Udhëzimet e ALSE

Në bazë të Kapitullit 4 të Rregullores së Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, ky udhëzim përcakton mënyrën e Tregtimit të Titujve në Sistemin ETS: Ditët dhe Oraret e Tregtimit, Ciklet e Tregtimit, Llojet e Transaksioneve, Kufijtë e Çmimeve.

Miratuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 4, datë 07.11.2017
Ndryshuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 15, datë 23.03.2018
Ndryshuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.22, datë 22.11.2018
Ndryshuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.51, datë 18.03.2022

Materiali i plotë

Objekti i këtij udhëzimi është përcaktimi i procedurave që ndiqen nga Bursa ALSE, kujdestarët e titujve, firmat e brokerimit si dhe palët e tjera në lidhje me rastin e dështimit (defualt) të realizimit korrekt të procedurave të klerimit dhe shlyerjes së transaksioneve në vlera monetare (cash) dhe në tituj.

Miratuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 21, datë 22.11.2018
Ndryshuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.51, datë 18.03.2022

Materiali i plotë

Ky udhëzues ka për objekt te shpjegoje zbatimin e dispozitave të Rregullores së Bursës Shqiptare të Titujve ALSE duke përcaktuar udhëzime për Emetuesin lidhur me:

  1. Procesin e emetimit dhe listimit në Bursë;
  2. Procedurat e transferimit të titujve në segmentet e Bursës ALSE;
  3. Procedurat e delistimit të titujve nga Bursa ALSE;
  4. Proceudrat dhe detyrimet e kompanive të listuara për të bërë transparent dhe shpërndarë informacione në Bursën ALSE dhe në publik.

Miratuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.43, datë 13.05.2020
Ndryshuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.51, datë 18.03.2022

Materiali i plotë

Udhëzimet e ALSE