Njoftim për ndryshimin e kalendarit të tregtimit në Bursën ALSE

Mbështetur në vendimin e Këshillit të Ministrave datë 21.11.2018 për Caktimin e Ditës së Premte, datë 30.11.2018, Ditë Pushimi dhe njoftimit për ndryshimin e kalendarit të sistemit të depozitarit qëndror të tiutjve të Borxhit Qeveritar (AFISaR) në të cilin përcaktohet që data 30.11.2018 është pushim, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE mori masa për çaktivizimin e kësaj date nga sistemi ETS i Administratorit në programin Quick Trade. Për rrjedhojë në këtë datë nuk mund të realizohet asnjë tregtim në tituj.