Shqipëria do të dalë zyrtarisht për herë të tretë në tregjet e kapitalit këtë vit për të siguruar një Eurobond në vlerën 500 milionë euro duke provuar veten para investitorëve pas tre vitesh. Kuponi me të cilin vendi ynë siguroi borxhin e fundit në këto tregje ishte me një interes 5.75%.

Boshti që shërben për caktimin e interesit për borxhet në tregjet e kapitalit është besimi që transmeton vendi emetues që zakonisht është derivat i raporteve të rëndësishme. Së pari në analizë merren raportet e insitucioneve financiare ndërkombëtare si Banka Bortërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar. Po kështu merren raportet e agjencive të vlerësimit të kreditit Moody’s, Standard and Poor’s apo Fitch Rating e në vazhdim edhe një sërë elementësh të tjerë të kombinuar.

Viti 2018 duket të jetë një vit “ethesh” Eurobondi për një pjesë të mirë të vendeve të Ballkanit. Shqipëria eshte e fundit që del në tregjet e kapitalit ndëkrohë që më herët me sukses kanë përfunduar këtë process Maqedonia, Mali I Zi dhe Republika Serbe e Bosnjës( njëra nga dy entitetet e Bosnjë-Hercegovinës, tjetra është Federata e Bosnjës). Të treja kanë siguruar eurobonde me vlera të konsiderueshme.

Siparin e ngriti Maqedonia në janar e cila emetoi një Eurobond me vlerë 7 vjeçare ntë këtij viti dhe me një normë interesi prej 2.75%. Kjo është norma më e ulët me të cilin ky shtet që doli për herë të shtatë në tregje ka siguruar ndonjëherë borxhin. Më herët interesat janë luhatur mes 3.9 dhe 9.8%. Kërkesa e investitorëve për euroboondin maqedonas ishin 3.5 miliardë euro apo 7 herë më e madhe se oferta. Me këtë emetim Maqedonia në një deklaroi se do të plotësonte një pjesë të eurobondit të vjetër të saj që maturohej në dhejtor 2020 dhe që kishte një interes 4.8%. Kjo u cilësua si një lëvizje e zgjuar e qeverisë për të ulur borxhin dhe riskun e rifinancimit.

I dyti në treg ishte Mali i Zi që në prill të këtij viti njoftoi daljen në tregjet e kapitalit për 500 milionë euro. Investitorët e interesuar për ketë Eurobond ofruan një total prej 1.48 miliardë euro pra rreth 3 herë më shumë se interesi i Malit të Zi. Në fund qeveria vendosi të blinte vetëm 362 milionë euro me një interes mestatar 3.37% dhe për të cilat ripagesa nis në 2019, 2020 dhe 2021.

Edhe për Malin e Zi ky ishte interesi më i ulët me të cilin u sigurua një Eurobond në tregun e kapitalit.

Republika Serbe e Bosnjës nga ana tjetër njoftoi se në qershor mbylli daljen e saj në tregjet e kapitalit ku emetoi një Eurobond me vlerë 168 milionë euro për një afat 5 vjeçar. Kuponi me të cilin u sigurrua ky borxh ishte 4.75%. Kjo ishte hera e parë që Republika Serbe e Bosnjës debutante në tregjet e kapitalit dhe një peshë të konsiderueshme të përqindjes së saj e mban pikërisht ky fakt. Kërkesa fillestare ishte për të paktën 200 milionë euro në bursën e Vjenës.

Ministria e Financave ka përzgjedhur bankat që do të udhëheqin procesin e emetimit të eurobondit në tregjet e kapitalit. Komisioni i posaçëm i ngritur për këtë proces ka përzgjedhur Citi, Banka IMI dhe Societe Generale si skuadrën rregulluese të përbashkët të transaksionit. Për herë të fundit Shqipëria doli në tregjet e kapitalit në vitin 2015 kur emetoi 450 milionë eurove për 5 vjet me një kupton prej 5.75%,  ndërkohë që në 2010 emetoi eurobondin e parë me vlerë 300 milionë euro.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri me dije se nga data 10 Korrik-26 Korrik 2018, Komisioni Përzgjedhës i përbërë nga përfaqësues të institucionit, shqyrtoi të gjitha propozimet me shkrim të marra në kontekstin e Kërkesës për Propozime nga bankat. Këto të fundit erdhën pas shpalljes që bëri vetë Ministria në 22 qershor për kërkesë propozime në kontekstin e emetimit të Eurobondit dhe të ri-blerjes së detyrimeve ekzistuese të Shqipërisë në lidhje me përzgjedhjen e rregulluesit kryesor.

