Gjatë datës 11.04.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione ne 2 tituj;
  • Nje transaksion u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange) dhe transaksioni tjetër u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 5 Vjecar dhe Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 232 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar dhe 10 Vjecar ishte 24,920,910 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 11.04.2019 klikoni këtu

Komisioni Evropian, në kuadër të procesit screening, organizoi në Bruksel me datë 9-10 prill Takimin Shpjegues me përfaqësuesit e ministrive dhe institucioneve pjesëmarrëse të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut lidhur me Kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u përfaqësua nga drejtues e specialistë të Departamentit Juridik, Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut të Sigurimeve dhe Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut të Kapitaleve dhe Fondeve.

Në takim, ekspertët e BE-së prezantuan veprimtarinë e autoriteteve rregullatore evropiane që veprojnë si rregullatorë të tregjeve financiare si European Security and Market Authority, ESMA dhe European Insurance and Occupational Pensions Authority, EIOPA. Gjithashtu ato dhanë shpjegime mbi direktivat që i përkasin Kapitullit 9 “Shërbimet Financiare”, të cilat duhet të përafrohen nga institucionet e shtetit shqiptar në kuadër të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Si autoritet që mbikëqyr tregun e sigurimeve dhe tregun e kapitaleve ndër direktivat kryesore që lidhen me aktivitetin e AMF-së ishin MIFID, UCITS, Solvency II, etj.

Ekspertët e BE-së dhanë shpjegime dhe prezantuan pikat kryesore të kapitullit të shërbimeve financiare, ndërkohë që delegacioni shqiptar bëri pyetje lidhur me hapat e zbatimit të këtyre direktivave përgjatë procesit të anëtarësimit të vendit drejt BE-së.

Burimi: AMF

Gjatë datës 09.04.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione ne 2 tituj;
  • Nje transaksion u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange) dhe transaksioni tjetër u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 3 Vjecar dhe Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 39 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari 3 Vjecar dhe 5 Vjecar ishte 4,223,960 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 09.04.2019 klikoni

këtu

 

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka kënaqësinë t’ju njoftojë mbi publikimin e Raportit Statistikor 3-mujor për periudhën Janar-Mars 2019 (T1-2019). Për informacion më të detajuar rreth raportit, ju lutem klikoni këtu

Shqipëria do të ketë një Zyrë Private Krediti që do të bëjë vlerësimin e kredisë në gjithë sistemin bankar. Koncepti nuk është diçka e re pasi ka vite që diskutohet në kuadër të planit të masave miratuar disa vite më parë që synonin uljen e nivelit të kredive me probleme. Banka e Shqipërisë në raportin e saj vjetor të vitit të shkuar ka dhënë detaje për mënyrën sesi ka ecur procesi për Byronë e Kredive, bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare financiare dhe bankat e nivelit të dytë ku jepen detaje edhe për Zyrën Private të Kreditit apo ecurinë e procesit të trajtimit jashtëgjyqësor të kredimarrësve të përbashkët në vështirësi financiare.

Draft rregullorja për kredimarrësit problematikë

Banka bën me dije se aktualisht është në diskutim një projekt rregullore  e sapo hartuar që synon të përcaktojë mënyrën e bashkëpunimit ndërmjet bankave, me qëllim krijimin e kushteve për trajtimin jashtëgjyqësor të kredimarrësve të përbashkët, që janë në vështirësi financiare.

“ Qëllimi i rregullores është reduktimi i kredive me probleme dhe mbajtja nën kontroll e cilësisë së portofolit të kredisë, duke nxitur trajtimin e kredimarrësve në vështirësi financiare, nëpërmjet një bashkëpunimi të strukturuar dhe efektiv ndërmjet bankave. Kjo draft rregullore është hartuar në frymën e ndëshkimit për bankat që nuk dëshirojnë të përfitojnë nëse nënshkruajnë marrëveshjen kuadër, si dhe për të tjerët që me nënshkrimin nuk do të jenë në përputhje me të gjitha kërkesat e marrëveshjes kuadër. Mbikëqyrës” vlerëson BSH.

Byroja e Kredive dhe  Zyra Private e Kreditit

Një tjetër element ku ndalet raportimi i Bankës Qendrore për vitin e kaluar është ajo lidhur me Byronë e Kreditit. Sipas këtij raporti lidhur me veprimtarinë e Byrosë së Kredive, është kryer pjesa e parë e rekomandimeve “Për përmirësimin e regjistrit të kredive”, si një nga përgjegjësitë e Bankës së Shqipërisë.

Sa i përket pjesës së dytë të rekomandimeve në Regjistrin e Kredive, për të lehtësuar dhe për të krijuar infrastrukturën e duhur në kontekstin e vlerësimit të kredisë, praktikat dhe përvojat e vendeve të tjera nuk mbështesin përfshirjen e bankave qendrore në sigurimin e vlerësimit të kredisë. Kjo e fundit është siguruar nga Zyrat e Kredive.

