Gjatë datës 28.08.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacione Thesari 7 Vjeçare në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 48 njësi Obligacione Thesari 7 Vjeçare në LEK;
  • Vlera e tregtimit në bligacione Thesari 7 Vjeçare në LEK ishte 5,227,200 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 28.08.2020 klikoni

këtu

Nga: Ersuin Shehu

Investimet e sistemit bankar jashtë vendit kanë rënë ndjeshëm në tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, aktivet jo rezidente në fund të qershorit kishin vlerën e 336.1 miliardë lekëve, në rënie me 44 miliardë lekë krahasuar me një tremujor më parë dhe me 15 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Në krahasimin me tremujorin e  parë kjo rënie është ndikuar edhe nga forcimi i përkohshëm i euros në gjysmën e dytë të marsit. Por, veç efektit të kursit, një ndikim të rëndësishëm ka pasur vendimi i disa prej bankave për të investuar një pjesë të madhe të fondeve të lira në valutë në obligacionet e qeverisë shqiptare. Në fillim të muajit prill, Ministria e Financave organizoi një ankand të obligacioneve dyvjeçare në euro në tregun e brendshëm, përmes të cilave siguroi një hua me vlerën e 100 milionë eurove. Ndërsa në muajin qershor u realizua emetimi i eurobondit me vlerë 650 milionë euro, ku sërish bankat shqiptare besohet se morën pjesë me shuma të mëdha.

Historikisht, aktivet jorezidente kanë pasur një peshë të konsiderueshme në strukturën e aktiveve të sistemit bankar shqiptar. Kjo lidhet më së shumti me nivelin e lartë të euroizimit të ekonomisë dhe sistemit financiar shqiptar. Depozitat në euro përbëjnë 52% të totalit dhe tregu i brendshëm nuk ofron mundësi të mjaftueshme për investimin e tyre, sidomos në dekadën e fundit kur kriza e futi kreditimin në një stanjacion të gjatë. Në këto kushte, bankat i kanë mbajtur fondet në valutë kryesisht në depozita dhe llogari në banka të tjera jashtë vendit, ndërsa një pjesë më të vogël zënë investimet në letra me vlerë apo huatë te subjektet jorezidente.

Aktualisht, aktivet jorezidente përbëjnë rreth 22% të totalit të aktiveve të sistemit bankar. Krahasuar me një vit më parë, pesha e tyre specifike ka rënë me afërsisht një pikë përqindje.

Burimi: Scan-tv.com

Gjatë datës 24.08.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacione Thesari 7 Vjeçare në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 330 njësi Obligacione Thesari 7 Vjeçare në LEK;
  • Vlera e tregtimit në bligacione Thesari 7 Vjeçare në LEK ishte 34,587,300 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 24.08.2020 klikoni

këtu

Interesat e bonove me maturim 12 mujor shënuan rritje të lehtë në ankandin e kësaj jave, pas një periudhe disamujore në rënie. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield- mesatar i ponderuar u rrit në 1.69%, nga 1.63% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

Qeveria rriti të shesë të gjithë shumën e shpallur prej 9.7 miliardë lekësh, ndërsa kërkesat totale në ankand arritën në rreth 10.5 miliardë lekë. Për momentin, tregu nuk po shfaq shtrëngesa në likuiditet dhe po i  përgjigjet kërkesës së lartë për huamarrje të qeverisë, ndonëse me një korrektim të lehtrë në rritje të yield-eve.

Pas shpërthimit të krizës së Covid-19, deficiti buxhetor u rrit me ritme të shpejta dhe arriti në pothuajse 40 miliardë lekë në fund të tremujorit të dytë. Pas rishikimit të fundit të buxhetit, në muajin korrik, deficiti për këtë vit parashikohet të arrijë në 133 miliardë lekë ose sa rreth 8.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Këto projeksione janë shoqëruar me rritje të huamarrjes, si në tregun e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm. Në gjysmën e parë të këtij viti stoku i borxhit publik është rritur me rreth 154 miliardë lekë.

