Gjatë ditës së tregtimit të datës 27.02.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithësej 3 transaksione në 3 tituj të ndryshëm,
  • Të 3 transaksionet u ekzekutuan gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange)
  • Asnjë transaksion nuk u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange ose tregun me
    pakicë)
  • 2 nga transaksionet e ekzekutuara ishin në Bono Thesari 12 Mujore dhe 1 transaksion në Bono
    Thesari 6 Mujore
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 40,000 Bono Thesari
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 396,880,000 LEK.

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 27.02.2018 klikoni këtu

Sot datë 22.02.2018 në orën 10:00 Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka hapur zyrtarisht tregun e Titujve të Qeverisë (Bono Thesari dhe Obligacione Thesari) në tregun zyrtar të Bursës ALSE. Subjektet e interesuara për të tregtuar (blerë apo shitur) Tituj të Qeverisë para afatit të maturimit, mund t’i paraqesin kërkesat dhe ofertat e tyre në platformën elektronike të tregtimit në ALSE, vetëm nëpërmjet Bankave apo Firmave të Brokerimit, që janë të anëtarësuara pranë këtij tregu zyrtar.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE sh.a., është i vetmi treg i Letrave me Vlerë i licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Finaciare me vendimin nr. 2 date. 03.07.2017.

Për informacion më të detajuar për anëtarët që kanë akses tregtimi në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE klikoni këtu

Gjatë ditës së tregtimit të datës 22.02.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithësej 3 transaksione në 2 tituj të ndryshëm,
  • 2 transaksione u ekzekutuan gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange) dhe 1 transaksion
    tjetër jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange ose tregun me pakicë)
  • 2 nga transaksionet e ekzekutuara ishin ne Bono Thesari 12 Mujore dhe 1 transaksion në
    Obligacion Thesari 5 Vjeçar
  • U tregtuan gjithësej një numër prej 5,000 Bono Thesari dhe 1,000 Obligacione Thesari
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 48,797,500 LEK, ndërsa Vlera totale e tregtimit
    në Obligacione Thesari ishte 103,120,000 LEK.

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 22.02.2018 klikoni
këtu.

Megjithëse volumi i tregut të pensioneve private ngelet modest, numri i kontribuesve në këto fonde ka arritur shifra të konsiderueshme. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, numri i anëtarëve në fund të vitit 2017 arriti në afro 21 mijë. Që nga fillimi i vitit, numri i kontribuesve është shtuar me rreth 3600 individë ose 21%.

Rritja e numrit të anëtarëve po udhëhiqet sidomos nga fondi Credins Pensions, që po ndjek një strategji mjaft aktive të promovimit të përfitimeve nga fondet private të pensioneve, edhe përmes rrjetit të kompanisë mëmë, Credins Bank. Credins Pensions ka arritur në mbi 12 mijë kontribues dhe mban rreth 58% të tregut, sipas numrit të anëtarëve.

Në vlerë, tregu ende ngelet në përmasa modeste, por me rritje të qëndrueshme nga viti në vit. Totali i aktiveve të fondeve të pensioneve në fund të muajit shtator arriti në 1.7 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 31%. Kontributet në fondet e pensioneve private investohen pothuajse tërësisht në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare, me një rrezik investimi 0. Për nga totali i aktiveve, kompania më e madhe është Sigal Pensions, me afro 51% të tregut.

Mjedisi me norma të ulëta interesi është një faktor që ka nxitur rritjen e këtyre fondeve. Shumë individë kanë vlerësuar si një alternativë interesante investimin e kursimeve në një pension privat. Për të investuar në një pension privat, ligjërisht, ka edhe disa incentiva fiskale, megjithëse përfitimi në praktikë i  tyre shpeshherë është i vështirë. Sipas ligjit, këto kontribute përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale deri në masën e 15% të të ardhurave vjetore bruto, por jo më shumë se 200 mijë lekë në vit.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik të Tiranës, mbi rëndësinë dhe rolin e institucioneve dhe konvergjencës së politikave për zhvillimin ekonomik të rajonit.

Sipas Sejkos, institucionet janë shtylla mbajtëse e çdo shoqërie moderne dhe duhet të promovojnë konkurrencën e ndershme dhe barazinë e oportunineteve. Në konceptin e rajonit, guvernatori dha pikëpamjen e tij për modelin që institucionet duhet të ndjekin.

“Unë besoj se rajoni ynë nuk duhet të ndjekë një model organik të rritjes institucionale. Me termin organik kam parasysh një model rritjeje ku institucionet ecin hap pas hapi me zhvillimin ekonomik dhe priren më shumë të sigurojnë se sa të nxisin një nivel të caktuar prosperiteti.

Në të kundërt unë besoj se institucionet dhe politika duhet të udhëheqin procesin e rritjes dhe të zhvillimit. Në këtë kontekst detyra jonë si politikëbërës është të përkufizojmë objektivat, të identifikojmë pengesat dhe të marrim masat e nevojshme për këtë zhvillim. Në këtë koncept, do të thoja që ky është edhe roli i duhur i udhëheqjes për ne si politikëbërës”, tha Sejko.

Më tej, Guvernatori Sejko, gjatë konferencës së organizuar nga SCAN Media Group, dha disa shembuj të sfidave me të cilat përballet rajoni dhe mënyrën se si duhen adresuar ato.

“Ne kemi probleme me mjedisin e biznesit përfshirë korrupsionin dhe informalitetin. Këto probleme janë ndër më kryesoret në listën e pengesave për rritjen ekonomike, si në Shqipëri, ashtu edhe në rajon.

Së dyti stabiliteti ynë ekonomik dhe financiar duhet të forcohet dhe më tej, me qëllim rritjen e  qëndrueshme ndaj goditjeve dhe uljen e kostove ndaj financimit.

Së treti, po bëhet gjithmonë e më e qartë se sistemet financiare mbështeten së tepërmi tek bankat, sikurse përmendi edhe presidenti i Republikës. Duke para nga e ardhmja, ne duhet të mbështetemi më shumë në tregjet e kapitalit për financimin e rritjes ekonomike.

Së katërti, një ankesë e përbashkët që dëgjohet shpesh prej investitorëve të huaj, është se tregjet tona të vogla të fragmentuara, ofrojnë një atraktivitet të ulët. Ndonëse kjo është pjesërisht e pasaktë, ne duhet të bëjmë më tepër për të rritur integrimin tonë në aspektin e tregtisë dhe infrastrukturës.

Së pesti, duke konkurruar për të njëjtin grup investitorësh ndërkombëtarë, vendet e rajonit tonë shpesh përpiqen të rrisin dhe të nxisin profilin e tyre individual, duke ofruar lehtësira tatimore, apo subvencione të tjera. Kjo garë për të kapur fundin nuk është produktive”, tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Angelo Haruni/SCAN


Fjala e plotë e Guvernatorit:

I nderuar z. President,

E nderuar zj. Zëvendëskryeministre,

I nderuar z. Zëvendëskryeministër i Kosovës,

I nderuar Ministër i Financave dhe Ekonomisë,

Të nderuar kolegë, të nderuar pjesëmarrës,

Është kënaqësi të marr pjesë në këtë Konferencë, mbledhur për të diskutuar mbi rëndësinë e integrimit rajonal, proces i cili duhet të nxitet nga një udhëheqje largpamëse dhe të mbështetet nga konvergjenca e politikave.

Jam i bindur se dialogu i orientuar drejt ndarjes së vizionit tonë për të ardhmen, drejt konvergjencës së këndvështrimeve mbi sfidat që kemi përpara, si dhe drejt identifikimit të objektivave dhe hartimit të axhendave të përbashkëta të veprimit, do të ishte një dialog i frytshëm për të gjithë. Konvergjenca e politikave, si brenda vendit ashtu edhe midis vendeve, promovon eficiencën dhe minimizon ndikimet negative.

Roli i institucioneve në rritje dhe zhvillim

Institucionet janë shtylla mbajtëse e çdo shoqërie moderne. Ato gjenerojnë dhe zbatojnë ligjet, rregulloret dhe politikat e zhvillimit, duke përcaktuar kështu rregullat e lojës në një ekonomi tregu. Në një plan të përgjithshëm, këto rregulla loje duhet të ofrojnë një mjedis të qëndrueshëm dhe transparent, duke mundësuar kështu vendimmarrje të parashikueshme dhe afatgjatë. Ato duhet të promovojnë konkurrencën e ndershme dhe barazinë e oportuniteteve, si dhe duhet të nxisin ndershmërinë dhe kohezionin social.

Është e qartë se ekonomitë e pasura dhe shoqëritë e stabilizuara priren të kenë institucione më të forta dhe më të qëndrueshme.