Tre bankat

Citi Grup është një nga grupet më të mëdha në fushën e shërbimeve financiare në botë me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky grup ka udhëhequr gjatë këtij viti edhe daljen e Nigerisë në tregjet ndërkombëtare për një eurobond.

Banka IMI është banka e investimeve e Intesa Sanpaolo, grupi kryesor bankar italian me prezencë në shumë vende të botës përfshirë Shqipërinë.

Societe Generale është një nga grupet më të mëdha bankarë në Europë me qendër në Francë me prezencë edhe në Shqipëri.

Kriteret e përzgjedhjes

Përzgjedhja e tre bankave si rregullues të transaksionit u bë në bazë të disa kritereve. Së pari përvoja në transaksione të ngjashme, përvoja në treg dhe kapaciteti për të siguruar fondet e kërkuara: Komisioni i Përzgjedhjes i kushtoi vëmendje përvojës së ekipit të propozuar, kredencialeve të bankave në transaksione të ngjashme me fokus në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore, në aftësitë tregtare të bankës si dhe në angazhimin e saj ndaj vendit.

Së dyti risqet e ndryshme të secilit propozim: Komisioni i Përzgjedhjes vlerësoi, ndër të tjera, përshkrimin e dinamikës bazë të tregjeve të obligacioneve të tregjeve në zhvillim, cilësinë e rekomandimeve në lidhje me emetimin e obligacioneve të parashikuara dhe menaxhimin e detyrimeve, rekomandimet në lidhje me strategjinë e marketingut.

Së treti komisionet, interesat dhe çdo faktor tjetër që mund të ndikojë në koston e përgjithshme.

Referuar ftesës që qeveria u dërgoi bankave u bë me dije se synohet që shuma e Eurobondit që do të emetohet do të jetë 500 milionë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë nënvizonte se synon “i) emetimin e një Eurobondi në 2018 në tregjet ndërkombëtare të kapitalit; dhe (ii) blerjen e një pjese të Eurobondit ekzistues që maturohet deri në vitin 2020”.

Gjatë ditës së tregtimit të datës 26.07.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua gjithsej 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjeçar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 100 Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 10,218,000 LEK

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 26.07.2018 klikoni këtu.

Gjatë ditës së tregtimit të datës 19.07.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua gjithsej 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjeçare;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 500 Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 51,095,000 LEK

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 19.07.2018 klikoni këtu.

Normat më të favorshme të interesit tek fondet e investimit përvijuan në pjesën e dytë të vitit 2017 një interes të rritur të individëve për të zhvendosur paratë e tyre në këtë segment në vend të letrave me vlerë të qeverisë. Një situatë e tillë duket se ka vazhduar edhe në pjesën e parë të këtij viti ku sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare në periudhën janar-qershor 2017 ka pasur një rënie të vlerës absolute të transaksioneve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-qershor 2018, ka pasur një rritje prej 437 milionë lekë ose 17.88% krahasuar me periudhën janar-qershor 2017. Ndërkohë edhe numri i transaksioneve është rritur në masën 23.22%.

Transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-qershor 2018, ka pasur ulje prej 185 milionë lekë ose 14.94% dhe gjithashtu, një ulje në numrin e transaksioneve në masën 12.96%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Vihet re një ulje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 252 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-qershor 2017” vlerëson AMF.

Të njëjtat të dhëna tregojnë se volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të qeverisë për periudhën janar-qershor 2018 u dominua në masën 90.60% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe pjesa tjetër prej 9.40% ishin instrumente afatgjatë (obligacione).

Sipas AMF të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2018 flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 57.18% dhe 29.68% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të qeverisë, për këtë periudhë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.38% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Normat e interesit të letrave me vlerë janë vënë viteve të fundit nën presion si rrjedhojë e politikës monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë për të nxitur kreditimin, investimet dhe konsumin në vend. Kjo politikë është transmetuar tek interesat e depozitave më shumë, disi më e moderuar tek kredia por nuk i kanë shpëtuar as letrat me vlerë.

