Gjatë datës 01.08.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion  ne 1 titull;
  • Transaksioni  u ekzekutua  gjatë orarit zyrtar të Bursës (On-Exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 100 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 977,400 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 01.08.2019 klikoni këtu

Gjatë datës 26.07.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 290 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 36,847,400 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 26.07.2019 klikoni këtu

Gjatë datës 25.07.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion  ne 1 titull;
  • Transaksioni  u ekzekutua  gjatë orarit zyrtar të Bursës (On-Exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 5 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 547,450 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 25.07.2019 klikoni këtu

Interesat e bonove të thesarit në tregun primar u rritën edhe gjatë muajit korrik. Në ankandin e të martës, bonot me maturim 12 mujor regjistruan një interes mesatar të ponderuar prej 1.87%, nga 1.74% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Pas disa muajsh me radhë të rënies së interesave deri në vlera minimale historike, interesat po lëvizin drejt një normalizimi.

Rregullimi i interesave ishte i pritshëm, duke pasur parasysh se rënia kishte arritur nivele shumë të ulëta dhe ndoshta të paparashikuara. Pas emetimit të eurobondit, në tetor 2018, tregu i brendshëm financiar u gjend edhe më likuid se zakonisht. Kjo rriti konkurrencën mes investitorëve për të blerë bono dhe obligacione, në mungesë të alternativave të tjera të investimit financiar në monedhën vendase.Tashmë, rënia natyrshëm arriti një pikë fundore dhe interesat po nisin të lëvizin drejt niveleve më të arsyeshme.

Nga ana tjetër, duket se tregu mund ta ketë përthithur disi likuiditetin e tepërt gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Kjo ka sjellë një përafrim mes kërkesës dhe ofertës në ankandet e fundit. Pavarësisht se interesat janë në një cikël axhustimi në rritje, ekspertët nuk presin që gjatë vitit 2019 kjo rritje të ketë përmasa të mëdha. Shtimi i pasigurive për rritjen ekonomike ka bërë që, për momentin, Banka e Shqipërisë ta shtyjë në kohë reduktimin e stimulit monetar. Në kushtet kur gjendja e tregut paraqitet pa zhbalancime të mëdha dhe në mungesë të sinjaleve nga politika monetare, besohet se normat e interesit do të qëndrojnë në nivele relativisht të ulët edhe këtë vit.

Ersuin Shehu/SCAN

Kuvendi ka shtyrë për në vjeshtë votimin e kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Në momentin kur kryetari Kuvendit ftoi për votim, ndërhyri deputeti demokrat Valter Haliti i cili u shpreh se ka kandidatë në konflikt interesi dhe se grupi demokrat kërkon mirëkuptimin e grupit parlamentar të PS për më shumë kohë për të vendosur. Kreu grupit socialist Taulant Balla u shpreh dakort me propozimin e demokratëve për ta shtyrë për në shtator procedurën e votimit të kryetarit të Bordit të AMF.

Komisioni Ekonomisë ka zhvilluar dy procedura për përzgjedhjen e kryetarit të AMF për shkak se disa nga kandidatët kanë patur probleme me konfliktet e interest ose angazhimet politike duke shtuar dyshimet te partnerët ndërkombëtarë për cënimin e pavarësisë së institucioneve mbikëqyrëse financiare. Sipas ligjit “Per Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare”, antarët/kryetari Bordit duhet të jenë të paangazhuar ne funksione drejtuese partiake. Në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore për konfliktin e interesave, nuk mund te jenë anetarë të Bordit të Autoritetit persona, të cilët: (a) në tre vitet e fundit kanë qenë ortakë, aksionarë, apo anëtarë të organeve drejtuese të subjekteve të mbikëqyrura; (b) kanë lidhje familjare me personat e parashikuar në shkronjen “a”; (c) në tre vitet e fundit kanë qenë punonjës me kohë të pjesshme apo të plotë në subjektet e mbikëqyrura.

Sipas një njoftimi të fundit të AMF , Fondi Monetar Ndërkombëtar në përmbyllje të misionit të dytë të monitorimit, theksoi rëndësinë e sigurimit të mbikëqyrjes së fortë dhe të pavarur të sistemi financiar jobankar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), i cili është duke përgatitur në mënyrë progresive kuadrin rregullator të nevojshëm.”.

Komisioni Evropian në raportin e fundit për Shqipërinë, në Kapitullin 9 “Shërbimet Financiare” vlerëson ecurinë e vendit në shërbimet financiare. Raporti vlerëson pozitivisht zhvillimet në infrastrukturën e tregjeve financiare me licensimin e bursës private ALSE, miratimin nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Strategjisë 2018-2022 për zhvillimin e AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrjen e saj, si edhe zbatimin e Strategjisë për rritjen e besimit të konsumatorit dhe investitorit për tregjet nën mbikëqyrje.

Sipas relacionit të shoqërues të projektvendimit në datën 5 shkurt 2019, Komisioni Ekonomisë organizoi seancen degjimore dhe seancen per shqyrtimin e kandidaturave dhe votimin e kandidaturave per Kryetar te Bordit te Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare, Bilal Kola, Pajtim Melani, Olsi Çoku dhe Ardit Çollaku. Faza e dytë u zhvillua ne date 12 Prill brenda te cilit depozituan dokumentacionin:Pajtim MELANI; Ervin METE dhe Olsi ÇOKU.

Gjate seancës dëgjimore të datës 17 prill 2019, kandidaturat u prezantuan dhe ju përgjigjen pyetjeve të Deputetëve. Deputetët vlerësuan maksimalisht të gjitha kandidaturat. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave vlerësoi që në Kuvend po prezantohen kandidatura cilesore dhe me integritet profesional. Në përfundim të votimit dhe vlerësimit për të gjithë kandidatët, me voten pro të deputetëve të maxhorancës dhe abstenimin e deputetit të opozites, u vendos që të tre kandidaturat t’i përcillen për votim dhe vendimmarrje përfundimtare seancës plenare.

REVISTA MONITOR

Gjatë datës 18.07.20199 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 90 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 897,930 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 18.07.2019 klikoni

këtu

Gjatë datës 09.07.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione  ne 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Bono Thesari 12 Mujore dhe Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Bono Thesari 12 Mujore dhe 400 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 98,590 LEK dhe në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 43,028,000  LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 09.07.2019 klikoni këtu


Bursa Shqiptare e Titujve ALSE

Drejtoria e Mbikëqyrjes dhe Menaxhimit të Riskut

Për të ndjekur intervistën e plotë klikoni këtu


Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka kënaqësinë t’ju njoftojë mbi publikimin e Raportit Statistikor 3-mujor për periudhën Prill – Qershor 2019 (T2-2019).

Për informacion më të detajuar rreth raportit, ju lutem klikoni këtu

Lëvizje te postimet