Gjysma e parave të shqiptarëve janë të ngujuara dhe nuk investohen në ekonomi. Sipas drejtorit ekzekutiv të Autoritet të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, raporti midis kredive dhe depozitave është shqetësues, ndërsa nivelit e investimeve përmes bursës dhe fondeve të investimit janë shumë të ulëta.

Nëse fondet do të kanalizoheshin në këto instrumente, ato do të rrisnin performancën ekonomike të vendit.

50% e parave shqiptare sot flenë gjumë. Nuk injektohen në ekonomi. Në rast se ne do ta ndjekim me kujdes, duke bashkëpunuar me të gjithë faktorët. Jam i sigurt që nëse arrijmë të kanalizojmë në bursë qoftë edhe 10% të këtyre parave, atëherë do të mund të ndikojnë në rritjen ekonomike minimalisht 1%”, tha Koçi.

Tregu i fondeve të investimeve rezultoi në rënie gjatë vitit 2018, ndërsa aktiviteti i bursës është ende shumë i dobët. Por edhe këto instrumente investimi shkojnë kryesisht për bono dhe obligacione shtetërore, thënë ndryshe për të financuar borxhin e qeverisë.

Burimi : a2news

Gjatë datës 29.05.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 50 njësi Bono Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 495,250 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 29.05.2019 klikoni këtu


Sot më datë 29.05.2019 Bursa Shqiptare e Titujve ALSE publikoi Raporti Vjetor 2018. Në raportin vjetor të vitit 2018 pasqyrohet mbarëvajtja e aktivitetit të Bursës ALSE gjatë vitit të parë të funksionimit si treg i organizuar aktiv duke përfshirë informacione rreth anëtarësimeve të para në Bursë, listimin e titujve të borxhit Qeveritar dhe transaksioneve me to, aktiviteteve të organizuara nga Bursa ALSE në kuadër të edukimit të publikut si edhe një gamë të gjerë informacionesh të detajuara, pjesë e veprimtarisë së këtij institucioni gjatë vitit 2018.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Gjatë datës 27.05.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 29 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 3,083,570 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 27.05.2019 klikoni këtu

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare prezantoi të hënën para Komisionit Kuvendor për Ekonominë dhe Financat raportin vjetor të aktivitetit për vitin 2018.

Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv, Ervin Koçi, nënvizoi zhvillimet pozitive në tregjet financiare, një ndër të cilat ishte edhe nisja e operacioneve të Bursës Shqiptare të Titujve, ALSE, e para bursë funksionale në historinë e vendit. Që nga shkurti i vitit të kaluar, ALSE mundëson tregtimin e bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqiptare, ndërsa këtë vit pritet të nisë edhe tregtimit i titujve të kompanive private.

Vitin e kaluar, AMF prezantoi strategjinë 5-vjeçare të zhvillimit të tregjeve, ku një objektiv i rëndësishëm është edhe zgjerimi i tregut financiar. Sipas AMF-së, strategjia synon të nxisë zhvillimin e një tregu konkurrent dhe eficient, duke i dhënë mundësi krijimit të produkteve inovative dhe duke rritur besimin e publikut.

Ersuin Shehu/SCAN

Sistemi bankar po shënon ndryshime të mëdha. Numri i bankave pritet të ulet nga 16 në 12, pas përthithjes së Veneto nga Intesa Sanpaolo, blerjes së Bankës Kombëtare Greke nga Banka Amerikane e Investimeve, tashmë të përfunduara, përfundimit të pritshëm të blerjes së Bankës Tregtare Ndërkombëtare (malaziajne) nga Union Bank dhe likuidimit vullnetar të Bankës së Kreditit të Shqipërisë.

Dy banka të tjera kanë ndryshuar pronësinë, me Bankën Hungareze OTP që ka marrë në zotërim 100% të aksioneve të Bankës Societe Generale në Shqipëri dhe Shoqëria Balfi n sh.p.k dhe Comercijalna Banka në Maqedoni, që morën pronësinë e Bankës Tirana.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thotë në një intervistë të posaçme për “Monitor”, se këto zhvillime të rëndësishme paraqesin sfida, kanë implikime në strukturën e sistemit bankar, aspektet konkurruese të tij dhe profilin e pronësisë së bankave të reja. Por, në afat të gjatë, efektet pritet të jenë pozitive. “Shkrirjet dhe bashkimet e ndodhura ndërmjet bankave ekzistuese, ku dominojnë dukshëm bankat e grupit të mesëm, sipas mendimit tonë premtojnë një konkurrencë të shtuar në treg, përmirësim të efektivitetit të veprimtarisë bankare dhe, për pasojë, dhe rritje të cilësisë së shërbimeve dhe produkteve bankare”. Ai shton se Banka e Shqipërisë do të jetë mjaft vigjilente për të ndjekur nga afër praktikat e drejtimit të bankave “të reja” dhe, për këtë, ka ngritur kapacitetet e nevojshme, dhe ka planifikuar përmirësimin e vazhdueshëm të tyre.

Për të lexuar intervistën e plotë klikoni këtu

Gjatë datës 23.05.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjeçar;
U tregtuan gjithsej një numër prej 1000 njësi Obligacion Thesari;
Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjeçar ishte 116,030,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 23.05.2019 klikoni këtu

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, përfundoi zbatimin e projektit “Huaja për Politikat e Zhvillimit të Sektorit Financiar” të mbështetur nga Banka Botërore. AMF ishte përfituese në kolonën e tretë të këtij projekti “Forcimi i rregullimit dhe mbikëqyrjes së fondeve të investimeve”. Raporti i ekipit të Bankës Botërore vlerëson se AMF i ka realizuar gjithë treguesit e performancës së projektit dhe i vlerëson ato në mënyrë të kënaqshme.

