Gjatë datës 04.07.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion  ne 1 titull;
  • Transaksioni  u ekzekutua  gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuara ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar ;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 20 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 2,099,800  LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 04.07.2019 klikoni këtu


Gjatë 2018 pranë Bursës ALSE janë anëtarësuar katër shoqëri komisionere Banka, të licensuara nga AMF, për të kryer veprime me tituj. Banka Credins, Banka Amerikane e Investimeve dhe Tirana Bank janë të licensuara për kryerjen e veprimeve me tituj për llogari të tyre dhe të klientëve (broker-dealer).

Për të lexuar intervistën e plotë klikoni këtu


Komisioni i Letrave me Vlere të Qipros (CySEC) ka paralajmëruar disa herë publikun se persona të pa autorizuar prezantohen si zyrtarë të Komisionit të Letrave me Vlerë të Qipros (CySEC) ose si përfaqësues të emëruar nga ky Autoritet, duke u kërkuar investitorëve para në këmbim të zgjidhjes fiktive të kërkesave për kompensimin e humbjeve që mund të pësojnë investitorët nga investimi tek një numër shoqërish brokerimi të licencuara dhe mbikëqyrura nga Autoriteti i Qipros.
Me qëllim mbrojtjen e investitorëve në nivel ndërkombëtar, CySEC ka kërkuar nga të gjithë anëtarët e Organizatës Ndërkombëtare të Komisioneve të Letrave me vlerë të asistojnë në publikimin e këtij njoftimi.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si nënshkrues i Marrëveshjes Shumëpalëshe mes anëtarëve të IOSCO-s dhe si anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate vlerësoi nevojën e publikimit të këtij njoftimi.

Fushata online mjaft e sofistikuar nga personat e paautorizuar po shndërrohet në një skemë mashtrimi, ku:

  • Individë të cilët pretendojnë të jenë punonjës të Komisionit të Letrave me Vlerë të Qipros, apo konsulentë ligjorë të tij, apo punonjës të autoriteteve të tjera financiare Qipriote (Bankës Qendrore e Qipros) kontaktojnë investitorë të ndryshëm nëpërmjet e-maileve të cilët përmbajnë emrin, adresën, vulën dhe logon zyrtare të CySEC dhe gjithashtu edhe firmën e punonjësve të autoritetit;
  • Premtojnë për kompensime mbi probleme të mundshme që investitorët kanë hasur me disa kompani (platforma tregtimi të letrave me vlerë të cilat ofrojnë produkte spekulative investimi).

AMF, duke u mbështetur në paralajmërimet e CySEC sqaron se Komisioni i Letrave me Vlerë të Qipros nuk dërgon kurrë këto lloj kërkesash tek investitorët apo tek publiku i gjerë, si dhe gjithashtu:

  • Nuk kërkon asnjë të dhënë personale, apo financiare;
  • Nuk ka të drejtë të mbledhë tarifa nga investitorë individualë, si dhe nuk ka të drejtë për të caktuar persona të tretë të veprojnë në këtë mënyrë në emër të tij;
  • Nuk është i përfshirë, dhe nuk ka kompetenca të kërkojë kompensime në grup, në emër të të tretëve.

Shembull i një skeme të tillë paraqitet më poshtë:
Rasti më i fundit i një skeme të ngjashme përfshinte një individ i cili hiqej si “Christos Sofroniou”, dhe kishte për qëllim të kontaktonte investitorë në vende të ndryshme (përfshirë edhe vendet e BE-së) dhe t’u mbushte mendjen atyre të paguanin tarifa ligjore për të marrë pjesë në programe të rreme për të rikuperuar humbjet nga platformat e investimit. Në këtë komunikim, logoja e CySEC përdorej në mënyrë të pa autorizuar. Ky individ përdorte adresën elektronike contact@sofroniou-legal.org si dhe numrat e telefonit +35725654263; +35799711917.

AMF paralajmëron publikun të qëndrojë vigjilent në lidhje me komunikime të ngjashme nga çdokush i cili hiqet si përfaqësues i CySEC apo autoriteteve të ngjashme, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të transferojë para për llogari të tyre.

Investitorët janë të lutur të kontaktojnë CySEC apo çdo autoritet tjetër nga i cili kontaktohen për të verifikuar autencitetin e komunikimit.

