Gjatë ditës së tregtimit të datës 08.01.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua gjithsej 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orareve zyrtare të tregtimit (off-exchange)
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacione Thesari 5 Vjecar;
  • U tregtuan gjithësej një numër prej 228 Obligacione Thesari 5 Vjecar;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacione Thesari ishte 24,231,840 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 08.01.2019 klikoni këtu

Gjatë datës 07.01.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U raportuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashte orareve zyrtare të tregtimit (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 5 Vjecar dhe Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 1146 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 124,257,380 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimet e tregtimit të datës 07.01.2019 klikoni këtu

Pjesa më e madhe e borxhit të jashtëm të Shqipërisë është e përqendruar në tre monedha kryesore, euro, dollarë dhe yen.  53.9 % e borxhit shtetëror është borxhi i brendshëm ndërsa 46.1 % e tij është borxhi i jashtëm. E sa i përket borxhit të jashtëm, pjesa më e madhe e tij (29.9 % e totalit të borxhit) është e përqendruar në monedhën euro.  Ndërkohë, 10.8 përqind e borxhit në total është e përqendruar në dollarë, 1.8 përqind në yen japonez dhe 3.6 % në monedha të tjera.

“Portofoli i borxhit shtetëror në monedhë të huaj gjatë viteve të fundit ka pasur tendencë diversifikimi në drejtim të uljes së peshës së monedhës euro dhe rritjes së peshës së monedhave të tjera. Pavarësisht këtij zhvillimi, portofoli i borxhit të jashtëm vazhdon të jetë i përqendruar në mbi 60 % në monedhën euro duke e bërë atë të ndjeshëm ndaj luhatjeve të kësaj monedhe.

Megjithatë përqendrimi i lartë i borxhit në monedhën euro gjatë viteve të fundit nuk ka krijuar kosto shtesë për shkak të mbiçmimit të monedhës vendase dhe për shkak të lëvizjes së kursit të këmbimit euro/lek përgjithësisht në drejtim të kundërt me kursin usd/lek duke neutralizuar efektet e njeri tjetrit” shkruhet në strategjinë e menaxhimit të borxhit publik 2019-2021.

Strategjia parashikon se niveli i borxhit në valutë në raport me totalin e borxhit të qeverisjes qendrore gjatë periudhës afatmesme pritet të shoqërohet me një rritje të moderuar duke qendruar ndjeshëm nën kufirin strategjik prej 55 %.

SCAN

Qeveria ka miratuar Strategjinë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit për periudhën 2019-2021, e cila është botuar në Fletoren Zyrtare që synon reduktimin e kostove të borxhit në terma afatgjatë, përmes uljes së ekspozimit ndaj risqeve si dhe zhvillimin e tregut të titujve shtetërore.

Por në strategji është parashikuar që disa nga rreziqet kryesore që mund të kenë ndikim në borxhin publik janë risku i rifinancimit, për shkak të nivelit të lartë të titujve që rifinancohen në periudhë afatshkurtër; risku i normave të interesit për shkak të nivelit ende të lartë të borxhit afatshkurtër, risku nga kursi i këmbimit ku synohet ruajta e raportit të stokut të borxhit shtetëror në valutë në raport me totalin e borxhit shtetëror; risku i likujditetit dhe risku operacional.

Në strategji thuhet se nëse financat publike do të vijojnë të ndjekin rrugën e konsolidimit fiskal duke i dhënë mundësi vendit të mbajë ose përmirësojë vlerësimin e riskut të kreditit, ritmet e rritjes ekonomike do të përshpejtohen në 4.5 për qind në vitin 2021, kursi i këmbimit të monedhës vendase ndaj monedhës Euro mund të rikthehet gradualisht në nivelin 130 Eur/Lek, dhe niveli i borxhit të qeverisjes qendrore në raport me PBB do të vijojë të ndjekë trajektoren rënëse të nisur nga viti 2016 dhe në këto kushte ,parashikohet që të arrijë në nivelin 60 për qind në fund të periudhës afatmesme.

Ndërsa borxhi në valutë në raport me totalin e përgjithshëm pritet të shoqërohet me një rritje të moderuar, por duke qendruar nën kufirin strategjik prej 55 për qind. Referuar parashikimeve që normat e interesit gjatë tre viteve do të shoqërohen me rritje graduale, vlerësohet se kostot e borxhit shtetëror në vlerë abslolute gjithashtu do shoqërohen me rritje dhe mund të shkojnë deri në 45 mld lekë deri në fund të vitit 2021 , ndërsa në vlerë relative pritet të jenë të qëndrueshme duke mbajtur nën kontroll riskun fiskal dhe aftësinë paguese të qeverisë.

Elisabeta Dosku/SCAN

Gjatë ditës së tregtimit të datës 31.12.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 3 transaksione në 3 tituj të ndryshëm;
  • 3 transaksionet u ekzekutuan jashtë orareve zyrtare të tregtimit (off-exchange ose tregun me pakicë);
  • 2 nga transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacione Thesari 2 Vjeçar dhe 1 transaksion në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 15 njesi Obligacion Thesari dhe 50 njesi Bono Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 497,550 LEK, ndërsa Vlera totale e tregtimit në Obligacione Thesari ishte 1,512,050;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 31.12.2018 klikoni ketu

Gjatë ditës së tregtimit të datës 27.12.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithësej 4 transaksione në 3 tituj të ndryshëm,
  • 3 transaksione u ekzekutuan jashtë orareve zyrtare të tregtimit (off-exchange ose tregun me pakicë) dhe 1 transaksion tjetër gjatë orarit zyrtar të tregtimit (on-exchange)
  • 2 nga transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacione Thesari 10 Vjeçar dhe 2 transaksione në Bono Thesari 12 Mujore
  • U tregtuan gjithësej një numër prej 240 Bono Thesari dhe 62 Obligacione Thesari
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 2,380,294 LEK, ndërsa Vlera totale e tregtimit në Obligacione Thesari ishte 6,277,500

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 27.12.2018 klikoni këtu.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me votat e pozitës 5 anëtarë të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke i dhënë fund ngërçit dy mujor të mosfunksionimit të këtij Këshilli për shkak të mungesës së kuorumit.

Pesë anëtarët e rinj të përzgjedhur janë Ridvan Bode, Artan Hoxha, Suela Popa, Luljeta Minxhozi, Edlira Luçi. Nuk është votuar ende kandidatura e Arben Malajt, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën dëgjimore në Komisonin e Ekonomisë pak ditë më parë për shkak se ishte jashtë vendit dhe nuk ka prezantuar platformën, si rrjedhojë nuk mund të bëhet ende votimi në Kuvend.

Në total, Këshilli Mbikëqyrës ka nëntë anëtarë, por vetëm gjashtë prej tyre u kishte mbaruar mandati. Tre anëtarët e tjerë janë Gent Sejko, që është aktualisht dhe guvernator i Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, që është zv/guvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë dhe z.Tonin Kola.

Me këtë kompozim të ri, Këshilli Mbikëqyrës paraqitet i mirëformatuar dhe me rritje cilësore në drejtim të fushës fiskale. Ai ka në përbërje dy ish ministra financash që kanë shërbyer si të tillë në të dy kahet. Z.Bode ka shërbyer si ministër financash në periudhën 1996-1997 dhe nga shtatori 2005 deri në shtator 2013 gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike. Z.Malaj ishte ministri i financave të socialistëve në periudhën 1997-1998 dhe 2003-2005.

Edhe në fushën bankare, anëtarët e Këshillit kanë përvojë të konsiderueshme. Guvernatori aktual u zgjodh dhjetor 2014 dhe erdhi pas një përvoje të gjatë në bankat e nivelit të dytë. Edhe Natasha Ahmetaj është e ardhur nga sistemi bankar. Përvojë në sistemin e pagesave ka edhe Suela Popa, e cila ka qenë drejtoreshë e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ose Agjencisë së Pagesave, që menaxhonte fondet e bujqësisë.

Nuk mungojnë në këtë Këshill as akademikët.  Edlira Luçi është pedagoge e njohur, shefe e departamentit te Financës tek Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi vijnë gjithashtu nga akademia, i pari në fushën juridike dhe e dyta në atë ekonomike.