Për këtë arsye, unë besoj se rajoni ynë nuk duhet të ndjekë një “model organik” të rritjes institucionale. Me ‘organik’ kam parasysh një model rritjeje ku institucionet ecin hap-pas-hapi me zhvillimin ekonomik dhe priren më shumë të sigurojnë, se sa të nxisin, një nivel të caktuar prosperiteti.

Në të kundërt, unë besoj se institucionet dhe politikat duhet të udhëheqin procesin e rritjes dhe zhvillimit. Në këtë kontekst, detyra jonë si politikëbërës është të përkufizojmë objektivat, të identifikojmë pengesat, si dhe të ndërmarrim masat e nevojshme. Në thelb, ky është për mua roli i duhur i udhëheqjes.

Më lejoni ta ilustroj këtë këndvështrim me disa shembuj të sfidave me të cilat po përballet rajoni ynë.

  • Së pari, problemet me mjedisin e biznesit, përfshirë korrupsionin dhe informalitetin, janë ndër më kryesoret në listën e pengesave për rritjen ekonomike, si në Shqipëri edhe në rajon.
  • Së dyti, stabiliteti ynë ekonomik dhe financiar duhet të forcohet më tej, me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë ndaj goditjeve dhe uljen e kostove të financimit.
  • Së treti, po bëhet gjithmonë e më e qartë se sistemet tona financiare mbështeten së tepërmi te bankat. Duke parë nga e ardhmja, ne duhet të mbështetemi më shumë në tregjet e kapitalit për financimin e rritjes ekonomike.
  • Së katërti, një ankesë e përbashkët që dëgjohet shpesh prej investitorëve të huaj është se tregjet tona të vogla e të fragmentuara ofrojnë një atraktivitet të ulët. Ndonëse kjo është pjesërisht e pasaktë, ne duhet të bëjmë më tepër për të rritur integrimin tonë në aspektin e tregtisë dhe infrastrukturës.
  • Së pesti, duke konkurruar për të njëjtin grup investitorësh ndërkombëtarë, vendet e rajonit shpesh përpiqen ta rrisin profilin e tyre individual, duke ofruar lehtësira tatimore apo subvencione të tjera. Kjo “garë për të kapur fundin” nuk është produktive.

Zgjidhja e këtyre çështjeve kërkon largpamësi, institucione të forta, veprime politike të vendosura, por dhe bashkërendim rajonal.

Institucionet dhe integrimi

Rajoni ynë është përfshirë në mënyrë aktive në procesin e integrimit në BE. Ky objektiv orienton dhe përpjekjet tona për reformë institucionale dhe ka sjellë përfitime të dukshme. Integrimi në BE i ndihmon autoritetet në rajon të ankorojnë politikat dhe reformat e tyre institucionale. Nga ana tjetër, institucionet e BE-së mbikëqyrin dhe i japin besueshmëri procesit. Gjithashtu, duke qenë se disa vende janë duke punuar drejt objektivave të përbashkët, politikat rajonale bashkërendohen më mirë.

Megjithatë, unë besoj se vendet në rajon mund të bëjnë më tepër për shkëmbimin e përvojave dhe për të mësuar nga njëri-tjetri. Shqipëria ofron një shembull pozitiv në drejtim të stabilitetit ekonomik dhe financiar. Maqedonia ka pasur një performancë shumë të mirë sa i takon tërheqjes së IHD-ve me vlerë të lartë të shtuar. Serbia ka po ashtu eksperienca pozitive në drejtim të zhvillimit të tregut financiar. Të gjithë ne duhet të mësojmë nga historitë e suksesit që kemi arritur individualisht; po ashtu, të gjithë duhet të shmangim gabimet që kemi bërë individualisht në të shkuarën. Vendet tona kanë më shumë të përbashkëta se dallime: ajo që funksionon për njërin, ka gjasa të funksionojë dhe për të tjerët, dhe e anasjelltas.

Gjithashtu, unë besoj se duhet ta shohim integrimin rajonal si qëllim në vetvete, jo thjesht si instrument për integrimin në BE. Integrimi i përbashkët në BE do të zëvendësonte disa aspekte të bashkëpunimit rajonal, të tilla si tregtia dhe lëvizshmëria e faktorëve të prodhimit, por ai nuk zëvendëson nevojën për dialog dhe për politika, këndvështrime dhe zgjidhje të përbashkëta rajonale.

Më lejoni tani të ndalem shkurtimisht te roli i institucioneve në reformat strukturore në Shqipëri.

Institucionet dhe reformat strukturore në Shqipëri

Nisur nga koha në dispozicion, e kam pothuajse të pamundur të bëj një ekspoze të plotë të të gjithë kuadrit të reformave strukturore që kemi ndërmarrë. Si rrjedhim, do të përpiqem të vë në dukje pikat kryesore të tij.

  • Me qëllim përmirësimin e mjedisit tonë të biznesit, autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë reforma gjithëpërfshirëse, në drejtim të përmirësimit të të drejtave të pronësisë, të regjimit tatimor, të zhvillimit të sektorit të energjisë dhe të infrastrukturës së përgjithshme. Ne jemi angazhuar gjithashtu në luftën kundër informalitetit. Masa më e fundit në këtë drejtim është një rregullore e re bankare, e cila ka për qëllim t’i japë fund praktikës së kredidhënies nëpërmjet bilanceve të pacertifikuara të kompanive. Më tej, për të rritur efektshmërinë dhe për të trajtuar çështjet e korrupsionit dhe informalitetit, kemi ndërmarrë shumë nisma për të përmirësuar funksionimin e administratës publike, të cilat, në shkallë të gjerë, përfshijnë edhe reformën e ndërmarrë në sistemin gjyqësor.
  • Me qëllim rritjen e stabilitetit ekonomik dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare, ne kemi nisur një gamë të gjerë reformash. Për këtë arsye, Qeveria ka përmirësuar procedurat e administrimit të financave publike, ka miratuar një kuadër të përgjegjësisë fiskale, dhe ka ndërmarrë masa për reduktimin e borxhit. Banka e Shqipërisë ka ndjekur dhe implementuar modelin institucional të BQE-së. Profesionalizmi i saj është rritur, ndërsa janë përmirësuar pavarësia, transparenca dhe besueshmëria. Në një përpjekje të përbashkët me aktorët e tjerë institucionalë, ne kemi reformuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe kemi rritur rolin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Së bashku me Qeverinë, kemi vënë në jetë një strategji gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e kredive me probleme, e cila tashmë ka dhënë rezultate inkurajuese; kemi miratuar Ligjin për Ndërhyrjen e Jashtëzakonshme në banka; si dhe kemi hartuar një strategji për deeuroizimin, e cila synon trajtimin e dobësive financiare, përmirësimin e mekanizmit të transmetimit dhe intensifikimin e përdorimit të monedhës vendase. Gjithashtu, kemi krijuar një Grup Këshillimor ndërinstitucional për Stabilitetin Financiar, i cili gëzon edhe të drejtën e koordinimit të çështjeve të stabilitetit që kanë rëndësi sistemike.
  • Me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare, autoritetet shqiptare kanë përshpejtuar zhvillimin e tregjeve të kapitalit, nëpërmjet: krijimit të Bursës së Shqipërisë, licencimit dhe funksionimit të fondeve të ndryshme të investimit dhe të kompanive të administrimit të aktiveve; inkurajimit të konsolidimit të vazhdueshëm të bankave dhe institucioneve financiare jobankare; inkurajimit tatimor të skemave të fondeve private të pensionit; përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar funksionimin e tregjeve sekondare për titujt e qeverisë etj.

Megjithatë, jam i bindur se shkëmbimi i përvojës rajonale do t’i japë procesit një hov të ri. Për më shumë, për probleme të përbashkëta rajonale, besoj se do të ishte e udhës të kërkonim zgjidhje të përbashkëta.

Kjo më sjell në pikën e fundit të diskutimit.

Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal

Bashkërendimi dhe bashkëpunimi kanë rëndësi esenciale në një botë gjithnjë e më të integruar dhe të ndërthurur. I njëjti koncept vlen për rajonin tonë: nismat politike që kanë për qëllim arritjen e një objektivi të përbashkët duhet të zbatohen nga të gjithë.

Më lejoni të vë në dukje disa nga fushat e mundshme të bashkëpunimit.

