Revista MONITOR

Fondet e investimeve që gjatë vitit 2017 ruajtën një rritje konstante e nxitur edhe nga normat më të favorshme të interesit sesa sistemi bankar ku politika monetare uli në minimum interesat e depozitave, nuk po shfaqin të njëjtën tendencë edhe në 2018. Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë për një rënie të numrit të anëtarëve që kanë investuar në këto fonde deri në shtator 2018 në krahasim me fundin e 2017-ës. Ndërkohë që rënie ka edhe në vlerën neto të investimit me të paktën 9.74 për qind. E gjithë kjo ndodh në kushtet kur alternativat e investimit jo në aspektin e instrumentit por në numrin e fondeve të disponueshëm në treg janë më të mëdha se një vit më parë me të paktën dy opsione më shumë.

“Gjatë periudhës 30.09.2018, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde investimi, përkatësisht fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro” fondi i investimeve “Raiffeisen Vizion” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”.

Fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” dhe fondi “WVP Top Invest” e cila administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”.

“Raiffeisen Vizion” sh.a. u licensua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendim nr. 143, datë 30.07.2018, për të kryer veprimtarinë e administrimit të aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive.

Fondi i investimeve “Raiffesien Vizion” filloi aktivitetin e tij të vlerësimit në datë 02.09.2018.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.09.2018, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 65.64 miliardë lekë me një ulje prej 7.08 miliardë lekë ose 9.74%, krahasuar me 31.12.2017. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 520 milionë Euro [1].

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 63.14% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 7.02% krahasuar me 31.12.2017.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.09.2018 është 28,979 me një ulje prej 7.47% krahasuar me 31.12.2017” vlerëson AMF.

Marrëveshja shkon për aprovim te Autoriteti i Konkurrencës dhe në Bankën e Shqipërisë

Në vazhdën e lëvizjeve të fundit në këtë treg, Union Bank ka aplikuar për pranimin e transaksionit të lidhur për blerjen 100% të aksioneve  të International Comercial Bank (ICB) Albania. kanë bërë me dije burime për Monitor nga Autoriteti i Konkurrencës.

Lajmi u publikua edhe nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, i cili citonte si burim Bankën e Shqipërisë.

Në fund të 9 mujorit, Union Bank ishte banka e tetë më e madhe në vend në renditjen nga aktivet ne administrim dhe ka 31 degë në vend dhe 378 të punësuar. Banka ka 3.4% të totalit të aseteve, 3.7% të stokut të kredive dhe 3.5% të depozitave në vend, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. Në të njëjten periudhe, Union Bank deklaroi një fitim prej 460 milionë lekësh

International Comercial Bank renditet e 14-a për sa i përket aktiveve ne administrim dhe ka 6 dege në vend dhe 94 të punësuar. Banka ka 0.7% të totalit të aseteve, 0.9% të stokut të kredive dhe 0.6% të depozitave në vend. Ne te njejten periudhe, ICB deklaroi një humbje prej 55 milionë lekësh, sipas të dhënave nga Shoqata e bankave.

Me këtë blerje pritet që Union Bank të konsolidojë pozitat në treg duke iu afruar kështu Societe Generale, Alpha Bank, ABI Bank e Tirana Bank që kanë një prezencë në treg prej rreth 5% të aseteve totale të sistemit bankar.

Te kontaktuar nga Monitor, si ICB ashtu edhe Union Bank nuk ishin disponibel per prononcim.

Ndryshimet në sistemin bankar gjate dy viteve te fundit

Sistemi bankar ka hyrë në një fazë intensive të shit-blerjeve.

Në fillim të këtij muaji u njoftua se  Societe Generale ka mbyllur negociatat për të shitur 100% të aksioneve të saj te banka hungareze OPT, pasi bleu pjesën e mbetur të 11.11% të aksioneve nga sipërmarrësit vendas. Banka Societe Generale i nxori në shitje aksionet pak muaj më parë, në kuadër të një strategjie për të dalë nga rajoni, në ato vende ku nuk ishte ndër tre të parët. Banka Societe hyri në Shqipëri përmes blerjes së aksioneve të Bankës Popullore, në vitin 2007, duke shënuar një nga shitjet më të suksesshme të një banke, teksa u shit me gati katër herë mbi kapitalin.

Numri i bankave ka zbritur aktualisht në 14, pas përthithjes së Veneto Bank nga Intesa Sanpaolo dhe blerjes së NBG Bank nga ABI Bank. Pas blerjes së ICB nga Union Bank, sistemi bankar pritet të ketë 13 banka.

Të tjera shit-blerje janë në proces. Grupi Balfin, në pronësi të sipërmarrësit Samir Mane, ka hyrë në negociata me Tirana Bank, e cila kishte rreth 5.3% të aktiveve dhe rreth 4.9% te depozitave të sistemit ne Qershor 2018.

Revista MONITOR 

Revista MONITOR

Elma LLoja, drejtoresha ekzekutive e FI Bank, thotë se tregjet e letrave me vlerë në Shqipëri mbetën pak të zhvilluara. Pothuaj mungesa e tregut sekondar e ka kthyer zgjidhjen e këtij problemi në një nga prioritetet për të gjithë aktorët në këtë treg.

Reforma e re, sipas saj, pikërisht krijimi i një yield-i kurbe të letrave me vlerë të qeverisë shqiptare të besueshme dhe të pranueshme nga të gjithë aktorët dhe pjesëmarrësit në këtë treg. Në një intervistë të posaçme ajo shpjegon risitë që sjell reforma në tregtimin e titujve të borxhit qeveritar

Banka e Shqipërisë ka nisur një reformë për tregun e letrave me vlerë të qeverisë. Çfarë risish do të sjellë aplikimi i saj në tregun primar dhe atë sekondar te “Bond Market”?

Me gjithë politikat e ndjekura për përmirësime në politikën monetare dhe menaxhimin e borxhit qeveritar, të lidhura këto ngushtë me përmirësimet në tregun primar të letrave me vlerë të qeverisë shqiptare në drejtim të përafrimit të tij me praktikat më të mira ndërkombëtare, përsëri tregjet e letrave me vlerë në Shqipëri mbetën pak të zhvilluara.

Pothuaj mungesa e tregut sekondar e ka kthyer zgjidhjen e këtij problemi në një nga prioritetet kryesore për të gjithë aktorët në këtë treg. Mungesa e çdo lloj informacioni për çmimet e letrave me vlerë dhe gjithashtu pamundësia për të ekzekutuar transaksione me shuma të konsiderueshme pa një kosto të madhe ka ndikuar që investitorët t’i mbajnë në HTM letrat me vlerë të blera në tregun primar.

Ajo çfarë reforma e iniciuar nga BOA, në bashkëpunim me MOF dhe WB do sjellë në tregun e letrave me vlerë në Shqipëri është pikërisht krijimi i një yield-i kurbe të letrave me vlerë të qeverisë shqiptare të besueshme dhe të pranueshme nga të gjithë aktorët dhe pjesëmarrësit në këtë treg. Një kuadër i përshtatshëm rregullativ i diktuar nga BOA do detyrojë bankat të kuotojnë çdo ditë çmime për letrat me vlerë benchmark. Bazuar në këto çmime, vetë BOA do të ndërtojë dhe publikojë një kurbë yield-esh e cila do të përdoret nga bankat dhe gjithë investitorët e tjerë për vlerësimin e letrave me vlerë që kanë nëpër portofolat e tyre, për blerje/shitje të tyre në tregun sekondar.

Ekzistenca e një yield curve dhe mundësia e burimeve të informacionit për vlerësimin e letrave me vlerë mund t’u japë siguri investitorëve për të hequr dorë nga mbajtja e letrave në portofolat e tyre deri në maturim (HTM). Është pikërisht kjo që do të ndikojë në zhvillimin e tregut sekondar ku investitorët do të mund të blejnë dhe shesin lirshëm e me një kosto të ulët. Kjo gjë do të nxisë tërheqjen e investitorëve të rinj.
Në fund të fundit, edhe MF do të përfitojë nga ekzistenca e një yield kurbë dhe çmimi më efikas i emetimeve të reja.

Çfarë përfitimesh do të kenë bankat dhe klientët?

Një nga ndryshimet kryesore të propozuara do të jetë emetimi i të ashtuquajturave benchmarks, ulja e numrit të ankandeve dhe rritja e madhësisë së emetimit. Tregu primar do të jetë shumë mirë i strukturuar dhe rregulluar, si nga pikëpamja e pjesëmarrësve nëpërmjet primary dealers, ashtu edhe nga struktura dhe madhësia e investimeve.

Përfitimi kryesor do të jetë Benchmark yield kurbë. Bankat do të jetë të detyruara të kuotojnë çdo ditë dhe BOA do të publikojë një kurbë yield-esh e cila do të përdoret nga të gjithë. Do të hiqet dorë nga transaksionet që deri më tani janë bazuar në “yield-et e ankandit me të fundit”. Çmimet do të jenë në kohë reale. Klientët do të kenë mundësi të blejnë në tregun sekondar të mirëstrukturuar, në shumën që do të duan e një çmim transparent.

A do të zgjerohen hapësirat e tregtimit për individët dhe çfarë ndryshimesh priten në lëmin e interesave?

Sigurisht do të lehtësohen. Individët do të kenë shumë më të qartë çmimin e letrave me vlerë që ata kanë në portofolat e tyre. Do të kenë mundësi të vendosin lehtësisht për shitjen e tyre në një moment të përshtatshëm. Nga ana tjetër, do të mund të zgjedhin letrën me vlerë që ju pëlqen, bazuar në një çmim transparent e nga ana tjetër, të zgjedhin midis letrave atë që ju përshtatet lidhur me jetëgjatësinë. Ata mund të ndjekin me kujdes lëvizjen e çmimeve dhe të vendosin momentin e duhur për tregtim. Ndryshimet do të bëjnë të mundur bazën ligjore dhe lehtësime për kreditim me kolateral letrat me vlerë.

Revista MONITOR

Ministria e Financave po zbaton projektin pilot për emetimin e titujve referencë nëpërmjet Zhvilluesve të Tregut (Market Makers), që kanë të drejtën ekskluzive për të blerë borxhin e qeverisë në tregun primar për obligacionin 5-vjeçar. Janë përzgjedhur vetëm pesë banka, teksa nuk merr pjesë banka e dytë më e madhe në vend, Raiffeisen Bank. Banka Qendrore pret të paktën teorikisht që ky “eksperiment” të rrisë konkurrencën në tregun primar, si dhe likuiditetin e titullit nëpërmjet zhvillimit të tregut sekondar. Priten efekte në borxhin e brendshëm, si dhe sheshimin i kurbës së yield-eve si rezultat i minimizimit të rrezikut të likuiditetit. Risitë e skemës

Blerina Hoxha

Tregu i letrave me vlerë të qeverisë është përfshirë në një reformë, e cila synon t’i bëjë më reale dhe transparente normat e interesit dhe të zhvillojë më tej tregun sekondar të borxhit të brendshëm. Teksa modeli i ri ka nisur të pilotohet për obligacionet me maturim 5-vjeçar, shihet se numri i bankave, që do të kenë të drejtën ekskluzive për të blerë borxhin e qeverisë, është pakësuar dhe disa aktorë të rëndësishëm të tregut financiar nuk kanë kërkuar të jenë blerësit primar të borxhit, si Raiffeisen Bank.

Nga 7 banka që aktualisht kanë lejen për të blerë letrat e borxhit të qeverisë në tregun primar, tanimë me reformën e re që po testohet për obligacionet 5-vjeçare do të jenë vetëm 5 banka në atë që tashmë quhet “Market Maker”, të paktën deri në fund të vitit.
Me modelin e ri, këto banka janë të “detyruara” të blejnë borxhin e qeverisë.

Elma Lloja, drejtoreshë ekzekutive në FiBank, një nga bankat që gëzon lejen për zhvillimin e tregut primar, thotë se ky model synon krijimin e një kurbe interesash të letrave me vlerë të qeverisë shqiptare të besueshme dhe të pranueshme nga të gjithë aktorët dhe pjesëmarrësit në këtë treg. Një kuadër i përshtatshëm rregullativ, i diktuar nga Banka e Shqipërisë, do të detyrojë bankat të kuptojnë çdo ditë çmime për letrat me vlerë “benchmark” (konsiderohet emetimi më i fundit i shtetit shqiptar për një maturitet të caktuar, i cili të rihapet periodikisht deri në arritjen e një madhësie të paracaktuar nga emetuesi). Bazuar në këto çmime, vetë Banka e Shqipërisë do të ndërtojë dhe publikojë një kurbë yield-esh, e cila do të përdoret nga bankat dhe gjithë investitorët e tjerë për vlerësimin e letrave me vlerë që kanë nëpër portofolat e tyre, për blerje/shitje të tyre në tregun sekondar.

Që nga 17 korriku i këtij viti, si titull referencë është përcaktuar obligacioni 5-vjeçar, interesi i të cilit publikohet çdo ditë nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë. Aktualisht interesi referencë është 4.55%, duke shënuar rënie me 0.45 pikë përqindje që nga 17 korriku, kur nisi të testohej mënyra e re e tregtimit. Rënie në nivele të ngjashme kanë pësuar edhe interesat e letrave të tjera të borxhit, si bonot e thesarit, pasi në gjysmën e dytë të vitit, fluksi i emetimeve bie, për rrjedhojë, edhe norma e interesit.

Në rast se testimi i obligacionit 5-vjeçar, sipas formës së re të tregtimit, rezulton i suksesshëm, deri në fund të vitit do të nisë të aplikohen edhe maturimet e tjera të borxhit qeveritar. Më këtë hap qeveria synon të rrisë afatet e maturimit të borxhit 5-vjeçar, të rrallojë ankandet e emetimit dhe gjithashtu t’i bëjë normat e interesit më të parashikueshme dhe të qëndrueshme.

Ekspertët nga sektori bankar përshëndesin hapat e para të reformës, por theksojnë se duhet të zgjerohet më shumë rrethi i bankave për pjesëmarrje në tregun primar. Spiro Brumbulli, kryetar i Shoqatës së Bankave, pohoi se mënyra e re e tregtimit i bën më reale dhe transparente normat e interesit të letrave të borxhit qeveritar, por sipas tij, duhet të jenë më shumë banka pjesëmarrëse në tregun primar.

BSH: Skema e re synon të rrisë likuiditetin e titujve në tregun sekondar

Pas një përgatitjeje prej rreth një viti, në korrik 2018, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e asistuar nga Banka Botërore dhe në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, futi në zbatim projektin pilot për emetimin e titujve referencë nëpërmjet Zhvilluesve të Tregut, (Market Makers) që kanë të drejtë ekskluzive për të blerë borxhin e qeverisë në tregun primar. Parashikimi fillestar për kohëzgjatjen e projektit pilot është 6 muaj dhe përfshin vetëm emetimet 5-vjeçare. Në një sqarim të posaçëm, Banka e Shqipërisë shpjegoi se projekti pilot është ende në fazën zhvilluese të tij dhe vlerësimet dhe përfundimet e këtij procesi do të kryhen nga të tre institucionet e përfshira në përfundim të tij.

Banka Qendrore pret të paktën teorikisht që emetimi i titujve referencë (benchmark) nëpërmjet Zhvilluesve të Tregut, të rrisë konkurrencën në tregun primar, si dhe likuiditetin e titullit nëpërmjet zhvillimit të tregut sekondar për të. Në qoftë se pritjet materializohen, efekti në borxhin e brendshëm pritet të jetë ulje e kostos së tij, që do të vijë nga dy aspektet e përgjithshme të lartpërmendura, si dhe sheshim i kurbës së yield-eve, si rezultat i minimizimit të rrezikut të likuiditetit.

Për sa i përket aksesit të individëve, institucioneve të tjera financiare që nuk janë Zhvillues Tregu apo të çdo të interesuari për të marrë pjesë në investimin në titujt referencë në tregun primar, Banka e Shqipërisë shpjegon se janë të lirë të marrin pjesë nëpërmjet Zhvilluesve të Tregut, njësoj sikundër marrin pjesë për titujt e tjerë nëpërmjet bankave të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.
Në rastin e emetimit të titujve referencë, ndryshimi është që numri i institucioneve financiare që e ofrojnë këtë lehtësi është 5 (pesë). Ky numër është gjykuar i mjaftueshëm për të siguruar akses të mirë të të interesuarve për investim në tregun primar. Nga ana tjetër, detyrimet që janë përcaktuar në kontratën që kanë nënshkruar Zhvilluesit e Tregut me emetuesin, nuk lejojnë abuzime me pozicionin që kanë si ndërmjetësues të kërkesave në tregun primar.

Sipas Bankës Qendrore, një tjetër aspekt pozitiv është se, në qoftë se të interesuarit për investimin në një titull të shtetit do të duhet të presin dy javë, një muaj apo tre muaj për zhvillimin e ankandit të titullit ku duan të investojnë, për titujt referencë, konkretisht për titullin 5-vjeçar, ata mund të gjejnë çmime të përditshme për blerjen e tij në tregun sekondar. Kjo vjen nga detyrimi që kanë Zhvilluesit e Tregut për të kuotuar çdo ditë çmim blerjeje/shijeje për këtë titull.

 

Si përfitojnë individët dhe si zhvillohet tregu sekondar

Nëse forma e re e tregtimit vijon për të gjitha maturimet, normat e interesit do të jenë ditore dhe do të ndryshojnë çdo ditë në oraret e drekës. Bankat që kanë të drejtën ekskluzive për tregun primar, publikojnë çdo ditë interesat, teksa Banka Qendrore publikon kurbën e mesatarizuar të interesave. Kështu individët, duke pasur një ecuri të përditshme të interesave dhe jo si aktualisht, që është statik nga ankandi në ankand, do të mund të vendosin të investojnë në momente të përshtatshme, pasi e kanë më të lehtë të analizojnë ecurinë afatgjatë tyre, shpjegojnë ekspertët e bankave. Deri më tani, formatet e tregtimit në tregun sekondar ishin jo të unifikuara dhe interesat jo të analizueshme. Mënyra e re nxit interesin për të investuar në tregun sekondar, nëse bankat vendosin t’i njohin këto investime edhe si kolateral për dhënien e kredive.

