Tregu financiar duket të jetë mjaft likuid në këtë fillim viti. Kjo po sjell kërkesë të lartë për instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare dhe ulje të interesave të tyre. Në ankandin e të martës, bonot me maturim 12 mujor u emetuan me një interes mesatar të ponderuar 2.34%. Interesat shënuan rënie për të pestin ankand radhazi dhe kanë zbritur në nivele të përafërta me mesin e vitit të kaluar. Një tendencë të ngjashme po ndjekin edhe obligacionet dyvjeçare. Në ankandin e javës së kaluar, interesi zbriti në 2.98%, në rënie për të katërtin muaj radhazi.

Rënia e interesave shpjegohet qartë me raportin mes kërkesës dhe ofertës në tregun e borxhit të qeverisë. Në ankandin e të martës, kërkesat arritën vlerën e 11.6 miliardë lekëve, ndërsa shuma e shpallur për financim nga qeveria ishte 8.2 miliardë lekë. Bankat, që janë financuesi kryesor i borxhit të brendshëm qeveritar, duket se po tentojnë të investojnë më shumë në instrumentet e borxhit qeveritar. Kjo ndodh sepse tregu ka likuiditete të bollshëm, por edhe sepse kreditimi i sektorit privat ende po rritet me ritme të ngadaltë.

Në muajt e parë të këtij viti edhe likuiditeti i injektuar në treg nga Banka e Shqipërisë ka qenë në vlera të larta. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mars të këtij viti vlera e huasë për sektorin bankar, përmes marrëveshjeve të riblerjes, arriti në 42 miliardë lekë, afro 60% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ulja e interesave të bonove të thesarit ndihmon vazhdimësinë e periudhës me interesa të ulëta në ekonomi, duke përmbushur qëllimin e politikës monetare stimuluese të Bankës Qendrore. Për sa kohë interesat e bonove qëndrojnë të ulëta, gjasat janë që edhe kreditë në monedhën vendase të vazhdojnë të jenë të lira, duke e favorizuar konsumin dhe investimet e reja në ekonomi.

Gjatë ditës së tregtimit të datës 19.04.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 4 transaksione
  • Një transaksion u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange) dhe tre transaksione u ekzekutuan jashtë orareve zyrtare të tregtimit (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara jashtë orareve zyrtare të tregtimit u ekzekutuan sot datë 19.04.2018 pas orës 14:00 të tregtimit zyrtar
  • Transaksioni i ekzekutuar gjatë orarit zyrtar ishte në Bono Thesari 12 Mujore
  • Transaksionet e ekzekutuara jashtë burse ishin në Obligacione Thesari 5 dhe 7 Vjeçare
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 100 Bono Thesari dhe 210 Obligacione Thesari
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 987,900 LEK dhe në Obligacione Thesari ishte 21,702,940 LEK

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 19.04.2018 klikoni këtu

Gjatë ditës së tregtimit të datës 17.04.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 2 transaksione
  • Një transaksion u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange) dhe një transaksion u ekzekutua jashtë orareve zyrtare të tregtimit (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar jashtë orareve zyrtare të tregtimit u ekzekutua sot datë 17.04.2018 pas orës 14:00 të tregtimit zyrtar
  • Transaksioni i ekzekutuar gjatë orarit zyrtar ishte në Bono Thesari 12 Mujore
  • Transaksioni i ekzekutuar jashtë burse ishte në Obligacion Thesari 5 Vjeçar
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 100 Bono Thesari dhe 1000 Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 987,600 LEK dhe në Obligacione Thesari ishte 103,980,000 LEK

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 17.04.2018 klikoni këtu

Gjatë datës 13.04.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U raportua 1 transaksion jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange)
  • Transaksioni i raportuar jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange ose tregun me pakicë) u krye jashtë burse në datë 13.04.2018 dhe u raportua në Sistemin ETS të Bursës ALSE më datë 13.04.2018
  • Transaksioni i ekzekutuar jashtë burse ishte në Obligacion Thesari 5 Vjeçar
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 1000 Obligacione Thesari me një vlerë totale tregtimi në 104,120,000 LEK

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të raportimet e tregtimit të datës 13.04.2018 klikoni këtu

