Gjatë ditës së tregtimit të datës 10.07.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 2 transaksione në 2 tituj;
  • Njëri nga titujt e ekzekutuar është në Obligacion Thesari në EUR dhe një në Obligacion Thesari në LEK
  • Transaksionet u ekzekutuan gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 5 Vjeçare dhe Obligacion Thesari 2 Vjeçar në EUR;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 334 Obligacione Thesari, nga të cilat 238 Obligacione Thesari në LEK dhe 96 Obligacione Thesari në EUR;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 36,706,003 LEK, nga të cilat 24,625,860 LEK Obligacione Thesari në LEK dhe 12,080,143 LEK (95,980.80 EUR * 125.86 LEK kursi këmbimit) Obligacione Thesari në EUR

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 10.07.2018 klikoni këtu.

Gjatë ditës së tregtimit të datës 10.07.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 2 transaksione në 2 tituj;
  • Njëri nga titujt e ekzekutuar është në Obligacion Thesari në EUR dhe një në Obligacion Thesari në LEK
  • Transaksionet u ekzekutuan gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 5 Vjeçare dhe Obligacion Thesari 2 Vjeçar në EUR;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 334 Obligacione Thesari, nga të cilat 238 Obligacione Thesari në LEK dhe 96 Obligacione Thesari në EUR;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 36,706,003 LEK, nga të cilat 24,625,860 LEK Obligacione Thesari në LEK dhe 12,080,143 LEK (95,980.80 EUR * 125.86 LEK kursi këmbimit) Obligacione Thesari në EUR

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 10.07.2018 klikoni këtu.

Pas marrjes së aprovimit nga Banka e Shqipërisë në 6 Qershor 2018, Banka Amerikane e Investimeve njoftoi sot mbylljen e suksesshme të transaksionit për blerjen e Bankës NBG Albania.

Banka NBG Albania operon në tregun shqiptar që prej vitit 1996 dhe është e njohur për kreditë inovative individuale. Banka ka një bazë të gjerë klientësh depozitues dhe shtrirje të rrjetit të degëve në qytetet kryesore të Shqipërisë.

Duke komentuar këtë transaksion, Gregory Katz si përfaqësues i aksionerëve të ABI Bank u shpreh se “Kjo marrëveshje dëshmon besimin në mundësitë e tregut bankar shqiptar dhe në ekonominë shqiptare të një prej investitorëve më të mëdhenj amerikanë, në Shqipëri dhe rajon. Klientet e të dy bankave e kanë pritur shumë mirë këtë transaksion që do të mundësojë clirimin e sinergjive unike ndërmjet ABI Bank dhe NBG Albania. Këto sinergji të mundësuara nga një personel i specializuar dhe i dedikuar, do të krijojnë bankën “butik” më të madhe në Shqipëri. Banka Amerikane e Investimeve, gjatë dy viteve të fundit, është kthyer në një histori suksesi duke shënuar rritje rekord të nivelit të depozitave, fitimit, likuiditetit, dhe mjaftueshmërisë së kapitalit. Banka Amerikane e Investimeve shpreh vendosmërinë dhe përkushtimin ndaj cilësisë së lartë të shërbimit të klientëve

Kerameus & Partners, Athinë, Greqi veproi si konsulent ligjor i ABI në këtë transaksion.

Nga viti 1993, NCH Capital është një prej investitorëve më të mëdhenj rajonalë. Shoqëritë e administruara nga NCH operojnë në Shqipëri që prej vitit 2007.  Në fushën e sektorit financiar dhe bankar NCH Capital ka një eksperiencë të gjatë në Rumani, Moldavi, Ukrainë, Letoni dhe Shqipëri.‎‎

Gjatë ditës së tregtimit të datës 03.07.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua gjithsej 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 4280 Bono Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 42,427,640 LEK

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 03.07.2018 klikoni këtu.

Nga Kreshnik KUÇAJ/Portali ekonomik SCAN

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Perandoria Austro-Hungareze përdori masivisht huatë si rrugë për të siguruar financimet e nevojshme të shpenzimeve të luftës. Austria dhe Hungaria edhe pse ishin bashkuar në një perandori, kishin sovrantitet fiskal dhe vepronin si entitete të pavarura.

