Lista e Anëtarëve të ALSE
Banka e tretë në sistemin financiar shqiptar për nga madhësia e portofolit të kredisë. Edhe pse një bankë relativisht e re në sistemin bankar shqiptar, Credins ka ditur të marshojë me shpejtësi drejt bankave më të mëdha në vend kryesisht për shkak të fleksibilitetit në kreditimin e biznesit dhe përqafimit të ideve novatore, të cilat kalojnë përtej bankingut konvencional duke përfshirë edhe shërbimet e bankingut universal dhe atij investues.
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Intesa Sanpaolo Group, është Banka e katërt më e madhe në vend, duke ofruar ekspertizën e saj bankare 400 vjeçare përmes një rrjeti të gjere prej 35 degësh në Shqipëri dhe platformës së saj inovative Digital Banking. Intesa Sanpaolo Bank Albania punon për të ofruar shërbime bankare dhe financiare cilësore për klientët e saj dhe përpiqet të promovojë zhvillimin në të gjitha zonat ku operon. Banka inkurajon një stil rritje që sheh me prioritet rezultatet e qëndrueshme dhe krjijimin e një procesi që bazohet në besimin që vjen nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, sensi i përkatësisë që kanë punonjësit dhe monitorimi i afërt i nevojave të komuniteteve lokale. Intesa Sanpaolo Bank Albania konkuron në treg me parimin e “lojës së ndershme” dhe bashkëpunon me entitete të tjera ekonomike publike e private, kurdo që është e nevojshme të përforcojë kapacitetet e përgjithshme për rritje në ekonominë shqiptare. Duke nisur nga 21 Gushti 2019 Intesa Sanpaolo Bank Albania u bë anëtare me të drejta të plota në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE.