Sot më datë 21.02.2019, në ambientet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE u organizua leksion i hapur me temë “Tregu Financiar – Bursa si një mjet financimi”. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të stafit akademik dhe shkencor të CIT si dhe studentë të Masterit Shkencor pranë këtij universiteti. Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, z. Artan Gjergji bëri një përmbledhje makro të zhvillimeve më të fundit në tregun financiar në vend, si dhe u fokusua tek premisat e zhvillimit të tregut të kapitaleve dhe bursës së titujve. Z. Artan Gjergji përdori raste konkrete të emetimit të titujve nga sipërmarrjet private në Shqipëri si dhe informoi rreth mundësive apo rrugëve që duhet të ndjekin investitorët për të investuar në ALSE. Gjithashtu Znj. Erinda Fiku, specialiste e mbikëqyrjes dhe menaxhimit të riskut, foli rreth arkitekturës së industrisë së titujve në Shqipëri si dhe ju bëri studentëve një prezantim simultan të platformës së tregtimit të titujve në ALSE.