Gjatë ditës së tregtimit të datës 12.04.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua gjithsej 1 transaksion
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orareve zyrtare të tregtimit (off-exchange)
  • Transaksioni i ekzekutuar u krye në datë 11 Prill dhe u raportua sot datë 12 Prill në Sistemin ETS
  • Transaksioni i ekzekutuar jashtë orarit zyrtar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjeçar
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 75 Obligacione Thesari me një vlerë totale tregtimi në 7,602,000 LEK

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 12.04.2018 klikoni këtu

Gjatë ditës së tregtimit të datës 10.04.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 2 transaksione në 2 tituj të ndryshëm;
  • Transaksionet u ekzekutuan gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange)
  • Një transaksion i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore dhe një në Obligacion Thesari 10 Vjeçar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 100 Bono Thesari dhe 3 Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 987,400 LEK dhe në Obligacione Thesari ishte 322,590 LEK

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 10.04.2018 klikoni këtu

Gjatë ditës së tregtimit të datës 05.04.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua gjithsej 3 transaksione në 3 tituj të ndryshëm
  • Një transaksion u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange) dhe dy transaksione u ekzekutuan jashtë orareve zyrtare të tregtimit (off-exchange)
  • Njeri transaksion i ekzekutuar jashtë orareve zyrtare të tregtimit u krye datë 03.04.2018 dhe u raportua sot datë 05.04.2018, ndërsa tjetri u ekzekutua sot pas orës 14:00 të tregtimit zyrtar
  • Dy transaksione të ekzekutuara ishin në Bono Thesari 12 Mujore dhe një në Obligacion Thesari 5 Vjeçar
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10,100 Bono Thesari dhe 66 Obligacione Thesari
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 98,647,100 LEK dhe në Obligacione Thesari ishte 6,683,160 LEK

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 05.04.2018 klikoni këtu

Gjatë ditës së tregtimit të datës 03.04.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua gjithësej 1 transaksion në 1 titull
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjeçar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 69 Obligacion Thesari
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 6,948,990 LEK,

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 03.04.2018 klikoni këtu

Gjatë ditës së tregtimit të datës 29.03.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua gjithësej 1 transaksion në 1 titull
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange)
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 100 Bono Thesari
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 985,600 LEK

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 29.03.2018 klikoni këtu

Këtë javë ministria e Energjisë deklaroi se do të realizohet ndarja përfundimtare e kompanisë OSHEE në tre kompani të tjera të dedikuara. Këshilltarja e Ministrit, Entela Çipa, ka folur për emisionin “Argument” ku ka shpjeguar pse ky zhvillim po ndodh pikërisht tani.

“OSHEE e listuar, qytetarët aksionerë, një ide e re?

Është një ide e re dhe sigurisht vjen në vazhdë të reformave të sektorit të energjisë pas ndarjes së kompanive dhe strukturimit të tyre. Sepse mund të them se po avancojmë me procesin e ndarjes. Kompania OSHEE zotëronte rrjetin e shpërndarjes dhe aktivitetin e shpërndarjes, pra furnizimin. Ndërkohë që brenda kësaj jave, këto ditë, kompania OSHEE po ndahet, po regjistrohet në QKR. Për rrjetin e shpërndarjes, për tregtimin, si kompani të veçanta, pra tre kompani të reja”, tha Çipa.

Me ndarjen e kompanisë, Çipa thekson se bëhet më e lehtë dhe listimi i njërës nga këto kompani në bursë për t’i kthyer qytetarët në aksionerë të saj. Deklaratë e cila erdhi fillimisht nga kryeministri Rama në prezantimin e strategjisë së energjisë për Shqipërinë 2030.

“Është ndarja ligjore dhe në kuadër të të gjithë këtij procesi sigurisht që do të vinte më pas edhe ofrimi sepse bënte të mundur që të gjitha këto procese të transformimit, të strukturimit të kompanive, t’i japin mundësi kompanisë së shpërndarjes të përmirësohet dhe për t’i bërë qytetarët më të interesuar për të rritur nivelin e përgjegjshmërisë që ata kanë ndaj pagesave dhe ndaj kostos së ofrimit të shërbimit që kryen kjo kompani”, u shpreh këshilltarja e Ministrit të Energjisë.

Lëvizje te postimet