ALSE nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me fakultetin e Biznesit dhe fakultetin FASTIP pranë UAMD

Sot, datë 25.02.2019, Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE z. Gjergji nënshkroi marrëveshjen për bashkëpunim me dekanin e fakultetit të Biznesit zj. Azeta Tartari dhe dekanin e Fakultetit të Shkencave të Integruara me Praktikën (FASTIP) zj. Ela Golemi, fakultete pjesë të UAMD.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në kuadër të nismës së Bursës ALSE për sensibilizimin e publikut dhe edukimin financiar lidhur me tregun e kapitalit.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrveshje u diskutua rreth organizmit të konferencave të përbashkëta ndërmjet Bursës ALSE, UAMD dhe FASTIP. Zj.Tartari shprehu gjithashtu dëshirën që disa nga studentët e UAMD të zhvillonin praktika mësimore pranë ambjenteve të Bursës ALSE.

Dekani i FASTIP tërhoqi vëmendjen drejt bashkëpunimit për temat e diplomave të programeve bachelor dhe master në drejtim të tregut të kapitaleve dhe industrisë së titujve.

Gjithashtu z. Gjergji u shpreh se Bursa ALSE ka lancuar për herë të parë databazën e të dhënave historike në një formë lehtësisht të përdorshme, e cila do t’i ndihmojë studentët dhe pjestarët e stafit akademik në humultimet e tyre për studimet rreth tregut të kapitaleve.