  • Së pari, mendoj se ka hapësirë për dialog më të gjerë dhe konvergjencë më të madhe të politikës, në të gjitha fushat e politikës publike dhe të zhvillimit të sektorit privat.
  • Së dyti, mendoj se duhet bërë më shumë për të përfunduar punën për integrimin rajonal. Në veçanti, standardet e produkteve dhe shërbimeve duhet të jenë të dakordësuara.
  • Së treti, përtej konvergimit të politikave të zhvillimit financiar, jam i bindur se mund të eksplorojmë idenë e ndërmarrjes së projekteve të përbashkëta për zhvillimin financiar. Një bursë rajonale, ndonëse mbart vështirësi, është një projekt i mundshëm e kuptimplotë.
  • Së katërti, besoj se rajoni duhet të përpiqet për krijimin e një emëruesi të përbashkët më të vogël të pranueshëm lidhur me taksat, tregun e punës, sektorin financiar dhe rregullin e mjedisit. Politikat ekstreme në dëm të konkurrentëve të tjerë në rajon, vetëm sa e dëmtojnë rajonin në afat të gjatë.
  • Së pesti, infrastruktura rajonale mbetet mjaft e fragmentuar. Kjo i referohet jo vetëm infrastrukturës rrugore, por edhe rrjetit energjetik dhe atij të teknologjisë së informacionit.

Të nderuar pjesëmarrës,

Disa nga çështjet që parashtrova më sipër mund të duken tejet të vështira, apo edhe utopike. Megjithatë, jam i bindur se nëpërmjet një përpjekjeje të përbashkët e të sinqertë, këto ide mundet që një ditë, në një të ardhme jo të lagët, të bëhen realitet.

Faleminderit!

Gent Sejko

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij në edicionin e parë të “SCAN Economic Forum”, e vuri theksin tek mundësitë që kanë qytetet për të ndikuar pozitivisht në ekonomi dhe në mënyrat për financimit të bashkive që mbiperformojnë.

Sipas Veliajt, bursa si “Bursa Shqiptare e Titujve, ALSE”, kanë potencialin për të ofruar instrumentet që i duhet bashkisë dhe kompanive publike për të rritur kapitalin dhe për të mundësuar investime që në të kundërt do të kërkonin shumë vite kohë.

Për kryebashkiakun, kjo bursë ka nevojë për besim që të rezultojë një histori suksesi, ndërsa u shpreh se performanca e shkëlqyer bën që kompani publike si UKT dhe ndërmarrja e parkingut të jenë ideale për t’u futur në bursë.

Më poshtë fjala e plotë e Erion Veliaj, gjatë sesionit me temë “Investimet, Zgjerimi dhe Gjithëpërfshirja Financiare”.


Po e filloj me një urim për të gjithë ata që kanë marrë përsipër sfidën jashtëzakonisht të vështirë, për bankat e përfshira dhe institucionet financiare, të themelimit ose të rithemelimit të Bursës së Tiranës. E them sfidë e vështirë sepse për të gjithë ata që ndoshta nuk e dinë historinë e Shqipërisë, është një histori e mbarsur me mungesë besimi. Një nga fjalët kyç që Artani përdori ishte fjala besim.

Çfarë është fjala besim në financë?

Ne të gjithë e dimë që kartëmonedha e dollarit, si vlerë letre, ka të njëjtën vlerë, si 1-shja, si 20-shja, si 50-shja, si 100-shja. Ti thjesht beson që ajo që ka printuar numrat 100 ka një vlerë 100 herë më të madhe, se ajo me të njëjtën gramaturë, me të njëjtën bojë, por që në fakt e ka printin numër 1. Kështu që ne kuptojmë që një pjesë e madhe e shkëmbimeve tona financiare është e bazuar tek besimi dhe jo tek vlera reale e kartëmonedhës, apo e mjetit me të cilin e bëjmë transaksionin.

E thënë në kontekstin shqiptar, besimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm sidomos duka patur parasysh eksperiencën e kaluar, sidomos me skemat piramidale. Dje po dëgjoja një diskutim të ngjashëm në një televizion, i cili po fliste për Bitcoin dhe një gazetar i Reuters, për të dhënë një alarm për Bitcoin, thotë “t’ju kujtoj pak Shqipërinë e 97-ës”, si një mënyrë për t’i tmerruar të gjithë nga transaksionet financiare me Bitcoin. Pra, jemi tashmë një etalon i mungesës së besimit, jo vetëm në kontekstin lokal, por edhe në kontekstin ndërkombëtar si një alarm i kuq për kur të tjerët duan të marrin nisma të guximshme.

Dhe besoj që në këtë sens, ajo që Tani tha për një bashkëpunim për besim, është kyç për suksesin dhe besoj që do të konfirmohet edhe nga kolegët që menaxhojnë bursat. Në momentin që ne bëjmë atë filmin tipik ballkanik apo shqiptar, quajeni si të doni, kur thoni kjo është e filan qeveria, apo ky është i filan partie, dhe po filloi dhe u shqye besimi copë e çikë në të gjithë që ne na ndajnë, sigurisht që s’do funksionojë.

Nëse ne do të fokusohemi në elementet që na bashkojnë dhe në interesin për të pasur një zhdërvjelltësim të tregut të kapitalit në Shqipëri, atëherë sigurisht që kjo mund të jetë një histori suksesi. Këtë e thotë dikush që në punën e përditshme e dëshmon që kur ne shqiptarët e ndajmë mendjen të bëjmë diçka të suksesshme, pa stërkëmbësha, pa penguar njëri-tjetrin, ne mund të bëjmë çudira. Nëse ne sërish do ta kthejmë në një tjetër betejë egosh, politikash, partish, sigurisht që dhe kjo do të dështojë, kështu që do doja t’i shtrija dorën Tanit dhe të thoja që besimi është ndoshta themeli mbi të cilin ne duhet të ndërtojmë këtë instrument të ri.

Së dyti, për të cilën jam gjithashtu mirënjohës, është fakti që kemi vëmendjen tek qytetet. Qytetet sot gjithmonë e më shumë po bëhen jashtëzakonisht aktivë në terma të peshës dhe muskulit ekonomik që ata ushtrojnë. Mjafton t’ju kujtoj historinë e Brexit, për të gjithë ata që po ndjekin zhvillimet në Britani, se çfarë tensioni, unë e quaj tension të shëndetshëm, midis qeverisë qendrore britanike dhe qytetit të Londrës, ku qyteti i Londrës në fakt po bën  një politikë krejt tjetër nga ajo e qeverisë qendrore. E gjithë fushata “London is open”, për t’u siguruar që kapitali qëndron aty, që instrumentet financiare qëndrojnë aty, që bankat të qëndrojnë aty, që institucionet e Bashkimit Europian të qëndrojnë aty, është në fakt një betejë për më shumë Europë në një vend që në fakt ka vendosur të dalë nga Bashkimi Europian. Kështu që ky është ndoshta shembulli më tipik që ilustron se çfarë fuqie ka një qytet që përtej edhe politikës kombëtare të ketë një axhendë dhe një politikë të vetën.

Besoj që sidomos për qytetet tona, për Tiranën, për Zagrebin, për Prishtinën, për Athinën, për Sarajevën, për Beogradin, besoj që është kritike që qytetet të luajnë këtë zhdërvjelltësi.

Ne kemi bërë një kalkulim, edhe në vende me ekonomi modeste si ky i yni, qyteti i Tiranës , midis investimeve direkte që bën vetë, asaj që mobilizon nga të tjerët, (psh. Vetëm në fushatën e mbjelljeve që jemi dukë bërë momentalisht në Tiranë, 60% e kapitalit të investuar vjen nga privatët, në këtë rast nga donatorë) projektet që ne kemi në partneritet publik-privat, projekte që ne kemi me koncesion, projekte si ato që po bëjmë për shkollat e reja që ndërtohen në Tiranë dhe leasing-un që po i bëjmë me sistemin Build-Operate-Transfer, qyteti i Tiranës është sot përgjegjës për injektimin në ekonomi, plus lejet e ndërtimit dhe gjithçka tjetër që investohet, të rreth 500 milionë eurove në vit.

Do të thotë që mënyra se si menaxhohet një qytet, pra nëse një qytet mund ta menaxhosh si një kooperativë sovjetike, apo do ta menaxhosh si një korporatë të mirëfilltë ekonomike me parametrat e tregut, mund të impaktojë mënyrën se si funksionon gjithë ekonomia e vendit.

Besoj që kthimi i vëmendjes tek qytetet, me këto dy-tre shembuj, ka një lëvizje në drejtimin e duhur. Unë shoh se si shumë prej qyteteve tona tashmë e shohin pozitivisht dhe do të ishin të hapur të bënin kalimin në bursë të  disa prej kompanive që operojnë, pra të disa prej sha-ve, ose të pjesëve të kompanive apo të proceseve që funksionojnë në Bashkinë e Tiranës.

