
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi në mbledhjen e Bordit të datës 13 shtator 2019 ndryshimet e statutit të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE. Këto ndryshime kryesisht konsistojnë në specifikimin e të drejtave të Asamblesë së Aksionerëve mbi vendimarrjen, përcaktimin e parimeve të Bursës ALSE lidhur me aktivitetin e saj, si dhe impaktin e saj në sistemin financiar. Gjithashtu, ndryshimet në statut përmirësojnë procedurat e monitorimit dhe mbikëqyrjes së operatorëve në bursë duke ndikuar pozitivisht në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm të tregut të kapitaleve në vend.
Në të njëjtën mbledhje, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare miratoi ri-emerimin z. Artan Gjergji në postin aktual të Drejtorit Ekzekutiv të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE. Z. Gjergji, i cili është një person me njohuri të thella akademike dhe profesionale në fushën e menaxhimit financiar dhe tregjeve të kapitalit, është një ndër nismëtarët e projektit të zhvillimit të Bursës ALSE. Ai drejton Bursën Shqiptare të Titujve ALSE që nga korriku 2017.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE











