Tregtimet në Bllok
Titujt e pranuar për tregtim në çdo segment të bursës ALSE mund të jenë gjithashtu objekt i një Tregtimi në Bllok të Negociuar. Një Tregtim në Bllok është një transaksion burse që ekzekutohet në përputhje me dispozitat dhe kufizimet për vlerën. Vlera minimale e Tregtimit në Bllok në bursën ALSE është në nivelet e përcaktuara në kuadrin rregullator të bursës. Transaksionet në Bllok mund të jenë të Negociuara ose jo.
- Vlera e transaksionit duhet të jetë e barabartë ose më e madhe se vlera e përcaktuar në kuadrin rregullator të bursës ALSE, dhe
- Të përcaktohet në sistemin ETS termi specifik S2 i cili lidhet me ditën e shlyerjes së tij. Tregtimi të kryhet brenda limiteve të çmimit. Në qoftë se cmimi i vendosur është përtej limiteve dinamike të cmimit, procedurat që ndiqen përcaktohen në kuadrin rregullator të bursës ALSE.
Në rastin e Tregtimeve të Negociuara në Bllok, pra kur palët në transaksion kanë dakortësuar paraprakisht çmimin dhe sasinë e tregtimit, këta të fundit raportojnë tregtimin në Sistemin ETS. Për këto transaksione përveç dy kushteve të mësipërm Anëtarët duhet të plotësojnë kushtin që tregtimi të kryhet brenda limiteve dinamike të çmimit, pasi në të kundërt nuk është i vlefshëm dhe Sistemi ETS nuk e lejon si transaksion.
Tregtimi i Negociuar Bllok do të konsiderohet i sukseshëm kur është kryer aprovimi nga të gjitha palët pjesëmarrëse në këtë transaksion si dhe nga mbikëqyrësit e tregut të bursës ALSE (ky i fundit jep aprovimin kryesor që ky tregtim të konsiderohet i suksesshëm).