Ndaj edhe në fushën e emetimit të obligacioneve të luftës do të vepronin të ndara duke emetuar secila veçmas. Më shumë se gjysma e shpenzimeve të luftës do të financoheshin përmes huamarrjes te individët.

Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore Perandoria Austro-Hungareze shiti 8 herë obligacione. Huaja e parë e luftës u emetua në periudhën 16-24 nëntor 1914 dhe rezultoi një sukses i madh.

Në mënyrë që të siguroheshin arkëtime të mëdha e përfshirje masive nga popullata u ndërmorën një seri lehtësisht e nxitjes fiskale, mes të cilave përjashtimi nga taksat i fitimit, mundësia e rishitjes së tyre apo edhe përdorimi i obligacioneve si kolateral për marrjen e kredive.

Në funksion të shitjes së obligacioneve u hapën zyra të posaçme për huatë e luftës ndërsa një vëmendje e madhe iu kushtua propagandës. Gazetat dhe revistat ishin mjete të rëndësishme për dhënien e mesazheve që nxisnin qytetarët që të blinin obligacione.

Krahas artikujve e thirrjeve të ndryshme ku blerja e obligacioneve të luftës konsiderohej si investimi më i mirë, nuk munguan rastet kur publikoheshin artikuj të ndryshme që evidentonin emrat e personave që kishin blerë obligacione, sidomos ata që ishin të njohur (politikanë, biznesmenë, aktorë apo edhe klerikë).

Më kalimin e viteve e me zgjatjen e luftës, shitja e obligacioneve të reja po zgjaste më shumë në kohë çka reflektonte jo vetëm lodhjen nga lufta por edhe vështirësitë me të cilat po përballej ekonomia e perandorisë. Ndërsa shitja e obligacioneve të huasë së parë të vitit 1914 zgjati vetëm 8 ditë, shitja e obligacioneve të huave të tjera do të zgjaste 30 ditë e më shumë.

Shqipëria dhe blerësit e obligacioneve të Austro-Hungarisë për luftën

Trupat austro-hungareze do të hynin në Shqipëri në vitin 1916 për të qëndruar deri në vitin 1918. Administrata ushtarake do të përqendrohej në Shkodër e do të drejtohej nga komandantët ndërsa administrata civile do të kishte një drejtues civil.

Prezenca e ushtrisë austro-hungareze në Shqipëri do të konsiderohej “miqësore” sepse Shqipëria dhe perandoria nuk ishin në luftë. Gjatë pranisë së tyre në Shqipëri, austro-hungarezët do të investonin në infrastrukturë e arsim si dhe në vendosjen e rendit.

Gjatë kësaj periudhe do t’i kushtohej vëmendje edhe zhvillimit të sistemit financiar të vendit, ku do të përktheheshin në shqip ligjet fiskale. nga ana tjetër, tre degë bankash të perandorisë do të çelnin filialet e tyre në Shkodër; Wiener Bank-Verein, Pester Bank dhe Ungarische Bank.

Obligacionet e perandorisë për financimin e luftës do të shpërndaheshin edhe në Shqipëri.

E përkohshmja “Posta e Shqypnis’” do të përmbante vazhdimisht thirrje për shqiptarët që të blinin obligacionet e perandorisë. Në këtë gazetë do të publikohej thirrja për të nënshkruar huanë e luftës që konsiderohej si “mënyra më e mirë e ma e sigurt për vendimin e kapitalit”  e si një “përkujdesje për të mirën e vetes e të atdheut”.

Ata që blinin obligacionet e luftës, sipas dëshirës, mund t’u publikohej emri në shtypin e kohës ndërsa sërish sipas dëshirës, mund edhe t’i depozitonin obligacionet në bankë. Vendi i nënshkrimit, sipas publikimit të gazetës për huanë e 7-të, ishte “ekspositura e Pester Bank”.

Në numrat e saj, “Posta e Shqypnis’ do të publikonte jo vetëm thirrje të vazhdueshme por edhe emrat e atyre që nënshkruanin huanë duke blerë obligacionet. E ashtu si në Austri e Hungari, edhe në Shqipëri obligacionet do të bliheshin nga figura të shquara, mes tyre edhe klerikë të besimeve të ndryshme.

