Gjatë ditës së tregtimit të datës 27.03.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

    • U ekzekutuan gjithsej 4 transaksione në 4 tituj të ndryshëm,
    • 3 transaksione u ekzekutuan gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange) dhe 1 transaksion tjetër jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange ose tregun me pakicë)
    • Transaksioni i ekzekutuar jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange ose tregun me pakicë) u krye jashtë burse në datë 26.03.2018 dhe u raportua në Sistemin ETS të Bursës ALSE më datë 27.03.2018
    • 3 nga transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacione Thesari 2, 5 dhe 7 Vjeçar dhe 1 transaksion në Bono Thesari 12 Mujore
    • U tregtuan gjithsej një numër prej 153 Bono Thesari dhe 108 Obligacione Thesari
    • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 1,507,509 LEK, ndërsa Vlera totale e tregtimit në Obligacione Thesari ishte 11,291,370 LEK.

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 27.03.2018 klikoni këtu

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të listohet në Bursën Shqiptare, duke iu dhënë mundësi qytetarëve të bëhen pjesë e kompanisë përmes blerjes së aksioneve. Gjithçka është bërë me dije nga kryeministri, Edi Rama gjatë prezantimit të Strategjisë së re të Energjisë 2018-2030.

“Për tregun e energjisë, ne ndërmorëm një proces kurajoz liberalizmi dhe ku parashikojmë që në harkun e pak viteve të kemi një hapje 100% të tregut të energjisë.

Sot, falë këtij procesi, ne kemi nisur përgatitjet për një tjetër hap shumë të rëndësishëm që besoj do të krijojë një atmosferë të re në marrëdhëniet mes konsumatorëve dhe kompanisë së shpërndarjes së energjisë, por dhe do ta çojë në një shkallë tjetër organizmin e kompanisë, transparencën e punës së kompanisë dhe efikasitetin e saj.

Kemi nisur punën për një IPO dhe shpresojmë që deri në fund të këtij viti të jemi gati t’u ofrojmë qytetarëve shqiptarë mundësinë e pjesëmarrjes si aksionerë në kompaninë e shpërndarjes së energjisë, me ambicien që vitin e ardhshëm, kompania të kthehet në një kompani ku pjesëmarrja masive e qytetarëve si aksionerë do të ketë një benefit reciprok për kompaninë dhe për qytetarët, të cilët do të mund të përfshihen në aksioneratin e kompanisë si kontribuues dhe si përfitues. Këtë nuk do të mund ta imagjinonte askush vetëm pak vite më parë. Ndërkohë që sot, kjo është jo vetëm e mundshme, por ne besojmë fort se është edhe e nevojshme për ta çuar kompaninë në një stad të ri.

Jemi shumë të bindur që liberalizimi i tregut do të sjellë përmirësime të jashtëzakonshme në çdo aspekt të veprimtarisë së sektorit energjetik”.

Sipas ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri përgjatë 12 vjeçarit të ardhshëm do të investohen 2.7 miliard euro.

Ndërkaq, sipas përfaqësues së USAID, qeveria shqiptare duhet të tregohet e kujdesshme në dhënien e koncesioneve për ndërtimin e hidrocentraleve.

Tregu i kapitalit prej vitesh “fle” në stadin e tij embrional, por disa zhvillime të fundit pritet që t’i japin një tjetër dinamikë ecurisë së tij. AMF vlerëson se sot, peshën më të madhe në këtë treg e zënë Fondet e Investimit, që llogariten në rreth 4.5% të PBB. Po kështu ka një pjesëmarrje modeste edhe të Fondeve të Pensioneve Private, që po rriten vit pas viti, falë edhe sigurimit të një norme kthimi të kënaqshme në investimet që kryejnë. Së fundmi, në hallkat e tregut u shtua edhe Bursa Shqiptare e Titujve, e autorizuar për letrat me vlerë të qeverisë, por me synimin e tërheqjes së biznesit. Sot në treg gatishmërinë për t’u listuar e ka shprehur vetëm Balfin Grup.

Lexoni Artikullin e Plotë

Gjatë ditës së tregtimit të datës 20.03.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua gjithsej 1 transaksion
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orareve zyrtare të tregtimit (off-exchange)
  • Transaksioni i ekzekutuar u krye në datë 16 Mars dhe u raportua sot në Sistemin ETS
  • Transaksioni i ekzekutuar jashtë orarit zyrtar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjeçar
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 1 Obligacione Thesari me një vlerë totale tregtimi në 109,900 LEK

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 20.03.2018 klikoni

këtu

Gjatë ditës së tregtimit të datës 15.03.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua gjithsej 1 transaksion
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange)
  • Transaksioni i ekzekutuar gjatë orarit zyrtar ishte në Obligacion Thesari 5 Vjeçar
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 14 Obligacione Thesari me një vlerë totale tregtimi në 1,479,240 LEK

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 15.03.2018 klikoni këtu

Gjatë ditës së tregtimit të datës 13.03.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua gjithsej 1 transaksion
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange)
  • Transaksioni i ekzekutuar gjatë orarit zyrtar ishte në Obligacion Thesari 2 Vjeçar
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10 Obligacione Thesari me një vlerë totale tregtimi në 995,800 LEK

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 13.03.2018 klikoni këtu

Gjatë ditës së tregtimit të datës 08.03.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 2 transaksione
  • Një transaksion u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange) dhe një transaksion jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange ose tregun me pakicë)
  • Transaksioni i ekzekutuar jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange ose tregun me pakicë) u krye jashtë burse në datë 07.03.2018 dhe u raportua në Sistemin ETS të Bursës ALSE më datë 08.03.2018
  • Transaksioni i ekzekutuar gjatë orarit zyrtar ishte në Bono Thesari 12 Mujore
  • Transaksioni i ekzekutuar jashtë burse ishte në Obligacion Thesari 10 Vjeçar
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 94 Bono Thesari me një vlerë totale tregtimi në 918,192 LEK
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 171 Obligacione Thesari me një vlerë totale tregtimi në 17,951,580 LEK.

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 08.03.2018 klikoni këtu

Gjatë ditës së tregtimit të datës 06.03.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithësej 2 transaksione
  • Transaksionet u ekzekutuan gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange)
  • Asnjë transaksion nuk u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange ose tregun me pakicë)
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Bono Thesari 12 Mujore
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10,000 Bono Thesari
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 99,660,000 LEK.

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 06.03.2018 klikoni këtu

Gjatë ditës së tregtimit të datës 01.03.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua gjithësej 1 transaksion
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange)
  • Asnjë transaksion nuk u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange ose tregun me pakicë)
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 2 Vjeçar
  • U tregtua gjithsej një numër prej 10 Obligacione Thesari
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 1,000,700 LEK.

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 01.03.2018 klikoni këtu

Lëvizje te postimet