Gjatë ditës së tregtimit të datës 06.11.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 2 transaksione në 2 tituj;
  • Një transaksion u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange) dhe një transaksion u ekzekutua jashtë orarit zyrtar (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar në on-exchange ishte në Obligacion Thesari 2 vjecar në EUR ndërsa transaksioni i ekzekutuar në off-exchange ishte në Obligacion Thesari 2 Vjecare;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 162 njësi nga të cilat 100 njësi ishin në Obligacione Thesari 2 vjecar në EUR dhe 62 njësi në Obligacion Thesari 2 Vjecare;
  • Vlera totale e tregtimit ishte 18,734,962 LEK nga të cilat 12,512,642 LEK ne Obligacion Thesari 2 vjecar në EUR (100,350 EUR*124.69 LEK kursi këmbimit) dhe 6,222,320 LEK në Obligacion Thesari 2 vjecare;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 06.11.2018 klikoni këtu

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE

Drejtoria e Mbikëqyrjes dhe Menaxhimit të Riskut

Për të ndjekur intervistën e plotë klikoni këtu

Scan TV

Gazeta Monitor

Kanë marrë sërish një kthesë tjetër negociatat për shitjen e bankës me shumicë kapital francez, Societe Generale. Pasi aksionerët vendas, që kishin 11.11% të aksioneve të Societe shprehën pak javë më parë interesin e parablerjes së bankës, që ishte në negociata me hungarezët e OTP-së, aksionerët francezë kanë bërë lëvizjen e radhës. Monitor ka mësuar se Societe Generale ka rënë dakord me sipërmarrësit vendas, aksionerë në minorancë, që t’u blejë atyre pjesën e aksioneve, duke u bërë pronare 100% e bankës. Çmimi i shitjes nuk është bërë i ditur. 11.11% të aksioneve zotërohen nga Vasil Naçi, që është më i madhi vendas, me 4.53% të aksioneve; Kosta Sotiri- 2.06; Kristo Naçi-2.07; Behar Male-0.67%; Guxim Resuli-0.9%; Lefter Sota e Vladimir Kosta me nga 0.44% secili.

Kjo lëvizje i hap rrugën Societe që të rifillojë negociatat me hungarezët e OTP-së.   Në fillim të gushtit, Société Générale njoftoi se kishte hyrë në marrëveshje për të shitur paketën e saj kontrolluese të aksioneve në Société Générale Albania (SGAL) tek hungarezët e OTP Bank për një shumë prej 32.5 milionë euro, për 88.89% të aksioneve. Banka Societe Generale i nxori në shitje aksionet pak muaj më parë, në kuadër të një strategjie për të dalë nga rajoni, në ato vende ku nuk ishte ndër tre të parët.

Banka Societe hyri në Shqipëri përmes blerjes së aksioneve të Bankës Popullore, në vitin 2007, duke shënuar një nga shitjet më të suksesshme të një banke, teksa u shit me gati katër herë mbi kapitalin. Banka Popullore ishte një investim i 32 sipërmarrësve shqiptarë, e hapur në vitin 2004. (Ardian Avdalli, Arben Dervishaj, Adrian Doçi, Arben Meçaj, Avni Ponari, Bledar Elezi, Behar Male, Daniel Gjoni, Dritan Çelaj, Advin Libohova, Faik Bruçi, Genci Kushta, Guxim Resuli, Ibrahim Aksoy, Josif Kote, Koço Kokedhima, Kristo Naçi Kosta Sotiri, Lefter Sota, Llazar angjeli, Qemal Disha, shpresa Prodani, Virjon Lalollari, Vasil Naçi, Ylli Braka, Zenel Tafaj, Ahilea Papuçi, Bardhyl Kellezi, Jovan Bojdani, Leonard Terpo, Vladimir Kosta, Fidel Ylli). Pjesa më e madhe e aksionerëve hoqën dorë tërësisht nga aksionet dhe vetëm disa prej tyre mbajtën një minorancë në 2007-n, kur u realizua shitja tek Societe.

Në fund të 6-mujorit të dytë 2018, Societe Generale ishte banka e pestë më e madhe në vend, me 5.9% të totalit të aseteve. Banka ka 8.9% të stokut të kredive dhe 5.9% të depozitave, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. Për 6-mujorin, Societe deklaroi një fitim prej 326 milionë lekësh. Banka ka 426 punonjës.

Sistemi bankar ka hyrë në një fazë të ethshme të shit-blerjeve. Numri i bankave ka zbritur aktualisht në 14, pas përthuthjes së Veneto bank nga Intesa Sanpaolo dhe blerjes së NBG Bank nga ABI Bank. Grupi Balfin, në pronësi të sipërmarrësit Samir Mane, ka hyrë në negociata me Tirana Bank, që ka 5.3% të aktiveve të sistemit. Të tjera banka janë gjithashtu në negociata për shitje.

Ndryshe nga Banka Popullore, që u shit gati 4 herë mbi kapitalin, çmimi i shitjes së bankave sot është dukshëm më i ulët, në 0.5-0.8 herë mbi kapitalin, nga 1.5 herë që është mesatarja e transaksioneve në rajon. Çmimi relativisht i lirë po nxit dhe sipërmarrësit vendas që të hyjnë në sistemin bankar.

Gjatë ditës së tregtimit të datës 01.11.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 2 transaksione në 2 tituj të ndryshëm;
  • Transaksionet u ekzekutuan gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 270 njesi Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 29,063,200 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 01.11.2018 klikoni këtu.

I ftuar në emisionin e gazetarit Besard Kadia “Para dhe Pasuri”, Z.Gjergji shpjegon ecurinë e tregut të kapitaleve në Shqipëri dhe Bursës Shqiptare të Titujve për periudhën Shkurt 2018-Tetor 2018. Gjithashtu Z. Gjergji jep informacion të detajuar për mënyrën e tregtimit të titujve në Bursën ALSE dhe proceduren që duhet të ndjekin investitorët potencial për tu lidhur me firmat e brokerimit që janë anëtare pranë Bursës Shqiptare me qëllim tregtimin e titujve në këtë institucion.

Për të ndjekur intervistën e plotë klikoni këtu

Revista Monitor

Për ezaurim të hapësirave për financim të jashtëm nëpërmjet eurobondit 500 milionë euro, qeveria synon të plotësojë nevojat me borxh të ri nga tregu i brendshëm gjatë tre viteve në vijim.

Sipas Ministrisë së Financave në programimin afatmesëm të borxhit, rreth 85% e nevojave të përgjithshme për financim do të realizohen nëpërmjet burimeve të brendshme. Niveli i financimit të brendshëm në terma neto do të synohet të mbahet i qëndrueshëm duke mos tejkaluar kapacitetet optimale të tregut (rreth 20-22 miliard Lek në vit).

Duke qenë se normat e interesit priren të qëndrojnë ende në nivele të ulëta, financimi i brendshëm do të orientohet kryesisht në drejtim të titujve afatgjatë me norma interesi fikse, me qëllim reduktimin e risqeve.

Financimi i huaj do të shërbejë si një plotësues i mirë i burimeve të brendshme dhe përveç të tjerash edhe si optimizues i kostove të borxhit.

Ky financim do të mbështetet:  i) në huatë me terma pjesërisht të buta, të cilat do të financojnë projektet ekzistuese dhe projektet e reja të konsideruara si prioritare nga Qeveria për zhvillimin e vendit; ii) në huatë me terma të buta të akorduara nga institucionet ndërkombëtare financiare për të mbështetur politikat zhvillimore të vendit; dhe iii) në instrumentet financiare të tregjeve të kapitalit mbi baza oportuniste dhe kryesisht për të mundësuar një menaxhim aktiv të detyrimeve të borxhit dhe optimizuar rrisqet e portofolit.