Për më shumë lexoni këtu

Banka e Shqipërisë ka pohuar në një prononcim zyrtar për Monitor se nuk ka subjekte të licencuara të cilat operojnë si call center dhe që ushtrojnë veprimtari FOREX. Si rrjedhojë, ajo nuk ka dijeni për mënyrën se si këto subjekte operojnë dhe një vlerësim të masës së rrezikut të pastrimit të parave nga operacionet e kryera prej tyre.

Si kryhet kontrolli nga ana e Bankës së Shqipërisë për këto institucione, të cilat janë licencuar?

Banka e Shqipërisë ka vetëm një subjekt financiar jobankë të licencuar, që ofron mundësi alternative për tregun shqiptar, e cila ushtron veprimtarinë e këmbimit valutor apo të ndërmjetësimit dhe këshillimit për këmbimin valutor ONLINE. Banka e Shqipërisë, duke marrë në konsideratë edhe veçoritë e veprimtarisë financiare që ushtron, për realizimin e mbikëqyrjes zbaton pjesë të caktuar të politikës së mbikëqyrjes, e cila është e bazuar në rrezik. Kontrolli kryhet në vazhdimësi nëpërmjet inspektimeve në vend dhe nga jashtë, objekt i të cilave ndër të tjera është dhe plotësimi i detyrimeve që burojnë nga aktet ligjore dhe rregullatore në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Së fundmi është ngritur shqetësimi se kompanitë që operojnë si call center (po kryejnë aktivitet FOREX) janë përhapur gjerësisht dhe mund të përdoren si kanale të pastrimit të parave. A rrezikohet sistemi ynë financiar prej këtyre lëvizjeve? A ka ndonjë informacion se si këto kompani po operojnë duke përdorur sistemin financiar?

Banka e Shqipërisë nuk ka subjekte të licencuara të cilat operojnë si call center dhe që ushtrojnë veprimtari FOREX. Për këtë arsye sqarojmë se Banka e Shqipërisë nuk ka dijeni për mënyrën se si këto subjekte operojnë dhe një vlerësim të masës së rrezikut të pastrimit të parave nga operacionet e kryera prej tyre.

A ka pasur kërkesa pranë Bankës së Shqipërisë nga kompani që operojnë në këtë fushë për t’u licencuar? Çfarë kriteresh duhet të përmbushin?

Banka e Shqipërisë licencon subjekte financiare jobanka përfshirë dhe subjektet që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë e këmbimit valutor apo të ndërmjetësimit dhe këshillimit për këmbimin valutor online, si persona juridikë të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë. Deri më sot nuk janë paraqitur pranë Bankës së Shqipërisë aplikime për licencim nga shoqëritë që operojnë si call center, që kërkojnë të ushtrojnë veprimtaritë e sipërcituara.

Kërkesat rregullative të licencimit të subjekteve që kërkojnë të ushtrojnë këto veprimtari financiare (këmbim valutor, ndërmjetësim apo këshillim për këmbim valutor) parashikohen në rregulloren e posaçme që rregullon procesin e licencimit të subjekteve financiare jobanka. Rregullorja përfshin kryesisht kërkesa lidhur me nivelet minimale të kapitalit, të burimit të fondeve të financimit të kapitalit, integritetit të aksionerëve dhe të administratorëve të subjektit, planit të biznesit, akteve të brendshme rregullative, etj.

Prononcim zyrtar i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Çdo investim apo blerje produkti financiar pranë një shoqërie, apo subjekti të palicencuar mund të jetë objekt mashtrimi dhe spekulimi, paralajmëron Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Sipas një prononcimi zyrtar të AMF për Monitor, këto kompani apo të tjera të palicencuara mund të lidhen me kompani që krijohen në territorin e R.SH. me aktivitet “call center” duke marketuar produkte dhe shërbime financiare për klientë jashtë ose brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilat mund të rezultojnë në skema “Ponzi” ose “brokera fantazmë”, ku pasi marrin fondet e investitorëve, zhduken.

 

Duke qenë se kohët e fundit ka shqetësim në lidhje me pastrimin e parave nga call center që funksionojnë si Forex, si e kryen Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kontrollin ndaj këtyre kompanive?

Fillimisht do të donim të sqaronim se AMF licencon dhe mbikëqyr shoqëritë e brokerimit për transaksionet me titujt dhe jo për Forex. Tregu i Forex nuk është nën rregullimin e AMF. Por, duhet të jemi të qartë se sot, Direktivat e BE-së njohin si instrument financiar CFD (kontratën për diferencë), si një lloj instrumenti derivativ, që i jep mundësi investitorit një ekspozim ndaj ndryshueshmërisë së çmimeve, ku përfshihet edhe ndryshimi i çmimit të valutës.