Ekzistenca e një yield-i kurbe dhe mundësia e burimeve të informacionit për vlerësimin e letrave me vlerë mund t’u japë siguri investitorëve për të hequr dorë nga mbajtja e letrave në portofolat e tyre deri në maturim (HTM). Pikërisht kjo do të ndikojë në zhvillimin e tregut sekondar, ku investitorët do të mund të blejnë dhe shesin lirisht e me një kosto të ulët. Kjo gjë do të nxisë tërheqjen e investitorëve të rinj.

Në fund të fundit, edhe MF do të përfitojë nga ekzistenca e një yield kurbë dhe çmimi më efikas i emetimeve të reja. Aktualisht, tregu sekondar është i vogël dhe sporadik me vëllime mujore tregtare zakonisht rreth 1 miliard lekë që korrespondojnë me rreth 3% të stokut të borxhit të brendshëm në baza vjetore. Shumica e transaksioneve të tregut sekondar janë në segmentin afatshkurtër dhe rreth 70% e volumit të tregtuar ka qenë në bonot e thesarit.

Financat: Reforma në tregtimin e titujve do të vijojë edhe më 2019

Ministria e Financave vlerëson se pilotimi i formës së re të tregtimit të obligacionit 5-vjeçar ka qenë i suksesshëm. Në vazhdim të angazhimit të ndërmarrë në lidhje me përmirësimin e mëtejshëm të tregut primar të titujve shtetërorë, si dhe hedhjen e hapave për zhvillimin e tregut sekondar, gjatë vitit 2018 është reduktuar numri i ankandeve dhe konsolidimi i shumave të shpallura me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë në treg dhe zbatimi i projektit pilot për obligacionin 5-vjeçar referencë.

Ministria e Financave sqaron se gjatë vitit 2019 do të jetë në fokus zhvillimin e mëtejshëm të tregut të titujve shtetërorë.
Në periudhën afatmesme, mesatarisht rreth 85% e nevojave të përgjithshme për financim do të realizohen nëpërmjet burimeve të brendshme. Niveli i financimit të brendshëm në terma neto do të synohet të mbahet i qëndrueshëm, duke mos tejkaluar kapacitetet optimale të tregut (rreth 20-22 miliardë lekë në vit).

Duke qenë se normat e interesit priren të qëndrojnë ende në nivele të ulëta, financimi i brendshëm do të orientohet kryesisht në drejtim të titujve afatgjatë, me norma interesi fikse, me qëllim reduktimin e risqeve me kosto sa më të ulët. Titujt afatshkurtër kryesisht do të shërbejnë për të rifinancuar maturimin e titujve ekzistues, si dhe menaxhimin aktiv të nevojave për likuiditet.
Sipas Ministrisë së Financave, zhvillimi i mëtejshëm i tregut primar vendas dhe hedhja e hapave për zhvillimin e tregut sekondar të titujve shtetërorë është një tjetër objektiv afatmesëm, realizimi i të cilit do të shoqërohet me aktivitete, të cilat do të kenë në fokus:

  • Krijimi dhe standardizimi i madhësive benchmark për titujt afatgjatë nëpërmjet konsolidimit të numrit të ankandeve dhe rritjen e frekuencës së rihapjeve;
  • Reduktimi i fragmentimit të kërkesës nëpërmjet konsolidimit të numrit të titujve shtetërorë të tregtueshëm;
  • Rritja e transparencës nëpërmjet konsultimit të vazhdueshëm me aktorët kryesorë të tregut dhe raportimit e publikimit periodik në kohë të të dhënave të borxhit;
  • Përdorimi i ankandeve të riblerjes (buyback auctions) dhe shkëmbimit (exchange auctions) për të rritur eficencën në procesin e reduktimit të ekspozimit ndaj risqeve;
  • Përmirësimi dhe standardizimi e rregullave të emetimit të titujve shtetërorë;
  • Analizimi i rezultateve të projektit pilot për emetimin e obligacioneve 5-vjeçare referencë dhe shqyrtimi i mundësisë në bashkëpunim me aktorët kryesorë të tregut për shtrirjen e këtij projekti edhe tek titujt e tjerë afatgjatë.
  • Përmirësimi i kuadrit ligjor dhe rregullator;
  • Diversifikimi dhe zgjerimi i bazës së investitorëve.

 

2018, borxhi i brendshëm u rifinancua me 2 miliardë euro

Gjatë periudhës janar-shtator 2018, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka emetuar në tregun e brendshëm tituj shtetërorë në vlerën 249.3 miliardë lekë, nga të cilat 219.6 miliardë lekë kanë shërbyer për rifinancimin e titujve ekzistues dhe pjesa tjetër (29.7 miliardë lekë) për financimin e deficitit buxhetor të planifikuar për vitin 2018 dhe menaxhimin aktiv të likuiditetit. Në linjë me objektivin për reduktimin e ekspozimit ndaj risqeve, financimi neto është siguruar në masën 89.5% nëpërmjet titujve afatgjatë.