Sa i përket krijimit të Byrosë së Kredive, në Shqipëri ofrohet ndihmë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Një studim i fizibilitetit për themelimin e Byrosë së Kredive në Shqipëri u përgatit nga grupi i konsulentit të angazhuar nga BERZH. Rekomandimet e Studimit të Fizibilitetit u diskutuan si me Bankën e Shqipërisë (BSH) ashtu edhe me Shoqatën Shqiptare të Bankave (AAB) dhe me bankat anëtare të saj. U konstatua përgjithësisht se krijimi i një zyre të tillë të kredive do të adresojë mungesën e një sistemi të vlerësimit të kredive në Shqipëri” thuhet në raport.

Lidhur me të gjitha vlerësimet që kanë dalë nga diskutimet dhe studimet sipas BSH, Shoqata e Bankave ka vendosur të ndërmarrë iniciativën e zhvillimit të një zyre private të kreditit në Shqipëri dhe ka kërkuar mbështetjen e BERZH me asistencë teknike gjatë fazës së krijimit të saj, përmes angazhimit të një konsulenti që sjell ekspertizë dhe përvojë ndërkombëtare.

“Në vijim, BERZH përgatiti Termat e Referencës për të mbajtur një Konsulent Ndërkombëtar për të ndihmuar AAB në fazën e krijimit të një zyre krediti në Shqipëri, si dhe një konsulent juridik vendas, i cili do të ndihmojë në krijimin e kuadrit rregullator dhe legjislativ të përshtatshëm që mundëson krijimin e një zyre private të kreditit. Konsulentët ndërkombëtarë dhe juridikë janë përzgjedhur dhe kanë filluar të punojnë në projekt më 1 tetor 2018. Aktualisht pritet të dalë raporti fillestar i cili do të përmbajë gjetjet dhe konkluzionet që dalin nga puna e përfunduar gjatë periudhës së caktuar dhe do të ofrojë udhëzime dhe këshilla të ekspertëve, përmes secilës prej hapave të krijimit të një zyre të kreditit privat në Shqipëri” nënvizon BSH.

Revista Monitor

Banka e Kreditit të Shqipërisë, një bankë me aktivitet minimal ka kërkuar pranë institucionit monetar qendror likuidimin e aktivitetit të saj. Burime nga Banka e Shqipërisë pohuan se kjo kërkesë e tyre është pranuar tashmë.

Banka e Kreditit të Shqipërisë ka filluar aktivitetin e saj që vitin 2003, me një grup aksionerësh kuvaitianë ( AlKharafi), të cilët më parë kishin në zotërim edhe hotel Sheraton në Shqipëri, nga i cili hoqën dorë mëse një vit më parë, kur ia shitën grupit shqiptar Kastrati.

Banka e Kreditit të Shqipërisë ka pasur historikisht një aktivitet tepër minimal dhe të papërfillshëm  në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, në fund të 2018-s, banka zotëronte vetëm 0.08% të totalit të aktiveve të sistemit bankar shqiptar. Banka nuk ka dhënë kredi dhe depozitat në të janë sa 0.01% e totalit të depozitave të gjithë sistemit, në fund të 2018-s.

Si rrjedhojë, dalja e saj nga tregu nuk pritet që të ketë asnjë efekt në sistemin bankar, përveç uljes së numrit të tyre.

Dy vitet e fundit, sistemi bankar ka qenë mjaft aktiv në drejtim të shitjeve e blerjeve. 2018-a u mbyll me 14 banka, nga 16 që ishin në fillim të vitit, pasi banka greke NBG u ble nga Banka Amerikane e Shqipërisë dhe Intesa Sanpaolo bank përthithi bankën Veneto, në linjë me të njëjtin proces të bankave mëmë në Itali.

Ndërkohë, Union Bank është në proces të finalizimit të blerjes së Bankës Ndërkombëtare Tregtare (ICB), që pritet të përfundojë brenda këtij viti, duke e çuar numrin e bankave në 12.

Transaksione të tjera ishin blerja e Societe Generale nga hungarezët e OTP-së, të cilët u prezantuan së fundmi zyrtarisht në Tiranë duke deklaruar se kishin plane ambicioze në drejtim të zgjerimit, kredidhënies, dixhitalizimit dhe shërbimeve të reja. Tashmë banka është shndërruar në OTP bank Albania.

Në proces finalizimi është dhe blerja e Tirana Bank, nga grupi shqiptar Balfin nga grekët e Bankës së Pireut, të cilët hoqën dorë nga rajoni, pas krizës që mbërtheu sistemin bankar grek. Tirana bank do të vijojë të ruajë identitetin e saj (të mbajë të njëjtin emër) dhe pas ndryshimit të pronësisë.

Bankierët pohojnë se procesi i konsolidimit bankar pritet të vijojë dhe në vitet e ardhshme. Edhe Banka e Shqipërisë e vlerëson pozitivisht konsolidimin që po ndodh në sistemin bankar.  “Ndryshimet që po ndodhin në strukturën e sektorit bankar, janë shoqëruar me rritjen e peshës së kapitalit vendas dhe uljen e numrit të bankave. Ky proces, pritet të kontribuojë pozitivisht në ecurinë e ndërmjetësimit financiar”, thotë Banka në deklaratën e fundit të stabilitetit financiar.

