Në vend që të ulin ekspozimin në borxhin e qeverisë, bankat e kanë rritur më tej gjatë vitit 2018. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, sistemi bankar mbajti 61.25% të borxhit të brendshëm të qeverisë ( obligacione dhe bono thesari) me një rritje 1.16 pikë përqindje në raport me vitin 2017.

Institucionet Financiare Ndërkombëtare sidomos FMN ndër vite e ka këshilluar qeverinë që të ulë mbajtjen e borxhit nga bankat tregtare.

Shtrëngimi i huasë  nga njëra anë dhe rritja e depozitave nga bizneset ka rritur likuiditet  në banka, të cilat pa shumë alternativa investimi po dynden në blerjen e borxhit të qeverisë.

Në raport me vitin 2018 shihet se gjithashtu është rritur edhe ekspozimi i Bankës së Shqipërisë, e cila zotëron 8.02% të borxhit 8.2 për qind të borxhit të qeverisë me një rritje të lehtë prej vitit të kaluar.

Që nga viti 2015 Banka e Shqipërisë ka likuiditet të shtuar për shkak se bankat kanë rritur mbajtjen e cash-it në llogaritë e BSH-se. Një rregullore që funksionon që nga fillimi i vitit 2015 i penalizon bankat që transferojnë cash-in e tepërt jashtë.

Individët gjithashtu kanë rritur investimet në borxhin e qeverisë. Më 2018 ato zotëruan 15.1% të totalit të borxhit të brendshëm me një rritje 0.25 % në raport me 2017. Rënia e interesave të depozitave në banka dhe mungesa e alternativave për investime e kanë bërë borxhin e qeverisë atraktiv vitet e fundit për investimin e kursimeve të qytetarëve.

Vetëm institucionet financiare jo banka e ulen investimet në blerjen e borxhit të qeveritar gjatë vitit 2018 me -0.6% në raport më 2017.

Portofoli i borxhit të brendshëm, megjithëse gjatë viteve të fundit është shoqëruar me një diversifikim në drejtim të institucioneve financiare (jo-banka), institucioneve jo-financiare dhe individëve, vazhdon të jetë i përqendruar në mbi 60% tek sektori bankar.

Banka e Shqipërisë, pavarësisht reduktimit të portofolit në terma relativë, vazhdon të mbajë të njëjtin volum titujsh (në vlerë absolute) të tregtuar në tregun primar, ndërkohë që ka rritur volumin e tregtuar në tregun sekondar për të stimuluar aktivitetin e këtij tregu.

Ekspozimi i më shumë se 60 për qind të borxhit të qeverisë tek bankave e bën rifinancimin me rrisk. Sipas një analize të Ministrisë së Financave risku i rifinancimit është ndër rrisqet kryesore që mbart portofoli i borxhit të brendshëm, për shkak të nivelit relativisht të lartë të titujve që rifinancohen në periudhën afatshkurtër.

 

REVISTA MONITOR

Ekonomia shqiptare po e ndryshon gradualisht strukturën e saj, teksa të vegjlit po bien dhe të mëdhenjtë po fuqizohen. Normat e fitimit po bien në një tregues të shtimit të konkurrencës, maturimit të shumë sektorëve dhe ngërçit të konsumit. Ekonomia gjeneron pjesën më të madhe të të ardhurave të saj nga tregtia dhe ka pak sinjale se ajo po orientohet drejt sektorëve me vlerë të shtuar. Rënia e të vegjëlve po rrezikon një segment që ka pasur rreth 30% të të punësuarve në ekonomi. Po mbyllen dhe bizneset e preferuara të shqiptarëve, bar-kafenetë.
shikoni më shumë…

Gjatë datës 28.02.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 3 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 528 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 3 Vjecar ishte 53,718,720 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 28.02.2019 klikoni këtu

Gjatë datës 26.02.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 4 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 415,240 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 18.02.2019 klikoni këtu

Tregu financiar në vend ngelet mjaft likuid në muajt e parë të vitit dhe kjo përkthehet në kërkesë të lartë për të investuar në letrat me vlerë të qeverisë. Në ankandin e obligacioneve trevjeçare që u zhvillua të hënën, kërkesat e paraqitura arritën vlerën e 10.4 miliardë lekëve, kundrejt 4.6 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim.

Kuponi i obligacioneve rrejdhimisht rezultoi i ulët, në nivelin 2.3%. Ankandet e obligacioneve trevjeçare kanë një frekuencë më të rrallë, megjithatë, në ankandin e fundit, të organizuar në prill të vitit të kaluar, kuponi kishte qenë 3.4%.

Tendenca e uljes së interesave është e dukshme për të gjitha maturitetet e titujve të qeverisë. Bonot 12 mujore i janë afruar nivelit të 1.2%, ndërsa obligacionet dy vjeçare kanë zbritur afër nivelit 1.9%.

Zbritja e interesave në këto nivele lidhet së pari me uljen e huamarrjes së brendshme nga qeveria. Vitin e kaluar, i gjithë deficiti buxhetor u financua në tregun e jashtëm, kryesisht përmes eurobondit të emetuar në muajin tetor.

