Gjatë datës 25.10.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni ekzekutuar ishte ne Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 60 njësi Bono Thesari 12 Mujore ;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore 598,860 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimin e tregtimit të datës 25.10.2019 klikoni

këtu

Gjatë datës 24.10.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 1000 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 116,220,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 24.10.2019 klikoni

këtu

Dhoma Amerikane, në bashkëpunim me Bankën Botërore, i kanë ofruar audiencës së profesionistëve të fushës së financave workshopin me temën “Roli që kapitalet private kanë në investimet për bizneset në Ballkanin Perëndimor, si dhe mënyrat se si Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme mund të përfitojnë nga këto forma të reja financimi”.

Bizneset në Shqipëri, por dhe në Rajonin Perëndimor, vazhdojnë të mbështeten në forma tradicionale të financimit duke aksesuar fonde nëpërmjet sistemit bankar, linjave të kredive dhe huave të tjera financiare. Burimet alternative të kapitalit nuk ekzistojnë dhe tregu privat i kapitalit është në një fazë të hershme zhvillimi, jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon.

Kjo ndodh në një kohë kur 95% e bizneseve në Shqipëri janë Sipërmarrje të Vogla dhe të Mesme dhe shtylla e ekonomisë shqiptare. Ata përfaqësojnë 83% të punësimit, 75% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por përfitojnë vetëm 28% të financimit.
Për t’i dhënë këshillën e duhur kësaj kategorie biznesi se si të përfitojë nga kapitalet në këtë treg privat në zhvillim, seminari ka përfshirë module që shpjegojnë funksionimin e këtij tregu dhe aktorët e tij, mënyrën se si hartohet dhe realizohet marrëveshja mes investitorit dhe sipërmarrësit dhe përfitimet e të dy palëve.

Nëse sipërmarrësit investojnë paratë e tyre në tregun e kapitalit, ata mund të kenë një normë më të lartë fitimi dhe mund të bëhen aksionerë të kompanive të ndryshme, ashtu sikurse mund të përfshihen në dhënie huamarrjeje ndaj bizneseve apo edhe qeverisë.
Nga ana tjetër, bizneset që kanë nevojë për likuiditete, mund ti drejtohen këtij tregu privat kapitalesh duke lehtësuar buxhetet e tyre nga interesat e larta te kredive apo kolateralet e nevojshme.

Kjo marrëveshje dhe gjithë informacioni që i jep jetë një tregu të ri dhe në zhvillim të kapitaleve, ka qenë në fokus të seminarit të drejtuar nga eksperti ndërkombëtar në fushën e investimeve me kapital privat, z. Gavin Ryan, dhe njëkohësisht këshilltar special i Bankës Botërore dhe BERZH.
Pjesë e Workshop-it janë bërë dhe aktorët të këtij tregu dhe emra të njohur të biznesit si Elvin Guri, CEO tek Empower Capital Fund; Enio Jaco, Drejtor Ekzekutiv i CBS -së dhe Presidenti AmCham Albania, ekspertë ndërkombëtarë të tregut të kapitaleve si Michael Gold, Drejtor i Përgjithshëm tek Crimson Capital dhe Elga Ballta nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Gati për sigurimin e financimeve me kapital”- kjo temë e panelit ka ndihmuar në zhvillimin e një diskutimi mes të ftuarve kryesorë dhe pjesëmarrësve në workshop.
Koha e donacioneve po mbaron dhe bizneset e reja apo ato ekzistuese duhet të pajisen me njohuri për të naviguar në tregun e kapitaleve dhe për të gjetur jo thjesht financues por partnerë në biznesin dhe ideve e tyre novatore.
Roli i këshilltarëve në fushën e financimit po merr rëndësi të veçantë, dhe për këtë ka folur z. Jaco, President i AmCham Albania, duke shpjeguar rolin që po ndërmerr AmCham në përmirësimin e punës midis partnerëve të ndryshëm që përmirësojnë kornizën e investimeve dhe mjedisin, që është e rëndësishme për bizneset dhe investimet e kapitalit privat.

Dhoma Amerikane ka nisur së fundmi një nismë, e cila synon përmirësimin e modelit të investimeve në Shqipëri. Z. Jaço tha se një nga elementet kryesore të kësaj nisme është rritja e konkurrueshmërisë, e cila lidhet fort me aksesin në kapitale.

“Ajo që i duhet ekonomisë janë alternativat e reja të financimit që mundësojnë kapitale private. Nëse krahasojmë Shqipërinë me vende të tjera të rajonit, shohim se jemi hapa prapa, në gjetjen e mënyrave të reja të financimit. Dhe një nga alternativat më të mira janë financimet me kapital privat!
Në gjithë hendekun e aksesit të këtyre financimeve ka një oportunitet të jashtëzakonshëm për gjithë profesionistët shqiptarë, që ta shohin dhe konsiderojnë tregun e kapitaleve private si një mundësi reale për tregun dhe ekonominë” – u shpreh z.Jaço.

