Gjatë ditës së tregtimit të datës 21.12.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U raportuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashte orareve zyrtare të tregtimit (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 260 njësi Obligacione Thesari 7 Vjecare;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 29,356,100 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 21.12.2018 klikoni këtu

Gjatë datës 20.12.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 3 transaksione në 3 tituj;
  • Transaksion u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar (off-exchange) te tregtimit;
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 5 Vjecare dhe Obligacion Thesari 10 Vjecare;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 31 njësi në Obligacione Thesari 5 Vjecare dhe 56 njësi në Obligacion Thesari 10 Vjecare;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecare ishte 3,162,031 LEK dhe në Obligacion Thesari 10 Vjecare ishte 5,812,240 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 20.12.2018 klikoni këtu 

Banka franceze “Societe Generale” deklaron se ka arritur marrëveshje për të shitur degën e saj në Serbi te banka hungareze OTP.  “Societe nuk zbuloi vlerën e transaksionit megjithatë është shprehur se shitja do të ketë një impakt negativ prej 108 milionë euro në fitimet e tremujorit të katërt” shkruan Reuters.

Në gusht, banka franceze arriti marrëveshjet për të shitur filialet e saj në Bullgari dhe në Shqipëri te kompania OTP.

Artikulli origjinal ketu

SCAN

Qendra Kombëtare e Biznesit bëri me dije së fundmi se ka realizuar projektin që synonte përmirësimin dhe modernizimin e sistemit elektronik të saj për depozitimin e pasqyrave financiare dhe publikimin e këtij informacioni nga bizneset. Projekti do të nisë zbatimin nga viti i ardhshëm financiar dhe synon të sjellë përmirësime në disa aspekte.

Së pari rritjen e mëtejshme të transparencës për veprimtarinë ekonomike dhe financiare të njësive ekonomike të regjistruara në regjistrin tregtar. Së dyti përpunimin dhe gjenerimin e raporteve për të dhënat e pasqyrave fianciare. Së treti implementimin e formatit të ri (sistem) për dorëzimin e pasqyrave financiare në QKB, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albanian.

Së katërti formën e komunikimit elektronik që do të jetë në formatin (XML). Së pesti përcaktimin qartësisht të dokumenteve që duhet të hartohen nga njësitë ekonomike, në varësi të klasifikimit të tyre, gjatë procesit të raportimit financiar. Së gjashti detyrimin për ruajtjen e pasqyrave financiare të publikuara në regjistrin tregtar për të paktën 10 vite, në perputhje me Direktivën e BE.

Bizneset në vend sipas kuadrit ligjor janë të detyruar të depozitojnë pranë QKR pasqyrat e tyre financiare të vitit paraardhës brenda datës 31 korrik. Për bizneset që nuk respektojnë këtë afat ligji parashikon masa administrative si gjoba por duket se vlera e tyre nuk është mjaftueshëm motivuese për të nxitur publikimin e pasqyrave financiare nga bizneset. Një pjesë e tyre preferojnë të mos i publikojnë ato në QKR.

Projekti i njoftuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit synon pikërisht zgjerimin e gamës së detajeve që dorëzohen pranë saj në funksion të transparencës si dhe përcaktimin më të mirë të dokumenteve që duhet të depozitojë çdo biznes sipas kategorisë ku klasifikohet. Ky projekt u realizua me Mbështetjen e Bankës Botërore ndërkohë që në aspektin financiar ka pasur mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes SECO.

Gjatë datës 18.12.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 6 transaksione në 6 tituj;
  • Një transaksion u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregimit (off-exchange) dhe pesë transaksione u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar në on-exchange ishte në Bono Thesari 12 Mujore ndërsa transaksionet e ekzekutuara në off-exchange ishin në Obligacion Thesari 5 Vjecare dhe Obligacion Thesari 10 Vjecare;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 100 njësi në Bono Thesari 12 Mujore, 670 njësi në Obligacione Thesari 5 Vjecare dhe 400 njësi në Obligacion Thesari 10 Vjecare;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 995,200 LEK , në Obligacion Thesari 5 Vjecare ishte 70,740,690 LEK dhe në Obligacion Thesari 10 Vjecare ishte 42,004,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 18.12.2018 klikoni këtu

Banka e Shqipërisë ka gati projektligjin “Për shërbimet e pagesave”, i cili pritet të sjellë zhvillime pozitive në drejtim të reduktimit të kostove për dërgimin e parave nga emigrantët shqiptarë, mbrojtjen e konsumatorit  dhe zgjerimin e ofrimit të shërbimit nga bankat edhe në zonat rurale”. Detajet u prezantuan nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit “Për remitancat”, të nënshkruar vitin e kaluar me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave  dhe Ministrinë e Shtetit për Diasporën.

