Gjatë datës 29.08.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion  ne 1 titull;
  • Transaksioni  u ekzekutua  gjatë orarit zyrtar të Bursës (On-Exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujor  ishte 99,400 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 29.08.2019 klikoni këtu

Gjatë datës 27.08.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion  ne 1 titull;
  • Transaksioni  u ekzekutua  gjatë orarit zyrtar të Bursës (On-Exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 435 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujor  ishte 4,326,075 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 27.08.2019 klikoni këtu

Përfundon me sukses fushata “Termi i Ditës” (Term of the Day) ndërmarrë nga ana e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE rreth edukimit të publikut lidhur me tregun e kapitalit, bursën dhe llojet e tregtimeve që kryhen në të.
ALSE publikoi në rrjetet e saj sociale 50 foto informative në gjuhën angleze me qëllim informimin e publikut.
Duke filluar nga muaji Shtator fushata do t’i dedikohet publikut shqiptar, duke publikuar në rrjetet sociale materialet në gjuhën shqipe.

Për të parë një pjesë të fotove klikoni këtu

Sot datë 21.08.2019, në seancën e tregtimit të titujve në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE filloi zyrtarisht tregtimin anëtari i ri, Banka Intesa Sanpaolo Albania.
Banka Intesa Sanpaolo Albania u anëtarësua pranë ALSE me vendimin nr. 32 datë 21.05.2019 të Këshillit Mbikëqyrës, për tregtimin e letrave me vlerë të Qeverisë. Banka Intesa Sanpaolo Allbania është anëtari i katërt i Bursës ALSE dhe tregton me të drejta të plota së bashku me Credins Bank, Bankën Amerikane të Investimeve dhe Triumf Grup.

Interesat e bonove të thesarit në tregun primar morën një hov të mëtejshëm në rritje në ankandin e të martës. Bonot me maturim 12-mujor kaluan pragun e 2% dhe u emetuan me një yield mesatar të ponderuar prej 2.18%.

Rritja ishte në përmasa të konsiderueshme krahasuar me ankandin e mëparshëm, kur yield-i kishte qenë 1.92%. Ndryshe nga ankandet e mëparshme, të martën tregu nuk shfaqi shtrëngime likuiditeti dhe kërkesat në ankand kishin vlerën e 11.2 miliardë lekëve, ndjeshëm më shumë në raport me shumën prej 9.8 miliardë lekësh të shpallur për financim nga Ministria e Financave.

Kjo dëshmon se rritja e interesave tashmë lidhet edhe me ndryshimin e pritshmërive të agjentëve të tregut, duke ndikuar në çmimin që ata kërkojnë për të financuar deficitin e qeverisë.

Në analizën e saj, Banka e Shqipërisë gjykon se ndryshimi i kahut të interesave është diktuar kryesisht nga rritja e kërkesës së qeverisë për financim në tregun e  brendshëm pas tremujorit të dytë.

Edhe pse interesi i sistemit bankar për të investuar në letra me vlerë ka vijuar të jetë i lartë, rritja e kërkesës së qeverisë ka ushtruar presione rritëse mbi yield-et. Rritja ka qenë lehtësisht më e madhe në maturitetet e ulëta, megjithatë, yield-et janë në nivele më të ulëta se një vit më parë.

Bankat tregtare janë financuesi kryesor i borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare, me mbi 61% të stokut total.

Ersuin Shehu / SCAN

Gjatë datës 20.08.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion  ne 1 titull;
  • Transaksioni  u ekzekutua  gjatë orarit zyrtar të Bursës (On-Exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 200 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujor  ishte 1,971,200 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 20.08.2019 klikoni këtu

Interesi i individëve për të blerë bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare është në rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e dytë, individët morën pjesë në ankandet e letrave me vlerë në një shumë rreth 2.1 miliardë lekë më të ulët nga ajo që u maturohej për të njëjtën periudhë kohore.

Kjo tregon se një pjesë e mirë e instrumenteve të maturuara të individëve nuk janë rinvestuar. Banka Qendrore konstaton se kjo tendencë ka vijuar për 4 tremujorët e fundit. Shpjegimi kryesor mund të jetë rënia në nivele mjaft të ulëta e normave të interesit.

