Shërbimet e Klerimit dhe të Shlyerjes së Titujve
I gjithë procesi i përllogaritjes së detyrimeve financiare neto (procesi i klerimit) dhe shlyerja fundore e këtyre detyrimeve (procesi i shlyerjes) përkatëse që lindin nga transaksionet në tituj të ekzekutuara në Bursë ose jashtë saj mes ndërmjetësve financiarë të specializuar të cilët veprojnë për llogari të portofoleve të tyre, ose të klientëve të tyre do të kryhet nga institucionet financiare partnere të bursës ALSE, të cilat janë të specializuara për ofrimin e këtyre shërbimeve. Kështu klerimi dhe shlyerja e titujve do të kryhet nga AFISAR (për titujt e Qeverisë) dhe nga ALREG (për tituj jo-Qeveritar), pas licensimit nga AMF. Sa i përket procesit të klerimit dhe shlyerjes së detyrimeve në vlera monetare (cash) fillimisht do të realizohet nga një bankë e nivelit të dytë e përcaktuar nga bursa ALSE, ndërsa më vonë, pasi ALREG të licensohet nga Banka e Shqipërisë edhe si institucion pagesash, i gjithë ky proces me qark të mbyllur do të realizohet nga ALREG.