Emetimi i Obligacioneve mund të jetë një alternativë e re për huamarrjen e ndërmarrjeve publike dhe një shtysë për zhvillimin e tregut financiar në Shqipëri. Artan Gjergji, Drejtor i Bursës ALSE thotë në intervistë për televisionin Scan se një lëvizje e tillë do t’u jepte mundësinë koropratave shtetërore të merrnin hua nga tregu dhe publiku me norma më të ulta se sektori bankar duke ulur kostot e tyre. Emetimi i këtyre Obligacioneve do t’i jepte gjithashtu mundësinë Bankës së Shqipërisë të blinte në bursë këto instrumente nëpërmjet një programi të lehtësimit sasior duke rritur likuiditetin në tregun financiar.

Për të shikuar intervistën e plotë klikoni këtu

Shkup (Maqedonia e Veriut), Maj 28 – Maqedonia e Veirut ka emetuar më 27 Maj nje Eurobond 6 vjecar  në vlerën  700 milion euro ($ 770.9 milion), u shpreh Ministria e Financave.

Eurobondi mban interes ne normen e 3.67%, norma e dyte më e ulet pas normës 2,75% të Eurobondit të emetuar ne 2018, u shpreh në nje deklaratë Ministria e Financës të Mërkurën.

Niveli i kërkesës së investitorëve për Eurobondin e ri, i shtati i emetuar nga madhësia, ishte  pesë herë me i madh se shuma e emetuar.

Maqedonia e Veriut do t’i përdorë fondet e marra nga emetimi i Eurobondit të ri, sëbashku me kreditë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore dhe Bashkimi Europian, për të mbuluar plotësisht nëvojat financial të këtij viti, u shpres Ministria e Financës.

Qeveria pret që ta mbyllë vitin 2020 me nje deficit buxhetor rreth 6.8% e GDP. Pagesat e borxhit të shtetit që maturohet këtë vit janë në shumën e 705 milion euro, u shpreh Ministria e Financave.

Burimi: SeeNews

Ervin Mete është zyrtarisht drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Kuvendi i Shqipërisë votoi sot kandidaturën e paraqitur nga Këshilli i Ministrave, duke i dhënë fund një periudhme prej më shumë se tre muajsh kur AMF kishte ngelur pa drejtues ekzekutiv.

Afatet ligjore për qëndrimin në detyrë të ish-drejtorit Ervin Koçi përfunduan në 23 mars, ndërsa posti i zëvendësdrejtorit ekzekutiv është vakant prej gati një viti e gjysmë. Ervin Mete deri më sot mbante detyrën e kryetarit të Bordit Drejtues, pozicion joekzekutiv dhe me kohë të pjesshme. Ai do të jetë i pari jurist që në drejtimin e AMF-së, që nga themelimi i këtij institucioni.

Para emërimit si drejtor ekzekutiv, Mete u shkarkua në njëtën seancë nga detyra e kryetarit të Bordit, sepse ligji nuk lejon që dy funksionet të mbahen nga i njëjti person. Si rrjedhojë, Bordi Drejtues i AMF praktikisht ngelet me të njëjtët anëtarë dhe me një numër të cunguar, vetëm tre. Tashmë posti i Kryetarit të Bordit dhe i zëvendësdrejtorit ekzekutiv janë vakantë. Neglizhenca në emërimin e anëtarëve të organeve drejtuese të institucioneve të pavarura ka marrë përmasa shqetësuese vitet e fundit.

Në fund të vitit 2018, puna e Bankës së Shqipërisë u bllokua për gati dy muaj, sepse Këshilli Mbikëqyrës nuk kishte numrin e mjaftueshëm të anëtarëve për të marrë vendime.

Ndërkohë, pasi shkarkoi në fund të muajit dhjetor anëtarin e këshillit Mbikëqyrës, Arben Malaj, Kuvendi vetëm më datë 28 maj shpalli vendin vakant dhe nisi procedurat për zëvendësimin e tij. Vetë Bordi i AMF-së nuk është i plotë që nga fillimi i vitit të kaluar, megjithatë së paku ka pasur kuorum të mjaftueshëm për të marrë vendime.

Burimi: paraja.net

Gjatë datës 28.05.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 1000 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 115,580,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 28.05.2020 klikoni

këtu

Gjatë datës 26.05.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan njeri jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange) dhe tjetri gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 345 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 3,402,910 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 26.05.2020 klikoni

këtu

SOFJE (Bullgari), 21 maj (SeeNews) – Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tha të enjten se një raport i ri i porositur nga huadhënësi bën thirrje për reforma thelbësore të tregjeve të borxhit të kapitalit në tetë vende në Europën Qendrore dhe Juglindore.