Duke nisur nga viti 2017 në buxhetin e shtetit janë programuar kontigjenca të veçanta me qëllim absorbimin deri në një farë mase të një rasti potencial të rritjes së normave të interesave dhe shpenzimeve respektive. Niveli i këtij fondi kontigjent për vitin 2019 është në masën 4 miliardë lekë, aq sa ka qenë alokuar respektivisht edhe në vitin 2017 e 2018.

Megjithatë Ministria e Financave thotë se ekziston risku i një rritje më të shpejtë të normave të interesit. Kjo mund të vinte nga goditje të forta negative qoftë prej amientit të jashtëm ekonomik, ashtu edhe në atë të brendshëm ose kombimin i të dyjave. Në rast të materializimit të një risku të tillë, pra nëse rritja e normave të interesit do të ishte mjaft e fortë dhe nuk do të mbulohej nga kontigjencat e parashikuara aktualisht në buxhet, atëherë kjo do të krijonte presione negative në deficitin fiskal, borxhin publik e rrjedhimisht në qëndrueshmërinë e financave publike.

Sipas ministrisë së Financave kjo do të kërkonte masa korrektuese për të minimizuar efektet negative zinxhir që inicohen dhe për të rivënë nën kontroll parametrat e financave publike si dhe parametrat e tjerë të stabilitetit makroekonomik të vendit.

Gjatë ditës së tregtimit të datës 30.10.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 172 njësi Obligacione Thesari 10 Vjecare;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 18,756,600 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 30.10.2018 klikoni këtu

Gazeta Scan

Ministria e Financave ka nisur zbatimin e projektit pilot për zhvillimin e tregut dytësor të obligacioneve. Projekti ka një sjellë një formë të re të tregtimit të obligacioneve 5-vjeçare. Në ankande marrin pjesë vetëm pesë banka, të përzgjedhura si ‘market makers’ apo zhvillues të tregut, vetëm me oferta konkurruese.

Më pas, këto obligacione tregtohen nga bankat zhvilluese, përmes një platforme elektronike. Investitorët e interesuar mund të blejnë obligacione përmes zhvilluesve të tregut.

Çdo ditë, Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë publikojnë yield-in fiks të tregtimit të këtyre obligacioneve. Aktualisht, ky yield është 4.55%, ndërkohë që kuponi i emetimit të obligacioneve kishte qenë 5.3%.

Kjo mundëson të pasurit e një çmimi të mirëfilltë tregu për këto instrumente. Ky çmim orienton investitorët edhe për ankandet e ardhshëm të emetimit nga Ministria e Financave.

Mekanizmi synon të zhvillojë tregun dytësor, duke i bërë obligacionet instrumente më likuide dhe njëkohësisht të përcaktojë çmime më të drejta për titujt e borxhit publik. Ekzistenca e një normë reference të obligacioneve qeveritare do të orientojë në një të ardhme edhe instrumentet e borxhit privat.

Obligacionet e korporatave po emetohen prej vitesh, por me ofertë private, ndërsa hapja e bursës ka rritur pritshmëritë për emetimin e tyre me ofertë publike, por, mbi të gjitha, për tregtimin e tyre pas emetimit.

Fillimisht, ankandet e obligacioneve 5 vjeçare do të zhvillohen çdo muaj, ndërsa në vazhdim shpeshtësia do të jetë më e rrallë. Në fatin e gjatë, objektivi është që kjo formë tregtimi të shtrihet edhe në instrumentet e tjerë të borxhit qeveritar.

Gjatë ditës së tregtimit të datës 25.10.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 400 njësi Obligacione Thesari 7 Vjecare;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 41,056,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 25.10.2018 klikoni këtu

Ajo çka është thelbësore, nisur dhe nga qëllimi i krijimit të Krijuesve të Tregut, është që menjëherë pas ankandit të parë, u gjeneruan
menjëherë vëllime në tregun sekondar, që vërteton dhe suksesin fillestar drejt qëllimit final: “krijimi i një tregu sekondar”.

Suela TOTOKOÇI (VOKO)
Drejtore e Departamentit të Thesarit dhe ALM-së
INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA

Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu

Burimi: Revista Bankieri Nr.29 Tetor 2018

 

Lëvizje te postimet