- Mbledhjes nën të njëjtën ombrellë të të gjithë kuadrit ligjor për tregun e kapitaleve në vend,
- Harmonizimit më të mirë të kuadrit ligjor me Direktivat e BE-së që mbulojnë industrinë financiare,
- Përcaktimit më të mirë të rolit dhe aktivitetit të disa tregjeve dhe ndërmjetësve financiarë,
- Sjelljes për herë të parë disa koncepte dhe institucione të reja në tregjet financiare të cilat mungonin në ligjin aktual si p.sh depozitari qëndror i titujve, agjensitë e vlerësimit të rrezikut të kreditit etj.),
- Standardizimit të kritereve të përshtatshmërisë (fit & proper) për organet e larta drejtuese të institucioneve financiare në tregun e kapitaleve.
Gjatë datës 21.04.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:
- U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
- Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
- Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 7 Vjecar dhe Obligacion Thesari 2 Vjecar ne Euro;
- U tregtuan gjithsej një numër prej 22 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar dhe 50 njesi Obligacion Thesari 2 Vjecar ne Euro;
- Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 2,082,300 LEK dhe ne Obligacion Thesari 2 Vjecar ne Euro ishte 6,307,970 LEK;
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 21.04.2020 klikoni
Gjatë datës 15.04.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:
- U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
- Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
- Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 3 Vjecar;
- U tregtuan gjithsej një numër prej 2,000 njësi Obligacion Thesari 3 Vjecar;
- Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 3 Vjecar ishte 199,280,000 LEK;
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 15.04.2020 klikoni
Me anë të këtij njoftimi për shtyp, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, njofton publikun dhe Anëtarët e saj se, bazuar në:
- Urdhërin nr. 256, datë 10.04.2020, të Ministrisë së Shëndetësisë “Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë”,
- Vendimin e Këshillit të Mbikëqyrjes së Bursa Shqiptare e Titujve ALSE me nr. 40, datë 26.03.2020, si dhe
- Njoftimit zyrtar elektronik të Depozitarit Qendror të Titujve të Qeverisë (AFISaR), i cili administrohet nga Banka Shqipërisë në lidhje me vendimin për ri-kthimin e orareve standarde zyrtare të funksionimit,
oraret e tregtimit për transaksionet në tituj, që mund të ekzekutohen në tregjet e Bursës ALSE, do të ri-kthehen në gjendjen normale të fashave standarde kohore si më poshtë vijon:
- Orari i tregtimeve vetëm gjatë ditëve zyrtare të tregtimit në bursë (E Martë dhe E Enjte)
| Fazat e Tregtimit | Oraret Standarde |
| Faza Jashtë Burse 1 | 09:00-10:00 |
| Faza Para-Tregtim | 10:00-12:00 |
| Faza Kryesore e Tregtimit | 12:00-14:00 |
| Faza Jashtë Burse 2 | 14:00-17:00 |
- Oraret e raportimit të transaksioneve të negociuara jashtë ditëve zyrtare të tregtimit në bursë, përkatësisht çdo Të Hënë, Të Mërkurë dhe Të Premte, gjatë orarit 09:00 deri në 17:00.
Këto orare do të jenë zyrtarisht të zbatueshme duke filluar nga data 15 Prill 2020.
Gjatë datës 14.04.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:
- U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
- Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
- Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujor;
- U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Bono Thesari 12 Mujor;
- Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujor ishte 99,750 LEK;
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 14.04.2020 klikoni
Me anë të këtij njoftimi për shtyp, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, njofton publikun dhe Anëtarët e saj se, bazuar në:
- Urdhërin nr. 256, datë 10.04.2020, të Ministrisë së Shëndetësisë “Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë”,
- Vendimin e Këshillit të Mbikëqyrjes së Bursa Shqiptare e Titujve ALSE me nr. 40, datë 26.03.2020, si dhe
- Njoftimit zyrtar elektronik të Depozitarit Qendror të Titujve të Qeverisë (AFISaR), i cili administrohet nga Banka Shqipërisë në lidhje me vendimin për ri-kthimin e orareve standarde zyrtare të funksionimit,
oraret e tregtimit për transaksionet në tituj, që mund të ekzekutohen në tregjet e Bursës ALSE, do të ri-kthehen në gjendjen normale të fashave standarde kohore si më poshtë vijon:
- Orari i tregtimeve vetëm gjatë ditëve zyrtare të tregtimit në bursë (E Martë dhe E Enjte)
| Fazat e Tregtimit | Oraret Standarde |
| Faza Jashtë Burse 1 | 09:00-10:00 |
| Faza Para-Tregtim | 10:00-12:00 |
| Faza Kryesore e Tregtimit | 12:00-14:00 |
| Faza Jashtë Burse 2 | 14:00-17:00 |
- Oraret e raportimit të transaksioneve të negociuara jashtë ditëve zyrtare të tregtimit në bursë, përkatësisht çdo Të Hënë, Të Mërkurë dhe Të Premte, gjatë orarit 09:00 deri në 17:00.