Pjesa më e madhe u financiar përmes eurobondit të emetuar në tregjet ndërkombëtare, por edhe stoku i borxhit të brendshëm është rritur me rreth 41 miliardë lekë. Pavarësisht kërkesës së shtuar dhe rreziqeve në rritje, që prej muajit prill interesat e insturmenteve të borxhit qeveritar kanë rezultuar në rënie.

Tregu financiar ka pasur likuiditet të bollshëm, edhe falë injektimeve të mëdha të parasë nga Banka e Shqipërisë.

Ersuin Shehu/ SCAN

Gjatë datës 18.08.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:
  •     U ekzekutuan 4 transaksione në 4 tituj;
  •     Transaksionet u ekzekutuan tre jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange) dhe nje gjate orarit zyrtar te Burses (on-exchange);
  •     Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK dhe Bono Thesari 12 Mujore ne LEK dhe Obligacion Thesari 7 Vjecar ne LEK;
  •     U tregtuan gjithsej një numër prej 9 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK, 670 njesi Bono Thesari 12 Mujore ne LEK dhe 5 njesi Obligacion Thesari 7 Vjecar ne LEK;
  •     Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK ishte 939,240 LEK, ne Bono Thesari 12 Mujore ishte 6,601,900 LEK dhe ne Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 529,850 LEK;
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 18.08.2020 klikoni këtu

NgaErsuin Shehu

Credins Bank është blerësi kryesor i letrave me vlerë të individëve në tregun dytësor. Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për gjysmën e parë të këtij viti Credins realizoi pothuajse 35% të blerjeve nga individët para afatit të maturimit.

Në total, vlera e titujve të blerë nga Credins Bank arriti në 479 milionë lekë. Për tremujorin e dytë të vitit ka kaluar edhe Raiffeisen që tradicionalisht është aktori më aktiv në tregun me pakicë të letrave të borxhit qeveritar.

Vitet e fundit, Credins Bank po zgjeron me ritme të shpejta investimet në letra me vlerë, duke e balancuar ndjeshëm strukturën e aseteve që historikisht ka qenë kryesisht e orientuar tek huatë për sektorin privat. Në mesin e këtij viti, Credins Bank zotëronte një portofol titujsh në vlerën e rreth 66 miliardë lekëve, në rritje me 111% krahasuar me një vit më parë.

Megjithëse blerjet në tregun me pakicë zënë një pjesë modeste kundrejt totalit të portofolit, tendenca për të zgjeruar investimin në tituj është reflektuar edhe në këtë segment.

Të dhënat e AMF-së tregojnë se në total, Raiffeisen ngelet subjekti më aktiv në tregun me pakicë të titujve, për një volum total prej pothuajse 1.9 miliardë lekësh për 6-mujorin 2020. Kjo shumë përbën pothuajse 60% të volumit total të tregtimit. Por, transaksionet e Raiffeisen konsistojnë kryesisht në shitje të letrave me vlerë të portofolit të vet tek individët.

Këto blerje mund të reflektojnë pjesërisht edhe një përfshirje të ulët financiare të individëve, sepse ata kanë mundësi të blejnë letra me vlerë të qeverisë direkt në tregun primar, qoftë me oferta konkurruese ose jo konkurruese.

Burimi: Paraja.net

Gjatë datës 30.07.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:
  •     U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  •     Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  •     Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK;
  •     U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK;
  •     Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK ishte 1,073,700 LEK;
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 30.07.2020 klikoni këtu

TIRANA (Shqipëri), Korrik 27 (SeeNews) – Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, bursa e parë private e titujve në vend, në të cilën janë tregtuar vetëm tituj qeveritarë, shpreson që të shohë në fund të vitit listimin e parë të Obligacionit korporativ, u shpreh për SeeNews drejtori ekzekutiv Artan Gjergji.

