Teknologjia e Informacionit në Tregjet Financiare

COVID–19 dhe Rreziku Kibernetik në Sektorin Financiar

www.bis.org

Nga Iñaki Aldasoro, Jon Frost, Leonardo Gambacorta dhe David Whyte

Rreziku kibernetik është një term ombrellë që përfshin një gamë të gjerë rreziqesh që rezultojnë nga dështimi ose prishja e sistemeve të IT-së. Ndërsa ekonomia dhe sistemi financiar bëhen më të digjitalizuara, rreziku kibernetik bëhet më i madh. Gjatë pandemisë COVID-19, institucionet financiare kanë qenë aktor kryesor në përgjigje ndaj rrezikut kibernetik.

Ekspozimi i institucioneve financiare ndaj rrezikut kibernetik është theksuar më tej nga ndryshime organizative si puna nga shtëpia. Zhvendosja e shumicës së aktiviteteve në botën dixhitale lë hapësirë për rritjen e rrezikut të sulmeve kibernetike. Nëse nuk menaxhohet mirë, kjo mund të krijojë mundësi të reja për të depërtuar në sistemet e IT-së dhe për të kryer sulme kibernetike dhe lloje të tjera të krimit financiar.

Sipas studimit të kryer, që nga fillimi i pandemisë sektori financiar është goditur më shpesh nga sulmet kibernetike sesa shumica e sektorëve të tjerë. Ndaj gjatë procesit të politikëbërjes duhen marr parasysh dy trende. Së pari, puna në distancë ka të ngjarë të mbetet më e lartë se në periudhën para-Covid-19, ndaj planet e vazhdimësisë së biznesit të hartuara për ndërprerje afatshkurtra mund të kenë nevojë të përshtaten me situatën e punës nga shtëpia për periudha më të gjata, dhe proceset e biznesit mund të kenë nevojë të përshtaten me “normalitetin e ri”.

Së dyti, institucionet financiare ka të ngjarë të vazhdojnë të zhvendosin pjesë të operacioneve të tyre të IT në clouds. Një studim i fundit tregon se 82% e ndërmarrjeve kanë rritur përdorimin e clouds si rezultat i pandemisë së koronavirusit dhe 91% po planifikojnë ta përdorin atë në të ardhmen e afërt. Nëpërmjet software të përbashkët, clouds, dhe përdorimit të kompjuterave personal gjatë punës nga shtëpia incidentet, në parim, mund të përhapen më shpejt, duke çuar në humbje më të mëdha për institucionet financiare dhe stres në sistemin financiar në tërësi.

Bërësit e politikave dhe bizneset po punojnë në mënyrë aktive së bashku për të zbutur rreziqet kibernetike dhe implikimet e tyre sistemike. Për shembull, shumë organizata të sektorit privat dhe publik po forcojnë qëndrueshmërinë e tyre operacionale dhe shumë prej tyre po kryejnë simulime të sulmeve kibernetike, të cilat ndihmojnë për të identifikuar dobësitë dhe për të rritur gatishmërinë dhe linjën e komunikimit.

Burimi: BIS Bank, shqiperuar nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare, në ePeriodik, nr. 141, Shkurt 2021

Teknologjia e Informacionit në Tregjet Financiare