Këto orare do të jenë zyrtarisht të zbatueshme duke filluar nga data 15 Prill 2020.

Pavarësisht përfitimeve nga ngritja e bursave, sa të gatshme janë kompanitë shqiptare për t’u bërë pjesë e tyre dhe për të mundësuar investitorët t’i furnizojnë me kapital?
Për Artan Gjergjin, drejtor ekzekutiv i Bursës Shqiptare të titujve ALSE, bursa nuk është një treg ku çdokush mund të listohet. “Normalisht bursa është për një klasë biznesi që kërkon alternativa në sasi të mëdha fondesh për t’u financuar dhe afatgjatë. Pra ato biznese që janë zhvilluar aq shumë sa që edhe një bankë e vetme nuk arrin t’i financojë”, tha ai në A2.
Gjergji shpjegoi se cila kategori biznesesh shqiptare mund të jenë më të përshtatshme për këtë risi të domosdoshme për ekonominë. “30 vite tranzicion janë të mjaftueshme për elitën e bizneseve shqiptare. Një pjesë e tyre kanë vite që bashkëpunojnë me partnerë të huaj, çka i detyron të jenë transparentë nga pikëpamja financiare. Një pjesë e tyre kanë kredi në institucione financiare ndërkombëtare, siç është BERZH, IFC, pra kanë vite që janë edukuar me kulturë dhe transparencë financiare”, tha ai. “Tashmë biznesi elitar e ka kapërcyer fazën e tendencës së evazionit fiskal. Nga këto biznese VIP që ekzistojnë në Shqipëri, më afër kësaj janë institucionet financiare, por edhe ato të sigurimeve, por nuk janë të vetme. Ka interes edhe nga sektori agro-ushqimor, i ndërtimit”.
Gjergji shpjegoi se aktualisht në Shqipëri ka biznese që kanë emetuar obligacione korporate dhe qytetarë që kanë investuar në këto tituj. “Një prerje e nj një obligacioni korporate që qarkullon në Shqipëri është diku te 10 mijë euro. Pra një shifër e absorbueshme nga pikëpamja e investimit. Shumë shpejt këto tituj do të jenë të listuar në Bursën ALSE”, tha ai.
Për të parë intervistën e plotë klikoni këtu

Paralajmërim për aktivitetin e FXShqip.com dhe IQOption.al
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tërheq vemendjen e investitorit shqiptar mbi faqen e internetit https://www.fxshqip.com ku ofrohen këshilla dhe informacione jo vetëm për tregun forex, por për të gjitha fushat e tregjeve financiare. Gjithashtu, FXShqip pretendon të ofrojë menaxhim të portofolove të investitorit. Paralajmërojmë të gjithë investitorët, se FXShqip nuk është e licencuar, regjistruar apo e njohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Mbështetur në Ligjin nr. 9879 datë 21.2.2008 “Për Titujt”, asnjë shoqëri nuk mund të ofrojë apo promovojë shërbime të lidhura me investime në tituj, si këshillime, konsultime apo menaxhim portofoli brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, pa u licencuar, apo regjistruar më parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Për më tepër, FXShqip nëpërmjet faqes së saj nuk e informon qartazi investitorin për lidhjen e saj me platformën e tregëtimit online të ofruar nga shoqëria e huaj e brokerimit IQOption, me një gamë të gjerë produktesh financiare komplekse, jo të përshtatshme për cdo investitor dhe me rrezik të lartë, sic janë Kontratat për Diferencë (CFD) etj.