Gjatë nëntëmujorit të vitit 2018, ashtu si dhe gjatë vitit paraardhës, në përputhje me politikat menaxhuese për uljen e ekspozimit ndaj risqeve, ka vazhduar tendenca e rritjes së peshës së titujve afatgjatë (mbi 5 vjet) në portofolin e borxhit të brendshëm. Gjithashtu, pesha e titujve me norma interesi të ndryshueshme është reduktuar, pasi edhe gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë emetim të titujve me norma interesi të ndryshueshme. Tregu primar i titujve shtetërorë gjatë nëntëmujorit të vitit 2018 është karakterizuar nga një mbulim i kënaqshëm i kërkesës së qeverisë teksa normat e interesit kanë pësuar rritje të lehtë për maturimet afatgjata.

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2018, kërkesa për tituj shtetërorë ka rezultuar në vlerën 320.8 miliardë lekë, nga të cilat 213.6 miliardë lek për Bono Thesari dhe 107.2 miliardë lekë për Obligacione. Kërkesa gjatë nëntëmujorit të vitit 2018 ka qenë relativisht më e lartë se oferta e qeverisë për tituj shtetërorë duke rezultuar në një raport të përgjithshëm mbulimi prej 1.25. Gjithsej gjatë këtij nëntëmujori janë realizuar 44 ankande, nga të cilat vetëm 7 ankande nuk janë plotësuar. Gjatë periudhës janar-shtator 2018, karakteristikë ka qenë rritja e konsiderueshme e kërkesës nga individët, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e kërkesës nga individët reflekton normat e interesit më të favorshme që ofrojnë titujt shtetërorë krahasuar me depozitat bankare.

 

Pritjet, interesat edhe për 2019 do të jenë të qëndrueshme

Ministria e Financave analizon se, referuar parashikimeve të rritjes ekonomike, si dhe deficitit buxhetor të planifikuar, niveli i borxhit publik në raport me PBB parashikohet të ulet me rreth 3.6 pikë përqindje gjatë vitit 2019. Nga pikëpamja e kompozimit të borxhit pritet të ketë një rritje në favor të borxhit të denominuar në monedhë vendase dhe atij afatgjatë në portofolin e borxhit të brendshëm. Huamarrja e brendshme do të realizohet nëpërmjet titujve shtetërorë në përputhje me kapacitete e kërkesës, ndërkohë që financimi i huaj do të realizohet nëpërmjet disbursimit të huave që financojnë ecurinë e zbatimit të projekteve prioritare të qeverisë.

Normat e interesit të titujve shtetërorë pritet të jenë të qëndrueshme, të paktën deri në gjysmën e parë të vitit 2019, duke marrë në konsideratë vijimin e politikave monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë, si dhe efektet që pritet të krijojnë flukset monetare hyrëse të eurobondit të emetuar në tremujorin e fundit të vitit 2018. Tendenca e normave të interesit në tregjet e huaja paraqitet më pak e qartë, për shkak të divergjencave në politikat monetare të BQE dhe Rezervës Federale. Në këto kushte, vlerësimet aktuale për vitin 2019 parashikojnë një rritje të normave të interesit, kryesisht për huamarrjen në monedhën USD dhe një qëndrueshmëri ose rritje më të moderuar për huamarrjen në monedhën euro. Në këto kushte, kostot për njësi të borxhit të brendshëm dhe atij të huaj pritet të qëndrojnë pothuajse në nivele të krahasueshme me ato të vitit 2018.

Tregu i titujve i fragmentarizuar dhe pak i aksesuseshëm

Borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare mbetet i fragmentuar i shpërndarë në një numër të madh serish si bono thesari, 3, 6 dhe 12-mujore dhe në obligacione, 2,3 5, 7 dhe 10-vjeçare. Në një vlerësim të posaçëm për ecurinë e tregut të titujve të borxhit qeveritar, Banka Botërore ka rekomanduar një politikë ndryshe për ta bërë më të zhdërvjellët tregun, me qëllim që ta bëjnë më likuid dhe më të aksesueshëm nga investitorët.

Banka Botërore ka cilësuar se qeveria duhet të konsiderojë përcaktimin për maturimet kryesore të letrave me vlerë me maturim 2-vjeçar, 5-vjeçar, 7-vjeçar dhe 10-vjeçar, me qëllim që në të ardhmen të shmangen emetimet në tituj më pak se një vit. Minimumi i madhësisë në ankand duhet të jetë rreth 5 miliardë lekë.

