Gjatë ditës së tregtimit të datës 11.09.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 2 transaksione në 1 titull;
  • Transaksionet u ekzekutuan gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 10 vjecare dhe Obligacion Thesari 5 vjecare;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 91 Obligacione Thesari 10 vjecare dhe 50 Obligacione Thesari 5 vjecare;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari 10 vjecar ishte 9,238,320 LEK dhe ne Obligacion Thesari 5 vjecar ishte 5,280,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 11.09.2018 klikoni këtu.

Shqipëria pritet që në dy -tre javët e ardhshme të fillojë turin e saj lobues për eurobondin 500 milionë euro. Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri i Financave Erjon Luçi për Raiffeisen Bank International raportoi Intellnews. Konfirmimi për hapin e radhës për të dalë në tregjet e kapitalit vjen vetëm pak javë pas zgjedhjes së ekipit që do të udhëheqë procesin. Në fillim të gushtit Ministria e Financave bëri me dije se kishte zgjedhur Citi, Banka IMI dhe Societe Generale si skuadrën rregulluese të përbashkët të transaksionit.

Eurobondi me një vlerë 500 milionë euro synon që të rifinancojë borxhin e jashtëm të qeverisë si dhe të ulë presionin në tregun e brendshëm finaniar. Zyrtarët kanë konfirmuar gjithashtu se të paktën 200 milionë euro do të shkojnë për të blerë një pjesë domethenëse të borxhit ekzistues nga eurobondi parardhës.

Analistët e tregjeve vlerësojnë se kushtet aktulalë të Shqiëprisë për Eurobondin mbetet të favorshme e lidhur kjo ngushtë me vlerësimin aktual nga agjencitë e riskut. Interesi i eurobonit të parë 450 milionë euro që maturohet në 2020 shfaqet në 1.5 për qind me në situatë më të favorshme sesa në vitin 2015.

S&P vlerësoi Shqipërinë me notën në B +/ B të analizës së renditjes së borxhit sovran afatshkurtër dhe afatgjatë të Shqipërisë, me perspektivë të qëndrueshme.

Eurobondi i kësaj radhe pritet të emetohet diku në fund të vitit 2018. Kjo do të jetë hera e tretë që Shqipëria del në tregjet e kapitalit. Në vitin 2010 ajo emetoi eurobondin e parë me vlerë 300 milionë euro ndëkrohë që më pas në 2015 do të regjistrohej dalja e dytë kur u emetuan 450 milionë euro me në kupton prej 5.75.

Shqipëria është e fundit në Rajon që del në tregjet e kapitalit këtë vit, ndërkohë që më herët me sukses kanë përfunduar këtë proces Maqedonia, Mali i Zi dhe Republika Serbe e Bosnjës (njëra nga dy entitetet e Bosnjë-Hercegovinës, tjetra është Federata e Bosnjës). Të treja kanë siguruar eurobonde me vlera të konsiderueshme

Maqedonia në janar emetoi një Eurobond me vlerë 7 vjeçare ntë këtij viti dhe me një normë interesi prej 3 për qind.  Kjo është norma më e ulët me të cilin ky shtet që doli për herë të shtatë në tregje ka siguruar ndonjëherë borxhin. Më herët interesat janë luhatur mes 3.9 dhe 9.8 për qind.

I dyti në treg ishte Mali i Zi që në prill të këtij viti njoftoi daljen në tregjet e kapitalit për 500 milionë euro. Investitorët e interesuar për ketë Eurobond ofruan një total prej 1.48 miliardë euro pra rreth 3 herë më shumë se interesi i Malit të Zi. Në fund qeveria vendosi të blinte vetëm 362 milionë euro me një interes mestatar 3.37 për qind dhe për të cilat ripagesa nis në 2019, 2020 dhe 2021.

Republika Serbe e Bosnjës nga ana tjetër njoftoi se në qershor mbylli daljen e saj në tregjet e kapitalit ku emetoi një Eurobond me vlerë 168 milionë euro për një afat 5 vjeçar. Kuponi me të cilin u sigurrua ky borxh ishte 4.75 për qind.