Ola Mitre/SCAN

Fjala e plotë e Guvernatorit Sejko:

Është një kënaqësi e veçantë të hap takimin e sotëm, i cili vjen pas një viti intensiv bashkërendimi përpjekjesh midis institucioneve tona, me qëllim arritjen e objektivave të përbashkëta mbi remitancat, por dhe më gjerë, me Diasporën. Sot, një vit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit, kam kënaqësinë të përmend se materializimi i këtyre përpjekjeve është reflektuar në ndërmarrjen e një sërë angazhimesh dhe projektesh në zbatim të objektivave të synuar, të cilat do të prezantohen në vijim.

Rëndësia e remitancave në ekonominë shqiptare, në mirëqenien e familjeve dhe përgjithësisht në zhvillim, është theksuar në shumë komunikime të Bankës së Shqipërisë. Në këtë kuadër, gjatë vitit 2018, Banka e Shqipërisë ka angazhuar burimet e saj në zhvillime, të cilat synojnë krijimin e parakushteve të nevojshme për kanalizimin sa më efikas të këtyre të ardhurave në ekonominë shqiptare.

Duke iu referuar nismave ndërkombëtare në fushën e remitancave, evidentohet rëndësia e reduktimit të kostove dhe rritja e efikasitetit të shërbimeve për dërgesat, duke nënkuptuar nevojën për ndërhyrje në tregun e pagesave me vlerë të vogël, si në vendet dërguese të remitancave, ashtu dhe në ato pritëse.

Për këtë qëllim, Banka e Shqipërisë, sikurse kemi theksuar edhe në fillesat e këtij bashkëpunimi, është angazhuar në një sërë projektesh, të cilat synonin analizimin e tregut vendas me qëllim identifikimin dhe adresimin e nevojave për ndërhyrje. Projektet në fjalë janë asistuar nga Banka Botërore dhe financuar nga SECO, dhe këtu përfitoj nga rasti t’i falënderoj edhe një herë këto institucione për kontributin dhe mbështetjen e tyre.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë dhe Komiteti Kombëtar i Sistemeve të Pagesave kanë miratuar dhe vënë në zbatim tashmë strategjinë kombëtare për tregun e pagesave me vlerë të vogël. Strategjia në fjalë synon krijimin e një tregu bashkëkohor e gjithëpërfshirës të pagesave me vlerë të vogël, të mbështetur nga infrastruktura të sigurta dhe efikase, si dhe nga një gamë e gjerë instrumentesh dhe shërbimesh të pagesave, që përmbushin nevojat e përdoruesve të aftë financiarisht për të kryer pagesa në të gjithë vendin. Duke shtuar në objektivat e Bankës së Shqipërisë edhe përfshirjen financiare, kjo strategji ka përcaktuar objektiva sasiorë mjaft ambiciozë duke synuar kështu dyfishimin e popullsisë që zotëron një llogari bankare (nga 38% në vitin 2014, në 70% në vitin 2022) dhe rritjen e numrit të pagesave elektronike për frymë (nga 4.3 në vitin 2016, në 10 në vitin 2022).

Por, për arritjen e këtyre objektivave vjen natyrshëm edhe nevoja për një plan veprimi konkret e të detajuar, i cili kërkon mbështetjen e të gjithë aktorëve të përfshirë në tregun e pagesave, si dhe ndërhyrje në shumë aspekte, ku mund të përmend:

  • përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullativ në zbatim;
  • zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturave për shërbimet financiare;
  • zgjerimin e numrit dhe përdorimit të llogarive dhe shërbimeve të pagesave;
  • zgjerimin e pikave të aksesit të këtyre shërbimeve;
  • rritjen e edukimit, ndërgjegjësimit dhe përfshirjes financiare;
  • rritjen e volumeve të transaksioneve të procesuara nga sistemet e pagesave.

