Banka e Shqipërisë ka publikuar projektligjin “Për shërbimet e pagesave në Republikën e Shqipërisë”. Ky projektligj synon të nxisë zhvillimin e shërbimeve të pagesave në vend dhe e përafron pjesërisht legjislacionin shqiptar me Direktivën PSD 2 të Parlamentit Europian.

Ndër risitë kryesore të kësaj direktive ishte detyrimi i bankave për t’u dhënë akses edhe kompanive të tjera të licencuara në shërbimet e llogarisë të pagesës. Kjo dispozitë reflektohet edhe në projektligjin e hartuar nga Banka e Shqipërisë.

Neni 30 i projektligjit parashikon se aksesi duhet të jetë i tillë që të lejojë këto institucione të ofrojnë shërbime të pagesave në llogaritë e klientëve të tyre. Një mundësi e tillë pritet të rrisë konkurrencën në tregun e shërbimeve të pagesave, çka do të ulte kostot dhe do të sillte më shumë përfitime për publikun e gjerë.

Banka e Shqipërisë nënvizon se hartimi i projektligjit adreson një sërë objektivash strategjikë, me qëllim krijimin e një tregu modern dhe gjithëpërfshirës të pagesave me vlerë të vogël në Shqipëri, mbështetur nga infrastruktura të sigurta dhe efikase pagesash, si dhe nga një gamë e gjerë instrumentesh e shërbimesh pagesash që plotësojnë nevojat e përdoruesve.

Transpozimi i direktivës së BE përbën gjithashtu dhe një nga detyrimet për t’u përmbushur nga Banka e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit, si pjesë e kapitullit për lëvizjen e lirë të kapitalit të “Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit” dhe në përafrimin me tregun e pagesave të Bashkimit Europian.

Société Générale ka hyrë në marrëveshje për të shitur paketën e saj kontrolluese të aksioneve në Société Générale Albania (SGAL) tek OTP Bank. Mbyllja e këtij transaksioni pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm, subjekt i miratimeve nga autoritetet bankare dhe të konkurencës, dhe miratimit të palëve të tjera të lidhura, tha banka në një njoftim zyrtar.

Me pjesë të tregut afërsisht 6%, SGAL është banka e 5të më e madhe në tregun bankar shqiptar me aktivitet në të dy segmentet, retail dhe korporatë.

Gjatë muajve të ardhshëm, Grupi Société Générale dhe OTP Bank do të punojnë së bashku për të përftuar të gjithë autorizimet e nevojshme. Gjatë kësaj periudhe, Société Générale Albania do të vazhdojë t’iu shërbejë të gjithë klientëve retail dhe korporatë me të njëjtët standarde të larta ndërkohë që përgatiten për një tranzicion sa më të butë për klientët, duke siguruar stabilitetin e marrëdhënieve të tyre me bankën, përfundon njoftimi për shtyp i bankës.

Shitja

Në mars të këtij viti, mediat bullgare raportuan se Banka franceze Société Générale (SG) po tërheq biznesin e saj nga Europa Qendrore dhe Lindore, konkretisht në Bullgari, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi ketu

Këto tregje janë të mbingarkuara dhe jo tërheqëse në këtë moment, prandaj SG është duke u larguar prej tyre, veçanërisht pasi bankat nuk janë as në top 3 të këtyre vendeve.

Blerësi OTP Bank Group, me zyra qendrore në Hungari, është një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve financiare të pavarura në Europën Qendrore dhe Lindore, me një gamë të gjerë shërbimesh bankare për individët privatë dhe klientët e korporatave. Grupi OTP përfshin banking, dhënie shërbimesh në fushën e sigurimeve, pasurive të paluajtshme, factoring, leasing dhe menaxhim të aseteve, fondeve të investimeve dhe pensioneve ketu. Banka u shërben klientëve në 9 vende, Hungaria, Sllovakia, Bullgaria, Serbia, Rumania, Kroacia, Ukraina, Mali i Zi dhe Rusi. OTP Bank ka shprehur dhe më parë interes për Shqipërinë, kur konkurroi që të blinte Bankën e Kursimeve në fund të vitit 2003, që pas një gare të ashpër u mor në momentin e fundit nga austriakët e Raiffeisen.
Në Shqipëri, Societe Generale kishte një total aktivesh prej 81.4 miliardë lekësh në fund të vitit 2017, ose 5.6% e totalit të aktiveve në sistem, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. Banka ka 8.5% të stokut të kredive dhe 6.2% të depozitave.

