Credins Bank dhe Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) janë licencuar zyrtarisht nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për të tregtuar edhe tituj të kompanive private. Me një vendim të datës 19 dhjetor, Bordi Drejtues i AMF ka miratuar zgjerimin e fushës së veprimtarisë së këtyre dy institucioneve për ushtrimin e veprimtarisë së tregtimit të titujve në “Bursën Shqiptare të Titujve ALSE” dhe në tregun me pakicë në Republikën e Shqipërisë.

Më parë, licenca e brokerimit kufizohej në tregtimin e letrave me vlerë të qeverisë. Me hapjen e rrugës për tregtimin e titujve të kompanive private në bursën ALSE, Credins dhe ABI janë licencuar edhe si broker për kompanitë që do të jenë të interesuara të tregtojnë obligacione apo aksione të tyre në bursë.

Pas marrjes së të gjitha licencave të nevojshme nga depozitari ALREG, në fund të vitit të kaluar, tashmë ligjërisht nuk ka më pengesa që shoqëritë tregtare shqiptare të hyjnë në bursë, qoftë për të rritur kapitalin përmes shitjes së aksioneve ose për të siguruar huamarrje nëpërmjet titujve të borxhit.

Hyrja e kompanive private në bursë do të shënonte një zhvillim historik, jo vetëm për tregun financiar, por për të gjithë ekonominë shqiptare. Në vitet e fundit, disa kompani, kryesisht institucione financiare, kanë aplikuar huamarrjen përmes obligacioneve me ofertë private.

Ndërkohë, ka ende shpresa që bursa të mund të marrë një shtysë nga kompanitë publike. Në vitin 2018, kryeministri Rama paralajmëroi hyrjen në bursë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, por ky proces është i lidhur me ndarjen e këtij operatori në disa kompani të veçanta, që deri tani ka ecur me hapa të ngadaltë.

Burimi: Portali Paraja.net

Gjatë datës 14.01.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 50 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 5,026,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 14.01.2020 klikoni

këtu

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka kënaqësinë t’ju njoftojë mbi publikimin e Raportit Statistikor 3-mujor për periudhën Tetor – Dhjetor 2019 (T4-2019).

Për informacion më të detajuar rreth raportit, ju lutem klikoni këtu

Gjatë datës 13.01.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 28 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 2,921,800 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimin e tregtimit të datës 13.01.2020 klikoni

këtu

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE

Drejtoria e Tregtimit, Klerimit dhe Shlyerjes së Titujve

Për të ndjekur intervistën e plotë klikoni këtu

Gjatë datës 10.01.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 10 Vjecar dhe Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 6 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar dhe 500 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 628,200 LEK dhe në Bono Thesari 12 Mujore ishte 4,998,200 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimin e tregtimit të datës 10.01.2020 klikoni

këtu

Gjatë datës 09.01.2020 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 3 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 333,270 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 09.01.2020 klikoni

këtu

EuroNews Albania

Në intervistën e dhënë sot (09.01.2020) për televizionin EuroNews Albania, Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, z.Artan Gjergji, është ndalur në ndikimin e menjëhershëm që pati në tregjet financiare ndërkombëtare tensioni i krijuar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Tregjet financiare, shprehet z.Gjergji, bazohen mbi dy elementë mjaft të rëndësishëm siç janë besimi dhe transparenca. Të dy këto elementë krijojnë pritshmëri pozitive ose negative tek investitorët duke i ndikuar ata në vendimmarrjen e transaksioneve të tyre në tregjet financiare. Kjo është arsyeja që vendimarrja e investitorëve është tepër e ndjeshme ndaj luhatjeve politike. Sa i përket veprimeve politike ndërmjet SHBA dhe Iran, ato patën një ndikim të menjëhershëm në bursat ndërkombëtare (rënie drastike e çmimeve dhe indekseve të aksioneve). Megjithatë, pasi diplomacia ndërkombëtare zbuti tonet e debatit politik, kjo u reflektua menjëherë edhe në qetësimin e luhatshmërisë së çmimeve të aksioneve në bursat ndërkombëtare.

Në përgjigje të pyetjes së gazetares së EuroNews Albania në lidhje me alternativat e mundshme të investimit që ekzistojnë në tregun financiar vendas, z.Gjergji evidentoi si një alternativë të mundshme investimin në instrumentat e borxhit qeveritar (bono dhe obligacione thesari). Këto instrumenta financiare ofrojnë një normë kthimi (interes) relativisht më të kënaqshëm se depozitat bankare, por duhet të jenë në përputhje të plotë me qasjen e investitorit ndaj risqeve të mundshme si dhe afatet kohore që fondet e tyre janë të mundshme për t’u investuar. Gjithashtu z.Gjergji theksoi edhe një herë faktin që përveç instrumentave klasike si depozita dhe titujt e borxhit të qeverisë, tashmë në tregun financiar shqiptar ekzistojnë edhe alternativa të tjera të favorshme investimi për qytetarët siç janë fondet e investit dhe fondet e pensionit. Për vitin 2019 këto alternativa u sollën investitorëve norma kthimi vjetore në nivelet nga 5% -7%. Kjo tregon që interesi i qytetarëve në drejtim të këtyre fondeve është gjithmonë në rritje.