Pavarësisht se rënia u frenua në tremujorin e dytë të këtij viti, sërish yield-et ngelën pranë niveleve më të ulëta historike dhe nuk janë shumë joshëse për investitorët. Sidoqoftë, shtimi i kërkesës së qeverisë për huamarrje, në raport me dy tremujorët e mëparshëm, e ka rikthyer rritjen e kurbës së yield-eve.

Në tremujorin e dytë të vitit, qeveria zgjeroi huamarrjen e brendshme me 7.8 miliardë lekë, kryesisht përmes emetimit të obligacioneve referencë 3-vjeçare dhe 5-vjeçare. Ky borxh i ri u financua në pjesën më të madhe prej bankave tregtare.

Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në mesin e këtij viti individët mbanin rreth 14.1% të borxhit të brendshëm, ndërkohë që një vit më parë pjesa e tyre ishte ndjeshëm më e lartë, me 15.9%. Ndërkohë, bankat tregtare ngelen financueset kryesore të borxhit të brendshëm me 61.1% të totalit, nga 60% që mbanin në mesin e vitit të kaluar.

Ersuin Shehu/ SCAN

Tregu financiar po shfaq interes të ulët për titujt afatshkurtër të qeverisë shqiptare. Ministria e Financave nxori ditën e martë në shitje bono me maturim 6-mujor, për një vlerë totale prej 2 miliardë lekësh. Por, në ankand u paraqitën vetëm katër kërkesa për të blerë, për një shumë totale prej më pak se 1.2 miliardë lekësh. Ministria e Financave pranoi vetëm kërkesën me çmim më të ulët, në vlerën e 357 milionë lekëve, duke financuar kështu vetëm një pjesë të vogël të huamarrjes së planifikuar. Interesi i dobët nga tregu bëri që yield-i mesatar i ponderuar të rritej në 1.48%, nga 0.96% që kishte qenë në ankandin e fundit, për bonot me të njëjtin afat maturimi.

Në muajt e fundit, kërkesa e investitorëve për të blerë bono në tregun primar është zbehur ndjeshëm dhe kjo po sjell një rritje graduale të normave të interesit. Shpjegimi kryesor duket të jetë se tregu e ka tejkaluar momentin e mbilikuiditetit, që u theksua sidomos nga tetori i vitit 2018, pas emetimit të eurobondit. Specifikisht për titujt me maturim afatshkurtër, ekspertët e sistemit bankar shprehen se normat ende të ulëta të interesit i bëjnë ato pak tërheqëse për bankat. Blerja e tyre bëhet më shumë me qëllime menaxhimi të likuiditetit, sesa për të siguruar përfitime. Një faktor tjetër mund të jetë që shumë banka kanë preferuar të mos investojnë në tituj, duke pritur një rritje të mëtejshme të normave të interesit. Në veçanti për bankat me fuqi domethënëse në tregun e titujve, ulja e pjesëmarrjes mund të jetë edhe një instrument për të nxitur rritjen e normave të interesit.

Ekspertët janë të mendimit se normat e interesit mund të vazhdojnë korrektimin në rritje, por në përmasa të kufizuara dhe në mënyrë graduale. Sinjalet e dhëna nga Banka e Shqipërisë, pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës, gjithashtu mund të kenë ndikim në treg. Guvernatori Sejko paralajmëroi që, nëse inflacioni do të vazhdojë të jetë i ulët, së shpejti Banka e Shqipërisë mund ta ulë përsëri normën bazë të interesit. Një lëvizje e tillë do ta frenonte rritjen e interesave në tregun financiar, që gjithsesi ngelen ende pranë niveleve më të ulëta historike, në të gjithë segmentet e tij.

Ersuin Shehu / SCAN

Më 5 korrik 2019, Polonia mirpriti Kryetarët e Qeverisë së Procesit të Berlinit, si edhe përfaqësuesit e Institucioneve Europiane, Institucioneve Financiare Ndërkombëtare, OECD, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, dhe Zyrën e Bashkëpunimit të të Rinjve Rajonal.