Aktualisht, AMF ka licencuar 3 shoqëri brokerimi për blerjen dhe shitjen e titujve me porosi të klientit në tregun e licencuar në territorin e R.SH. dhe njëkohësisht këto shoqëri kanë të drejtën për të vepruar si Agjent i një brokeri të licencuar nga një Autoritet rregullator jashtë territorit të RSH.

Shoqëritë e licencuara janë: shoqëria “Eurotrade Securities” sh.a., shoqëria “Smartcom” sh.a. dhe shoqëria “Prodata Securities” sh.a. Theksojmë se, licencimi i këtyre subjekteve, bën që ato të jenë të detyruara të zbatojnë rregullat që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe të kontrollohen nga Autoriteti dhe DPPPP lidhur me këtë çështje.
Autoriteti ka ngritur edhe një njësi të veçantë për çështjen e parandalimit dhe pastrimit të parave, si dhe bashkëpunon ngushtë edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave në kryerjen e inspektimeve të përbashkëta për këtë çështje.

Sa është numri i këtyre kompanive që operojnë në Shqipëri (të pa licencuarat) dhe çfarë masash po merr AMF për vendosjen në kontroll të tyre?

Investimi në instrumente financiare është investim me rrezik, sidomos investimi në CFD paraqet rrezik të lartë. Për këtë arsye, shoqëritë që veprojnë në tregun e titujve duhet të jenë shoqëri që përmbushin kriteret e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi në lidhje me kapitalin, mënyrën e organizimit, rregullat e veprimtarisë, si dhe duhet të punësojnë njerëz me integritet dhe profesionalizëm. Ndër rregullat që duhet të respektojë shoqëria, rëndësi të veçantë kanë rregullat për njohjen e klientit, mënyrën e komunikimit me klientin dhe transparenca e vazhdueshme për produktet dhe shërbimet financiare që ofrohen.

Edhe kur shoqëria vepron në rolin e Agjentit të brokerit të huaj të licencuar kërkohet që në njoftimet publike apo reklamat e publikuara në mjetet e komunikimit në masë dhe në mjetet e komunikimit elektronik të deklarojë dukshëm rrezikun që mbart tregtimi në CFD.
Një veprimtari e palicencuar dhe e pambikëqyrur, i ekspozon investitorët ndaj kostove të fshehura dhe detyrimeve të tjera, të cilat, në mungesë të transparencës së nevojshme nga ana e subjektit ndërmjetësues, mund të jenë të mëdha. Çdo investim apo blerje produkti financiar pranë një shoqërie, apo subjekti të palicencuar mund të jetë objekt mashtrimi dhe spekulimi.

AMF, gjithashtu, ndjek me vëmendje paralajmërimet e publikuara nga Autoritetet Mbikëqyrëse homologe për ekzistencën e brokerave apo platformave të palicencuara. Këto kompani apo të tjera të palicencuara mund të lidhen me kompani që krijohen në territorin e R.SH. me aktivitet “call center” duke marketuar produkte dhe shërbime financiare për klientë jashtë ose brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilat mund të rezultojnë në skema “Ponzi” ose “brokera fantazmë”, ku pasi marrin fondet e investitorëve, zhduken.

Sipas Ligjit “Për AMF”, Autoriteti ka si objekt rregullimin e veprimtarisë së subjekteve të licencuara, nëpërmjet hartimit të akteve të Autoritetit, të parashikuara nga ky ligj dhe nga ligjet e fushës, si dhe mbikëqyrjen e tregut të titujve, sigurimeve, skemave të pensioneve vullnetare dhe veprimtari të tjera financiare që mbikëqyren, të cilat rregullohen e funksionojnë në përputhje me ligjet në fuqi.

Në lidhje me kompanitë e palicencuara, AMF është në dijeni të fenomenit dhe për këtë, ka njoftuar zyrtarisht të gjitha organet e tjera ligjzbatuese, për të bërë investigimet përkatëse në lidhje me çështjen në fjalë dhe me disa prej tyre ka shkëmbim interaktiv informacioni.
Gjithashtu, AMF ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e investitorëve për të marrë shërbime financiare nga shoqëri të licencuara, nëpërmjet paralajmërimeve të publikuara në website-n e AMF.