Raporti shqyrton tregjet në Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Malit te Zi, Maqedonine e Veriut, Rumani, Serbi dhe Republiken Sllovake përmes modeleve të standardizuara duke gjykuar efektivitetin e kostos dhe efikasitetin e emetimeve të obligacioneve, tha BERZH në një deklaratë.

Ndër tregjet e hulumtuara, Rumania u rendit e para për sa i përket efektivitetit të kostos, ndërsa Bullgaria performoi më së miri në drejtim të efikasitetit të emetimit.

Raporti bën disa sugjerime për përmirësimin e tregjeve lokale të borxhit, duke përfshirë vendosjen e limiteve maksimale per komisionet e pershkallezuara, stimujt e taksave për investime në letrat me vlerë të borxhit, dhe shembujve të prospektit që mund të përdoren si udhezues.

Raporti gjithashtu rekomandon kufizimin e përdorimit të sistemeve të kushtueshme te tregtimit dhe u bën thirrje organeve qeveritare të administrimit të borxhit ose bankave qendrore të marrin në konsideratë sigurimin e konsistencës së vazhdueshme dhe shperndarjes se informacionit në treg për të lehtësuar nje pjesëmarrje me te madhe te investitorit me pakicë.

Konsulenca ne Mbreterine e Bashkuar Investor Connected shkroi raportin bazuar ne te dhenat e vitit 2018.

Burimi: SeeNews

Në seancën e sotme plenare, Parlamenti i Shqipërisë miratoi ligjin mbi “Tregjet financiare të mbështetura në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” osë e thënë ndryshe, tregjet që operojnë përmes teknologjisë ‘blockchain’.
E konsideruar si shpikja me e madhe teknologjike pas internetit, blockchain është implementuar për herë të parë pas krizës financiare në vitin 2008. Blockchain-i fillestar u krijua si një mënyrë pagesash alternative për të shmangur përdorimin e institucioneve tradicionale financiare, që asokohe prej papërgjegjshmërisë së tyre, e kishin çuar të gjithë botën drejt kolapsit financiar.

Cfarë është ‘blockchain’?

Teknologjia Blockchain vjen si rezultat i bashkimit të parimeve të hershme të kriptografisë dhe bashkëpunimit kolektiv në zgjidhjen e algoritmeve.
Në thelb, ‘blockchain’ është një regjistër i shpërndarë i cili mund të inspektohet nga të gjithë, por nuk mund të kontrollohet nga askush, duke mundësuar kështu transaksione ekonomike të besueshme që verifikohen nga bashkëpunimi masiv i përdoruesve dhe jo nga ndonjë autoritet publik ose privat.
Për ta bërë më të kuptueshme këtë teknologji, po marrim një krahasim mes mënyrës së operimit të pagesave me kartë krediti dhe pagesave në ‘blockchain’.
Kur një person paguan për nje picë përmes kartës së kreditit, procesi duket i thjeshtë: personi kalon kartën në aparatin lexues, shtyp pinin, merr picën dhe në fund të muajit i vjen një faturë prej 500 lekësh për produktin në fjalë.
Megjithatë, prapaskena e kësaj pagese është shumë më e ndërlikuar. Kur personi kalon kartën e kreditit, piceria i bën kërkesë bankës së klientit për të aprovuar transaksionin. Pasi banka e aprovon, piceria i bën kërkesë bankës së saj për të depozituar 500 lekë në llogarinë e saj ndërsa vetë banka i bën kërkesë procesuesit VISA ose Mastercard për të transferuar 500 lekëshin. Pastaj VISA/Mastercard ia kërkon atë bankës së klientit. Në fund, banka e klientit aprovon kërkesën the i transferon VISA 500 lekë minus tarifën e shkëmbimit (2%), ose e thënë ndryshe 490 lekë. VISA i transferon bankës ku ka llogarinë piceria 490 lekë minus një komision prej 0.1, e thënë ndryshe 489 lekë, ndërsa kjo e fundit i kalon picerisë në llogarinë e saj 489 lekë. Pra në fund të transaksionit, piceria merr 489 lekë ndërsa blerësi faturohet për 500 lëkë. Kostoja e ndërmjetësve në këtë shembull transaksioni fare të vogël është 11 lekë.
Nëse i njëjti transaksion do të kryhej përmes teknologjisë blockchain, blerësi do ti kalonte shumën e përcaktuar nga portofoli i tij digjital në portofolin e shitësit në mënyrë direkte. Verifikimi dhe aprovimi i këtij transaksioni do të kryhej automatikisht përmes fuqisë kompjuterike të të gjithë përdoruesve të blokchain dhe më pas do të publikohej në një regjistër të sigurt dhe të pandryshueshëm. Në fund të procesit, shitësi B do të merrte të gjithë shumën e përcaktuar pa përfshirë asnjë palë të tretë në këtë transaksion.