Tregohuni të kujdesshëm që të mos bini pre e mashtrimeve.

Burimi: Autoriteti Mbikqyrjes Financiare

Interesat e bonove të thesarit në tregun primar po rriten edhe gjatë muajit qershor. Në ankandin e të martës, bonot me maturim 12 mujor regjistruan një interes mesatar të ponderuar prej 1.68%, nga 1.46% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

Pas disa muajsh me radhë të rënies së interesave deri në vlera minimale historike, muaji maj shënoi një pikë kthese. Rregullimi në rritje i interesave ishte i pritshëm, duke pasur parasysh se rënia kishte arritur nivele shumë të ulëta dhe ndoshta të paparashikuara. Sidomos pas emetimit të eurobondit, në tetor të vitit të kaluar, tregu i brendshëm financiar u gjend edhe më likuid se zakonisht. Kjo rriti konkurrencën mes investitorëve për të blerë bono dhe obligacione, në mungesë të alternativave të tjera të investimit financiar në monedhën vendase.

Interesat e letrave të borxhit qeveritar zbritën në vlera të paregjistruara më parë, por kjo rënie natyrshëm arriti një pikë fundore dhe interesat po nisin të lëvizin drejt niveleve më të arsyeshme. Nga ana tjetër, edhe kërkesa e tregut financiar për të blerë bono është reduktuar disi në ankandet e fundit. Në ankandin e djeshëm, vlera e kërkesave ishte vetëm lehtësisht më e lartë se shuma e bonove të shpallura për shitje nga Ministria e Financave.

Kjo tregon se tregu i titujve qeveritarë mund ta ketë përthithur pjesërisht likuiditetin e tepërt të krijuar. Pavarësisht se interesat janë në një cikël axhustimi në rritje, ekspertët nuk presin që kjo rritje të ketë përmasa të mëdha.

Ersuin Shehu/SCAN

Artan Gjergji and Ludwig Nießen duke nënshkruar kontratën.

Vienë/Tiranë, 17 Qershor 2019

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE dhe Bursa e Vienës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të dhënat e tregut. Ofruesit e informacionit financiar në treg, të ashtuquajturit shitës të dhënash (data vendors), mund të aksesojnë të dhënat e tregut të titujve në Shqipëri nëpërmjet platformës qendrore të shpërndarjes së të dhënave që administron Bursa e Vienës. Të dhënat e tregut të titujve nga Shqipëria mund të aksesohen potencialisht në kohë reale nga më shumë se 18,000 përdorues në rreth 60 vende të ndryshme. Kjo platformë qendrore e shpërndarjes së të dhënave sipas parimit me një sportel (one-stop shop) redukton në maksimum punën për klientët në aspektin administrativ, ligjor dhe teknologjisë së informacionit. Bursa e Vienës shpërndan të dhëna financiare nga 11 shtete nëpërmjet kësaj platforme qendrore: përditëson të dhënat për tregjet e titujve nga Shqipëria, Austria, Bosnia dhe Hercegovina, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Kazakistani, Maqedonia e Veriut, Serbia e Sllovenia si dhe të dhënat e tregtimit nga Bursa Austriake e Energjisë (EXAA).

“Me mbështetjen e donatorit zvicerian SECO dhe Bankës Botërore, Shqipëria ka përgatitur projekt-ligje në fushën e fondeve të investimeve dhe në tregun e kapitaleve për të përafruar më shumë legjislacionin shqiptar me direktivat e BE-së. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare po punojnë së bashku për të licensuar dhe mbikëqyrur depozitarin qendror për titujt jo-qeveritarë, i cili pritet t’i japë një zhvillim të shpejtë tregut të titujve në Shqipëri. Bashkëpunimi me platformën qendrore të shpërndarjes së të dhënave që administron Bursa e Vienës, do të krijojë një vlerë të madhe në drejtim të rritjes së besimit në tregun vendas si dhe do të ndihmojë në promovimin e tregut të titujve të Shqipërisë në Europë,” thotë Artan Gjergji, Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE. “Bashkëpunimi ynë me Bursën Shqiptare të Titujve ALSE tregon se si dy bursa mund të përfitojnë nga pikat e forta dhe mundësitë e njëra-tjetrës. Jemi krenarë të ndajmë njohuritë dhe teknologjinë tonë për të rritur vizibilitetin në shkallë ndërkombëtare dhe përafrimin e mëtejshëm me standardet e BE-së të një tregu të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit,” u shpreh Ludwig Nießen, Drejtori i Përgjithshëm Operacional dhe Teknik (COO & CTO) i Bursës së Vienës.

