vend. Bankat janë ndër subjektet me potenciale më të mëdha për të emetuar tituj në bursë, për shkak të rritjes graduale të kërkesave rregullatore për kapital, por edhe përvojës së krijuar në vitet e fundit me obligacionet me ofertë private.

Pas vërejtjeve të shprehura nga bankat, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë ndryshime në projektrregullore, duke e hequr vlerën dysheme prej pesë milionë lekësh që do t’iu kufizonte individëve apo investitorëve të tjerë joprofesionistë investimin në obligacione të bankave tregtare.

Me variantin e ri të rregullores që propozon banka qendrore, shitja e instrumenteve të pranuara tek klientët jo profesionistë do të mbështetet në disa kërkesa të ligjit “Për tregjet e kapitalit”.

Më konkretisht, këto instrumente do të pranohen si kapital rregullator vetëm kur banka ka kryer dhe dokumentuar testin e përshtatshmërisë, në bazë të të cilit ka rezultuar se instrumenti është i përshtatshëm për klientin joprofesionist. Kategorizimi i klientëve dhe mënyrat sesi kryhet testi i përshtatshmërisë rregullohen nga dispozitat e seksionit të dytë të ligjit “Për tregjet e kapitalit”.

Veç testit të përshtatshmërisë, rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë kërkon që instrumentet e detyrimeve të pranuara të cilat blihen nga klientët joprofesionistë duhet të përmbajnë dispozita kontraktore detyruese, me anë të së cilave kreditorët bien dakord që të pranojnë çdo zvogëlim të principalit apo shumës së disbursuar e të papaguar, si dhe çdo konvertim apo anulim që kryhet gjatë ushtrimit të detyrës nga Autoriteti i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme.

E thënë ndryshe, blerësit e obligacioneve duhet të jenë të gatshëm të pranojnë humbje, në rast se banka bëhet subjekt i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme nga Banka e Shqipërisë.

Deri më sot, tre banka tregtare në Shqipëri kanë emetuar obligacione me ofertë private. Credins Bank është emetuesi më i madh dhe më i hershëm, me një portofol prej 6.3 miliardë lekësh në 30 qershor 2020. Fibank dhe Union Bank kanë kryer nga një emetim obligacionesh, për një vlerë prej dy milionë eurosh secila./E.Shehu

Burimi: Revista Monitor

Lëvizje te postimet