Për të ndjekur intervistën e plotë në televizionin EuroNews Albania klikoni këtu.

Normat e interesit të instrumenteve të borxhit qeveritar e nisën në rënie edhe vitin 2020. Obligacionet me maturim 10 vjeçar, u emetuan në fillim të kësaj jave me një kupon prej 5.29%, në rënie nga niveli prej 5.53% i ankandit të fundit, në tetor të vitit të kaluar. Ministria e Financave siguroi pothuajse të plotë shumën e shpallur për financim, prej 4 miliardë lekësh.

Kërkesat për të blerë obligacione në ankand arritën në pothuajse 5.7 miliardë lekë, duke konfirmuar një interes të lartë të tregut për të investuar në titujt e qeverisë. Obligacionet 10 vjeçare, për shkak të maturitetit të gjatë, ofrojnë edhe kthime më të larta në raport me instrumentet e tjera të investimit financiar në monedhën vendase. Ato ngelen një investim shumë me interes për institucionet e orientuara te investimet afatgjata, si fondet e investimit dhe sidomos ato të pensioneve.

Ankandi i parë i këtij viti konfirmon pritshmëritë për norma të ulëta interesi edhe gjatë këtij viti. Tregu financiar paraqitet likuid, ndërsa sinjalet e Bankës së Shqipërisë janë për një vazhdim të politikës monetare lehtësuese, madje pa përjashtuar ulje të mëtejshme të normës bazë të interesit. Gjatë vitit të kaluar, inflacioni pësoi një rënie përtej parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, pranë nivelit mesatar 1.4%. Në këto kushte, rritja e normave të interesit, që mund të fillonte që nga mesi i këtij viti, pritet të jetë më e largët. Pasojat në ekonomi nga tërmeti i nëntorit mund të jenë gjithashtu faktor që do të diktojë ruajtjen e një çmimi të lirë të parasë nga Banka Qendrore.

SCAN

Këndvështrim i Përgjithshëm

Viti 2019 shënoi vitin e dytë të operimit të Bursës ALSE. Edhe gjatë këtij viti u tregtuan vetëm Tituj Qeveritarë në ALSE. Volumi i tregtimit në bursë qëndroi në nivele të krahasueshme me ato të vitit 2018. Përkundrejt këtij fakti, gjatë vitit 2019, u pa një rritje interesi lidhur me anëtarësimin në Bursën ALSE, ku dy anëtarë të rinj u bashkuan (një bankë dhe një firmë brokerimi), duke sjellë numrin total të anëtarëve në katër.

Në kuadrin e përgjithshëm, gjatë vitit 2019, vlera totale e tregtuar në bursë ishte 2.46 miliard LEK, ose rreth 20.2 milion EUR, me një volum total prej 52,350 njësish të tregtuara në 101 transaksione. Në një analizë të përgjithshme të karakteristikave të tregtimit gjatë këtij viti, u vu re se kanë dominuar:

  • Transaksionet me Klientët (76.7% e vlerës totale të tregtuar);
  • Transaksionet e ekzekutuara gjatë Orarit Zyrtar (59.8% e vlerës totale të tregtuar);
  • Transaksionet në Obligacionet e Thesarit (86.7% e vlerës totale të tregtuar);
  • Transaksionet në valutën LEK.

Përsa i përket llojit të titullit, shumica e tregtimeve janë kryer në Obligacione Thesari me maturitet 5 dhe 10 vjeçar, të ndjekur nga ato me maturitet 3 vjeçar. Ndërkohë, shumica e tregtimeve në Bono Thesari janë kryer me ato me maturitet 12 mujor, të ndjekura nga ato me maturitet 6 mujor.

Mungesa e një Depozitari Qendror Titujsh (DQT) funskional në arkitekturën e tregut financiar vendas, e ka bërë të pamundur tregtimin e titujve korporativ (aksione dhe obligacione korporative). Megjithatë, gjatë vitit 2019 një punë intensive është kryer nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë (BSH) për të përgatitur kuadrin e plotë rregullativ, i cili nevojitet per licencimin e Rregjistrit Shqiptar të Titujve (ALREG). Një DQT funksionale do të plotësojë infraskturën e munguar, e cila mundëson tregtimin e titujve korporativ vendas në bursë.

ALREG është i licensuar nga AMF si regjistrar titujsh që nga Janari 2019, si dhe nga BSH si operator i shlyerjes së titujve që nga Dhjetori 2019. Aktualisht, ALREG është gati për të ofruar shërbimet back – office (të klerimit dhe shlyerjes) për transaksionet me titujt korporativ të ekzekutuar në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE.

Për më shumë informacione rreth aktivitetit të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE gjatë viti 2019 klikoni këtu

Lëvizje te postimet