Samiti i Poznanit organizohet në vazhdim të samiteve të mëparshme në Berlin, Vienë, Paris, Trieste and Londër në kuadër të Procesit të Berlinit, si edhe Samitit të BE- Ballkani Perëndimor në Sofie gjatë vitit 2018. Liderët ranë dakort që Procesi i Berlinit tregon angazhimin për arritjen e një rajoni të qëndrueshëm, të sigurtë dhe të begatë në Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës: duke ndarë vlera të njëjta, të njëjtën histori, të njëjtën pozitë gjeografike, të njëjtën trashëgimi, kulturë dhe një të ardhme të përcaktuar nga mundësi dhe sfida të përbashkëta. Liderët në mënyrë unanime rikonfirmuan mbështjetjen e tyre për perspektivën Europiane lidhur me Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, qeveria Polake përsëriti bindjen e saj se e ardhmja e gjithë rajonit është në Bashkimin Europian.

Liderët e Ballkanit Perëndimor rikonfirmuan angazhimet e tyre për forcimin e ligjit, të drejtave themelore dhe mirëqeverisjes në rajon. Ata ranë dakord mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve të mira midis fqinjëve dhe mirëkuptimit, që janë esenciale për rajonin në mënyrë që të bëhet progres në rrugën e tyre drejt Europës. Ata gjithashtu u angazhuan për kalimin e vështirësive aktuale në rajon në mënyrë që të arrihet progres thelbësor në fusha si integrimi ekonomik rajonal dhe ndërlidhja për të mirat e qytetarëve dhe operatorëve ekonomik.

Ekonomia

Liderët e Ballkanit Perëndimor njohën rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, dhe rikonfirmuan angazhimin e tyre më të fortë ndaj Hapsirës Ekonomike Rajonale, implementimit të reformave të cilat kanë për qëllim sjelljen e prosperitetit në rajon dhe forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet ekonomive të Ballkanit Perëndimor si edhe përshpejtimin e konvergjencës me BE. Ata mirëpritën arritjet në implementimin e Plani Shumëvjçar i Veprimit Ekonomik Rajonal (MAP REA) dhe njohën vështirësitë lidhur me tregtinë aktuale të cilat kanë ndikuar në rritjen e kapaciteteve në Ballkanit. Ata u angazhuan që do të bëjnë përpjekjet e tyre më të mira për të kaluar këto vështirësi për sa i përket prioriteteve të vendosura për 2019/20 të përshkruara nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Sekretariati CEFTA në secilën nga të katërta shtyllat.

Është miratuar, Deklarata e Njohjes së Kualifikimit të Edukimit të Lartë, e cila vendos përpara  një model të njohjes automatike për kualifikimin e edukimit të lartë dhe të periudhave të studimeve jashtë vendit. Liderët e Ballkanit Perëndimor mbajtën shënim se pavarësisht progresit të kryer, negociatat lidhur me Njohjen e Përbashkët të Kualifikimit Profesional nuk janë të mundura të kryhen në kohë në Samitin e Poznanit dhe ata u anagazhuan për të punuar lidhur me gjetjen e formave të përshtatshme për të siguruar arritjen e rezultateve në kohë lidhur me këtë çështje. Duke njohur rëndësinë e kërkimit dhe inovimit për zhvillimin e ardhshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Liderët presin krijimin e një qendre rajonale të bashkëpunimit kërkimor duke mundësuar krijimin e një rrjeti ndërmjet kërkuesve, përfshirë hartën e një infrastrukture kërkimore rajonale dhe përfundimin nje protokolli me akses të hapur rajonal.

Liderët e Ballkanit Perëndimor përsëritën rëndësinë e bashkëpunimit rajonal lidhur me politikat e investimit dhe mirëpritën adoptimin dhe implemntimin për Planet e Veprimit të Reformës Individuale në linjë me Axhendën e Reformave të Investimit Rajonal. Deklarata e Politikave të Përbashkëta ekzekutive lidhur me zhvillimin e standardeve të pranuara rajonale për negocimin e Marrëveshjeve të Investimeve Ndërkombëtare, në linjë me kuadrin e politikave të investimit dhe standardeve të BE.