Gjatë ditës së tregtimit të datës 04.09.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua gjithsej 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 4500 Bono Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 44,842,500 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 04.09.2018 klikoni këtu.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka kënaqësinë t’ju informojë mbi publikimin e Raporteve Statistikore 3-mujore për periudhën Janar-Mars 2018 (T1-2018) dhe Prill-Qershor 2018 (T2-2018). Për një informacion më të detajuar mbi raportet, ju lutem klikoni ketu

Asetet e fondeve të investimit kanë rënë për të dytin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, vlera e aseteve neto në fund të qershorit ishte 66.5 miliardë lekë, në rënie me 8.6% që nga fillimi i vitit. Tregu po pëson rënie jo vetëm në volume, por edhe në numër anëtarësh.

Në fund të qershorit, numri i anëtarëve ra në rreth 29 mijë, nga 31 mijë që ishte në fund të vitit të kaluar. Rënia e tregut i detyrohet një tendence reduktimi të përmasave të dy fondeve më të ëmdha, që menaxhohen nga Raiffeisen Invest.

Fondi në lekë, Raiffeisen Prestigj pësoi rënie të aseteve neto me 7.7%, ndërsa fondi në euro Raiffeisen Invest ra akoma më shumë me 15.6%. Përkundrazi, në rritje të ndjeshme është fondi i investimeve Credins Premium me 44% që nga fillimi i vitit, megjithëse kjo rritje ka ardhur nga një bazë e ulët.

Asetet e Credins Premium kanë kaluar pragun e 10 milionë eurove. Këtë vit ka nisur aktivitetin edhe fondi i investimeve Top Invest, por pjesa e tregut të fondit më të ri për momentin është e papërfillshme.

Pas një rritje të shpejtë në vitet e parë, fondet e investimit kanë hyrë në një fazë stanjacioni, të lidhur edhe me alternativat e kufizuara të investimit, të paktën për sa i takon mjeteve në lekë.

Këto fonde investojnë kryesisht në obligacione dhe bono të qeverisë shqiptare. Tregu ka nevojë për instrumente të reja dhe potencialet janë të mëdha, sidomos për obligacionet e korporatave, që prej vitesh emetohen me ofertë private.

Por, kufizimet rregullatore për momentin nuk i lejojnë fondet të investojnë në obligacionet e kompanive shqiptare.

Gjatë ditës së tregtimit të datës 28.08.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 2 transaksione në 2 tituj të ndryshëm;
  • Një transaksion u ekzekutua jashtë orareve zyrtare të tregtimit (off-exchange) dhe një transaksion u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange) u krye dje më datë 27.08.2018 dhe u raportua sot para orarit zyrtar të bursës ora 12:00;
  • Një nga transaksionet e ekzekutuara ishte në Bono Thesari 12 Mujore dhe tjetri në Obligacion Thesari 10 vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 220 Bono Thesari dhe 10 Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 2,194,500 LEK, ndërsa Vlera totale e tregtimit në Obligacione Thesari ishte 1,020,200 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 28.08.2018 klikoni këtu.

Gjatë ditës së tregtimit të datës 23.08.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 2 transaksione në 2 tituj të ndryshëm;
  • Një transaksion u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange) dhe një transaksion u ekzekutua jashtë orareve zyrtare të tregtimit (off-exchange)
  • Transaksioni i ekzekutuar jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange) u krye pas orarit zyrtar të bursës ora 14:00
  • Një nga transaksionet e ekzekutuara ishte në Bono Thesari 12 Mujore dhe tjetri në Obligacion Thesari 10 vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 2570 Bono Thesari dhe 48 Obligacione Thesari
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 25,602,340 LEK, ndërsa Vlera totale e tregtimit në Obligacione Thesari ishte 4,956,000 LEK.

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 23.08.2018 klikoni këtu

Lëvizje te postimet