Sipas Bankës Botërore, procesi i përdorur për lëshimin e letrave me vlerë të borxhit në tregun e brendshëm do të mund të forcohet më tej duke pasur një njësi të dedikuar investuese. Kjo njësi mund të koordinojë marrëdhëniet mes investitorëve, duke mbajtur rregullisht takime me pjesëmarrësit në tregun e brendshëm, si dhe një faqe të posaçme interneti që do të shpërndajë informacione të përditësuara për letrat me vlerë.

Aktualisht, ndërveprimi me pjesëmarrësit e tregut është ad-hoc dhe kryesisht përmes telefonit. Banka Botërore këshillon se një rregull dialogu me pjesëmarrësit e tregut në të gjitha aspektet e menaxhimit të borxhit të qeverisë, do të jetë i dobishëm, pasi ofron komunikim të dyanshëm me tregun, duke shqyrtuar propozimet për zhvillimin e tregut vendas dhe përmirësimin e tij me efikasitet. Njësia kontribuon në zgjerimin e bazës së investitorëve dhe rritjen e transparencës së operacioneve të borxhit, të cilat me kalimin e kohës duhet të ulin koston e huamarrjes.

Gjatë ditës së tregtimit të datës 15.11.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 500 njësi Obligacione Thesari 5 Vjecare;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 52,305,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 15.11.2018 klikoni këtu

Lajmi në gjuhën angleze

Belgrade – The Regional Cooperation Council (RCC) hosted the panel: The Future of Regional Capital Markets as a partner of the 17th Conference of the Belgrade Stock Exchange ‘Upgrade in Belgrade 2018’ being held in Belgrade today.

Development and networking of capital markets in the region is part of the Berlin process which created a new momentum for cooperation in the Western Balkans in key economic areas: trade, investments, both direct and financial, mobility of workforce and digital integration of the region.

“The Berlin process aspires to facilitate free flow of goods, capital, skilled workforce and communications in the region, which is also the focus of the RCC’s activities in this process. Together with the region’s governments, we are working to negotiate the Mutual Recognition Agreement for professional qualifications in construction and health sectors, thus facilitating unhindered work for our experts throughout the region. Furthermore, we continue working on reducing the roaming charges to the benefit of all users of mobile telephony in the region, and we have adopted and are currently working on implementing reforms regarding harmonisation of investment legislation with that of the EU and promoting the region as a single economic destination. The idea behind this joint investment agenda is to improve doing business opportunities and attract more direct investment into the region; and in order to round up the investments, which include both direct and financial investments while facilitating access to finances, we provided a concrete proposal for cooperation of stock exchanges in the Western Balkans region,” said Goran Svilanovic, RCC Secretary General.

“To attract more investments, Western Balkans economies need to develop financial markets which can enable capital investments in private sector, not only by healthy banking sector but also through well-regulated exchange of securities, venture capital and alternative financial sources. It is also necessary to improve legislation on capital markets, in particular in the part related to protection of investors, and adopt regulations on managing alternative investment funds and other financial instruments, such as the laws related to factoring.”

Addressing the panel with Secretary General Svilanovic were also Ivan Steriev, CEO, Stock Exchange of The Former Yugoslav Republic of Macedonia; Gojko Maksimovic, CEO, Montenegro Stock Exchange; and Sinisa Krneta, CEO, Belgrade Stock Exchange.

In addition to reviewing the current macroeconomic trends and future of capital markets in the region, this year’s Conference focuses in particular on alternative investment approaches and possibilities of applying new technologies in this area. The 8th Regional Investors Conference is traditionally held alongside the Conference of the Belgrade Stock Exchange.

17th Belgrade Stock Exchange Conference gathers several hundreds of participants, including local and foreign investors, bankers, financial intermediaries, representatives of institutions, local and international companies, media, etc.

In response to economic issues and needs of the region, Regional Cooperation Council (RCC), together with governments in the region, is implementing Multi-annual Action Plan (MAP) on a Regional Economic Area (REA) in the Western Balkans. RCC is also tasked to regularly report about the progress made in MAP REA implementation to the region’s prime ministers at annual summits of Western Balkans leaders.

Gjatë datës 13.11.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U raportua 1 transaksion jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i raportuar jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange) u krye jashtë burse në dhe u raportua në Sistemin ETS të Bursës ALSE;
  • Transaksioni i ekzekutuar jashtë burse ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 28 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera tregtare e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 2,954,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimet e tregtimit të datës 13.11.2018 klikoni këtu.

Ditën e hënë datë 12.11.2018, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE mori pjesë në takimin e zhvilluar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare AMF  lidhur me fazën e dytë të projektit: “Forcimi i kapaciteteve të Autoritetit të  Mbikëqyrjes Financiare, fokusi tek zhvillimi i tregut të kapitaleve”  mbi prezantimin e draft ligjit të ri  “Për Tregun e Kapitaleve në Shqipëri”.