Ne kemi sot një situatë ku një nga kompanitë që po performon më mirë në Bashkinë e Tiranës është kompania e ujësjellës kanalizimeve. Kjo do të ishte kompania ideale për të shkuar në bursë, në një bursë lokale shqiptare, ku në fakt një pjesë e konsumatorëve do të ishin dhe vetë aksionerë të kompanisë. Unë nuk besoj që ka në historinë e vendit tonë në 27 vjet, një performancë të një kompanie që brenda 1 viti, jo vetëm rikthen një menaxhim serioz, por për herë të parë në 27 vjet del me fitim rekord.

Ka shumë njerëz që kur dëgjojnë që kompania ka dalë me fitim rekord atëherë pse na duhen kreditë. Sepse në fakt, nevoja për investime është disafish fitimi ynë vjetor. Ne kemi dy mundësi, ose këtë fitim vjetor në 40 vitet e ardhshme ta investojmë, dhe do të kemi ujë 24 orë pas 40-vjetësh, kur unë të kem dalë në pension dhe shumica e kësaj salle, ose ne të kemi akses në tregje, që kjo mund të jetë një bursë, mund të jetë në formë kredish, apo në formë partneritete të tjera financiare, ku ne në fakt t’i gëzojmë këto të mira sa jemi ende duke shijuar këtë qytet dhe në fakt t’i lëmë një pajë gjeneratave të tjera duke përfituar edhe nga kushtet e favorshme që ne kemi në tregun financiar.

Di t’ju them, sa po kthehem nga një vizitë në një prej shtëpive që ishte përfituese e skemës sonë të re për të ndihmuar me kredi të buta familjet e reja të qytetit dhe për të parë se si brenda një viti u injektuan 60 milionë euro nga banka në formë kredish për të blerë rreth 1 mijë apartamente në qytetin e Tiranës dhe në njëfarë mënyrë për të zhdërvjelltësuar një treg të ndërtimeve që prej vitesh kishte kaluar në një stanjacion, edhe prej moratoriumit, edhe prej mungesës së një plani urbanistik në qytetin e Tiranës.

Shikoj që përveç Tiranës, edhe shumë bashki të tjera po nxitojnë ta menaxhojnë bashkinë jo më si prona tipike publike, por si një korporatë të mirëfilltë. Shikoj që shumë qytete të tjera po mundohen të krijojnë kompanitë e tyre të parkimit.

Mbaj mend ditën e parë kur erdhëm në bashki dhe njerëzit thanë: “Po ç’është kjo puna e parkimeve, se ti në fushatë ishe çun i mirë, tani po na faturon parkimin. Parkimi ishte falas”.

Arsyetimi ishte si mund të ketë qenë parkimi falas kur në fakt e gjithë Tirana ka vetëm 4 mijë vende parkimi dhe ka të regjistruara 200 mijë makina. Parkimi s’ishte falas. Ne kishim një ekonomi të tërë të zezë ku në fakt parkimi ishte falas vetëm për 4 mijë të parët. 196 mijë të tjerët në fakt vinin vërdallë duke kërkuar një vend parkimi, ose në fakt duke rënë pre e  spekulantit, që me një kuti birre kishte zënë dhe kishte rezervuar vendin e parkimit. Një para e zezë, e cila jo vetëm dilte nga financat e qytetit, por që sigurisht sillte një mungesë të madhe hijeshie.

Sot në fakt është kthyer në një nga kompanitë që ka sjellë të ardhura për bashkinë. Në fakt një pjesë e madhe e gjelbërimit, apo e korsive të biçikletave, financohet nga një kompani, siç është kompania e parkimit.

Do të thotë që kemi mjaftueshëm instrumenta, ku vetëm duke qenë pak më nikoqirë dhe pak më të kujdesshëm, ne jo vetëm mund të krijojmë kompani më të shëndosha, po sot mund të jemi gati që të aplikojmë pranë Bursës së Tiranës dhe për të ngritur një kapital që në fakt do të ishte e menduar në situatën ku kemi bërë ekonomi tradicionale.

Pika e tretë që do doja të thoja është që ne kemi këtu dhe një tension shumë të shëndetshëm midis qeverive lokale dhe qeverisë kombëtare. Sigurisht që qeveria kombëtare ka një përgjegjësi të veçantë, edhe prej marrëveshjeve që ka me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Ndonjëherë ndodh ajo që quhet “one size fits all”, pra një kapele i bën çdo koke, që ne e dimë që nuk është e vërtetë. Kjo do të thotë që ndonjëherë, ne sillemi si ajo mësuesja me nxënësin e klasës, që shikon që ka një nxënës shumë të mirë, por e ka të pamundur që t’i ofrojë një detyrë speciale, apo ta inkurajojë për më lart, e inkurajon nxënësin e mirë që të ruajë hapin e nxënësit mesatar, apo nxënësit të dobët. Pra i thotë “nuk mbaron ora e mësimit, derisa edhe ai i fundit i klasës të zgjidhë problemin e tij.

Kjo na çon në fakt në një mungese të ambicies. Kjo do të thotë që për shumë bashki të cilat sot po performojnë mirë, u duhet të shkojnë në hapin e të gjithë ujësjellësave, apo në hapin e performancës së të gjithë bashkive dhe situatës së tyre financiare, për të ecur më lart.

Momentalisht i referohem Bashkisë së Tiranës. Ne kemi sot një tavan të borxhit, të cilin qeveria nuk e kalon dot. Ama një nga propozimet interesante që kemi bërë, të ketë një minitavan, për bashkitë, për bashkitë që performojnë, për bashkitë që janë të kreditueshme, për bashkitë që kanë aftësi paguese, për bashkitë që vlerësohen pozitivisht nga risku, pra marrin një rating i cili i bën këto të kreditueshme në treg, që ne të kemi një korsi speciale, jo preferenciale, por speciale. Për ata që përformojnë mirë nuk duhet të inkurajojmë vdekjen e ambicies, por përkundrazi, do duhet që t’i lëmë të aksesojnë tregje.

Sot jemi në një situatë ku Bashkia e Tiranës po përgatitet të firmosë një kredi me BERZH-in, përsa i përket investimeve në ujësjellës, por prapë është shumë pak krahasuar me ambicien që ne kemi për t’u rritur, apo dhe me aftësinë tonë që kemi për të paguar. Besoj që një mënyrë, apo dua ta mbyll me një pyetje që unë kam, është së pari, jam kurioz se si ka funksionuar në qytetet e tjera në rajon bursa kur vjen puna tek kompanitë publike të bashkive, së dyti si funksionon raporti qeveri qendrore-qeveri lokale, në momentin që ne kemi performues mbi mesataren kur vjen puna tek bashkitë dhe nevojat që kanë akses në kredi dhe një ambicie për të realizuar në kohë të shkurtër projekte që në mënyra tradicionale do të merrnin shumë vjet dhe në fund fare për të parë se si roli i qyteteve po konkurron dhe se si qytetet sot po bëhen avangardë. Dhe jam kurioz të di se çfarë roli ka Zagrebi apo Beogradi, apo Shkupi dhe qytete të tjera, kur vjen puna në inovacionin financiar.

Faleminderit shumë.

Erion Veliaj

Ministri i Finacave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj e ka nisur fjalën e tij në “Tirana Economic Forum” duke vënë theksin te kuadri i politikave makro fiskale, sipas të cilit pa një kuadër të fortë askush nuk mund të mendojë të ketë një status ekonomik të qëndrueshëm.

Duke e cilësuar si një shembull, ministri tha se për herë të parë pas 25 vitesh Shqipëria arriti të ulë borxhin.

‘Për herë të parë pas 25 vitesh Shqipëria arriti të ulë borxhin, të ketë balancë primarë pozitive dhe një deficit prej 2 për qind.”

Në bllokun e dytë, kushtuar integrimit europian, Ahmetaj u shpreh se ky 6-mujor është vendimtar për Shqipërinë, duke cilësuar si thelbësore vazhdimin e reformave. Sa I takon debatit politik të brendshëm, ai tha:

“Ky 6 mujor është vendimtar dhe shpresoj që debate politik i brendshëm mos ta dëmtojë hapjen e negociatave me bashkimin Europian.”

Ndërkohë, në bllokun e tretë ai renditi investimet publike, private, vendase e të huaja si element kyçë të konektivitetit.

Ministri u ndal po ashtu edhe te ekonomia e hapur, të cilën e vendosi edhe si shtyllën kyçe të bllokut të katërt. Sipas tij, ekonomitë e rajonit të Ballkanit nuk janë interesante për investimet e mëdha, për shkak të tregjeve të fragmentuara dhe akoma jo të hapura.

“Nëse nuk është ekonomi e hapur tregu, bëhet jo interesant dhe do mbetemi te projektet e vogla. E ndërkohë që organikisht duhet të kishim shumë investime të huaja, por e pengojmë vetë me ekonomitë e mbyllura, të izoluara, megjithëse teorikisht janë të hapura.”

