Instrumentat Financiarë
Instrumentat Financiare ndahen në 3 klasa kryesore:
- Letra me Vlerë me të Ardhura Fikse – janë kryesisht instrumenta borxhi dhe sigurojnë flukse të ardhurash (cash – flow) periodike ose fikse për një përiudhë të caktuar kohore (Bono Thesari, Obligacione Thesari, Letra Tregtare, Obligacione Korporaash, Obligacione Bashkiake);
- Instrumentat e Kapitalit Neto – përfaqësojnë pronësi mbi asetet e subjektit juridik (Aksionet e Zakonshme, Aksionet Preferenciale, Të Drejta Parablerjeje etj.);
- Derivativët Financiare – janë kontrata çmimi i të cilave derivon nga çmimet e një aseti tjetër (Forward, Futures, Options, Swaps).
Për informacion më të detajuar rreth Instrumentave Financiarë klikoni këtu