Banka Societe hyri në Shqipëri përmes blerjes së aksioneve të Bankës Popullore, në vitin 2007. Societe ka pasur një aktivitet pozitiv në vite, si në drejtim të treguesit të kredive me probleme, që ka qenë më i ulëti në sistem, ashtu dhe të treguesve të përfitueshmërisë (kthyeshmërisë nga kapitali dhe aktivet), teksa ka rritur pjesën e tregut në mënyrë të qëndrueshme.

Sistemi bankar regjistroi rezultat financiar në rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit qershor, fitimi progresiv i sistemit bankar kishte vlerën e 11 miliardë lekëve.

Fitimi i bankave është rritur me 2.3 herë krahasuar me tremujorin e parë. Ndërsa kundrejt gjysmës së parë të vitit të kaluar, fitimi ka pësuar një rënie të lehtë me 4%. Por, duke pasur parasysh se 2017 ishte një vit rekord për sa i takon fitimeve, duket se performanca financiare e sistemit bankar është mjaft e lartë edhe këtë vit.

Duhet nënvizuar se, sidoqoftë, fitimet ngelet shumë të përqendruara tek pak banka të mëdha, ndërsa për pjesën tjetër të bankave tregtare fitimet janë në vlera normale, ndërsa një pjesë e tyre janë edhe me humbje.

Përtej këtij fakti, duke analizuar strukturën e të ardhurave dhe shpenzimeve në zërat kryesorë, duket se edhe këtë vit faktori më përcaktues në ruajtjen e fitimeve të larta është përmirësimi i cilësisë së aktiveve të bankave.

Gjatë gjysmës së dytë të këtij viti sistemi bankar ka arritur të rimarrë afërsisht shtatë miliardë lekë nga provigjionet e llogaritura më parë për humbje të mundshme nga kreditë apo instrumentet e tjerë financiarë.

Kjo nënkupton një klasifikim me rrezik më të ulët për aktivet në fjalë. Këtë vit sistemi bankar ka arritur të ulë në mënyrë të qëndrueshme raportin e kredive me probleme pranë nivelit të 13%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, raporti i kredive me probleme ishte 13.27%, nga 15.58% që ishte ky tregues një vit më parë.

Gjatë ditës së tregtimit të datës 02.08.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

 

  • U ekzekutua gjithsej 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 2000 Bono Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Bono Thesari ishte 19,902,000 LEK,

 

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 02.08.2018 klikoni këtu.

Credins Bank e mbylli gjysmën e parë të 2018 me rritje vjetore prej më shumë se 10%. Sipas të dhënave të publikuara nga vetë banka, totali i aktiveve në fund të qershorit arriti vlerën e 185 miliardë lekëve ose gati 1.5 miliardë euro.

Credins po konsolidon pozicionin si banka e tretë më e madhe në vend dhe i ka zgjeruar asetet me 17 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në gjysmën e parë të këtij viti, megjithatë, rritja e portofolit ka qenë e ngadaltë, ashtu si për gjithë sistemin bankar.

Portofoli i kredisë së Credins Bank vazhdon të dominohet nga biznesi dhe peshën më të lartë e zënë tregtia, ndërtimi dhe shërbimet e tjera.

Gjatë këtij viti, rritja e aktiveve të Credins është mbështetur kryesisht te aktivet pa rrezik, sidomos në letra me vlerë. Portofoli i titujve të bankës ka arritur në afro 30 miliardë lekë, në rritje me 67% krahasuar me mesin e vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, Credins po pozicionohet gjithnjë e më mirë në tregun e depozitave. Vlera totale e depozitave të klientëve ka arritur në 154 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 7%. Rezultati financiar i bankës ishte pozitiv edhe për gjashtëmujorin e parë, ndonëse në përmasa modeste. Fitimi neto kishte vlerën e 21 milionë lekëve.

Gjatë datës 01.08.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U raportua 1 transaksion jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange)
  • Transaksioni i raportuar jashtë orarit zyrtar të tregtimit (off-exchange) u krye jashtë burse në datë 30.07.2018 dhe u raportua në Sistemin ETS të Bursës ALSE më datë 01.08.2018
  • Transaksioni i ekzekutuar jashtë burse ishte në Obligacion Thesari 10 Vjeçar
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 30 Obligacione Thesari me një vlerë totale tregtimi në 3,031,200 LEK

 

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të raportimet e tregtimit të datës 01.08.2018 klikoni këtu.