Deregulimi, thjeshtësimi I procedurave administrative të qeverisë dhe sipërmarrjes dhe qeverisë dhe qytetarëve ishin edhe pika kyçe e bllokut të pestë. Sipas Ahmetajt, deregulimi është kthyer në një reformë bazë, një iniciativë e ndjekur nga vetë kryeministri.

“Me thjeshtimin e procedurave administrative, synohen më shumë investime të huaja, investime vendase, rritje të ardhurash si dhe konsekuencën e konvergjencës me BE-në.”

Ministri Ahmetaj duke u ndalur në shtyllën e gjashtë, punësimi, tha se shumë shpejt kryeministri do të lançojë edhe platformën e punësimit. Sipas tij, Shqipëria ka mbetur akoma te shpresa e turizmit.

“Shqipëria ka ngelur akoma te shpresa e turizmit, te energjia, uji dhe nafta dhe jemi akoma te manifaktura e vlerës akoma të ulët në ekonomit.”

Duke vënë theksin te fuqia punëtore, që sipas tij do të bëje edhe diferencën, ai shtoi më tej se:

“Këtu kemi një reformë të thellë në atë që duam të ofrojmë, që ka të bëjë me arsimin professional, për të kaluar me atë që ka të bëjë me industrializimin e lehtë të vendit.”

Po ashtu, Ahmetaj u shpreh se do të ndiqet logjika italiane në standartin shqiptar, ku ndërmarrja e vogël dhe e mesme prodhon dhe eksporton.

Në bllokun e shtatë, të fundit, Ahmetaj ka renditur edhe vizionin politik, ku sipas tij vendet e rajonit mendojnë kapen te politika e ditës dhe heqin dorë nga të menduarit afatgjatë për vendin.

Fjala e plotë e ministrit të Financave dhe Ekonomisë në “Tirana Economic Forum” organizuar nga SCAN:

“Besoj që do të detyrohemi që disa nga elementët që u përmendën këtu do duhet të theksohen e rithekson  sepse përbëjnë thelbin ose boshtin e asaj që  Ballkani Perëndimor apo Ballkani në tërësi do duhet të që të sfidojë në të paktën ën 15 -20 vitet që kemi përpara.

Po flasim për konvergjencën, qoftë “policy convergence” dhe konvergjenca e të ardhurave dhe jam i bindur që të gjithë, dhe ata që folën përpara, duke filluar që nga presidenti i nderuar apo guvernatori, Zonja zëvendëskryeministre apo dhe moderatori edhe ju si pjesëmarrës e konceptoni që është konsekuencë.

Konvergjenca është konsekuencë e politikave te vazhdueshme të thella të pandërprera strukturore. Çdo vend i marrë në profilin e vet politiko- institucional apo ekonomik, sa here ka sukses ne rritjen ekonomike,  që është thelbi ku të gjitha ato që flasim rrinë, përtej kemi pare reforma te thella strukturore të vështira, në dukej të pamundura, por me rezultat rritjen ekonomike. Rritja ekonomike në finale ka në background konvergjencën e të ardhurave me atë që ne synojmë, pra me integrimin europian.

Thënë kjo, çdo vend që ka trajektore apo lëkundje në rritjen ekonomike, menjëherë po ta studiosh shihet që ka pasur lëkundje në vendosmëri për reformat ekonomike apo institucionale që në finale furnizojnë rritje ekonomike.

Dhe prandaj unë dua ti marr me blloqe ato që unë mendoj se janë të rëndësishme për vendet tona, për vendet e Ballkanit Perëndimor. Besoj, presidenti e tha që  GDP e gjithë rajonit shkon 90 miliardë dollarë në mos gabohem, një GDP shumë e vogël krahasuar me ekonomitë e mëdha të Europës dhe për të thënë të vërtetën me atë logjikë që iu referua Zoti president që ne do duhet të kemi një politikë të përbashkët, sot fatkeqësisht apo fatmirësisht të gjitha ekonomitë e rajonit kanë profile të ndryshme ekonomike  të cilat divergojnë, pra që nga politikat fiskale, logjika në manifakturës, logjika e turizmit, që nga logjika e industrializimit  e deri tek profili I punësimit .

Unë do t’i marr një nga një dhe besoj se çdokush nga salla mund t’i sfidojë ato që unë do t’i konturoja si blloqe të zhvillimit, në mënyrë që që pastaj secili nga ne të ketë logjikën e vet apo në finale kjo konferencë të ketë dhe konkluzionet apo rekomandimet e veta.

Pikë së pari dhe pa asnjë dyshim, pa një kuadër të shëndetshëm makro-fiskal çdo gjë që diskutojmë bëhet e pamundur. Një miku jonë i përbahskët i Shqipërisë, profesor në Harvard, Rikardo Hausman thotë me të drejtë që rreziku makrofiskal është si puna e atij ujkut virtual në pyll, që kushdo që është në qytet thotë ujku është përrallë, nuk ekziston, asnjëherë nuk e kalon pyllin të vijë në qytet. E megjithatë, kur e keqja ndodh, aty ke kuptuar që ujku të ka ngrënë gjysmën e trupit. Pra, pa një kuadër të fortë makro fiskal, askush nuk mund të mendojë se do të ketë një stad zhvillimi normal, të shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe afatgjatë, apo edhe të zgjuar, nëse e duan. Kjo është e para dhe besoj se Shqipëria këtu është kthyer në një shembull nuk po e them për t’u ndjekur se do ishte e tepruar, po është kthyer në një shembull se si nga një disbalancë totale të financave publike makroekonomike në 2013, gjatë këtyre 25 viteve të ketë në një vit fiskal, me një vit parlamentar të ketë ulje të borxhit publik, të ketë balancë primarë pozitive dhe një deficit prej 2 për qind.

Balanca primare pozitive, për të gjithë ata që nuk e ndjekin ose nuk e njohin si term teknik është qeveria nuk krijon borxh të ri në operacionet e veta korente. Me një vit parlamentar, pra çdo vit dhe tre vitet e fundit kemi pasur balancë fiskale pozitive dhe tendencë ulje borxhi me ato objektiva që kemi.

Blloku I dytë patjetër që do t’i referohemi integrimit europian. Besoj që rajoni nuk ka më asnjë dilemë qoftë në partitë e majta, qoftë në partitë e djathta, qoftë në partitë e qendrës, kudo në të gjithë Ballkanin Perëndimor janë të bindur, janë të fokusuar, sigurisht me shpejtësi të ndryshme tek integrimi europian.

Ky 6 mujor për në, për Shqipërinë është vendimtar dhe debate I brendshëm politik shpresoj mos ta dëmtojë potencialin e hapjes së negociatave. Nga hapja e negociatave përfiton çdo qytetar shqiptar. Nga moshapja e negociatave çdo qytetar është I dëmtuar. Pra, nuk ka parti politike, nuk ka lider, nuk ka lidership që përfiton nga hapja e negociatave, por përfitojnë qytetarët shqiptarë. Dhe besoj që tek integrimi europian sigurisht qe vazhdimi i reformave është thelbësor. Qeveria shqiptare ka një paketë të plotë të reformave duke filluar që nga thellimi i reformës në drejtësi deri tek reformat e fundit të financave publike, që besoj kanë bërë një diferencë në menaxhimin e  financave publike në transparencën ndaj qytetarëve, po sigurisht edhe në shëndetshëmrinë makro ekonomike.

Blloku  i tretë është investime dhe këtu nuk përjashtoj investime publike, private, vendase dhe te huaja. Dhe këtu do ta lidh jo pa qëllim me konektivitetin, për ta thënë pak më thjeshtë, nevojat infrastrukturore që ka Ballkani. Kur filluam gjithë këtë rrugëtim, që unë besoj do të jetë shumë I frytshëm nga Berlini në Trieste, konektiviteti ishte fondamenti i gjithë debatit. Së bashku me gjithë rajonin bëmë një përllogaritje fare të thjeshtë. Nëse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të investonin nga burimet buxhetore, gjithë atë rrjet konektiviteti, për ta përmirësuar në ato parametra teknikë do ti duheshin 80 vite nga dita e sotme ose do të duhet ta çonte borxhin publik në 180 për qind, që është e pamundur. Sigurisht që këtu, instrumentet qoftë partneriteti publik- privat, qoftë mbështetja e Bashkimit Europian janë të domosdoshme, ndryshe do të jetë e pamundur që ne të konvergohemi si rajon fizikisht me veten dhe me Bashkimin Europian.