I vetmi koment që do të mund të bënim në këtë rikompozim të Bordit të BSh, do të ishte mungesa e një emri të një ekonomisti të mirëfilltë me eksperiencë direkte në fusha të rëndësishme të fokusit të BSH si politika monetare, kontrolli i inflacionit apo edhe mbikëqyrja e kursit të këmbimit, por gjithësesi, gjykojmë se kemi të bëjmë me një rritje të nivelit përfaqësues në kompozimin e ri.

GAZETA MONITOR

Një plan strategjik për reformimin e sektorit të energjisë në Shqipëri ka përfshirë në brendësi të tij një seri iniciativash të rëndësishme duke nisur nga zgjidhja përfundimtare për borxhet tek listimi i kompanisë së shpërndarjes në bursë apo trajtimi që do të bëhet për shtresat vulnerabël. Plani i miratuar në mbledhjen e qeverisë vetëm pak ditë më parë përcakton qartësisht detyrimet që ka secili nga aktorët e tregut si përsa u përket kompanive publike ashtu edhe rregullatorit që në këtë rast është Enti Rregullator i Energjisë.

Listimi i OSHEE në bursë

Dokumenti i miratuar jep ndër të tjera detaje për atë që është folur shumë shpesh rreth listimit të OSHEE në bursë. Për të shkuar drejt kësaj duhet që fillimisht sipas qeverisë të bëhet ristrukturimi i plotë i shpërndarjes që ka nisur nga marsi 2018. Ndarja ligjore e OSHEE-së si dhe ndarja e plotë funksionale sipas dokumentit do të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur, brenda periudhës së parë. Kjo do të përfshijë marrëveshjet përfundimtare dhe operacionale midis të gjitha kompanive të reja, duke përfshirë, por jo kufizuar në, ndarjen e aseteve, shpërndarjen e pagesave të prapambetura dhe borxhet mes kompanive të ardhshme.

“Do të përmbajë gjithashtu një strategji për ofertën publike, potencialisht që do të çonte në një privatizim të plotë të kompanisë furnizuese me një investitor strategjik që lehtësonte zbatimin e transformimit në një kompani biznesi private dhe konkurruese dhe një ofertë të pjesshme për publikun shqiptar për një pjesë minoritare të kompanisë DSO (operatori i sistemit të transmetimit), me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë duke ruajtur kontrollin mbi biznesin e rregulluar” thuhet në plan.

Lidhur me vlerësimin e kompanive të reja dhe ndarjen e aseteve dokumenti i miratuar në qeveri nënvizon se procesi do të kryer nga një auditor i pavarur.

Borxhet që institucionet publike i kanë kompanive të energjisë

Institucionet publike në vetvete nuk kanë dalluar për një qasje të rregullt në pagesën e faqturave të energjisë. kjo ka bërë që borxhet që ato kanë kryesisht ndaj OSHEE të jenë të larta. Plani për reformimin e sektorit duket se ka parashikuar edhe një pikë lidhur me zgjidhjen e këtij ngërçi duke kërkuar të gjejë një zgjidhje për vendosjen në binarë të pagesave nga institucionet publike. Për këtë është krijuar edhe një grup pune i dedikuar.

“Grupi ndërministror i punës, i krijuar tashmë për këtë qëllim, do të finalizojë një marrëveshje që rregullon trajtimin e ardhshëm të të gjitha borxheve të pagueshme, ndërmjet kompanive shtetërore që lidhen me sektorin e energjisë elektrike, përfshirë subjektet publike me detyrime për energjinë elektrike.

Përveç marrëveshjes, do të hartohet dhe miratohet një plan veprimi i cili do të sigurojë angazhimin për pagesën e faturave të energjisë elektrike nga të gjitha subjektet publike, duke përfshirë ato buxhetore dhe jobuxhetore. Plani i veprimit duhet të përmbajë objektivat e pagesave të sektorit publik, si dhe të përcaktojë një procedurë zgjidhjeje të ngërçit/dështimit (fall-back procedure) kur subjektet e sektorit publik mund të demonstrojnë paaftësi (pamundësi) për të përmbushur objektivat e pagesës dhe ta raportojnë këtë te subjekti superior përkatës. Një strategji për përmirësimin e nivelit të pagesave nga subjektet publike duhet ta përmbyllë planin e veprimit” thuhet në plan.

GAZETA MONITOR 

Lëvizje te postimet