Përfshirja e AMF-së në këtë projekt solli, si përmirësime të kuadrit ligjor rregullues, për t’ju përshtatur zhvillimeve të vrullshme në tregun e kapitalit në vend, ashtu edhe forcimin e rolit mbikëqyrës të Autoritetit. Në kuadër të projektit, u miratua në Kuvendin e Shqipërisë ndryshimi i legjislacionin përkatës. Bordi i AMF-së miratoi rregulloren “Për administrimin e riskut të shoqërisë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive” si edhe rregulloren “Për administrimin e likuiditetit për fondin e investimit”. Në shkurt 2018 rregullorja e likuiditetit, e miratuar më herët, u plotësua me të tjera kritere duke rritur limitin e aseteve likuide që duhet të mbajnë fondet e investimeve për t’ju përgjigjur kërkesave të mundshme të investitorëve.

Eksperienca e fituar në zbatimin e projektit dhe masat e ndërmarra për minimumin e likuiditetit të kërkuar nga fondet e investimeve, rritën më shumë mbrojtjen e investitorëve, duke fuqizuar rolin mbikëqyrës të Autoritetit. Mbrojtja e konsumatorit dhe investitorit në sektorin financiar jobankar, është vendosur nga AMF, si një ndër prioritetet dhe objektivat e rëndësishme të punës në vazhdimësi.

Raporti i ekipit të Bankës Botërore, për kolonën e tretë ku përfshihej AMF, nënvizon se të gjithë indikatorët kryesorë të performacës u arritën. Ai i vlerëson të kënaqshme rezultatet e arritura në këtë projekt, duke theksuar edhe përkushtimin e lartë për të arritur përmirësime të qëndrueshme në stabilitetin financiar.

Revista Monitor

Bursa e Energjisë do të regjistrohet me një kapital fillestar jo më pak se 250 milionë lekë. Vendimi i miratuar pak ditë më parë nga qeveria dhe që i hap rrugë konkretizimit të projektit më të rëndësishëm në sektor qysh nga miratimi i modelit të tregut tashmë ka hyrë në fuqi. I njëjti vendim saktëson palët që mund të bëhen pjesëtare të bursës përmes blerjes së aksioneve. Pjesëtarë në strukturën e pronësisë së kapitalit të Operatorit të Tregut mund të bëhen edhe persona të tjerë juridikë. Të tillë mund të jetë operatorë të tjerë të sistemit të transmetimit (më poshtë referuar si “TSO”) të themeluar dhe që   operojnë   në   Bashkimin   Evropian   ose   në vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë.

Po kështu operatorë  me  aktivitet  ndërkombëtar,  me eksperiencë  në  operimin/menaxhimin  e  tregjeve të shkëmbimit të energjisë elektrike të themeluar dhe  që  operojnë  në  Bashkimin  Evropian  ose  në vendet  anëtare  të  Komunitetit  të  Energjisë,  në përputhje  me  rregullat  dhe  modelin  e  tregut  të energjisë   elektrike   në   Shqipëri   (më   poshtë referuar si  “Operatorët  me  Eksperiencë Ndërkombëtare” ose “OEN”).

Mund të bëhen pjesë e bursës edhe subjekte pjesëmarrëse në tregun e energjisë elektrike,  me  përvojë  në  tregtimin  e  energjisë elektrike  në  Bashkimin  Evropian  ose  në  vendet anëtare  të  Komunitetit  të  Energjisë  (më  poshtë referuar  si “Pjesëmarrësit e tregut të energjisë” ose “PTE”) por edhe  institucione  financiare  ndërkombëtare  (më poshtë referuar si “IFN”).

Aksionet që mund të ketë secila palë

Vendimi i qeverisë saktëson se pavarësisht se kush bëhet pjesë e strukturës aksionare që zotëron kapitalin në Bursën e Energjisë Operatori i Sistemit të Transmetimit do të ketë dominimin me 55.5 për qind të kapitalit.

Operatorët me Eksperiencë Ndërkombëtare mund të kenë jo më shumë se 24.5 për qind të kapitalit, Pjesëmarrësit e Tregut të Energjisë jo më shumë se 10 për qind të kapitalit dhe institucionet financiare ndërkombëtare jo më shumë se 10 për qind të kapitalit.

Bursa e Energjisë është parashikuar në modelin e tregut i cili po zbatohet hap pas hapi qysh nga miratimi i ligjit “Për sektorin e energjisë” në vitin 2015. Bursa do të ndjekë parimin day ahead (ditë më parë) dhe operatorët që regjistrohen pranë saj mund të tregtojnë lirshëm energji. Sipas ligjit për krijimin e Bursës duhet që të piqen kushtet normale të tregut të cilat lidhen me ofertën dhe kërkesën dhe në këtë aspekt merr kuptim procesi i liberalizmit. Ky proces që duhet të kishte avancuar tashmë tek një grup më i madh subjektesh ka mbetur ende tek ato të lidhur në tension 35 kilovolt nga të cilët vetëm 18 sigurojnë energjinë në mënyrë të pavarur.

Pas këtij grupi pritet që në tregun e lirë të dalin edhe bizneset e lidhura në 20 kilovolt dhe që janë në një numër më të konsiderueshëm. Në vitin 2018 nga Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë u konfirmua se vetëm 10 për qind e sasisë së energjisë tregohej lirshëm ndërkohë që një sasi e tillë cilësohet modeste për të bërë funksionale një bursë.

Revista Monitor

Lëvizje te postimet