Blloku katërt është ekonomia e hapur. Vendet e Ballkanit nuk janë interesante akoma për investimet e mëdha, pra të brandname-ve që nga turizmi, që nga industria apo që nga sistemi bankar në respekt të bankave që kemi këtu. Arsyeja, tregjet janë të fragmentuara akoma, të vogla dhe akoma jo të hapura. T’ju sjell një fakt nga puna ime e përditshme, nga një debat në integrimin e rajonit në heqjen e barrierave jo tarifore.  Konkretisht, certifikatat fito sanitare. Na është dashur një debat katërvjeçar për të hequr katër certifikata sanitare dhe në fund, e di si vepruam?

Kryeministri vendosi që të kishim një përqasje unilaterale. I hoqëm ne si Shqipëri dhe po presim që shteti fqinj në Ballkanin Perëndimor të bëjë të njëjtën gjë. Imagjinoni se sa e vështirë është. Konkretisht ne I referohemi si ekonomi e hapur. Nuk është ekonomi e hapur, pra në kufi, në lëvizjen e kapitalit, në lëvizjen e fuqisë punëtore tregu bëhet jo interesant dhe do fillojmë të ngelemi te to përpjekjet tona të vogla që gjithmonë i referohemi, shyqyr që kemi TAP-in, shyqyr që kemi Devollin, shyqyr që po na vjen Aeroporti I Vlorës, ndërkohë që organikisht do duhet të kishim shumë më shumë investime të huaja por e pengojmë vetë me ekonomitë të mbyllura, akoma të izoluara, megjithëse teorikisht në letër janë të hapura.

Blloku pestë që është gjithashtu determinant, sepse e theksova që në fillim se konvergjenca është konsekuencë e reformave të brendshme për të shkuar në atë tregun më të madh është deregulimi. Deregulimi në konceptin më të thjeshtë është thjeshtësimi i procedurave administrative të qeverisë dhe sipërmarrjes dhe qeverisë dhe qytetarit. Po të bëjmë një përllogaritje përpara disa ditësh, të avancuar dhe janë gati me atë paketë deregulimi që ne kemi bërë brenda Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shkojnë gati 56 vite të kursyera, pra me gjithë atë kancelim procedurash që kemi bërë,. 56 vite të kursyera për sipërmarrjen dhe për qytetarin në një vit. Është kthyer në një reformë më duhet ta them, bazë, fondamentale e qeverisë, një iniciative e ndjekur nga vetë kryeministri me besimin që në qoftë se çlirojmë këtë energji nëpërmjet thjeshtësimit të procedurave me qytetarin dhe me sipërmarrjen, jemi të bindur që konsekuenca do të jetë investime të huaja, investime vendase dhe patjetër rritje të ardhurash dhe konsekuenca e konvergjencës me Bashkimin Europian.

E kam thënë një konferencë të kësaj natyre që në qoftë se BE rritet me 1 për qind dhe ne rritemi me 6 për qind, I bie që ne të kovergojmë afërsisht në 10 vitet e ardhshme të ardhurat me qytetarët e Bashkimit Europian. Kjo gjë nuk po ndodh, fatmirësisht BE po rritet më shumë se 1 për qind, ne akoma nuk kemi shkuar në 5 për qind, që do të thotë se kovergimi nuk është më 10 vjet, është më larg.

Blloku I gjashtë është punësimi. Këtu dua të ndaj me ju që shumë shpejt kryeministri, qeveria do të lançojë platformën e promovimit të punësimit. Por, ajo që dua t’ju them ka të bëjë dhe me atë që përmendëm pak më lart, pra profilet janë të ndryshme në profilet e rajonit. Çfarë arsye ka? Po ti shohësh politikat ekonomike dhe fiskale në rajon, janë pak a shumë të konverguara me diferenca të vogla. Ama po të shohësh profilin e fuqisë punëtore, ka diferencë jashtëzakonisht shumë të madhe. Çfarë ka bërë diferencën?

Në këndvështrimin tim ka bërë diferencë arsimi profesional. Pra, në qoftë se Serbia ka mbajtur logjikën e industrializimit të nivelit të lartë, në qoftë se Maqedonia ka mbajtur një profile eksport orientit me zonat ekonomike, se me atë mundësi që ka territoriale, fuqi GDP ka gjetur një nismë shumë interesante të tregut rajonal dhe të tregut global, Shqipëria akoma ka ngelur dhe jemi akoma te manifaktura e vlerës akoma të ulët në ekonomi. Diferencën do ta bëjë aftësia e fuqisë punëtore dhe këtu kemi një reformë të thellë në atë që duam të afrojmë në arsimin profesional, për të kaluar në ato aftësi të cilat kanë të bëjnë me industrializimin e lehtë të vendit, jo në konceptin sovjetik, por në logjikën italiane, kuptohet në standardin shqiptar, ku ndërmarrja e vogël dhe e mesme prodhon dhe eksporton.

E shtata është vizioni politik. E vërteta është se të gjitha vendet e rajonit megjithëse mendojnë afatshkurtër dhe afatmesëm, kur vjen puna të afatmesëm dhe afatgjatë, kapen te politika e ditës, te benefiti politik i ditës dhe heqin dorë nga të menduarit afatgjatë për vendin. Dua t’ju provokoj me një statistike. Jam i bindur që kur ta fusni ne mendje do ju ngjallë emocion, frikë, besoj edhe pikëpyetje. Imagjinojeni që me ritmet demografike që ka rajoni, por po I referohem Shqipërisë, në 40 vitet që vijnë Shqipëria përfundon me 1.8 milionë banorë nga të cilët 43 për qind do të jenë pensionistë. Çfarë po bën politika, jo thjesht për këtë, por për politika afatgjata që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit dhe që kanë të bëjnë me të ardhmen e rajonit.”

Besoj që integrimi është një politikë, një vizion, një e ardhme një aspiratë që na bashkon të gjithëve. Besoj që ën qoftë se e zëvendësojmë politikën e ditës me politikën e të ardhmes në Bashkimin Europian, rajoni, Shqipëria ka sukses dhe ka të ardhme dhe e ka konsekuencë fare të thjeshtë nëse bëjmë këtë konvergjencën e të ardhurave.”

Të nderuar të ftuar!

Në radhë të parë do të doja t’ju falenderoja jashtë mase për prezencën tuaj. Jemi të lumtur që prezenca dhe pjesëmarrja juaj ka qenë shumë më tepër nga sa ne prisnim. Kjo tregon se ka një interes të shtuar gjithnjë e më shumë, nga dita në ditë për tregun e kapitaleve dhe fillimin e funksionimit të bursës shqiptare të titujve.

Ashtu si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare shprehu në mënyrë shumë deflamative edhe operatorë të tregut financiarë do të jenë prezentë dhe aktiv në këtë institucion të ri që sapo ka lindur.

Ndërkohë do të doja të falenderoja shumë edhe SCAN TV që organizoi këtë event kaq të mrekullueshëm dhe na dha mundësinë që ne të ishim pjesë e organizimit të këtij eventi dhe të kishim shansin të ftonim gjashtë drejtorët ekzekutivë të bursave të rajonit për të parë nga afër eksperiencën se si ata kanë kaluar në të njëjtat hapa që po kalojmë ne sot para 15 apo 20 viteve.

Mbrëmë ishte kënaqësi kur dëgjoja që ishin në Tiranë për herë të parë jo më që do të flasin sot për tregun e kapitaleve kështu që është goxha event.

Si nisi koncepti i bursës së parë të titujve, realisht nuk është një koncept i ri, pjesa më e madhe e ne që jemi marrë me tregun e kapitaleve, kemi bërë përpjekjet maksimale për ta zhvilluar këtë treg që në kohën e bursës së Tiranës por për shumë arsye nuk arritëm të jemi të suksesshëm.

Nuk po i kthehemi të shkuarës por tani me një grupi shumë të ngushtë teknicienësh dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të aksionerëve të tre institucioneve financiare arritëm ta bëjmë konkrete dhe të marrim licencën nga Autoritetet e Mbikëqyrjes Financiare, dhe shpresojmë shumë shpejt, brenda muajit Shkurt të fillojmë të hapim dyert për operatorët.

Nëse mund të kthehemi shumë shkurt, tregu financiar ku ishim dhe ku do të shkojmë të gjithë e dimë që kemi treg financiar dhe u tha këtu më përpara i cili është pak asimetrik.

Kemi rreth 95 për qind të aseteve të tregut financiar jo në sektorin bankar ndërkohë që sektori jo bankar përfshirë dhe bursën nuk përbën më shumë se 5 për qind, dhe ky 5 përqindësh nuk përbëhet Fondi i Pensioneve.

Kemi një treg titujsh ekzistues edhe pse shumë pak e dinë fatkeqësisht në tregun financiar shqiptar njihen vetëm bonot e thesarit dhe obligacionet si instrument investimi.