Ulja e fundit e normës bazë të interesit të lekut nga Banka e Shqipërisë u bë në fillim të qershorit duke e çuar atë në 1 për qind. Nëse ajo do të transmetohet sikurse pritet edhe tek interesat e letrave me vlerë do të vijojë tendenca për ti bëre ato më pak atraktive për investime.

Revista MONITOR

Ecuria e sistemit bankar, efektet e politikës monetare, pritshëmritë për inflacionin, projekti Tirana Approach dhe hyrja e aktorëve të rinj në sektorin bankar. Ishin këto disa nga çështjet që  Guvernatori i Bankës së Shqipërisë,  Gent Sejko, preku në një takim me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga  Jan Kees Martijn, Shefi i ri Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Bankës, ky takim u zhvillua në kuadër të shkëmbimit të vazhdueshëm të opinioneve dhe dialogut ndërinstitucional.

“Takimi nisi me një ekspoze të Guvernatorit Sejko mbi zhvillimet kryesore ekonomike, me fokus të veçantë në sektorin financiar dhe atë bankar në Shqipëri. Guvernatori u shpreh se mjedisi makroekonomik është i qëndrueshëm dhe ofron kushte të përshtatshme për një rritje pozitive ekonomike. Të dhënat zyrtare tregojnë se ekonomia shqiptare u rrit me 4.45% në tremujorin e parë të vitit, rritje kjo e bazuar kryesisht në rritjen e prodhimit dhe të eksportit të energjisë elektrike. Ai theksoi se sektorët potencialë që pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit në të ardhmen janë zhvillimi i turizmit dhe i bujqësisë.

Duke u ndalur tek zhvillimet financiare në vend, Guvernatori Sejko theksoi se sistemi bankar shqiptar karakterizohet nga norma të larta likuiditeti dhe është i mirëkapitalizuar.

Guvernatori i kushtoi rëndësi të veçantë masave të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për ruajtjen dhe garantimin e stabilitetit të çmimeve në vend. Në këtë kontekst, ai njohu të pranishmit me vendimet e Bankës së Shqipërisë për inflacionin dhe kursin e këmbimit, ku theksoi se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka dhënë efekte pozitive dhe është pritur pozitivisht nga agjentët e tregut.

Ruajtja e nivelit të inflacionit në 3% mbetet objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë dhe, në këtë drejtim, Guvernatori Sejko u shpreh se, sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, inflacioni pritet të kthehet në objektiv brenda vitit 2020. Banka e Shqipërisë po ndjek një politikë monetare lehtësuese e cila është transmetuar pozitivisht në tregje financiare.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori i njohu përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe me rezultatet pozitive në kuadër të uljes së kredive me probleme. Të dhënat më të fundit tregojnë për një rënie të kredive me probleme në nivelin 13.3%, në muajin maj. Më tej ai i njohu dhe me projektin më të ri të Bankës së Shqipërisë në këtë drejtim, Tirana Approach, i cili synon t’u japë zgjidhje kredive me probleme për kredimarrësit e mëdhenj.

Një tjetër çështje me rëndësi e diskutuar gjatë këtij takimi ishte edhe konsolidimi i sistemit bankar dhe hyrja e aktorëve të rinj në treg. Guvernatori Sejko u shpreh se këto ndryshime po kryhen sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

Modernizimi i sistemit të pagesave si dhe hyrja në fuqi e ligjit “Mbi rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, ishte një tjetër çështje e diskutuar në takim.

Nga ana e tij z. Martijn vlerësoi punën e bërë nga Banka e Shqipërisë dhe bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet dy institucioneve. Ai gjithashtu theksoi se në sajë të politikave ekonomike dhe reformave strukturore të ndërmarra ndër vite, zhvillimet që vendi ka pësuar janë të dukshme.

Në përfundim, Guvernatori Sejko shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme teknike të dhënë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për Bankën e Shqipërisë” thuhet në njoftimin e BSH.

ALSE njofton publikun për shlyerjen e suksesshme të transaksionit të parë në Obligacion Thesari të nominuar në EURO. Nga sot më datë 12.07.2008, në ALSE mund të tregtohen dhe Obligacionet e Thesarit në valuta të huaja. Të gjithë investitorët e interesuar mund t’i drejtohen Anëtarëve të ALSE-s për të kryer transaksione me këto Tituj. Për një informacion më të detajuar ne lidhje me Anëtarët e ALSE, ju lutem klikoni ketu

Lëvizje te postimet