Koha e Klerimit dhe Shlyerjes

Periudha e klerimit dhe shlyerjes për transaksionet e ekzekutuara në Bursën ALSE do të jetë jo më e gjatë se dy (2) ditë pune. Transaksionet që nuk arrijnë të shlyhen brenda kësaj periudhe konsiderohen si transaksione të dështuara (defaulted).

ALSE në bashkëpunim me institucionet kleruese bën të pamundurën për të qenë sa më rigoroze në drejtim të mos-lejimit të dështimit të transaksioneve pasi cënojnë integritetin e tregut dhe besimin tek publiku investitor. Për këtë arsye, ALSE ka parashikuar rregullore të posatçme me masa shumë të ashpra penalizuese për subjektet që nuk janë korrekte në dështimin e transaksioneve.

Për të reduktuar riskun dhe rritur besueshmërinë tek tregu, anëtarët e bursës ALSE (firmat e brokerimit) do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe administrative si dhe do të jenë garantues të mbylljes së pozicioneve edhe për llogari të klientëve të tyre.

Koha e Klerimit dhe Shlyerjes