Por nuk janë vetëm këto kemi edhe një treg të parregulluar aksionesh. Në jetën tonë të përditshme njohim njerëz që shesin dhe blejnë aksione në kompanitë e tyre ose nëpër kafe ose përpara noterëve. Pra ka një treg ekzistues aktual të shitblerjes së aksioneve edhe pse kjo nuk njihet në tregjet zyrtare apo tregjet e licencuara.

Në një studim që ne kemi bërë para 2-3 vitesh na rezultonte se kishim rreth 1273 shoqri aksionere të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të cilat janë potenciale për t’u listuar dhe kuotuar në bursë dhe ne kemi nxjerrë gjithë transaksionet që kanë bërë aksionerët e tyre në një periudhë 20 vjeçare dhe shifrat janë të jashtëzakonshme.

KY është një titull që e përdorin të gjithë edhe pse nuk është një treg zyrtar. Një tjetër potencial janë edhe rritja kapitale. Rezulton që ka një rritje kapitalesh të biznesit pra herë pas here biznesi ri investon fitimin në strukturën e vet dhe kemi një rrije kapitali të jashtëzakonshme nga viti në vit në shoqëritë aksionere që operojnë në Republikën e Shqipërisë dhe të gjitha këto janë potenciale për të bërë rritje kapitali nëpërmjet ofertave publike fillestare.

Një tjetër element është dividenti që është prapë financiar dhe na rezulton që mjaft kompani shqiptare çuditërisht në një periudhë kohe të caktuar duke përfituar nga niveli i ulët i taksave mbi tatimn mbi të ardhurat kanë ekzekutuar dividentët e tyre në mënyrë drastike.

Në anën tjetër kemi dhe tregun e titujve fiks, kemi tregun e bonove të thesarit dhe obligacioneve të thesarit që të gjithë e njohim por ama ka dhe një treg tjetër I cili është në rritje që nga viti 2012 biznesi privat ka zbuluar që nuk është vetëm sektori bankar dhe këtu nuk dua t’i bëjë konkurrencë sektorit bankar por ka zbuluar që ky sektor nuk është e vetmja derë që e ndihmon atë të rrisë kapitalin, ka zbuluar që ka dhe instrumente financiare siç janë obligacionet e korporatave si një mënyrë shumë e mirë dhe efikse për të gjeneruar fonde dhe kemi një treg në rritje nga viti 2012 janë kompanitë e para që kanë filluar të shesin obligacione korporatash në publik kështu që edhe ky është një instrument  jashtë mase aktiv, dhe le të shpresojmë që do të jetë një instrument edhe më aktiv për t’u listuar në bursën shqiptare.

Nëse shohim shifrat që unë përmenda të studimit që kemi bërë , shifrat janë të jashtëzakonshme po ta shihni tregu nga një studim që kemi bërë ne për të gjitha këto kompani që ju thash për një periudhë 20 vjeçare bëhet fjalë për një “trading volume” që I kalon gati 30 miliardë euro transaksione në mungesë të bursës vetëm me transaksione të bëra mes aksionerëve me njëri-tjetrin përpara noterëve apo nëpër kafene.

Në anën tjetër është pothuajse një shifër afro një milion transaksionesh të ekzekutuara dhe këto janë shifra të prodhuara, të cilat i kemi nxjerrë një nga një nga të gjithë ekstraktet e QKR.

Sa I përket përqindjeve rreth 98 për qind e të gjitha këtyre është në tregun e aksioneve dhe është normale, në të gjithë botën tregu i aksioneve pra ai që është “driving force” për zhvillimin e tregut të kapitaleve sepse normalisht tregu sekondar i titullit të borxhit nuk është se është shumë aktiv, përdoret si instrument për të financuar aktivitetin por nuk është aktiv në tregun sekondar dhe në bursë.

Që nga momenti që patëm idenë për të themeluar këtë bursë private, justifikimi që politika bënte për të mos mbështetur bursën e Tiranës për 1 milion arsye, dhe kur them politika të gjitha krahët e politikës.

E kemi themeluar bursën që në 1996 dhe fatkeqësisht Bursa e Tiranës u mbyll në 2014, asnjëherë nuk patëm një titull të listuar dhe kjo është një fatkeqësi.

Jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi një bursë funksionale dhe nuk fusim këtu edhe Kosovën që është një shtet i sapo krijuar kështu që duke parë gjithë këtë nevojë pamë që në këtë treg ekzistojnë institucione financiare, ekzistojnë bankat, ekzistojnë institucione brokerimi, kujdestarët e letrave me vlerë, ekzistojnë depozitari qendror. Ekziston çdo gjë, ekziston kërkesa dhe oferta për këto tituj, instrumente financiarë ndërkohë që nuk kishim bursë nuk kishim pikërisht atë tavolinën në formën që t’i mblidhte gjërat bashkë.

Grupi i cili realisht inicioi këtë në mbështetjen financiare dhe të aksionerëve aktualë u mor me studimin e tregut, me shifrat që treguam më përpara dhe dolëm në konkluzionin që kjo është një gjë që duhet bërë.

Gjithmonë politika ka thënë kur biznesi të jetë gati do e bëjë vetë dhe ndoshta kjo ka qenë e drejtë. Erdhëm pikërisht në pikën ku biznesi u sensibilizua dhe arriti të investojë kapital dhe të themelojë këtë institucion I cili shumë shpejt do të fillojë funksionimin.

Një tjetër element shumë i rëndësishëm i cili i mungonte bursës më përpara ishte platforma elektronike e tregtimit.

Ne kemi investuar në një nga platformat më të mira elektronike të tregtimit dhe kam nderin të them që dhe 5 apo 6 bursa të rajoni këtu kanë të njëjtën platformë tregtimi, e cila është testuar më parë kështu që dhe ne nuk do të jemi mbrapa tyre në këtë aspekt.

Ne kemi marrë licencën siç e thamë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që në korrik të vitit që shkoi. Ka proces teknik që po mbyllet, ne po punojmë shumë ngushtësisht me Bankën e Shqipërisë dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për ta bërë funksionale.

Janë ato detajet teknike, që besoj të gjithë i dimë i kemi nëpër punët tona, kështu që besoj shumë shpejt do të jemi të aftë të hapim dyert për tregtimin e titujve.

Fillimisht licenca na është dhënë për bono thesari deh obligacione thesari si një mënyrë për të testuar dhe treguar veten por besoj shumë shpejt AMF ka këndvështrimin pozitiv për të na mundësuar edhe listimin e kompanive dhe titujve të tjerë.

Ndërkohë ne shpresojmë që në shkurt të këtij viti, besoj pas një viti ne do të arrijmë të hapim dyert e bursës shqiptare të titujve.

Aksionerët, mbështetësit tanë financiarë pa të cilët ne kurrë nuk do të ishim këtu për fatin tonë të mirë kanë qenë institucione financiare. Jemi treguar shumë të kujdesshëm për të pasur “on board” vetëm institucione financiare.

Të gjithë e dimë dhe këtu u përmend nga parafolësi se kyçi kryesor në tregun financiar është besimi.

Na duhet të ndërtojmë besim, aq më tepër që kemi dhe histori të hidhura në të shkuarën tonë financiare prandaj jemi treguar të kujdesshëm që të kemi vetëm institucione financiare por kjo nuk do të thotë që i kemi mbyllur derën. Absolutisht dera është e hapur për këdo institucion financiar që është i gatshëm dhe plotëson kriteret për të qenë pjesë e strukturës aksionere të bursës shqiptare dhe titujve.

Skema se si do të funksionojë është e thjeshtë, si në të gjithë botën, brokerat do të jenë ata që do t’ju sjellin në bursë për të tregtuar, nëse ju keni pa kursime nëse doni të investoni, nëse doni të diversifikoni portofolin tuaj gjëja e parë që duhet të bëni është të gjeni një broker.

Duhet të gjeni një bankë ose një broker që është i licencuar për të tregtuar në bursë. Mjafton të futeni në faqen e AMF-së dhe aty do të gjeni të listuara të gjitha kompanitë e licencuara për të ushtruar një aktivitet të tillë.

Ju lutem mos bini pre e mashtrimeve, mos bini pre e skemave të cilat nuk janë të licencuara nga autoritetet se pastaj edhe përgjegjësia do të mbetet te ju si investitor.

Drejtojuni vetëm institucioneve të rregulluara ndaj 2 rregullatorëve nga Banka e Shqipërisë dhe nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare si e vetmja mënyrë për të qenë më të sigurt në tregun financiar.

Kush do të jenë instrumentet që ne mendojmë se do të fillojmë? Ashtu siç e thash Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare na ka “kufizuar” pak vetëm te titujt e borxhit qeveritar por nuk ka problem ne do të fillojmë ashtu.

Aksionerët kanë rënë dakord për këtë iniciativë, nuk presim që të jetë një investim me kthim shumë të madh, presim që realisht tregut financiar shqiptar i duhet një institucion i tillë. Është një katalizator shumë I rëndësishëm për tregun financiar.

