Ervin Mete është zyrtarisht drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Kuvendi i Shqipërisë votoi sot kandidaturën e paraqitur nga Këshilli i Ministrave, duke i dhënë fund një periudhme prej më shumë se tre muajsh kur AMF kishte ngelur pa drejtues ekzekutiv.

Afatet ligjore për qëndrimin në detyrë të ish-drejtorit Ervin Koçi përfunduan në 23 mars, ndërsa posti i zëvendësdrejtorit ekzekutiv është vakant prej gati një viti e gjysmë. Ervin Mete deri më sot mbante detyrën e kryetarit të Bordit Drejtues, pozicion joekzekutiv dhe me kohë të pjesshme. Ai do të jetë i pari jurist që në drejtimin e AMF-së, që nga themelimi i këtij institucioni.

Para emërimit si drejtor ekzekutiv, Mete u shkarkua në njëtën seancë nga detyra e kryetarit të Bordit, sepse ligji nuk lejon që dy funksionet të mbahen nga i njëjti person. Si rrjedhojë, Bordi Drejtues i AMF praktikisht ngelet me të njëjtët anëtarë dhe me një numër të cunguar, vetëm tre. Tashmë posti i Kryetarit të Bordit dhe i zëvendësdrejtorit ekzekutiv janë vakantë. Neglizhenca në emërimin e anëtarëve të organeve drejtuese të institucioneve të pavarura ka marrë përmasa shqetësuese vitet e fundit.

Në fund të vitit 2018, puna e Bankës së Shqipërisë u bllokua për gati dy muaj, sepse Këshilli Mbikëqyrës nuk kishte numrin e mjaftueshëm të anëtarëve për të marrë vendime.

Ndërkohë, pasi shkarkoi në fund të muajit dhjetor anëtarin e këshillit Mbikëqyrës, Arben Malaj, Kuvendi vetëm më datë 28 maj shpalli vendin vakant dhe nisi procedurat për zëvendësimin e tij. Vetë Bordi i AMF-së nuk është i plotë që nga fillimi i vitit të kaluar, megjithatë së paku ka pasur kuorum të mjaftueshëm për të marrë vendime.

Burimi: paraja.net

Gjatë datës 23.05.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjeçar;
U tregtuan gjithsej një numër prej 1000 njësi Obligacion Thesari;
Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjeçar ishte 116,030,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 23.05.2019 klikoni këtu

Gjatë ditës së tregtimit të datës 10.07.2018 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan gjithsej 2 transaksione në 2 tituj;
  • Njëri nga titujt e ekzekutuar është në Obligacion Thesari në EUR dhe një në Obligacion Thesari në LEK
  • Transaksionet u ekzekutuan gjatë orareve zyrtare të tregtimit (on-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 5 Vjeçare dhe Obligacion Thesari 2 Vjeçar në EUR;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 334 Obligacione Thesari, nga të cilat 238 Obligacione Thesari në LEK dhe 96 Obligacione Thesari në EUR;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 36,706,003 LEK, nga të cilat 24,625,860 LEK Obligacione Thesari në LEK dhe 12,080,143 LEK (95,980.80 EUR * 125.86 LEK kursi këmbimit) Obligacione Thesari në EUR

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 10.07.2018 klikoni këtu.