
Për më shumë informacion rreth Raportit Statistikor të muajit Janar 2020 klikoni këtu

Për më shumë informacion rreth Raportit Statistikor të muajit Janar 2020 klikoni këtu
Sot më datë 31.01.2020, në ambientet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE u organizua leksion i hapur me temë “Arkitektuara e industrisë së titujve në Shqipëri dhe Bursa ALSE”. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të stafit akademik të Institutit Kanadez të Teknologjisë (CIT) si dhe studentë të vitit të dytë të programit Bachelor pranë këtij universiteti.
Pjesmarrësit në këtë aktivitet u njohën me infrastrukturën që bën të mundur procesin e përputhjes së kërkesës me ofertën për tituj. Specialistja e mbikëqyrjes dhe menaxhimit të riskut Znj. Erinda Fiku i prezantoi arkitekturën e tregut në Shqipëri si dhe sistemin Elektronik të Tregtimit (ETS) që Bursa ALSE përdor aktualisht, platformë që mundëson tregtimet në bursë. Studentët patën një reagim pro-aktiv me pyetje praktike lidhur me mënyrën e funksionimit të Bursës

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka njoftuar se Shqipëria po planifikon të lëshojë një Eurobond deri në 600 milion euro në muajin maj dhe jo në nëntor siç ishte planifikuar fillimisht.
Ky afrim kohor erdhi si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, dhe për këtë tashmë do të vendoset në muajin prill nëse do të huazonin më shumë për të mbuluar nevojat për rindërtim, ka bërë me dije Denaj.
“Në këtë mënyrë, ne mund të gjenim hapësirë në buxhet për ta përdorur atë qoftë në rindërtim ose investime të tjera të planifikuara,” ka thënë Denaj për Reuters. Më pak se gjysma e obligacionit do të paguajë borxhin.
“Ne mund të ngremë tavanin (Eurobond) pak, nga 500 mln në 600 mln, ose 580 mln ose 590 mln, në varësi të nevojës në momentin që do të hyjmë në treg,” shtoi Denaj për Reuters.
Denaj ka konfirmuar për Reuters, se do të zgjidhet një këshilltar ligjor dhe menaxher i bankës drejtuese për obligacionin në ditët në vijim, duke shtuar se Standard & Poor’s vlerësoi kreditit e Shqipërisë me një B + me një perspektivë të qëndrueshme javën e kaluar.
Gjatë datës 04.02.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 04.02.2020 klikoni

Konceptimi i tregtimit të letrave me vlerë është një fenomen i ri për tregun e biznesit në Shqipëri. Ky proces tregtimi kërkon parapërgatitje dhe njohje të thelluar të kritereve dhe procedurave të emetimit të letrave me vlerë. Kreshnik Robo, Partner i Shërbimeve të Këshillimit Financiar të Deloitte Shqipëri dhe Kosovë nëpërmjet kësaj interviste synon të informojë subjektet që mund të realizojnë këtë ofertë fillestare publike dhe publikun investues.
Për të lexuar intervistën e plotë klikoni këtu
Revista Monitor Viti i XX i Botimit NR. 4 (916) – 03.02.2020
Gjatë datës 03.02.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimin e tregtimit të datës 03.02.2020 klikoni