Pavarësisht faktit që strategjia është miratuar rishtazi në muajin qershor, hapa konkretë janë arritur në këtë drejtim ku mund të përmend hartimin e projektligjit “Për shërbimet e pagesave në Republikën e Shqipërisë”, i cili transpozon direktivën e rishikuar të Bashkimit Evropian “Për shërbimet e pagesave” (PSD2). Miratimi dhe zbatimi i këtij projektligji vlerësohet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në nxitjen e konkurrencës dhe inovacionit në fushën e pagesave me vlerë të vogël, duke promovuar kështu efikasitetin dhe reduktimin e kostove që mbart përdorimi i tyre. Për më shumë, projektligji vlerësohet të rrisë transparencën në shërbimet e ofruara nga tregu dhe në krijimin e një kuadri të konsoliduar për mbrojtjen e konsumatorit, një përbërës ky mjaft i rëndësishëm për tregun tonë. Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, projektligji synon edhe zgjerimin e ofrimit të shërbimeve nga bankat në të gjithë territorin (përfshirë dhe zonat rurale).

Përtej përmirësimeve ligjore, hapa të rëndësishëm janë shënuar edhe në kuadër të edukimit financiar. Këtu dëshiroj të theksoj nismën e ndërmarrë në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe të financuar nga SECO, për zbatimin e projektit Greenback 2 në qytetin e Beratit. Projekti konsiston në rritjen e përfshirjes dhe edukimit financiar të emigrantëve dhe familjeve të tyre, si dhe përdorimin e kanaleve sa më efikase në terma të kostove për dërgimin e fondeve.

Gjithashtu, me qëllim zgjerimin e njohurive të tregut në lidhje me remitancat, në muajin qershor, Banka e Shqipërisë ka publikuar botimin me titull “Remitancat: Një mbështetje për zhvillim”. Ky publikim, i gjithi i dedikuar remitancave, ofron një përqasje gjithëpërfshirëse të aspekteve të ndryshme të dërgesave në tregun vendas, ku mund të përmendim analizimin në nivel makro të remitancave dhe ndikimin e tyre në zhvillim, impaktin e këtyre dërgesave tek familjet, analizimin e infrastrukturës së tregut të remitancave në Shqipëri dhe nevojat për ndërhyrje, si dhe ofrimin e statistikave në lidhje me remitancat.

Një hap i rëndësishëm në kuadër të edukimit financiar është ndërmarrë edhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave, e cila në muajin qershor ka nënshkruar me 8 organizata partnere, një memorandum bashkëpunimi për krijimin e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar dhe rritjen e bashkëpunimit e koordinimit ndërinstitucional në fushën e edukimit financiar.

Megjithatë, pavarësisht zhvillimeve që përmenda më parë, mbetet ende shumë për t’u bërë, dhe në këtë kuadër ftoj të gjithë të vijojmë përpjekjet me të njëjtin intensitet të treguar deri më tani për të modernizuar tregun vendas të pagesave.

Në periudhën afatmesme, Banka e Shqipërisë do të fokusojë përpjekjet në një sërë nismash, ku si më të rëndësishmet do të theksoja zhvillimet e mëtejshme ligjore dhe përmirësimet infrastrukturore.

Një hap i rëndësishëm në periudhën afatmesme konsiderohet hartimi i projektligjit “Për llogarinë e pagesave”. Projektligji në fjalë do të transpozojë Direktivën e Bashkimit Evropian “Për llogarinë e pagesave” dhe do të nxisë transparencën, duke krijuar një regjistër publik për të gjitha komisionet e aplikuara nga institucionet dhe në një mënyrë lehtësisht të krahasueshme.

Njëkohësisht, gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë do të angazhohet në një sërë zhvillimesh infrastrukturore, të cilat mbështesin përfshirjen financiare, reduktojnë kostot e përdorimit të këtyre instrumenteve dhe vlerësohet të kenë ndikim edhe në tregun e remitancave, kryesisht nga pikëpamja e marrësve të dërgesave dhe përdorimit të tyre. Këtu mund të përmendim krijimin e një platforme kombëtare për procesimin e pagesave në kohë reale (instant payment dhe për procesimin e pagesave me kartë). Këto platforma krijojnë kushtet për zhvillimin e shërbimeve inovative dhe me kosto të ulëta, si dhe synojnë segmente të tregut, të cilat krijojnë volume të bollshme, duke targetuar pagesat e institucioneve shtetërore dhe pagesat që qytetari shqiptar i kryen në përditshmërinë e tij.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, dëshiroj të falënderoj qeverinë shqiptare për rëndësinë e dhënë dhe mbështetjen e vazhdueshme, veçanërisht ministritë e saj, si Ministria e Diasporës dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, me të cilat Banka e Shqipërisë ka pasur një bashkëpunim të frytshëm deri tani, duke shprehur besimin se do të vijojmë me të njëjtat ritme përpjekjet e përbashkëta për përfshirjen sa më të shpejtë e të gjerë në ekonominë e vendit, të këtij faktori mjaft të rëndësishëm.