Për të lexuar Njoftimin për Shtyp të Bursës së Vienës, klikoni ketu

Rreth Bursës Shqiptare të Titujve ALSE
Bursa Shqiptare e Titujve ALSE është e vetmja bursë që ushtron veprimtarinë aktualisht në Shqipëri. Ajo filloi si një projekt ambicioz në vitin 2014, i mbështetur financiarisht nga disa banka dhe institucione financiare në vend, për të kulmuar me marrjen e licensës për ushtrimin e aktivitetit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në Korrik 2017. ALSE është një treg klasik i organizuar titujsh në Shqipëri, i cili i hapi zyrtarisht dyert për tregtim në Shkurt 2018, duke u ofruar operatorëve të tregut një platfromë elektronike tregtimi krejtësisht të automatizuar. Në ditët e sotme, në ALSE mund të tregtohen të gjitha klasat e titujve përveç titujve derivativë. Misioni i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE është të ofrojë një treg eficient dhe transparent me një mekanizëm të ndershëm e të paanshëm për përcaktimin e çmimeve të titujve, i cili do t’u mundësojë kompanive shqiptare rritjen e kapitalit dhe do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë së Shqipërisë.

Gjatë datës 13.06.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion  ne 1 titull;
  • Transaksioni  u ekzekutua  gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 16 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 159,344  LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 13.06.2019 klikoni këtu

Gjatë datës 12.06.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 7 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 804,300 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 12.06.2019 klikoni këtu

Interesat  e letrave të borxhit qeveritar kanë rinisur rritjen gjatë dy muajve të fundit, teksa efektet e Eurobondit janë drejt përfundimit dhe kërkesa për financimin e deficitit buxhetor me borxh po rriten.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, interesi fiks i obligacionit dyvjeçar arriti më 6 qershor 1,99%, niveli më i lartë i shënuar këtë vit për këtë afat maturimi.

Në raport me ankandin e mëparshëm, interesi shënoi rritje me 0.35 pikë përqindje. Pak a shumë ecuri të ngjashme kanë pasur edhe emetimet e maturimeve të tjera, teksa shihet se qeveria ka shtuar emetimin e bonove të thesarit 12 mujore.

Interesi në këtë maturim shënoi 1.61% në ankandin e datës 3 qershor, me një rritje 0.16 pikë përqindje  në raport me ankandin e mëparshëm.

Oferta për blerjen e borxhit ka qenë më e lartë se kërkesa e qeverisë por diferenca ka ardhur duke e ngushtuar, për shkak se qeveria ka rritur kërkesën për borxh sqarojnë burimet nga tregu.

Në tremujorin e parë të vitit, interesat e instrumenteve te borxhit të qeverisë pothuajse u përgjysmuan në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ulja e interesave po ndikohet nga emetimi i Eurobondit vitin e kaluar, me vlerë 500 milionë euro. Nga kjo shumë, 350 milionë euro shkuan për rifinancimin e Eurobondit aktual, ndërsa pjesa tjetër prej 150 milionë eurosh po përdoret për financimin e deficitit buxhetor.

Për rrjedhojë, qeveria pati pak hapësirë se vitin e kaluar për financim nga tregu i brendshëm, teksa oferta e bankave mbeti e njëjtë. Ky fenomen ka sjellë rënien e interesave për të gjitha maturimet.

Drejtimet kryesore ku bankat shqiptare i investojnë kursimet e qytetarëve janë huaja për ekonominë dhe blerja e borxhit të qeverisë. Për shkak të nivelit të lartë të kredive me probleme dhe kërkesës së vakët të ekonomisë për kredi, bankat kanë limituar huanë, teksa kanë rritur interesin për të blerë borxhin e qeverisë.

Sipas një analize të Ministrisë së Financave, në tregun primar të titujve shtetërorë, normat e interesit për pothuajse të gjithë titujt shtetërorë kanë ndjekur një trajektore rënëse gjatë vitit 2018. Në periudhën afatmesme parashikimet e normave të interesit flasin për një rritje graduale duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2019.

Revista Monitor

Lëvizje te postimet