Sot më datë 20.11.2018 Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, organizoi një takim me Brokerat dhe përfaqësues të Anëtarëve pjesëmarrës së Bursës, ku u diskutua në lidhje me:
- Disa problematika që kanë rezultuar në lidhje me raportimin e tregtimeve pranë Bursës ALSE,
- Marketizimi i çmimit të ndërmjetësimit nga Brokerat për transaksionet me klientët,
- Vazhdimësia e anëtarësimit 2019 në Bursën ALSE,
- Aplikim pranë AMF për shtesë license në tregtimin e titujve të korporatave (aksione dhe obligacione korporate).
Gjatë këtij takimi Brokerat shprehën problematikat e tyre lidhur me raportimin e dyfishtë të transaksioneve të bëra në Bursë (edhe në ALSE edhe në AMF), si dhe shprehën paqartësinë në lidhje më llojet e instrumentave financiarë që u lejohet të tregtojnë me licensat aktuale të marra nga AMF.
Për rrjedhojë Brokerat pjesëmarrës në këtë takim morën angazhimin që do të interesoheshin pranë AMF në lidhje me hapat dhe dokumentet e nevojshme për shtimin e licensës dhe në tituj të korporatave (aksione, obligacione korporative, letra tregtare, etj).
Nga ana e Bursës u kërkua që Anëtarët të pergatisnin tarifat përkatëse sa i përket shitjes së titujve në ofertë publike, pranë sporteleve të tyre.
Në fund të takimit Bursa ALSE konfirmoi dhe njëherë mbështetjen e saj për Anëtarët me qëllim zhvillimin e shëndetshëm dhe qëndrueshëm të tregut të kapitaleve në vend.