Tiranë, 29 Janar (SeeNews) – Ministria e Financave e Shqipërisë u shpreh se ka për qëllim të emetojë një Eurobond në shumën deri 600 milion euro (660.0 milion usd) me maturim nga 7 deri në 10 vjet në tregjet ndërkombëtare në fund të këtij viti.
Të ardhurat do të përdoren për të mbuluar nevojat e qeverisë për financim dhe do të menaxhojë në mënyrë proaktive detyrimet, u shpreh ministria në një deklaratë ditën e Hënë(27 janar 2020).
”Ky transaksion është në përputhje me strategjinë afat mesme të borxhit të qeverisë për të financuar si duhet borxhin me kosto sa më të ulët dhe nivel risku të moderuar” – Ministria theksoi.
Ministria gjithashtu tha se është duke ftuar ofertat për bankat e investimeve që do të drejtojnë procesin e emetimit. Afati përfundimtar për të dorëzuar propozimet është deri në 5 Shkurt.
Në 2015, Shqipëria emetoi një Eurobond shtatë vjecar me kupon 3.5% në shumën 500 milion euro, me normë më të ulet se Eurobondi pesë vjecar me kupon 5.75 % i emetuar në 2015.
SeeNews
Financimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NMV) nëpërmjet kapitalit (equity finance) është një proces mjaft i rëndësishëm për ekonominë e një vendi në zhvillim pasi i vjen në ndihmë finacimit të biznesit që për shkaqe objektive nuk klasifikohet nga bankat si i përshtatshëm për kredi. Kjo formë e investimit alternativ është jo vetëm e favorshme dhe më pak e kushtueshme për bizneset për shkak të ndarjes së risqeve me investitorët, por edhe i ndihmon ato (bizneset) që të përfitojnë nga njohuritë dhe eksperienca e investitorëve profesionistë si dhe të standardizojnë aktivitetin e tyre.
Financimi nëpërmjet kapitalit, transferimi i njohurive si dhe standardizimi i procedurave i mundësojnë NMV-ve një disiplinim financiar duke siguruar një qëndrueshmëri afatgjatë në treg. Gjithashtu ky proces shërben edhe si një para-dhomë për NMV-të që të hynë në sektorin financiar apo të rrisin kapitalin nëpërmjet Bursës. Investitorët profesionalë që ofrojnë fonde alternative për NMV-të i mësojnë këto të fundit me kulturën e ndarjes së riskut dhe përgjegjësive në vendimmarrje nëpër bordet drejtuese, i mësojnë me kulturën e transparencës financiare dhe standardizimit të raportimit financiar, duke i përgatitur këto biznese të vogla për tregun financiar bankar apo për listimin në bursë.
Në këtë kuadër Dhoma Amerikane e Tregtisë në Tiranë në bashkëpunim me Creative Business Solutions organizoi një trajnim me NMV-të ku u prezantuan përfitimet që vijnë nga financimi alternativ nëpërmjet kapitalit. Gjithashtu, në një intervistë për SCAN TV ekspertët e huaj që trajnuan NMV-të shpjeguan detaje me të hollësishme nga ky proces. Ndërkohë Drejtori Ekzekutiv i Bursës ALSE, z. Artan Gjergji shpjegon përfitimet që sjell kjo risi në Shqipëri, duke e parë këtë lloj financimi si një shtysë të madhe ndihmëse për maturimin e biznesit vendas përpara listimit në Bursën ALSE.
Për më shumë informacion dhe dëgjuar intervistat klikoni këtu.
Sot, në datë 29.01.2020, nën kujdesin e Shoqatës Shqiptare të Bankave, u organizua mbledhja e 8-të e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar (ANFE). Të ftuar në këtë takim të rradhës së Rrjetit ishte z. Altin Tanku, Drejtor i Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, i cili prezantoi shkurtimisht këndvështrimin e Bankës së Shqipërisë mbi hartimin e strategjisë për edukimin financiar. Gjatë fjalës së tij u nënvizua rëndësia e integrimit të të gjithë objektivave dhe iniciativave të organizatave apo institucioneve që punojnë në këtë drejtim në një dokument të vetëm. Ai theksoi, gjithashtu, se përpos iniciativës së Bankës së Shqipërisë apo edhe të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për hartimin e një strategjie për edukimin dhe përfshirjen financiare, është e nevojshme edhe mbështetja e Ministrive përkatëse dhe e donatorëve ndërkombëtarë të tregut.
Të ftuar, gjithashtu, në këtë mbledhje të radhës së ANFE ishin dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore. Zj. Edlira Dashi, konsulente e projekti Greenback 2.0, e cila bëri një prezantim të detajuar të projektit dhe specifikisht të komponentit për rritjen e kapaciteteve të sektorit “retail”, i cili do të zbatohet nëpërmjet moduleve të trajnimeve të kryera në Akademinë Greenback. Prezent në takim ishte edhe z. Nenad Bosiljčić, Konsulent i BB dhe Koordinator Rajonal për Projektin e Remitancave dhe Pagesave, i cili vlerësoi maksimalisht badhkëpunimin e të gjitha organizatave për të koordinuar iniciativat e tyre në kuadër të edukimit financiar.
Gjatë datës 30.01.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:
Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 30.01.2020 klikoni