Liderët e Ballkanit Perëndimor morën përsipër të intensifikojnë përpjekjet për bashkëpunimin rajonal në fushat si diversifikimin e tregjeve financiare, me fokus tregun e kapitaleve, duke pasur për qëllim aksesimin e financës në Ballkanin Perëndimor. Ata gjithashtu mirëpritën nismën e Bankës Botërore lidhur me draftin e diagnostikimit të tregjeve financaire në Ballkanin Perëndimor. Ata mbajtën shënime rreth përgatitjes së udhëzimeve praktike për zhvillimin e tregjeve të kapitalit dhe marrëveshjes për të ribërë dhe rregulluar udhëzime praktike për të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me ekonominë digjitale dhe zhvillimin e shoqërisë, Liderët e Ballkanit Perëndimor rikonfirmuan angazhimet e tyre rreth objektivave të vendosura në Axhendën Digjitale për Ballkanin Perëndimor dhe Hapsirën Ekonomike Rajonale. Ata mbështetën konkluzionet e Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Beograd gjatë datave 4-5 Prill 2019, dhe mirëpritën në mënyrë të vecantë hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së re të Roaming-ut Rajonal, e cila solli çmime më të ulta për Roaming për gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor. Kjo marrëveshje ëshë shembulli i qartë se si bashkëpunimi rajonal mund të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset në rajon. Ata u zotuan për të mbështetur organizmin e Samitit Digjital 2020 në Shqipëri, që do të bashkë-organizohet nga rajoni, Komisioni Europian, RCC dhe përfaqësues të biznesit.

Liderët e Ballkanit Perëndimor mirëpritën fillimin e implementimit të suksesshëm të Additional Protocol 5 (AP5) lidhur me Lehtësimin e Tregtimit për të suportuar tregtime më të shpeshta, të lehta dhe me kosto më të ulëta. Ata mbajtën shënime lidhur me Vendimin për njohjen e përbashkët të programit të Operatorëve Ekonomik të Autorizuar. Ata mirëpritën marrëveshjen mbi kohëzgjatjen për përgatitjen e Strategjisë së Menaxhimit të Përbashkët të Riskut. Ata përgëzuan implementimin e rregullave të rishikuara në shtetet e origjinës, të cilat, që nga 1 Korriku 2019,lejojnë grumbullimin e plotë të detyrimeve që vijnë për shkak të regjimit “drawback” i cili konsiston në pezullimin, përjashtimin ose rimbursimin e detyrimeve tatimore të krijuara nga produktet e përdorura nëprocesin e prodhimit të mallrave të eksportit dhe implementimin e SEED+. Liderët e Ballkanit Perëndimor mbajtën shënime të konkluzioneve të raportit lidhur me harmonizimin e tarifave të doganave me BE – CET.

Liderët e Ballkanit Perëndimor mirëpritën marrëveshjen mbi një shkrim të CEFTA Additinal Protocol 6 (Protokolli Shtesë 6)mbi Tregtimet në Shërbime dhe u bënë thirrje palëve të mbetura të CEFTA-s për plotësimin e prodecurave të brendëshme në mënyrë që të aprovohet. Ata bënë thirrje për adoptimin e shpejtë të këtij protokolli shtesë. Ata përgëzuan krijimin e një pike kontakti për shërbimet brenda palëve.

Liderët e ballkanit Perëndimor mbështetën punën e kryer në bashkëpunim mbi statistikat e tregut. Ata mbajtën shënim mbi punën për identifikimin e barrierave rregullatore në e-commerce dhe ftuan palët ti adresojnë ata në mënyra sa më efektive. Ata njohën rëndësinë e ndërmarrjes së negociatavë të CEFTA Additional Protocol 7 mbi zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Tregtare. Ata përgëzuan sekretariatin e CEFTA për kontributin në dialogun efektiv publik-privat falë nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi me Forumin e Dhomës së Investimeve WB6.

Burimi : Website of the Republic of Poland

Gjatë datës 07.08.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion  ne 1 titull;
  • Transaksioni  u ekzekutua  jashtë orarit zyrtar të Bursës (Of-Exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 2 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 250 njësi Obligacion Thesari 2 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 2 Vjecar ishte 25,175,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 07.08.2019 klikoni këtu

Lëvizje te postimet