Skema

Këto kompani apo të tjera të palicencuara mund të lidhen me kompani që krijohen në territorin e R.SH. me aktivitet “call center” duke marketuar produkte dhe shërbime financiare për klientë jashtë, ose brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilat mund të rezultojnë në skema “Ponzi” ose “brokera fantazmë”, ku pasi marrin fondet e investitorëve, zhduken.

 

Përse AMF mori vendimin që të licencojë disa prej kompanive që operojnë në Forex, edhe pse ato veprojnë në tregjet e huaja (në tregun vendas operacionet janë minimale ose zero)?

Autoriteti merr në shqyrtim kërkesën e të gjitha kompanive dhe licencon të gjitha ato që përmbushin të gjitha kërkesat përkatëse ligjore.
Theksojmë se miratimi nga AMF i shoqërisë që vepron në emër dhe për llogari të një shoqërie të huaj brokerimi (edhe kur klientët janë jashtë vendit) siguron se kjo shoqëri brokerimi e huaj është e licencuar nga Autoriteti kompetent përkatës. Në praktikën e vet, AMF komunikon në çdo rast me Autoritetin homolog përkatës dhe vetëm pas marrjes së opinionit, nga ky Autoritet vijon me procedurën e miratimit.
Gjithashtu, pavarësisht se disa kompani promovojnë produkte CFD Forex për klientë jashtë vendit, fakti që ato janë krijuar dhe veprojnë në territorin e RSH, veprimtaria e tyre pa licencë dhe e pakontrolluar nga autoritetet ndikon negativisht në imazhin e Shqipërisë.


[1] CFD / Contract For Difference: Kontrata për ndryshimet në çmim: Ky term i referohet produkteve që përfshihen në transaksionet në FOREX. CFD-të janë strukturuar në mënyrë që të pasqyrojnë lëvizjen dhe ndryshimet në kohë reale të cmimeve të instrumentave të cilat këto CFD përfaqësojnë-sqarim i Monitor.

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projekt të ri për zgjidhjen e çështjes së kredimarrësve të mëdhenj me probleme, që kanë ekspozime në disa banka të sistemit. Projekti, i paralajmëruar që vitin e kaluar si “Qasja e Tiranës” apo “Tirana Approach”, parashikon ngritjen e një platforme të përbashkët mes bankave, për trajtimin e këtyre rasteve.

Projekti parashikon që trajtimi i përbashkët i këtyre rasteve nga bankat të marrë formë të detyrueshme, ndërkohë që më parë kjo bëhej në bashkëpunim mes bankave, por pa një mekanizëm që ta rregullonte ligjërisht këtë proces.

Rregullorja e Bankës së Shqipërisë parashikon angazhimin e detyrueshëm të të gjitha bankave në këtë platformë të përbashkët dhe të drejtën e autoritetit mbikëqyrës për të marrë sanksione ndaj bankave jo bashkëpunuese.

Çështja e kredimarrësve të mëdhenj, me ekspozime në disa banka, ka qenë një ndër pikat kryesore të strategjisë për uljen e raportit të kredive me probleme. Një pjesë e rasteve janë zgjidhur me ristrukturim, një pjesë me marrjen në pronësi të aseteve nga bankat kredituese, ndërsa një pjesë e kreditorëve të këqij janë dërguar në proces falimenti.

Platforma “Tirana Approach” do të synojë kryesisht të çojë drejt zgjidhjes rastet e mbetura, që sipas të dhënave jozyrtare nga Banka e Shqipërisë janë më pak se dhjetë. Rregullorja e propozuar nga Banka e Shqipërisë iu është dërguar për konsultim bankave tregtare dhe pritet të miratohet brenda muajit shtator.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive me probleme gjatë gjysmës së parë të këtij viti është stabilizuar pranë nivelit 13.5%, ndërsa objektivat operacionale janë për ta ulur pranë nivelit 10% deri në fund të vitit 2018.

Gjatë ditës së tregtimit të datës 28.06.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua gjithsej 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjeçar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10 Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 1,006,700 LEK,

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 28.06.2018 klikoni këtu.

Lëvizje te postimet