Këto para u përdorën pjesërisht edhe për të rifinancuar borxhin e brendshëm, çka çliroi më shumë likuiditete të lira për investitorët dhe sidomos për bankat. Fakti që kredia për sektorin privat është ende e ngadaltë kontribuon gjithashtu në këtë drejtim. Në mungesë të alternativave të tjera, fondet e lira po tentohen të investohen sërish në bono dhe obligacione, duke ndikuar kështu në uljen e normave të interesit.

Kjo situatë po ndihmon në ruajtjen e çmimit të ulët të parasë në ekonomi, në përputhje me sinjalet e përcjella nga politika monetare. Megjithëse supozohet që stimuli monetar në ekonomi të fillojë të reduktohet gradualisht, me rritjen e inflacionit dhe ngushtimin e hendekut të prodhimit, duket se tregu financiar ende nuk po ndikohet nga pritshmëritë për rritje të interesave.

Ersuin Shehu/SCAN

Gjatë vitit 2018, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.12.2018 tregon një total asetesh neto prej 2,289.10 milionë lekë (18.54 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 561.56 milionë lekë (32.51%) krahasuar me 31.12.2017. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.12.2018 ishte 25,298 anëtarë duke shënuar rritje prej 20.77% krahasuar me 31.12.2017.

Tregues të fondeve të pensioneve                                                                                                                                                                                                                                                              

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’17 31.12.’18 31.12.’17-31.12’18
Asetet neto të FP 1,727.54 2,289.10 32.51

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve                                                                                                                                                                                        31.12.2018

Fond Pensioni Numri i  anëtarëve në FP Asete Neto (mln. lekë)
SIGAL 7,067 1,085.65
RAIFFEISEN 2,911 622.86
CREDINS PENSION 15,320 580.59
TOTAL 25,298 2,289.10

Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e pensioneve,                      31.12.2018   

(Në %)

Ndarja e tregut sipas vlerës së aseteve neto të fondeve të pensioneve,                 31.12.2018 

(Në %) 
            

 

Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 31.12.2018 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.

Në kuadër të punës për edukimin e publikut, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE lançon për herë të parë databazën e të dhënave historike në një formë lehtësisht të përdorshme (user friendly) për grupe të caktuara interesi si: investitorët, fondet e  investimeve, gazetarët, akademikët, studiuesit e tregut të kapitaleve, studentët e universiteteve të ndryshme si dhe të gjithë individët të cilët kanë interes në tregun e titujve të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE.

Në këtë databazë grupet e interesit mund të hulumtojnë për instrumenta të ndryshëm, periudha të ndryshme të tregtimit, çmimeve historike të titujve, volumit të tregtimeve të kryera në Bursë, madhësinë (kapitalizimin) e tregut si dhe shumë indikatorë të tjerë të rëndësishëm në tregun e kapitaleve.

Hulumtoni Të Dhënat Statistikore në ALSE Database

Për më shumë informacion klikoni Guidën ALSE Database

Sot, datë 25.02.2019, Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE z. Gjergji nënshkroi marrëveshjen për bashkëpunim me dekanin e fakultetit të Biznesit zj. Azeta Tartari dhe dekanin e Fakultetit të Shkencave të Integruara me Praktikën (FASTIP) zj. Ela Golemi, fakultete pjesë të UAMD.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadër të nismës së Bursës ALSE për sensibilizimin e publikut dhe edukimin financiar lidhur me tregun e kapitalit.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrveshje u diskutua rreth organizmit të konferencave të përbashkëta ndërmjet Bursës ALSE, UAMD dhe FASTIP. Zj.Tartari shprehu gjithashtu dëshirën që disa nga studentët e UAMD të zhvillonin praktika mësimore pranë ambjenteve të Bursës ALSE.

Dekani i FASTIP tërhoqi vëmendjen drejt bashkëpunimit për temat e diplomave të programeve bachelor dhe master në drejtim të tregut të kapitaleve dhe industrisë së titujve.

Gjithashtu z. Gjergji u shpreh se Bursa ALSE ka lancuar për herë të parë databazën e të dhënave historike në një formë lehtësisht të përdorshme, e cila do t’i ndihmojë studentët dhe pjestarët e stafit akademik në humultimet e tyre për studimet rreth tregut të kapitaleve.

 

Sot më datë 21.02.2019, në ambientet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE u organizua leksion i hapur me temë “Tregu Financiar – Bursa si një mjet financimi”. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të stafit akademik dhe shkencor të CIT si dhe studentë të Masterit Shkencor pranë këtij universiteti. Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, z. Artan Gjergji bëri një përmbledhje makro të zhvillimeve më të fundit në tregun financiar në vend, si dhe u fokusua tek premisat e zhvillimit të tregut të kapitaleve dhe bursës së titujve. Z. Artan Gjergji përdori raste konkrete të emetimit të titujve nga sipërmarrjet private në Shqipëri si dhe informoi rreth mundësive apo rrugëve që duhet të ndjekin investitorët për të investuar në ALSE. Gjithashtu Znj. Erinda Fiku, specialiste e mbikëqyrjes dhe menaxhimit të riskut, foli rreth arkitekturës së industrisë së titujve në Shqipëri si dhe ju bëri studentëve një prezantim simultan të platformës së tregtimit të titujve në ALSE.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE

Drejtoria e Mbikëqyrjes dhe Menaxhimit të Riskut

Për të ndjekur intervistën e plotë klikoni këtu

Lëvizje te postimet