Tashmë jemi të gjithë të bindur se nuk është vetëm sektori bankar ai që mund të mbajë pafundësisht zhvillimin e gjithë ekonomisë së vendit. Duhet patjetër zhvillimi i këmbës tjetër që është sektori financiar jo bankar.

Do të fillojmë më titujt e qeverisë por shumë shpejt besojmë në momentin që do të marrim dhe licencën e AMF për ta shtrirë edhe tek aksionet dhe obligacionet e korporatave të biznesit shumë shpejt do të kemi edhe kompanitë e para të listuara.

Ne jemi në vazhdimësi në kontakt me biznese që janë potenciale për t’u listuar. Mendojmë që instrumenti i parë që do të jetë i listuar do të jenë Obligacionet e Korporatave për shumë arsye.

Biznesi është mësuar me borxhin, është mësuar me huanë bankare pra kur merr një principal dhe paguna mbrapsht principal plus interes.

E njëjta gjë nuk do të jetë më produkti kredi banke por do të jetë produkti obligacion korporate përsëri ka principal plus interes përsëri logjika është njëlloj. Kjo është një mënyrë  emirë edhe për të afruar biznesin drejt nesh.  Më pas pretendojmë të kalojmë në instrumenta të tjerë që janë pastaj më të komplikuar kështu siç janë të gjitha tregjet financiare nëpër botë.

Qëllimi është të krijojmë një treg funksional për shqiptarët, për të gjithë operatorët që të përputhim këtë kërkesën dhe ofertën për tituj.

I kemi të gjitha gati, institucionet, rregullatorët, legjislacionin, ndërkohë që nuk kemi tregun.

Le të shpresojmë që bursa shqiptare e titujve të bëhet institucioni më efektiv për të katalizuar pikërisht këtë kërkesë ofertën për titujt që ekzistojnë në treg.

Fazat se si ne e kemi menduar normalisht jemi themeluar në Shqipëri dhe qëllimin kryesor e kemi në tregun vendas. Synojmë që të katalizojmë kërkesë ofertën për kapitale brenda Shqipërisë, sipërmarrja shqiptare të ketë një dritare tjetër ndryshe nga sektori bankar ku mund të rrisë kapitale por nuk do të mjaftohemi këtu, aksionerët janë shumë ambiciozë dhe të hapur për të pasur dhe të tjerë “on board”.

Duam që në mungesë të një tregu kapitalesh në Kosovë pse jo të përfshijmë edhe Kosovën në këtë platformë të përbashkët dhe absolutisht në një botë globale ne nuk mund të jemi jashtë trendeve ndërkombëtare.

Trendët ndërkombëtare janë drejt bursave rajonale, bursave të përqendruara më me tepër ekspertizë, kështu që do të shohim nga panelistët e tjerë që ka iniciativa të tilla të mbështetura edhe nga donatorë që edhe ne nuk është çudi që një ditë të bukur të bëhemi pjesë e këtyre bursave rajonale.

Ju faleminderit shumë për prezencën dhe le të shpresojmë që ta bëjmë një projekt të suksesshëm, projektin e bursës shqiptare të titujve.

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford e vlerëson si një hap tejet pozitiv çeljen e bursës së parë private në Shqipëri ALSE. Në intervistën dhënë gazetares Violeta Shqalsi gjatë punimeve të “Tirana Economic Forum” organizuar nga grupi mediatik SCAN, kreu i Dhomës Amerikane tha se veç kompanive vendase, ka interes edhe nga kompani të huaja që të listohen në bursën shqiptare.

“Bursa është e domosdoshme për tregun e kapitaleve dhe për të tërhequr investime. Është shumë e domosdoshme që është hapur Bursa, jo vetëm për shqiptarët por edhe për ata të rajonit dhe te Amerikës, sepse e bën më të lehtë të investosh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohës për ata që kanë marrë guximin për të hapur një bursë private. Besoj se do të fillojë me bono thesari, obligacione e më pas me aksione. Nëse shohim, sektori bankar ka shumë likuiditet, ka shumë depozita me afat të gjatë, që do të thotë se shqiptarët kanë lekë po nuk kanë ku t’i investojnë. Kështu duhet të hapim mjete të tjera për t’u mundësuar shqiptarëve dhe kompanive që të bashkojnë lekët me mundësitë. Dhe Bursa është e domodoshme për ta” tha Crawford.

Drejtori i Bursës së kapitaleve të Beogradit, Sinisa Krneta në fjalën e tij në “Tirana Economic Forum”, tha se për të pasur sa më shumë investitorë në bursë, së pari duhet krijuar një mjedis me alternativa për investime për ta. Krnetra u ndal pak edhe te historia e bursës së Beogradit, dhe sfidat që ka pasur ajo.

Fjala e plotë:

Është hera ime e parë që vijë në Shqipëri dhe ju falënderojë për mikpritjen

Tregjet kapitale apo tregu kapital është shumë vibrues, i gjallë si industri dhe çdo ditë axhustojmë, rregullojmë, ndreqim jetën tonë profesionale në rrethanat dhe mjedisin biznesor. Kështu unë do ta rregulloja prezantimin tim, sepse edhe unë u ndikova prej tronditjeve të jashtme.

Në Beograd jemi më të vjetërit në bursë, që prej vitit 1894, e kam përmendur me një qellim, se shumë shpejt vijmë në 2018 për të parë se çka ndodhur me këtë ndarje të tregjeve kapitale të ekonomive të tregut përgjatë 50 viteve, siç e keni edhe juve në historinë tuaj shqiptare.

Kjo shkëputje çfarë i solli industrisë, ekonomisë dhe shëndetit të kombeve dhe pasurive. Bursa e Beogradit e ka prezantuar këtë tegeti në distancë në 2004-ën, ka pranuar kompaninë e parë dhe e listojë të parën në 2017-ën, në çastin kur kishte 2000 shoqëri që ishin aktive në bursë.

Dhe së fundi gur kyçet ose fazat më të famshme është implementimi ynë drejt sektorit privat, sepse dukshëm përvoja e Serbisë nuk ishte diçka që qeveria e Shqipërisë duhet të ndjekë, nuk ka pasur si të thuash privatizime që janë kryer prej mjeteve të tregjeve kapitale, s’ka pasur privatizim nëpërmjet ofertave publike fillestare, që do të thotë që tregu jonë i stoqeve, i kapitaleve është nga privatizimi në masë i kompanive.

Dikush ngriti pyetjen se a është çdo vend, a ka çdo vend treg kapital? S’ka diskutim për këtë.

Përgjigja është po, çdo vend duhet të ketë treg të lirë kapital, kemi OECD si studim që ka thënë se “ka shembuj shkëmbimesh dhe bursash në vende të pazhvilluara, por s’ka shembuj të ekonomive të zhvilluara pa bursa të zhvilluara”. Pra është diçka që ne në Serbi po përpiqemi ti hapim derën, i qasemi ose i afrohemi vendimmarrësve kryesorë në nivel të lartë shtetëror, për ti thënë atyre se përse është e domosdoshme për të pasur tregje kapitale të zhvilluara përmes mënyrash të ndryshme incentivash që shërben për punësime të reja dhe për kontribute të reja në PBB.

Dhe si shembull po përpiqemi të kapërcejmë edhe një dilemë tjetër, mbasi të themeloni bursën e titujve shqiptare dhe mbasi të zgjidhim këto dilema a duhet të ketë apo mos ketë Shqipëria një bursë. Pas disa kohësh do të keni sfidën tjetër ose dilemën tjetër përpara që do të jetë likuiditeti i tregut dhe më pas pyetjet që do të lindin: A mungojnë investitorët apo na mungojnë alternativat e investimeve? Të jeni të sigurt që në këtë rast ju mungojnë alternativat e investimit, sepse po të krijoni mjedisin për alternativa, për investime që nuk shtyhen apo nuk nxirren nga institucionet qeveritare, të jeni të sigurt që investitorët do të vijnë vet. Për këtë arsye në Serbi në fokusohemi tërësisht në sektorin privat në rastin e Zgeredit, për ti motivuar, për të krijuar këtë bursë një mjedis të plotë në iniciativa.

Mesazhi kyç për kolegët në Shqipëri është që bursën shqiptare, nga ana tjetër jam i lumtur që procesi i Berlinit e ka njohur tregun kapital si një shtysë kryesore të ekonomisë, që do të thotë që ne të gjithë duhet të presim projektin e Bashkimit Europian që quhet Unioni i Tregjeve Kapitale, jemi në ato parimet bazë, pra që të bëjmë si fillim ekonomitë vendore më të fuqishme.

Lëvizje te postimet