Aktualisht banka më e madhe në vend është BKT, me 29% të totalit të aktiveve, e ndjekur nga Raiffeisen (15.5%); Credins (13.5%); Intesa Sanpaolo (11.8); OTP bank -ish Societe (5.8%); Alpha bank (5.2%); Abi bank (5.2%); Tirana bank (4.8%); Union Bank+ICB (4.24%); Pro Credit (2.3%);  FIBank (1.7%); Banka e Bashkuar e Shqipërisë (0.6%).

Revista Monitor

Rënia e interesave të borxhit qeveritar po prek rekorde të reja muaj pas muaji. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, interesi mesatar i ponderuar për bonot 12 mujore zbriti në ankandin e kësaj jave në 1.09%. Ky është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë dhe instrumentet 12 mujore të huamarrjes po i afrohen gjithnjë e më shumë pragut të 1%. Ndërkohë, bonot me maturim 6 mujor janë poshtë këtij kufiri dhe u shitën në ankandin e fundit me një interes mesatar prej 0.85%.

Në ankandet e kësaj jave, u paraqitën kërkesa në vlerën e 11.6 miliardë lekëve, kundrejt 10 miliardë lekëve të shpallura për financim nga Ministria e Financave. Kërkesa e tregut për këto instrumente është e lartë, edhe falë gjendjes mjaft likuide të sistemin financiar në vend. Por, nga ana tjetër edhe qeveria e ka ulur huamarrjen, sidomos pas gjysmës së dytë të vitit të kaluar. Eurobondi i tetorit madje shërbeu për të zëvendësuar edhe një pjesë të borxhit të brendshëm ekzistues. Kjo lëvizje shtoi likuiditetin e lirë në treg, duke sjellë një ulje ndoshta të paparashikuar për instrumentet e borxhit qeveritar, në të gjitha maturitetet.

Tregu primar i letrave të borxhit të qeverisë është një pjesë e rëndësishme në mekanizmin e transmetimit të interesave në tregun financiar. Duke qenë si tituj referues ato ndikojnë edhe ecurinë e kredive afatgjata në lekë për sektorin privat. Huamarrësit që kanë kredi afatgjata, ku interesi është i ndërtuar mbështetur në atë të bonove, sot paguajnë më pak krahasuar me një vit më parë.

Edhe në një këndvështrim më të gjerë, duket se epoka e interesave minimale në ekonominë shqiptare është e destinuar të zgjatet. Guvernatori Sejko paralajmëroi javën e kaluar se rreziqet për një ngadalësim të rimëkëmbjes ekonomike janë shtuar. Këto rreziqe lidhen si me faktorë të jashtëm, ashtu edhe të brendshëm, përfshi tensionet në rritje politike. Një rritje ekonomike më e ngadaltë do ta vështirësojë kthimin e inflacionit në objektiv dhe Banka e Shqipërisë mund ta zgjasë në kohë stimulin monetar, përmes normave të ulëta të interesit.

Ersuin Shehu/SCAN

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën raportin e stabilitetit financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2018. Në konkluzion të raportit, Banka e Shqipërisë vlerëson edhe njëherë se sektori bankar mbetet i qëndrueshëm. Raporti konstaton se zhvillimet në ekonominë reale dhe tregun financiar, gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2018, mbështetën zgjerimin e veprimtarisë së sistemit financiar dhe të sektorit bankar.

Ndryshimet që po ndodhin në strukturën e sektorit bankar, janë shoqëruar me rritjen e peshës së kapitalit vendas dhe uljen e numrit të bankave. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky proces pritet të kontribuojë pozitivisht në rritjen e kreditimit të ekonomisë.

Ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve të veprimtarisë mbeti i kontrolluar, në kushtet kur kreditë me probleme vijuan rënien, treguesit e rreziqeve të tregut nuk patën ndryshime gjatë periudhës, dhe treguesit e likuiditetit ishin në nivele të larta. Rezistenca e sektorit bankar ndaj këtyre rreziqeve vlerësohet e fortë, duke parë që bilanci paraqitet me fitim dhe kapitalizimi është në nivele të larta.

Sektori bankar e mbylli vitin 2018 me një fitim prej 18.4 miliardë lekësh, ndërsa raporti i kredive me probleme zbriti në 11.1%, niveli më i ulët që prej vitit 2010. Raporti i maftueshmërisë së kapitalit ishte 18.2%, më shumë se 50% më i lartë se minimumi i kërkuar nga Banka e Shqipërisë.

Ersuin Shehu/SCAN

Kuvendi i Shqipërisë votoi në 03.04.2019, gjatë seancës plenare, projektvendimin “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”. Anëtari i ri i Bordit të AMF-së u emërua Z. Deniz Deralla, propozim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Z. Deralla është drejtues i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë. Një ditë më parë ai zhvilloi një seancë dëgjimore në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Lëvizje te postimet