Përfundon fushata edukimit financiar “Termi i Ditës” në Bursën ALSE

Përfundon me sukses fushata “Termi i Ditës” (Term of the Day) ndërmarrë nga ana e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE rreth edukimit të publikut lidhur me tregun e kapitalit, bursën dhe llojet e tregtimeve që kryhen në të.
ALSE publikoi në rrjetet e saj sociale 50 foto informative në gjuhën shqipe me qëllim informimin e publikut.
Gjatë vitit 2019 Bursa ALSE ka publikuar këto terma në gjuhën angleze duke iu referuar përkufizimeve dhe standarteve më të mira bashkëkohore në industrinë e titujve. Me qëllim për të qenë sa më të kuptueshëm për publikun vendas këto terma financiare u përkthyen dhe u publikuan në gjuhën shqipe nga Bursa Shqiptare e Titujve.

Për të parë një pjesë të fotove klikoni këtu

Për të parë të gjithë termat na ndiqni në rrjete tona sociale: Facebook dhe LinkedIn