Një tjetër inovacion që mund të implementohet përmes teknologjisë blockchain, është ai i përdorimit të kontratave smart. Kontratat smart janë kontrata digjitale që përmbajnë një set rregullash e kushtesh, të cilat vënë në lëvizje reagime të paracaktuara dhe që vetëzbatohen automatikisht në rast të përmbushjes së kushteve të përcaktuara në to. Për ta bërë më të kuptueshme, kontratat smart mund të konsiderohen si pasardhësit e automateve për blerjen e pijeve si coca-cola etj, ku personi fuste nje monedhë, shtypte numrin e pijes dhe sistemi automatikisht e procesonte atë.
Përdorimi i kontratave të zgjuara (smart) kanë një potencial të jashtëzakonshëm në uljen e kostove të transaksioneve ekonomike, duke zëvendësuar ndërmjetësuesit tradicionalë të transaksioneve, si: noterët ose sistemet e pagesave me programe të automatizuara.
Këto janë disa nga aspektet e kësaj teknologjie që mendohet se mund të ndryshojnë rrënjësisht sektorin financiar në vecanti dhe atë të shërbimeve në përgjithësi.

Mundësitë e reja që ofron kjo teknologji në Shqipëri

Disa nga sektorët që mbartin potencialin më të madh të aplikueshmërisë së kësaj teknologjie në Shqipëri janë si më poshtë :
Fillimisht, sektori i remitancave, një treg masiv me një fluks prej rreth 2 miliardë eurosh në vit, është i pari që pritet të preket pozitivisht nga ky zhvillim i ri. Përmes teknologjisë blockchain komisionet marramendese të bankave ose kompanive të trasnfertave të parave, të cilat shkojne deri në 10% të shumës, mund të reduktohen masivisht duke shkuar deri në 0.1% të shumës së dërguar.
Së dyti, financimi i sipërmarrjeve te vogla dhe të mesme përmes ICO-ve (metoda digjitale të grumbullimit te fondeve, të përafërta me ofertat publike në bursa) i lejon shoqëritë tregtare shqiptare të kenë akses në më shumë mundësi për të grumbulluar kapital duke diversifikuar kështu metodat e financimit të projekteve, duke mos ngelur thjesht në mëshirë të kredive bankare.
Përtej shërbimeve financiare, kjo teknologji ofron mundësi të jashtëzakonshme edhe për ofrimin e shërbimeve shtetërore të sakta dhe të sigurta.
Kjo teknologji mund të implementohet në përmirësimin e sistemit të administrimit të pasurive të paluajtshme duke mundësuar kështu që cdo person të jetë i qartë dhe i sigurt që një pronë e caktuar i përket vetëm atij dhe se zyrtari në hipoteke nuk mund të ndryshojë certifikatën e pronësisë me një të rënë të lapsit.
Më tej, teknologjia blockchain mund të përdoret edhe për të ofruar një regjistër zgjedhor të saktë, të besueshëm dhe të pandryshueshëm si dhe votim dhe numërim të sigurt votash.
Shërbime të tjera qeveritare që mund të përfitojnë nga kjo teknologji janë sistemet e doganave, sistemet e menaxhimit të fatkeqësive natyrore etj…
Gjatë pandemisë së COVID-19 ,shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare i kanë kthyer sytë pikërisht tek kjo teknologji blockchain për të ngritur sisteme gjurmimi të sigurta duke respektuar gjithashtu të drejtën e privatësisë së individëve si dhe për të monituruar zinxhirin e shpërndarjes dhe furnizimit të pajisjeve mjekësore.
Teksa blockchain sjell potenciale të jashtëzakonshme për të transformuar ekonomitë botërore, sikurse interneti në fillimet e tij, edhe kjo teknologji ka ngritur një sërë dyshimesh lidhur me anonimitetin që ajo ofron në një treg të parregulluar. Në mungesë të rregullave të qarta për identifikimin dhe raportimin e transaksioneve, përdorimi i kësaj monedhe mund të ndihmojë subjektet kriminale për të kryer transferta parash në mënyrë anonime. Ndaj dhe rregullimi i këtij sektori nga qeveria shqiptare duke përcaktuar kushte dhe kritere për operimin në këto lloj tregjesh shihet si një hap i mirëpritur për të parandaluar llojet e aktiviteteve të mësipërme.

