Ligji i ri për tregun e kapitaleve është një parakusht dhe faktor nxitës për një treg kapitali transparent, të mirë rregulluar dhe të besueshëm, megjithatë zhvillimi i këtij tregu do të varet edhe nga një sërë faktorësh të tjerë si: zgjerimi i bazës investuese, përmirësimi i infrastrukturës së tregut, larmia e instrumenteve financiare, përputhja e kërkesës dhe ofertës
për tituj, edukimi financiar i investuesit dhe emetuesit, apo dhe nxitja e shoqërive për t’u listuar në bursë me ofertë publike.

Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu

Burimi: Revista Bankieri Nr.37 Tetor 2020

Gjatë datës 14.10.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 300 njësi Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 2,980,200 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 14.10.2020 klikoni këtu

Gjatë datës 12.10.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 3 Vjecar në LEK dhe BonoThesari 12 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 41 njësi Obligacion Thesari 3 Vjecar në LEK dhe 150 njësi Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 3 Vjecar ishte 4,100,000 LEK dhe në Bono Thesari 12 Mujore ishte 1,488,450 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 12.10.2020 klikoni këtu

 

Sot më datë 12 Tetor 2020, u zhvillua në mënyrë virtuale webinari me temë “Mundësi të reja investimi në Shqipëri: Kriptovalutat, Blockchain dhe tregjet financiare nën dritën e ligjit për FinToken”, i organizuar nga Confidustria Albania dhe studio ligjiore Tonucci & Partners. Në këtë webinar ishin të pranishëm, Z. Fabrizio Bucci, Ambasadori i Italisë në Tiranë, Znj.Vasilika Viero, Zv. Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Z. Sergio Fontana, Presidenti i Confidustria Albania, pjesmarrës nga institucione të rëndësishme financiare në vend si dhe njohës të tjerë të fushës së Blockchain dhe të Kriptovalutave.

Në këtë event mbajti një prezantim të shkurtër Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, Z. Artan Gjergji, i cili bëri një përmbledhje të zhvillimit të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE duke dhënë një këndvështrim të përgjithshëm mbi arkitekturën e tregut të kapitaleve dhe industrisë së titujve në Shqipëri.

Më tej u shpjeguan disa koncepte të rëndësishme lidhur me aplikimin e Fintech dhe Blockchain në tregjet financiare dhe më specifikisht në tregun e titujve. Gjatë këtij prezantimi u theksuan dy pika kyce: Oferta Fillestare e Monedhave (ICO) dhe Oferta e Tokenave Digjital (STO). Gjithashtu u bë një përmbledhje e statistikave lidhur me gjendjen aktuale të tregut të Blockchain-it dhe Kriptovalutave nëpër botë.

Në vijim Z. Gjergji u zgjerua në benefitet që sjell STO, jo vetëm në sistemin financiar por edhe më gjërësisht në ekonomi. Në përfundim të prezantimit u adresuan sfidat dhe problemet në të cilat do të përballet industria e Blockchain në Shqipëri duke filluar nga mungesa e infrastrukturës, mungesa e operatorëve të tregut, procesi burokratik i licencimit dhe mbikëqyrjes, faza modeste e zhvillimit të tregut të kapitaleve në vënd, si dhe niveli i ulët i edukimit dhe përfshirjes financiare në publik.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka kënaqësinë t’ju njoftojë mbi publikimin e Raportit Statistikor 3-mujor për periudhën Korrik – Shtator 2020 (T3-2020).

Për informacion më të detajuar rreth raportit, ju lutem klikoni këtu

Gjatë datës 05.10.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 400 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK ishte 39,916,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 05.10.2020 klikoni këtu

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka nxjerrë së fundmi për konsultim publik me tregun dhe aktorët e tjerë të përfshirë një projektrregullore “Për formatin e pyetësorit të vlerësimit të përshtatshmërisë së klientit”.

Rregullorja, e hartuar bazuar mbi ligjin e ri për tregjet e kapitalit, merr rëndësi pasi vlerësimi i përshtatshmërisë është një nga detyrimet kryesore të shoqërive që operojnë në tregun e titujve në drejtim të mbrojtjes së investitorëve.

