Tregu i kapitalit në vend po fiton gjithnjë më shumë gjallëri. Në dy mbledhjet e fundit, Bordi Drejtues i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar disa vendime që lidhen me zhvillime në këtë treg. Në tregun e obligacioneve të shoqërive private, është miratuar prospekti i emetimit të radhës nga fondi Besa.

Ky institucion do të emetojë sërish obligacione me ofertë private, për një vlerë prej 100 milionë lekësh. Fondi Besa është bërë një nga kompanitë që tashmë po emeton në mënyrë periodike obligacione, së bashku me Credins Bank, Fibank dhe institucionin tjetër financiar NOA.

Hapja e bursës ALSE për tregtimin e titujve të kompanive private pritet të zgjerojë potencialet e tregut e obligacioneve në vend. Bordi i AMF-së ka miratuar projektstatutin e shoqërisë International Trade Securities.

Kompania në fjalë është një firmë e re brokerimi, që do të veprojë në tregun e titujve.Gjithashtu, AMF ka miratuar edhe ndryshime në prospektin e tre fondeve të pensioneve vullnetare të licencuar në Shqipëri, Credins Pension, Raiffeisen Pension dhe Sigal Pension.

Megjithëse ende në përmasa të vogla, tregu i pensioneve private po shfaq një ecuri mjaft inkurajuese në vitet e fundit. Në fund të marsit të këtij viti, numri i kontribuesve në fondet private të pensioneve arriti në mbi 26 mijë. Që nga viti 2015, ky numër është rritur me 107%. Ndërsa vlera e aktiveve neto të fondeve të pensioneve ka arritur në rreth 2.4 miliardë lekë, në rritje me 167% në harkun e katër viteve të fundit.

Ersuin Shehu /SCAN

Gjatë datës 06.06.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 3  transaksione  ne 3 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan nje gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange) dhe dy jashte orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 3 Vjecar, Obligacion Thesari 5 Vjecar dhe Obligacion Thesari 10 Vjecar ;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 500 njësi Obligacion Thesari 3 Vjecar, 500 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar dhe 1042  njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 3 Vjecar ishte 50,330,000  LEK, në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 52,230,000  LEK dhe në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 118,527,500  LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 06.06.2019 klikoni këtu

Më datë 05.06.2019, në ambjentet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës (FEUT) u organizua leksioni i hapur me teme “Tregjet Financiare dhe Bursa Shqiptare e Titujve ALSE”. Në këtë event morën pjesë anëtarë të stafit akademik dhe shkencor universitar si dhe studentë të Fakultetit Ekonomik të këtij universiteti.

Drejtori Ekzekutiv i Bursës ALSE, z. Artan Gjergji shpjegoj rreth menyrës së organizimit and funksionimit të tregut monetar, tregut të kapitaleve, bursës instrumentave që tregtohen aty. Më tej z. Gjergji informoi studentët në mënyrë të detajuar lidhur me pjesmarrësit e tregut të Bursës si edhe rrugëve që duhet të ndjekin investitorët për të investuar në bursë.

Në fund të leksionit të hapur u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi midis z. Artan Gjergji dhe Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule. Kjo marrëveshje mundëson praktika mësimore për studentët, zhvillimin e leksioneve të hapura të përbashkëta si edhe pasurimin e bibliotekës së këtij universiteti me botimet e Bursës ALSE.

Aktivitete të tilla janë në fokusin e punës që po bën Bursa Shqiptare e Titujve ALSE për të rritur vemendjen e publikut tek edukimi financiar në industrinë e titujve dhe investimet në burse, me një focus të veçantë tek studentët e fakulteteve ekonomike në universitetet publike dhe jo-publike në vend.

Gjatë datës 03.06.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishe në Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 12 njësi Obligacione Thesari;
  • Vlera totale e tregtimit në Obligacion Thesari ishte 1,458,840 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 03.06.2019 klikoni këtu

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Z. Ervin Koçi prezantoi sot, më 30.05.2019, në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Raportin mbi aktivitetin e Autoritetit gjatë vitit 2018. Z. Koçi u ndal në zhvillimet dhe arritjet kryesore të vitit të kaluar, ndërsa përmendi disa nga sfidat me të cilat përballet Autoriteti dhe tregjet nën mbikëqyrje.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se Autoriteti ka plotësuar rekomandimet e lëna nga Kuvendi përmes rezolutës “Për veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2017”. Z. Koçi u ndal te masat e marra nga Autoriteti për mbrojtjen e konsumatorit dhe investitorit, forcimin e rolit mbikëqyrës, rritjen e edukimit financiar, etj. Ai iu referua vlerësimeve të bëra për punën e Autoritetit në raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, si edhe rekomandimeve të institucioneve më të rëndësishme financiare ndërkombëtare.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, duke iu referuar strategjisë së miratuar vitin e kaluar për zhvillimin e AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje 2018-2022, theksoi se sfida kryesore e Autoritetit do të jetë transformimi i tregjeve financiare jobankare nga tregjet më të brishta në rajon në një nga tregjet financiare më të konsoliduara në Ballkanin Perëndimor.

Për të lexuar të plotë fjalën në Kuvendin e Shqipërisë, kliko këtu

Burimi : AMF


Grupet e interesit kanë mbi tryezë një projektligj, që synon zhvillimin e tregut të kapitalit në vend, nga njëra anë, dhe rritjen e mbikëqyrjes dhe besueshmërisë, në anën tjetër. Drafti vjen në vetvete me një seri risish dhe plotësim të boshllëqeve, që vihen re aktualisht në një treg ende të pazhvilluar, ashtu sikurse koncepte të përparuara, që imponohen nga direktiva e Bashkimit Europian dhe që ndoshta duken larg realitetit tonë. Por çfarë sjell në vetvete ky projektligj dhe si e shohin aktorët e tregut këtë nismë?

Për të lexuar intervistën e plotë klikoni këtu

Gjatë datës 30.05.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione  ne 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Bono Thesari 12 Mujore dhe Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 10 njësi Bono Thesari dhe 1246 njesi Obligacion Thesari;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore ishte 99,810  LEK dhe Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 141,944,320 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me të dhënat e tregtimit të datës 30.05.2019 klikoni këtu

Më datë 30.05.2019, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE zhvilloi për herë të parë, me nxënës të vitit të tretë të shkollës së mesme New York High School Tirana, një leksion të hapur lidhur me tregun e kapitalit dhe bursën. Nëpërmjet këtij aktiviteti Bursa ALSE synon të zgjerojë më tej edukimin financiar duke përfshirë edhe nxënesit e viteve të treta në shkollat e mesme, si pjesë e kurrikulës arsimore lidhur me bazat e ekonomisë.
Në këtë leksion, ekspertët e Bursë ALSE i shpjeguan nxënësve koceptet bazë të investimit, të letrave me vlerë, të kërkesë – ofertës për fonde, ndërmjetësve financiarë dhe bursës së titujve.
Nisur nga interesi i treguar në këtë leksion, Bursa ALSE ka si synim të zgjerojë më tej bashkëpunimin edhe me shkolla të mesme publike dhe jo publike, në kuadër të edukimit financiar në Shqipëri.

Lëvizje te postimet