Në lidhje me veçoritë që ka tregu privat i kapitaleve, z. Elvin Guri ka folur mbi përgatitjen që duhet të kenë SME-të në Shqipëri për të marrë përsipër përgjegjësitë që sjell kjo formë e financimit që mbi gjithçka kërkon të ndërtohet besimi dhe partneriteti.

“Kapitali privat ka shumë të mira pasi mundëson rritjen, por vjen me kosto. Ai limiton pavarësinë. NMVM-të duhet të kuptojnë se marrëdhënia e besimit nuk vjen brenda ditës. Besimi duhet fituar. Vetëm nënshkrimi i marrëveshjes nuk mjafton për ortakëri te suksesshme dhe është një proces që kërkon transparencë” – tha z. Guri.

Seminari 1-ditor nxiti interaktivitet mes të pranishmëve, të cilët shprehën interesin për trajnime të tjera në këtë fushë. Banka Botërore dhe AmCham ranë dakord të eksplorojnë nisma të tjera më të avancuara në të ardhmen për trajnimin profesional të ekspertëve shqiptare me thithjen e kapitaleve private.

Revista MONITOR

Gjatë datës 22.10.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 1000 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 115,620,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 22.10.2019 klikoni

këtu

Tregu dytësor i letrave me vlerë të qeverisë shqiptare po jep sinjale gjallërimi gjatë këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se për tremujorin e parë të vitit vëllimi i transaksioneve në tregun sekondar për tremujorin e parë të vitit ishte rreth 4 miliardë lekë ose 40% më i lartë në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2018. Ndërkohë, numri i transaksioneve u rrit me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë.

Një ndikim të konsiderueshëm në këtë rritje ka dhënë projekti i titujve referencë, i nisur nga Ministria e Financave gjatë vitit të kaluar. Drejtori i Bursës Shqiptare të Titujve, ALSE, Artan Gjergji, thotë se ky projekt ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e transaksioneve në tregun sekondar.

Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe bursës ALSE tregojnë njëkohësisht një rritje të ndjeshme gjatë këtij viti të veprimeve të personave juridikë në tregun sekondar të titujve.

Në pjesën më të madhe, këto transaksione i takojnë fondeve të investimeve dhe atyre të pensioneve. Sipas Gjergji, rritja e tregtimit të fondeve në tregun dytësor është një zhvillim shumë inkurajues, që dëshmon se këto institucione po e përmbushin më mirë funksionin e tyre.

Zhvillimi i tregut dytësor është një hap i domosdoshëm për t’i bërë instrumentet e borxhit qeveritar më likuide dhe për të përcaktuar një çmim më të drejtë për to.

Bursa ALSE po bëhet një segment gjithnjë e më i rëndësishëm në tregun sekondar të letrave me vlerë të qeverisë. Statistikat tregojnë se për nëntë muajt e parë të vitit, vlera e titujve të treguar ka arritur në 15.5 milionë euro.

SCAN

Gjatë datës 17.10.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 1000 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 103,840,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 17.10.2019 klikoni

këtu

Gjatë datës 16.10.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 4 transaksione në 4 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 10 Vjecar, Obligacion Thesari 3 Vjecar dhe Bono Thesari 12 Mujore;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 36 njësi Obligacion Thesari 10 Vjecar, 500 njësi Obligacion Thesari 3 Vjecar dhe 710 njësi Bono Thesari 12 Mujore ;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar ishte 3,769,920 LEK, në Obligacion Thesari 3 Vjecar ishte 49,580,000 LEK dhe në Bono Thesari 12 Mujore 7,054,800 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimin e tregtimit të datës 16.10.2019 klikoni

këtu

Gjatë datës 15.10.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua gjatë orarit zyrtar të Bursës (on-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte Bono Thesari 12 Mujor;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 6 njësi Bono Thesari 12 Mujor;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujor ishte 59,772 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 15.10.2019 klikoni

këtu

Gjatë datës 11.10.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 5 njësi Obligacion Thesari 7 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 7 Vjecar ishte 540,750 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimin e tregtimit të datës 11.10.2019 klikoni

këtu

Gjatë datës 09.10.2019 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE u raportuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion ne 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (of-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 26 njësi Obligacion Thesari 5 Vjecar;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar ishte 2,693,080 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me raportimin e tregtimit të datës 09.10.2019 klikoni

këtu

Lëvizje te postimet