Shoqëritë nëpërmjet testit të përshtatshmërisë, që realizohet nëpërmjet pyetësorëve në aneksin e rregullores së hartuar nga Autoriteti, vlerësojnë kuptueshmërinë e investitorit për instrumentat financiare, përpara se investitori t’i hyjë një investimi që mund të rezultojë me risk të lartë për të, ose i papërshtatshëm për shkak të njohurive të tij të pamjaftueshme.

Në rastin kur shoqëria jep rekomandime ose këshilla për investime ose kryen aktivitetin e administrimit të portofolit, vlerësimi i përshtatshmërisë së klientit (investitorit) bëhet i plotë, duke u mbështetur në informacionin për njohuritë dhe përvojën e klientit, gjendjen e tij financiare si dhe informacionin për objektivat e investimit të klientit dhe tolerancën e riskut. Në këtë mënyrë shoqëria ofron rekomandime apo ndërmerr vendime të përshtatshme në emër të klientëve, në përputhje me profilin e tyre.

Në mungesë të informacionit apo mospërshtatshmërisë së klientit, shoqëria nuk ofron shërbime të këshillimit apo administrimit të portofolit.

Në rastin kur shoqëria ofron shërbime investimi që konsistojnë në marrjen, transmetimin dhe/ose ekzekutimin e urdhërave për llogari të klientëve joprofesionistë, përshtatshmëria e klientit mbështetet në njohuritë dhe eksperiencën e tij në fushën e investimeve për instrumentin apo shërbimin e ofruar.

Në bazë të vlerësimit të informacionit të marrë nga klienti, nëpërmjet pyetësorit, shoqëria vlerëson nëse instrumenti apo shërbimi është ose jo i përshtatshëm për këtë klient. Nëse klienti vijon me kërkesën për ekzekutimin e urdhërit, atëherë shoqëria e paralajmëron klientin se papërshtatshmëria e tij ndaj shërbimit apo instrumentit financiar e ekspozon ndaj rreziqeve që nuk janë në përputhje me njohuritë dhe përvojën e tij.

Shoqëria që operon në tregun e titujve nuk përgatit testin e përshtatshmërisë në rastin e ofrimit të shërbimit të marrjes dhe transmetimit dhe/ose ekzekutimit të urdhrave për llogari të klientit për instrumentat financiare jokomplekse si: tituj të emetuar nga Qeveria e RSH, instrumenta të tregut të parasë, aksione dhe obligacione të tregtuara në treg të rregulluar, kuota në sipërmarrje të investimeve kolektive me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike.

Instrumente komplekse konsiderohen: të gjitha llojet e instrumenteve derivative me kushtin që këto të jenë të transferueshme, si obligacione të nënrenditura (borxh i varur), produktet e strukturuara,  kontratat për diferencë, instrumente të tjera, që kanë një strukturë komplekse dhe të vështirë për t’u kuptuar nga ana e klientit. Për këto instrumente, shoqëria që operon në tregun e titujve përgatit testin e përshtatshmërisë në rastin e ofrimit të shërbimit të marrjes dhe transmetimit dhe/ose ekzekutimit të urdhrave për llogari të klientit.

Burimi: Revista Monitor

Gjatë datës 01.10.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan njeri gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange) dhe tjetri jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK dhe në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 2193 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK dhe 892 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 222,019,320 LEK dhe në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 88,985,920 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 01.10.2020 klikoni

këtu

Zj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë, u shpreh në intervistën për Fjala TV se Qeveria Shqiptare me ndihmën e Bankës Botërore ka miratuar në Parlament një ligj mjaft të rëndësishëm lidhur me Tregjet e Kapitaleve, i cili është kompetencë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Zj. Denaj më tej tha se pritet se brenda 2 – 3 vitesh do të kemi një treg kapitali funksional.

Duke marre parasysh dhe rënien në rënditje në Raportin e Doing Business për shkak të mungesës së kompanive të listuara në Bursë, Zj. Denaj shprehu rëndësinë e këtij ligji në plotësimin e kuadrit ligjor dhe rregullativ, për të nxitur pjesmarrjen e bizneseve si dhe fondeve të investimit në tregun e kapitalit.

Lëvizje te postimet