Gjatë këtij takimi u prezantua nga konsulentët e Bankës Botërore draft ligji i ri “Për Tregun e Kapitaleve në Shqipëri”. Ky draft ishte gjithëpërfshirës ku përmblidhte:

  1. Firmat e Investimit si operatorë të Tregut të Kapitaleve
  2. Funksionet e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në Tregjet e Kapitaleve
  3. Mënyrën e Mbikëqyrjes së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare mbi operatorët e tregut
  4. Organizimin e Bursës së Titujve dhe Tregjeve të Rregulluara
  5. Organizimin e Depozitarit Qëndror dhe Shtëpive të Klerimit dhe Shlyerjes
  6. Përcaktimin e kushteve për emetimin në Ofertën Private dhe Publike

Në këtë diskutim së bashku me Bursën ALSE morën pjesë dhe operatorët e tjerë të tregut si Shoqëritë Komisionere, Fondet e Investimeve dhe Institucione të Mikrofinancës, duke shprehur komentet e tyre mbi këtë draft me qëllim përmirësimin e cilësisë së tij.

Ekspertët e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si dhe konsulentët e Bankës Botërore u angazhuan t’i shqyrtonin me vëmendje komentet e operatorëve të tregut dhe morën përsipër adresimin e tyre aty ku ka hapësirë dhe në përputhje me procesin e harmonizimit të legjislacionit me direktivat e Bashkimit Europian.

Ditën e sotme datë 08.11.2018 Bursa Shqiptare e Titujve ALSE zhvilloi takim me përfaqësues të Bankës Botërore në kuadër të përgatitjes nga ana e Bankës Botërore të Raportit të Observimit të Kodeve dhe Standarteve (ROSC) për Auditimin dhe Kontabilitetit, si pjesë e projektit të mbështetur nga Qendra për Reformën në Raportimin Financiar (CFRR).

Gjatë këtij takimi z.Gjergji shprehu mbështetjen e tij në nismën e ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare lidhur me luftën kundër Evazionit Fiskal dhe Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. Megjithatë, me qëllim arritjen e objektivave në mënyrë më eficiente në këtë drejtim ALSE sugjeron që këto reforma nuk duhet të mbeten vetëm në nivel operacional (psh kontrolle të shpeshta të organeve tatimore apo ligj-zbatuese), por duhet të kalojnë dhe në reforma të një niveli strukturor.

Z.Gjergji u shpreh se reformimi strukturor duhet të mbështetet në tre drejtime kryesore të cilat lidhen kryesisht me:

1. Vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm mes Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë lidhur me një zbatim më rigoroz të politikës së kreditimit të biznesit bazuar vetëm në Pasqyrat Financiare të deklaruara zyrtarisht në organet tatimore;

2. Mbështetjen dhe nxitjen e zhvillimit të tregut të kapitaleve në vend dhe Bursës Shqiptare të Titujve ALSE si një nga shtyllat kryesore që, ndër të tjera mbështesin në mënyrë të pakushtëzuar luftën kundër Evazionit Fiskal për shkak të nivelit të lartë të transparencës financiare që kërkohet në këtë treg të rregulluar.

3. Rritjen e cilësisë së të dhënave financiare dhe procesit të kontabilizimit e auditimit, proces i cili duhet të realizohet nëpërmjet:

  • standardizimit të publikimeve të raporteve financiare (aktualisht në zbatim);
  • ndërmarrjen e nismave për një certifikim dhe kontroll më rigoroz të profesioneve të kontabilistëve dhe audituesve ligjorë;
  • mbështetjes dhe ngritjes së kompanive të vlerësimit të riskut (rating) për emetuesit që duan të listojnë titujt e tyre në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE si dhe ;
  • nxitjen dhe promovimin e zbatueshmërisë së Parimeve të Mirëqeverisjes së Korporatave (Corporate Governance Principals).

Në mbyllje z.Gjergji informoi ekspertët e Bankës Botërore në lidhje me kriteret e raportimit financiar që kërkohen aktualisht nga kuadri rregullativ i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE para procesit të listimit (1- 2 vite pasqyra financiare sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar). Gjithashtu bazuar në kuadrin rregullativ kërkohet një raportim periodik (1 herë në vit) nga subjektet e listuara me publikimin e pasqyrave financiare  sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar në faqen zyrtare të Bursës ALSE.

Gjatë datës 08.11.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U raportua 1 transaksion jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i raportuar jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange) u krye jashtë burse në datë 07.11.2018 dhe u raportua në Sistemin ETS të Bursës ALSE me datë 08.11.2018;
  • Transaksioni i ekzekutuar jashtë burse ishte në Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 130 Obligacione Thesari;
  • Vlera tregtare e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 13,839,800 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimet e tregtimit të datës 08.11.2018 klikoni këtu.

Lëvizje te postimet