Blockchain: Flluskë apo Revolucion?

Vetëm koha do të mund të tregojë nëse blockchain do të arrijë ndonjëherë të zevendësojë ndërmjetësuesit tradicionalë me sisteme të pakontrolluara nga askush. Risku për të nxjerrë jashtë loje ndërmjetësues historikë si institucione financiare ose autoritete publike kanë bërë që këto të fundit ta shohin me skepticizëm këtë industri si dhe ta frenojnë përhapjen e saj.
Nga ana tjetër, operimi përmes skemave mashtruese në tregje të parregulluara ka ngritur gjithashtu hije dyshimi rreth besueshmërisë ndaj kësaj tekonologjie.
Ndonëse monedhat si Bitcoin, Ethereum etj mund të mos mbijetojnë gjatë duke marrë parasysh volatilitetin e tyre dhe riskun që mbartin, teknologjia që i mundëson ato (blokchain) ka potencialin të ngulitet në mënyrë të përhershme në sistemet financiare dhe qeverisëse.

Burimi: Gazeta Tema

Credins Bank dhe Fibank do të kryejnë një emetim të ri të obligacioneve me ofertë private. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Bordit Drejtues do të shqyrtojë prospektin e ofertës së obligacioneve afatgjatë të dy bankave të mësipërme.

Credins Bank kryen rregullisht prej më shumë se shtatë vitesh emetim të obligacioneve me ofertë private, të konvertueshme në aksione të zakonshme të bankës. Qëllimi kryesor është përdorimi i tyre si kapital rregullator i nivelit të dytë. Mbështetur në informacionin e pasqyrave financiare të Credins Bank, në 31 mars 2020 borxhi i varur i bankës kishte vlerën e rreth 6.9 miliardë lekëve.

Vitin e kaluar, edhe Fibank realizoi për herë të parë emetimin e obligacioneve me ofertë private, për një vlerë totale prej dy milionë eurosh. Në rastin e Fibank, huamarrja përmes obligacioneve nuk lidhet shumë me nevojat për kapital rregullator, sesa me synimet për zgjerim të aktivitetit të bankës. Sipas të dhënave të raportuara në muajin mars, Fibank ka një raport të mjaftueshmërisë së kapitalit në nivelin 16.71%, ndërsa është gjerësisht sipër kërkesave rregullatore edhe me kapitalin e nivelit të parë.

Një tjetër bankë që nisi emetimin e obligacioneve me ofertë private këtë vit ishte edhe Union Bank. Ashtu si në rastin e Credins, emetimi i Union Bank kishte si qëllim kryesor shtimin e kapitalit rregullator.

Në të gjitha rastet, shitja e obligacioneve është bërë me ofertë private, te investitorë të përzgjedhur nga vetë emetuesi. Megjithatë, rritja e numrit të institucioneve financiare që po adoptojnë përdorimin e instrumenteve të borxhit mund të vlerësohet si një zgjerim i premisave për të pasur një treg funksional kapitali në Shqipëri. Prej këtij viti, bursa ALSE është e gatshme të tregtojë edhe titujt e kompanive private.

Burimi: Paraja.net

Gjatë datës 18.05.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange)
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 43 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 4,814,710 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 18.05.2020 klikoni

këtu

 

Këshilli Mbikëqyrës i Bursës ALSE miratoi në mbledhjen e datës 13 Maj 2020, udhëzuesin e listimit të titujve në tregjet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE.

Në vazhdim të plotësimit të kuadrit rregullativ të Bursës ALSE, udhëzuesi i listimit orienton kompanitë Shqiptare, të cilat duan të emetojnë tituj, apo ato të cilat janë të listuara në bursë, drejt proceseve më të detajuara rreth listimit.

Gjithashtu ky udhëzues ka për qëllim të orientojë emetuesit potencial apo ekzistues në bursë rreth:

  • Procedurave të delistimit të titujve ekzistues në tregjet e bursës;
  • Procedurave të transferimit të titujve midis tregjeve të bursës;
  • Procedurave dhe detyrimeve të raportimit që kanë kompanite e listuara në Bursë për të bërë transparent dhe shpërndarë informacione në Bursën ALSE dhe në publik.

Për të lexuar më shumë rreth Udhëzimit të Listimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE klikoni këtu

 

Lëvizje te postimet