Në momentin që Ju regjistroheni për të hapur një llogari për të tregëtuar nëpërmjet faqes së internetit të FXShqip, ju automatikisht bëheni klientë të platformës online të tregëtimit www.iqoption.com. Në këto kushte FXShqip, promovon produktet financiare të kësaj platforme duke vepruar si një agjent i paregjistruar/i panjohur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Gjithashtu, Ju paralajmërojmë se shoqëria e brokerimit IQOption, e paautorizuar apo njohur për të ofruar produkte dhe shërbime në Republikën e Shqipërisë, disponon edhe një adresë interneti në gjuhën shqipe www.iqoption.al, e dedikuar në mënyrë të paligjshme për investitorin shqiptar.
Sipas legjislacionit në fuqi, një shoqëri brokerimi e huaj mund të ofrojë shërbimet e saj në territorin e Republikës së Shqipërisë përmes një agjenti të njohur dhe të regjistruar nga AMF.
Publiku duhet të jetë i qartë se Autoriteti nuk mund të mbrojë interesat e të gjithë atyre, që investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara/regjistruara/njohura nga AMF.
Gjithmonë duhet të verifikoni identitetin e shoqërisë që po ofron produktet financiare dhe duhet të konsultoheni me listën e subjekteve të licencuara, që ndodhet në rubrikën Regjistri i të Licencuarëve të faqes zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare: www.amf.gov.al
AMF është duke bashkëpunuar me autoritetet e tjera ligjzbatuese për të ndaluar aktivitetin e shoqërive të palicencuara/të paregjistruara/të panjohura nga Autoriteti.
Gjatë datës 07.04.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:
- U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
- Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
- Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 2 Vjecar;
- U tregtuan gjithsej një numër prej 1,000 njësi Obligacion Thesari 2 Vjecar;
- Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 2 Vjecar ishte 99,960,000 LEK;
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 07.04.2020 klikoni
Qeveria shqiptare siguroi 100 milionë euro borxh nga tregu i brendshëm nëpërmjet emetimit të obligacionit 2 vjeçar, në ankandin që u zhvillua sot, nga 120 milionë euro, që kishte kërkuar.
Bankat ofruan financim përtej kërkesë së qeverisë me një shumë prej 163,9 milionë euro, por për shkak të interesit të lartë të kërkuar qeveria ka pranuar të financohet më së paku 20 milionë euro më pak se kërkesa fillestare.
Shuma 100 milionë euro u mor kundrejt një kuponi indikativ 1,96 %, teksa qeveria synonte pagesën e interesit jo më shumë se 1,8%.
Oferta e bankave ka qenë për një interes gati 0,16% më të lartë se planifikimi i qeverisë. Për rrjedhojë nga shuma prej rreth 163,9 milionë eurosh që ofruan bankat qeveria pranoi vetëm 100 milionë euro.
Nga 37 kërkesa për të blerë obligacionin në euro u pranuan gjithsej 32.
Burimet nga tregu pohojnë se qeveria ka nevojë të financohet se paku me 200 milionë euro, por zgjodhi të mos e emetojë të gjithë shumën menjëherë për të mos krijuar presion tek normat e interesit.
Ankandi u zhvillua për llogari të qeverisë shqiptare e cila këtë herë po e merr borxhin në euro, duke tentuar ta sigurojë atë nga institucionet financiare, apo dhe individë e të tjerë.
Kjo është hera e shtatë që Banka e Shqipërisë zhvillon ankand për shitjen e obligaciot në euro. Ankandi i fundit, po obligacion dy vjeçar me kupon fiks, ishte zhvilluar në 17 gusht të vitit 2017 dhe ishte për një shumë prej 45 milionë eurosh, me një kupon indikativ prej 0.7%.
Në të gjashtë obligacionet e mëparshme në valutë, shuma e shpallur ka variuar mes 25 dhe 50 milionë euro, duke e bërë ankandin e të hënës më të madhin në histori, sa i përket obligacioneve të emetuar në euro.
Ky ankand nuk ishte planifikuar në ankandet e radhës së Bankës së Shqipërisë, e cila i publikon ato sipas një kalendari të caktuar.
Ndërkohë, qeveria ka bërë të ditur nevojat e saj për valutë, por nuk ka specifikuar destinacionet se si do përdoret ky borxh, i cili po merret në një kohë që ekonomia dhe buxheti po kalojnë një situatë të vështirë për shkak të pezullimeve që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Gjithsesi, ekspertët paralajmërojnë se rritja e borxhit në valutë duhet bërë me kujdes, pasi mbulimi ka ardhur kryesisht nga tregu i brendshëm, që ka burime të kufizuara në këtë monedhë.

Burimi: Revista Monitor