Bursa ALSE ka kryer disa ndryshime në rregulloret e saj për të lejuar tregtimin e titujve të emetuar me ofertë private në platformën e bursës, me shpresën e krijimit të mundësisë se emetimit në periudhën Shtator-Tetor, u shpres Z. Gergji për SeeNews gjatë një eventi javën e shkuar ku u lançua një platformë online lidhur me publikimin e të dhenave ditore nga fondet e investimit dhe pensioneve vendas.

“Ne e shohim platformën e re si hapin e parë në tërheqjen e më shumë investitorëve, krijimin e besimit, rritjen e ndërgjegjësimit dhe ofrimin e transparencës”, u shpreh z. Gjergji.
“Shpresojmë që në vjeshtë arkitektura që mbulon shërbimet e pas-tregtimit për tregun e titujve vendas do të jetë gati”, shtoi ai.

Bursa ALSE është licensuar në Korrik 2017 si bursa e pare e titujve në vend. Që nga fillimi i funksionimit në Shkurt 2018, vetëm titujt e qeverisë janë tregtuar në bursë për arsye se ka munguar infrastuktura, u shpreh z. Gjergji.

“Pavarësisht ekzistencës së AFISaR, depozitarit të titujve të borxhit të qeverisë të administruar nga banka qëndrore, ne na ka munguar një depozitar qëndror për titujt e biznesit. Tashmë depozitari qëndor i quajtur Rregjistrari Shqiptar i Titujve (ALREG) është licencuar si nga rregullatori financiar ashtu dhe nga banka qëndrore si sistemi i shlyerjes së titujve. Aktualisht ALREG është duke kryer integrimin e sistemit të tij me sistemin RTGS të bankës qëndrore”, u shpreh z. Gjergji. “Sapo ky proces të përfundojë, n do të jemi teknikisht gati”.

Z. Gjergji gjithashtu u shpreh se rregullatori financiar është duke punuar me Ministrinë e Financës për të identifikuar kompanitë në pronësi të shtetit të cilat kanë bilanc që plotëson kriteret e nevojshme për t’u listuar në bursë.

Përsa i përket ALSE, janë identifikuar disa kompani të mëdha që po tentohet të nxiten drejt listimit në bursë.

Bursa ALSE është themeluar nga Banka Credins dhe Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), banka me seli në Tiranë të cilat zotërojnë respektivisht nga 45.59% të aksioneve dhe AK Invest, një nga institucionet më të mëdha financiare jo-bankë e cila zotëron 8.82% të aksioneve. Banka Credins dhe ABI Bank zotërojnë 15.3% dhe 5.1% të totalit të aseteve në sistemin banker të Shqipërisë.

Një pikë kryesore në axhendën e Burses ALSE është bashkëpunimi rajonal.

Në momentin që do të jetë plotësisht funksionale, Bursa ALSE është e hapur për cdo lloj bashkëpunimi ndërkombëtar duke përfshirë pjesmarrjen në platformat e tregtimit rajonal si SEE Link të lancuar nga bursat e Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë dhe të mbështetura nga Banka Europiane për Rikonstruksion dhe Zhvillim, u shpreh z. Gjergji.

Më tej, vitin e fundit, ALSE nënshkroi një marrveshje për shpërndarjen e të dhënave në kohë reale me Bursen e Vienës. Sipas kësaj marrveshje, investitorët institucional në më shumë se 88 shtete do të kenë akses në të dhënat e Bursës ALSE në fund të ditës.

Burimi: SeeNews

Gjatë datës 28.07.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan njeri jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange) dhe tjetri gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK dhe Bono Thesari 12 Mujore ne LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 7 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK dhe 10 njesi Bono Thesari 12 Mujore ne LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 702,730 LEK dhe ne Bono Thesari 12 Mujore ishte 99,870 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 28.07.2020 klikoni këtu

Lëvizje te postimet