Gjatë datës 13.12.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 3 transaksione në 3 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar (off-exchange) te tregtimit;
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 2 Vjecare në EUR dhe Obligacion Thesari 5 Vjecare;
  • U tregtuan gjithsej 100 njësi në Obligacion Thesari 2 Vjecare në EUR dhe 21 njësi në Obligacione Thesari 5 Vjecare;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 2 Vjecare në EUR ishte 12,399,069 LEK dhe në Obligacion Thesari 5 Vjecare ishte 2,163,630 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 13.12.2018 klikoni këtu

Gjatë datës 11.12.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 4 transaksione në 4 tituj;
  • Një transaksion u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregimit (off-exchange) dhe tre transaksione u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar në on-exchange ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecare ndërsa transaksionet e ekzekutuara në off-exchange ishin në Bono Thesari 12 Mujore, Obligacion Thesari 2 Vjecar dhe Obligacion Thesari 5 Vjecare;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 5 njësi në Obligacion Thesari 2 Vjecare, 322 njësi në Obligacione Thesari 5 Vjecare , 148 njësi në Obligacion Thesari 7 Vjecare dhe 178 njësi Bono Thesari 12 Mujore;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 2 Vjecare ishte 505,650 LEK , në Obligacion Thesari 5 Vjecare ishte 33,262,600 LEK , në Obligacion Thesari 7 Vjecare ishte 16,731,400 LEK dhe ne Bono Thesari 12 Mujore ishte 1,769,676 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 11.12.2018 klikoni këtu

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE

Drejtoria e Mbikëqyrjes dhe Menaxhimit të Riskut

Për të ndjekur intervistën e plotë klikoni këtu

Scan TV

Credins Bank ngelet kompania më aktive në emetimin e instrumenteve të borxhit privat. Të mërkurën, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pritet të miratojë prospektin e radhës të obligacioneve me ofertë private të këtij subjekti, për një vlerë përkatësisht 500 mijë euro, 1 milionë dollarë amerikanë dhe 400 milionë lekë.

Obligacionet kanë maturim shtatë vjeçar dhe janë të konvertueshme në aksione. Prej më shumë se pesë vjetësh, Credins e ka kthyer huamarrjen përmes obligacioneve në një praktikë të suksesshme.

Për blerësit, këto obligacione sigurojnë përfitime të kënaqshme dhe mundësinë për t’i konvertuar ato në aksione të bankës.

Sipas të dhënave financiare në raportuara nga vetë banka, në fund të muajit shtator totali i obligacioneve në bilancin e Credins Bank kishte vlerën e afërsisht 6.4 miliardë lekëve.

Credins është emetuesi më i rëndësishëm i obligacioneve me ofertë private, por nuk është i vetmi. Në vitet e fundit, tituj borxhi me ofertë private kanë emetuar edhe institucionet financiare Besa dhe Noa, apo kompani të rëndësishme si Digitalb dhe Balfin.

Deri tani këta tituj emetohen me ofertë private, çka do të thotë se ato i ofrohen klientëve të zgjedhur nga vetë emetuesi apo ndërmjetësi financiar.

Por, rritja e numrit të kompanive që përdorin këto instrumente tregon se tregu financiar shqiptar po hedh hapat e para drejt zhvillimit të një tregu të kapitalit.

Në muajin shkurt të këtij viti ka nisur veprimtarinë bursa e parë private e titujve në Shqipëri.

Fillimisht, në këtë bursë po tregtohen bonot dhe obligacionet e qeverisë shqiptare, por, së shpejti, do t’i hapet rruga edhe tregtimit të titujve të ndërmarrjeve private.

Ersuin Shehu/SCAN

Lëvizje te postimet