Societe Generale Albania, banka e pestë më e madhe në sistemin bankar shqiptar është drejt finalizimit të shitjes tek banka hungareze OTP, në kuadër të një marrëveshjeje më të gjerë për shitjen e degëve të grupit francez Societe Generale në gjithë rajonin. Sipas burimeve të Monitor, dega në Shqipëri do të shitet së bashku me atë të Bullgarisë, ndërsa në negociata janë dhe në vende të tjera të rajonit.

Në mars të këtij viti, mediat bullgare raportuan se Banka franceze Société Générale (SG) po tërheq biznesin e saj nga Evropa Qendrore dhe Lindore, konkretisht në Bullgari, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbi. Këto tregje janë të mbingarkuara dhe jo tërheqëse në këtë moment, prandaj SG është duke u larguar prej tyre, veçanërisht pasi bankat nuk janë as në top 3 të këtyre vendeve.

Blerësi OTP Bank Group, me zyra qendrore në Hungari, është një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve financiare të pavarura në Evropën Qendrore dhe Lindore me një gamë të gjerë shërbimesh bankare për individët privatë dhe klientët e korporatave. Grupi OTP përfshin banking, dhënie shërbimesh në fushën e sigurimeve, pasurive të paluajtshme, factoring, leasing dhe menaxhim të aseteve, fondeve të investimeve dhe pensioneve. Banka u shërben klientëve në 9 vende, Hungaria, Sllovakia, Bullgaria, Serbia, Rumania, Kroacia, Ukraina, Mali i Zi dhe Rusia.

OTP bank ka shprehur dhe më parë interes për Shqipërinë, kur konkurroi që të blinte Bankën e Kursimeve në fund të vitit 2003, që pas një gare të ashpër u mor në momentin e fundit nga austriakët e Raiffeisen.

Në Shqipëri, Societe Generale kishte një total aktivesh prej 81.4 miliardë lekësh në fund të vtit 2017, ose 5.6% e totalit të aktiveve në sistem, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. Banka ka 8.5% të stokut të kredive dhe 6.2% të depozitave.

Banka Societe hyri në Shqipëri përmes blerjes së aksioneve të Bankës Popullore, në vitin 2007. Societe ka pasur një aktivitet pozitiv në vite, si në drejtim të treguesit të kredive me probleme, që ka qenë më i ulëti në sistem, ashtu dhe të treguesve të përfitueshmërisë (kthyeshmërisë nga kapitali dhe aktivet), teksa ka rritur pjesën e tregut në mënyrë të qëndrueshme.

Shitblerjet e bankave

2018-a po rezulton një vit me shumë lëvizje në sistemin bankar. Në shtator, pritet që të përfundojë bashkimi i Intesa Sanpaolo Bank Albania (ISBA), me Banën Veneto, pas një procesi përthithjeje të ISBA në linjë me të njëjtën procedurë të bankave mëmë në Itali. Integrimi, sipas planit do të zbatohet nëpërmjet bashkimit të Veneto Banka Sh.a me Intesa Sanpaolo Banka Albania, bazuar në qasjen e kontabilitetit të “bashkimit të interesave”, duke qenë se të dyja kompanitë janë nën kontrollin e përbashkët të të njëjtit aksioner të vetëm.

Banka Amerikane e Shqipërisë (ABI) ka blerë Bankën Kombëtare të Greqisë (NBG Albania), një proces që është finalizuar tashmë.

Një tjetër bankë me kapital grek, Tirana Bank është në negociata finale për shitje dhe ka disa banka pretendente.

Krahas atyre që po shiten ka dhe interes për hyrje të reja. Banka më e madhe italiane, UniCredit, ka shprehur interes për të qenë e pranishme në Shqipëri gjatë dy viteve në vijim. Interesi është shprehur nga përfaqësuesit e UniCredit në një takim mes shoqatave të bankave të dy vendeve. UniCredit synon të jetësojë një plan të hershëm për të qenë e pranishme në Shqipëri por që nuk u realizua për shkak të krizës së bankave të viteve të fundit. UniCredit është ndër bankat europiane të prekur nga kriza, por që tashmë është rikuperuar.

Lëvizje te postimet